{"id":5284,"date":"2020-04-24T15:22:07","date_gmt":"2020-04-24T13:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5284"},"modified":"2024-11-04T15:24:28","modified_gmt":"2024-11-04T13:24:28","slug":"vula-e-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/vula-e-vdekjes\/","title":{"rendered":"Vula e vdekjes"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sipas psikoanalistit Sigmund Freud, vdekja b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb kategorizim q\u00eb konsiderohet si paradigm\u00eb fundamentale e ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore. Njeriu duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje rreth vdekjes, rreth asaj se pse ekziston jeta dhe cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i saj, kur dihet se vdekja \u00ebsht\u00eb e gjithpranishme, ose edhe \u00e7ka ka p\u00ebrtej saj, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb imanenc\u00eb ekzistenciale p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb frike t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ankthi t\u00eb pazb\u00ebrthyesh\u00ebm. E panjohura, sipas Freud-it, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb\u00a0<em>q\u00ebllimi i gjith\u00eb jet\u00ebs<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion freudian, \u00ebsht\u00eb vdekja ajo q\u00eb i jep kuptim jet\u00ebs, sepse k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb p\u00ebrgjigjje, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush e ka krijuar dhe kush e mir\u00ebmban k\u00ebt\u00eb rend kozmik, se cila \u00ebsht\u00eb instanca q\u00eb jep dhe merr jet\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb njeriu ta kuptim\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn e tij edhe p\u00ebrkund\u00ebr munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjigjjeve n\u00eb k\u00ebto pyetje. Mir\u00ebpo, shpeshher\u00eb kur flasim p\u00ebr vdekjen, kur teorizojm\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb koncept t\u00eb cilin orvatemi ta kuptojm\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst relacioni yn\u00eb me t\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb profesional sesa emocional.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kur flasim p\u00ebr vdekjen si statistik\u00eb, flasim p\u00ebr numra dhe jemi pothuajse totalisht t\u00eb shk\u00ebputur nga ana sentimentale, p.sh., ne kur flasim p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs, flasim p\u00ebr numra (kaq miliona u vran\u00eb, mij\u00ebra t\u00eb masakruar, apo nga nj\u00eb bomb\u00eb kimike vdiq\u00ebn nj\u00ebqindmij\u00eb njer\u00ebz). Emrat e tyre nuk i dim\u00eb. K\u00ebta t\u00eb vrar\u00eb nuk i kemi t\u00eb njohur, prandaj flasim dhe k\u00ebshtu flitet, sepse si\u00e7 thot\u00eb edhe shkrimtari Albert Camus, p\u00ebr vdekjen fillojm\u00eb dhe mendojm\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur e kemi af\u00ebr, kur ajo prek\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm tonin ose vet\u00eb neve. Pra, edhe k\u00ebto vdekjet q\u00eb po shkaktohen nga virusi COVID-19, e q\u00eb po paraqiten n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebp\u00ebr mediat bot\u00ebrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb statistikore, si t\u00eb tilla edhe po p\u00ebrjetohen. Sa \u00ebsht\u00eb numri i t\u00eb vdekurve sot n\u00eb Itali, po n\u00eb Spanj\u00eb sa ishte dje, dhe k\u00ebshtu pastaj i kthehemi numrave tek ne, e q\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00ebndrojm\u00eb mir\u00eb, madje shum\u00eb mir\u00eb. Jetojm\u00eb n\u00ebn iluzionin e statistikave dhe k\u00ebshtu dehumanizohemi, sepse ne nuk qajm\u00eb kok\u00ebn kush vdiq, si e kishte emrin ajo gua apo ai burr\u00eb. Cilat ishin brengat e tyre, apo \u00e7\u2019mendim kishin ata p\u00ebr jet\u00ebn, ose cili ishte plani i tyre p\u00ebr nes\u00ebr? Jo, kjo nuk u p\u00ebrket atyre, sepse ata kategorizohen me nj\u00eb term sa abstrakt aq edhe brutal, num\u00ebr, kurse ne (ende) t\u00eb gjall\u00ebt jetojm\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Freud-i, n\u00ebn efektin e\u00a0<em>t\u00eb pavet\u00ebdijshmes, ku secili nga ne \u00ebsht\u00eb i bindur p\u00ebr pavdek\u00ebsin\u00eb e tij<\/em>.<\/p>\n<p>Prandaj, shikuar nga ky priz\u00ebm i vetmi raport ndjesor me vdekje \u00ebsht\u00eb kur vet\u00eb ne p\u00ebrballemi me t\u00eb. Ky mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb nga momentet m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb vet\u00ebdijes son\u00eb p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb, madje kuptim\u00ebsimi i vet\u00eb jet\u00ebs. Mbase, ky ballafaqim \u00ebsht\u00eb momenti kur njeriun e rikthen n\u00eb humanitetin e tij. Nj\u00eb raport t\u00eb till\u00eb ekzistencial, ku ankthi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhershm\u00ebria e jet\u00ebs s\u00eb njeriut, mund ta v\u00ebrejm\u00eb edhe te filmi\u00a0<em>The Seventh Seal\u00a0<\/em>(Vula e shtat\u00eb), t\u00eb regjisorit suedez Ingmar Bergman. N\u00eb k\u00ebt\u00eb film Bergman-i mundohet ta paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht njer\u00e0zore, t\u00eb zhveshur nga \u00e7do konvencion shoq\u00ebror apo religjioz, raportin e njeriut me vdekjen.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film tipik filozofik, madje \u00ebsht\u00eb aq i af\u00ebrt me filozofin\u00eb e Nietzsche-s sa q\u00eb t\u00eb duket se skenarin e ka shkruar vet\u00eb Nietzsche. N\u00eb\u00a0<em>The Seventh Seal<\/em>, regjisori Bergman trajton problemin e Zotit, problemin e s\u00eb keqes, t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb njeriut, vdekjes etj. Parodizimi i tem\u00ebs dhe dilemat q\u00eb trajtohen aty, jan\u00eb dimension i brendsh\u00ebm njer\u00ebzor. Mosbesimi n\u00eb Zot e vendos Bergman-in n\u00eb pozita t\u00ebr\u00ebsisht ekzistenciale. Dilema e ekzistenc\u00ebs s\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ballafaqim i ankthsh\u00ebm i Antonius Block-ut (luajtur nga Max von Sydow), personazhit kryesor n\u00eb film. I sapokthyer nga lufta e kryq\u00ebzatave si kalor\u00ebs q\u00eb ishte, pra nga nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Zotit, Antonius Block duke mos qen\u00eb m\u00eb i joshur nga ai, fillon dhe b\u00ebhet dyshues radikal ndaj tij. Me zbehjen e besimi n\u00eb Zot, fillon edhe ankthi i vdekjes dhe p\u00ebrp\u00eblitja me forcat e brendshme ndjesore, si dhe arratisja nga besimi, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb Bergman-i n\u00ebp\u00ebrmes Antonius Block-ut ta shpreh\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e brendshme (t\u00eb paesencializuar) subjektive t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb shpirt\u00ebror, terapeutik q\u00eb Bergman-i n\u00eb k\u00ebt\u00eb film e vendos n\u00eb karakterin e Antonius Block-ut e shpreh vul\u00ebn e nj\u00eb dimensioni shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb filozofik. \u201cP\u00ebrtej vdekjes nuk ka asgj\u00eb\u201d pohon Bergman-i, e kjo \u00ebsht\u00eb edhe pika qendrore n\u00eb filmin ku personazhi Block e p\u00ebrbrend\u00ebson k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb. Po t\u00eb shprehemi me termat nietzschean, Antonius Block-u nga ky moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtar q\u00eb nuk brengoset m\u00eb p\u00ebr hijen e tij. Ai i tejkalon fuqit\u00eb ndikuese eksternale dhe fillon t\u00eb luftoj\u00eb me fuqit\u00eb e brendshme t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta Block nuk ishte duke e pritur vdekjen, por\u00a0 \u00ebsht\u00eb vdekja ajo e cila \u00ebsht\u00eb duke e pritur at\u00eb. Vdekja e zez\u00eb s\u00eb shpejti do ta takoj\u00eb Antonius Block-un, k\u00ebt\u00eb kalor\u00ebs dikur besimtar, p\u00ebr t\u2019i treguar se edhe atij i ka ardhur koha. Pas takimit me vdekjen e zez\u00eb, Block do t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb asaj q\u00eb t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb loj\u00eb shahu si sfid\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe vdekja e zez\u00eb e pranon k\u00ebrkes\u00ebn e tij. Loja fillon. I gjith\u00eb q\u00ebllimi i Block-ut \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta gjej\u00eb p\u00ebrgjigjjen e pakuptim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, ta gjej\u00eb arsyen e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij dhe krejt k\u00ebtyre dilemave duhej t\u2019i p\u00ebrgjigjej Zoti, n\u00ebse ve\u00e7 ekzistonte. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje, at\u00ebher\u00eb Block-u mendon se p\u00ebrgjigjja mund t\u00eb vij\u00eb nga vet\u00eb vdekja e zez\u00eb. I frym\u00ebzuar nga mund\u00ebsia e zb\u00ebrthimit t\u00eb dilemave q\u00eb kishte, ai do ta vendos\u00eb jet\u00ebn e tij n\u00eb tabel\u00ebn e shahut dhe p\u00ebr kund\u00ebrshtar do ta ket\u00eb vet\u00eb vdekjen.<\/p>\n<p>Ky debat i till\u00eb i brendsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebn Antonius Block-u me veten \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb konditat nietzscheane, sepse, si\u00e7 thekson ai,\u00a0<em>debati m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i njeriut, \u00ebsht\u00eb debati me vetveten<\/em>. Prandaj, n\u00eb filmin\u00a0<em>The Seventh Seal<\/em>, Bergman-i debaton me veten n\u00ebp\u00ebrmes personazhit Antonius Block. Ai konstaton se p\u00ebr njeriun q\u00eb nuk i beson ndonj\u00eb qenieje metafizike, vdekja \u00ebsht\u00eb fundi i t\u00eb p\u00ebrtejmes. Regjisori Bergman n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtij filmi na tregon raportin ekzistencial q\u00eb ka njeriu me jet\u00ebn e tij. Dhe p\u00ebr Bergman-in nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse\u00a0<em>Zoti ka vdekur, ose \u00ebsht\u00eb mundur, apo si t\u00eb doni ta quani<\/em>, por p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se, sa do q\u00eb\u00a0<em>jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb mizore,\u00a0<\/em>ajo prap\u00ebseprap\u00eb\u00a0<em>ka nj\u00eb pjes\u00eb josh\u00ebse mes saj dhe vdekjes;\u00a0<\/em>ajo \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>nj\u00eb kryevep\u00ebr masive e t\u00eb qeshurit, e bukur dhe e sh\u00ebmtuar, pa m\u00ebshir\u00eb apo kuptim<\/em>. Pra, jeta p\u00ebr njeriun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb pakuptueshme, m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe m\u00eb mizore nj\u00ebkoh\u00ebsisht. E n\u00ebse shprehemi me terma bergmanian, at\u00ebher\u00eb vdekja \u00ebsht\u00eb skriba e k\u00ebtij paradoksi.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse, nj\u00eb dit\u00eb domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb ballafaqohemi me vdekjen, Bergman-i p\u00ebrmes personazhit Antonius Block, me filmin e tij na t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebrejtjen q\u00eb ky ballafaqim t\u00eb mos jet\u00eb tmerrues p\u00ebr ne. Sipas tij, ne jemi ata q\u00eb duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb. T\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb me vdekjen dhe t\u00eb \u00e7lirohemi nga ngarkesat religjoze se p\u00ebr vdekjen nuk duhet diskutuar. Mir\u00ebpo, edhe sipas Bergman-it, edhe sipas Freud-it, Nietzsche-s dhe Camus, po edhe sipas shum\u00eb mendimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb qenia e vetme q\u00eb mundet racionalisht t\u00eb shtroj\u00eb pyetje, qoft\u00eb edhe iracionale, dhe po ashtu, qenia e vetme q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje qoft\u00eb edhe kur ato jan\u00eb gabim. Mbase, gabimi \u00ebsht\u00eb fundamenti i karakterit t\u00eb tij, e nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb nuk e posedon madje as vet\u00eb Zoti. Prandaj, t\u00eb fillojm\u00eb me gabimin e par\u00eb: A ka vdekur Zoti?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas psikoanalistit Sigmund Freud, vdekja b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb kategorizim q\u00eb konsiderohet si paradigm\u00eb fundamentale e ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore. Njeriu duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje rreth vdekjes, rreth asaj se pse ekziston jeta dhe cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i saj, kur dihet se vdekja \u00ebsht\u00eb e gjithpranishme, ose edhe \u00e7ka ka p\u00ebrtej saj, \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb imanenc\u00eb ekzistenciale [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":9489,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1322,1623],"ppma_author":[733],"class_list":["post-5284","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kritike","tag-vula-e-vdekjes"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5284"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9490,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5284\/revisions\/9490"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5284"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}