{"id":5349,"date":"2020-10-26T12:13:46","date_gmt":"2020-10-26T10:13:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5349"},"modified":"2024-10-22T11:00:42","modified_gmt":"2024-10-22T09:00:42","slug":"sa-ishte-i-demshem-donald-trump-per-politiken-e-jashtme-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/sa-ishte-i-demshem-donald-trump-per-politiken-e-jashtme-amerikane\/","title":{"rendered":"Sa ishte i d\u00ebmsh\u00ebm Donald Trump p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme amerikane?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Kur m\u00eb 2016 Donald Trump befasoi me fitoren kundrejt favorites Hillary Clinton, ai shkaktoi nj\u00eb t\u00ebrmet elektoral, val\u00ebt seizmike t\u00eb t\u00eb cilit vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjehen n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs. Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpi t\u00eb Bardh\u00eb, Trump filloi realizimin e premtimeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjet e traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb sipas tij po e dob\u00ebsonin ShBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para si President, Trump e nxori Amerik\u00ebn nga Partneriteti i Trans-Paq\u00ebsorit (TPP). K\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje e kishte n\u00ebnshkruar Barack Obama n\u00eb mandatin e tij t\u00eb dyt\u00eb s\u00eb bashku me 12 shtete me dalje n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor. P\u00ebrve\u00e7 forcimit t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende, ajo ishte dizejnuar edhe si projekt p\u00ebr t\u00eb karantinuar ekonomikisht Kin\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019i penguar ambiciet e saj p\u00ebr dominimin e Paq\u00ebsorit. Si rezultat, dalja nga kjo marr\u00ebveshje e hapi Paq\u00ebsorin p\u00ebrball\u00eb agresivitetit kinez dhe k\u00ebto vende jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuara kundrejt ekonomis\u00eb gllab\u00ebruese t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 2017 Trump vendosi q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb ShBA-n\u00eb nga Marr\u00ebveshja e Parisit q\u00eb e n\u00ebnshkroi Barack Obama p\u00ebr t\u00eb luftuar ngrohjen globale. ShBA-ja \u00ebsht\u00eb ndot\u00ebsi m\u00eb i madh i ajrit, por Trumpit nuk iu b\u00eb von\u00eb sepse konsideronte se shtr\u00ebngesat e marr\u00ebveshjes po e ulnin numrin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb ShBA dhe po ia prente krah\u00ebt industrive t\u00eb \u00e7imentos, th\u00ebngjillit, \u00e7elikut e hekurit n\u00eb Amerik\u00eb. Sot ShBA-ja \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb akord.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb po atij viti, Departamenti i Shtetit shpalli t\u00ebrheqjen nga organizata kulturore e OKB-s\u00eb, UNESCO, q\u00eb kryen funksione t\u00eb ndryshme p\u00ebrreth globit, si mb\u00ebshtetja p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e analfabetizmit dhe mbrojtja e trash\u00ebgimive kulturore. Si n\u00eb rastet tjera, largimi nga kjo organizat\u00eb i dha Kin\u00ebs nj\u00eb tjet\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 2018, Trump doli edhe nga Marr\u00ebveshja B\u00ebrthamore me Iranin. Marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar nga Obama, Trump e kishte denoncuar si t\u00eb d\u00ebmshme gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs. Duke e vler\u00ebsuar si joadekuate p\u00ebr interesat amerikane dhe izraelite, ai shfuqizoi edhe k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Ai injoroi rekomandimet e ekspert\u00ebve dhe q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb rreth k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje q\u00eb pati efekte pozitive sepse nd\u00ebrpreu planet iraniane p\u00ebr paisje me bomb\u00eb atomike. T\u00ebrheqja nga kjo marr\u00ebveshje rriti tensionet n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme sepse p\u00ebrmes sanksioneve, Amerika e b\u00ebri Iranin m\u00eb agresiv e m\u00eb malinj. Irani rifilloi pasurimin e uraniumit dhe tash ka 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sasi se q\u00eb kishte n\u00eb koh\u00ebn e marr\u00ebveshjes. Poashtu Irani vazhdoi operacionet destruktive n\u00eb regjion, duke minuar stabilitetin e vendeve me heterogjenitet sektar.<\/p>\n<p>M\u00eb 2018 Trump u t\u00ebrhoq nga Marr\u00ebveshja e NAFTA-s, q\u00eb siguronte tregti t\u00eb lir\u00eb e pa barriera tarifore mes ShBA-s\u00eb, Kanadas\u00eb dhe Meksik\u00ebs. Ai e rinegocoi at\u00eb dhe siguroi nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr Amerik\u00ebn. Fillimisht Kanadaja u la jasht\u00eb marr\u00ebveshjes, por n\u00eb fund u p\u00ebrfshi edhe ajo. Edhe pse pal\u00eb n\u00ebnshkruese, Kanadaja dhe Meksika jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb skeptike kundrejt ShBA-s\u00eb, duke e par\u00eb tash sa partnere, aq edhe hegjemone.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Trump e largoi ShBA-n\u00eb nga K\u00ebshilli i t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb OKB, duke e l\u00ebn\u00eb pa vot\u00eb n\u00eb mekanizmin q\u00eb promovon t\u00eb drejtat e njeriut n\u00ebp\u00ebr glob. Kjo erdhi pas kritikave q\u00eb ky K\u00ebshill i b\u00ebri ShBA-s\u00eb p\u00ebr ndarjen e f\u00ebmij\u00ebve imigrant\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb kufi. Por kjo mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb shmangie e p\u00ebrballjes me k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill p\u00ebr qasjen e vrazhd\u00eb t\u00eb Trump n\u00eb raport me mediet, grat\u00eb etj.<\/p>\n<p>Ky largim tregon mosp\u00ebrfilljen e Trump p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe kjo mund t\u00eb trim\u00ebroj\u00eb shum\u00eb autoritar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb minimin lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Kjo m\u00eb s\u00eb qarti v\u00ebrehet tek rasti i gazetarit Jamal Khashoggi, p\u00ebr t\u00eb cilin inteligjenca amerikane konkludoi se ishte vrar\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn Saudite n\u00eb Stamboll me urdh\u00ebr t\u00eb lidershipit saudit.<\/p>\n<p>Trump ishte shprehur: \u201cNeve na intereson vet\u00ebm p\u00ebr \u2018Amerika e Para\u2019\u201d. Sekretari i Shtetit Mike Pompeu ka themeluar \u201cKomisionin p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Patjet\u00ebrsueshme\u201d, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga militant\u00eb kund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr abort, p\u00ebr t\u00eb reinterpretuar t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrputhje me vizionin judeo-kristian, ku t\u00eb drejtat nuk quhen \u201cnjer\u00ebzore\u201d apo \u201ccivile\u201d, por \u201cnatyrore\u201d, nj\u00eb version reaksionar i konceptit bashk\u00ebkohor p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>M\u00eb 2019, Trump e t\u00ebrhoqi ShBA-n\u00eb edhe nga Traktati p\u00ebr Arm\u00eb Nukleare me Rusin\u00eb, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev m\u00eb 1987. Duke e akuzuar Rusin\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe duke e par\u00eb q\u00eb Kina po e shfryt\u00ebzon traktatin p\u00ebr t\u00eb avancuar me p\u00ebrforcim b\u00ebrthamor, Trump e braktisi at\u00eb. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb vler\u00ebsoi se me k\u00ebt\u00eb vendim bota humbi \u201cnj\u00eb fre shum\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm mbi arsenalin vet\u00eb-shkat\u00ebrrues\u201d. Kjo sepse \u00e7liroi Rusin\u00eb dhe ShBA-n\u00eb nga vet\u00ebp\u00ebrmbajtja q\u00eb sanksionohej nga marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Trump pati arsye m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sepse kufizimet e traktatit p\u00ebr Rusin\u00eb e ShBA-n\u00eb po i konvenonin Kin\u00ebs, rivalit m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, q\u00eb nuk ishte pjes\u00eb e traktatit. Traktati e ndalon ShBA-n\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb bomba nukleare n\u00eb Azi, ku Kina \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar arsenal b\u00ebrthamor. Pasojat megjithat\u00eb do t\u00eb ndihen edhe n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb tani e shqet\u00ebsuar po e gjen veten si vij\u00eb e frontit n\u00eb mes dy superfuqive n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb 2020, n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb, Trump t\u00ebrhoqi ShBA-n\u00eb edhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr mekaniz\u00ebm i specializuar i OKB-s\u00eb, Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), duke e akuzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si veg\u00ebl t\u00eb Kin\u00ebs. ShBA-ja \u00ebsht\u00eb kontribuesja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci, duke ofruar mbi 360 milion\u00eb euro (rreth 15% e buxhetit t\u00eb OBSH-s\u00eb) vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019. Largimi i ShBA-s\u00eb zvog\u00ebloi kapacitetet e k\u00ebsaj organizate p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me Covid-19 dhe kjo ka prekur sidomos vendet e varf\u00ebra.<\/p>\n<p>Mandati i Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ishte me impakt t\u00eb madh n\u00eb rolin e ShBA-s\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Bazuar n\u00eb teorin\u00eb e \u201cStabilitetit Hegjemonik\u201d nga arkitekti intelektual i Planit Marshall, Charles Kindleberger, ShBA-ja l\u00ebkundi pozit\u00ebn e vet dhe vet\u00eb rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb cilin dominon. Sipas tij, q\u00eb bota t\u00eb jet\u00eb stabile, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb stabilizues dhe barra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bie mbi supet e shtetit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sepse shtetet tjera nuk e kan\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>E kur shteti m\u00eb i fort\u00eb nuk sjellet si lider, krijohet nj\u00eb vakuum q\u00eb gjeneron kriza sepse ulet numri i t\u00eb mirave publike. Kindleberger e ilustron k\u00ebt\u00eb me kriz\u00ebn e \u201cDepresionit t\u00eb Madh\u201d q\u00eb erdhi si pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb ShBA-s\u00eb p\u00ebr t\u2019u sjellur si hegjemon i bot\u00ebs edhe pse kishte z\u00ebvend\u00ebsuar Britanin\u00eb e Madhe si superfuqia m\u00eb e madhe. K\u00ebt\u00eb po e shohim edhe sot n\u00eb konfliktin mes Armenis\u00eb dhe Azerbejxhanit, ku lidershipi bot\u00ebror i ShBA-s\u00eb do t\u00eb ishte i mir\u00ebseardhur p\u00ebr t\u00eb vendosur paqe.<\/p>\n<p>Kjo teori vler\u00ebson se p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr, shteti m\u00eb i fort\u00eb duhet t\u00eb siguroj\u00eb edhe benefite p\u00ebr shtete m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb participimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar. K\u00ebto t\u00eb mira kolektive p\u00ebrfshijn\u00eb klim\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, stabilitet financiar, dete t\u00eb lira dhe tash ila\u00e7e e mjete sanitare p\u00ebr luftimin e pandemis\u00eb. Mir\u00ebpo k\u00ebto mund t\u00eb sigurohen vet\u00ebm nga koalicionet e gjera t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm, q\u00eb sot po vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, Trump \u00ebsht\u00eb duke targetuar mu k\u00ebto koalicione dhe po rrezikon stabilitetin e rendit liberal t\u00eb nd\u00ebrtuar pas vitit 1945. Ai \u00ebsht\u00eb duke prer\u00eb me sharr\u00ebn e tij \u201cAmerika e Para\u201d deg\u00ebt e multilateralizmit ku ShBA-ja q\u00ebndron n\u00eb pozit\u00ebn e liderit bot\u00ebror. Ai po cenon partneritetin e ShBA-s\u00eb me BE-n\u00eb e NATO-n dhe po rrezikon vet\u00eb dallimin themelor mes ShBA-s\u00eb dhe rivalit t\u00eb saj m\u00eb serioz, Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse, mes tjerash, ShBA-ja udh\u00ebheq me aleat\u00eb, kurse Kina ka vet\u00ebm fqinj nervoz\u00eb dhe klient\u00eb oportunist\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00ebse vazhdon me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb till\u00eb, duket se ShBA-ja do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nervoz\u00eb edhe fqinj\u00ebt, edhe aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>Dean Acheson, ish-Sekretari amerikan i shtetit n\u00eb mandatin e Harry Truman, nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00ebri nga m\u00eb meritor\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e arkitektur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb institucioneve, marr\u00ebveshjeve e aleancave pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr emblematik t\u00eb titulluar \u201cPrezent n\u00eb Aktin e Krijimit\u201d, ku p\u00ebrshkruan n\u00eb detaje procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar pas 1945.<\/p>\n<p>Richard Haas thot\u00eb se pas mandatit t\u00eb par\u00eb, Trump mund t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr \u201cPrezent n\u00eb Aktin e Nd\u00ebrprerjes\u201d. Mir\u00ebpo, n\u00ebse e fiton edhe mandatin e dyt\u00eb, i trim\u00ebruar nga fitorja dhe m\u00eb agresiv, Trump ndoshta duhet t\u00eb nis\u00eb shkrimin e nj\u00eb libri me titull \u201cPrezent n\u00eb Aktin e Shkat\u00ebrrimit.\u201d<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur m\u00eb 2016 Donald Trump befasoi me fitoren kundrejt favorites Hillary Clinton, ai shkaktoi nj\u00eb t\u00ebrmet elektoral, val\u00ebt seizmike t\u00eb t\u00eb cilit vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjehen n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs. Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpi t\u00eb Bardh\u00eb, Trump filloi realizimin e premtimeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjet e traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb sipas tij po [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":8889,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[656],"ppma_author":[778],"class_list":["post-5349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-usa"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5349"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5349\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8891,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5349\/revisions\/8891"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5349"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}