{"id":5363,"date":"2020-10-20T14:30:18","date_gmt":"2020-10-20T12:30:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5363"},"modified":"2024-11-04T14:41:11","modified_gmt":"2024-11-04T12:41:11","slug":"nji-kunore-per-nji-krye","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nji-kunore-per-nji-krye\/","title":{"rendered":"Nji kunor\u00eb p\u00ebr nji krye"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 29 shtator 2020, Q(endra) Komb\u00ebtare e L(ibrit) dhe L(eximit), Tiran\u00eb, bani nji njoftim me k\u00ebt\u00eb tekst: \u201c<em>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, QKLL do t\u00eb krijoj\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera quhet institucioni i Poetit Laureat, nj\u00eb praktik\u00eb e njohur kjo n\u00eb vende si SHBA, Mbret\u00ebri e Bashkuar, Kanada, Gjermani, Holand\u00eb, etj.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e leximit t\u00eb poezis\u00eb. Ky \u00e7mim do t\u2019i akordohet nj\u00eb personaliteti n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb shqipe, i cili p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb mandati dyvje\u00e7ar do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb fushate publike me n\u00eb fokus poezin\u00eb shqipe.<\/em><\/p>\n<p><em>Komiteti drejtues i k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn letrare shqiptare, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij jan\u00eb: botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit t\u00eb Historis\u00eb dhe Filologjis\u00eb n\u00eb UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Ba\u00e7i.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, Komiteti zhvilloi takimin e par\u00eb pran\u00eb QKLL-s\u00eb, duke p\u00ebrzgjedhur kandidat\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim t\u00eb madh.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 5 tetor do t\u00eb b\u00ebhen publik\u00eb emrat e kandidat\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim. Poeti Laureat do t\u00eb shpallet m\u00eb 30 tetor, duke mbyllur k\u00ebshtu siparin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktiviteteve kushtuar nj\u00eb muaji dedikuar librit<\/em>.\u201d https:\/\/qkll.gov.al\/aktivitete\/per-here-te-pare-shqiperia-do-te-kete-poetin-laureat\/<\/p>\n<p>Paragrafi i par\u00eb i tekstit, ban nji informim mbi objektivin e QKLL-s\u00eb p\u00ebr me krijue nji institucion, po thot\u00eb, t\u00eb poetit lauretat, praktik\u00eb e njohun nd\u00ebrkombtare. Paragrafi i dyt\u00eb, qart\u00ebson objektivat e pun\u00ebs: nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe rand\u00ebsia e leximit t\u00eb poezis\u00eb. Mandej paragrafi shpreh\u00eb se \u00e7mimi do t\u2019i akordohet \u201c<em>nj\u00eb personaliteti n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb shqipe, i cili p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb mandati dyvje\u00e7ar do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb fushate publike me n\u00eb fokus poezin\u00eb shqipe.<\/em>\u201d Paragrafi i tret\u00eb jep emnat e juris\u00eb s\u00eb nderueme, se kush asht kryetar, me nji ndryshim n\u00eb t\u00eb cilin mbiemni \u2018shqipe\u2019 asht shnd\u00ebrrue n\u00eb \u2018shqiptare\u2019. Paragrafi i kat\u00ebrt, jep detajet dhe sinjalizimet e takimit t\u00eb par\u00eb. Paragrafi i pest\u00eb dhe i fundit, paraqet terminet e pun\u00ebs: publikimin e emnave kandidad\u00eb dhe data se kur do t\u00eb shpallet poeti laureat, pra me lari (dafin\u00eb) rrotull kreje.<\/p>\n<p>Prej analiz\u00ebs s\u00eb paragrafit t\u00eb par\u00eb ndien nji lloj stime p\u00ebr objektivin e institucionalizimit t\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi. Nd\u00ebrsa kur analizon paragrafin e dyt\u00eb, natyrsh\u00ebm n\u00ebnkupton se let\u00ebrsia shqipe zhvillohet anekand bot\u00ebs, ngultas n\u00eb trojet shqipfol\u00ebse, dhe jo detyrimisht mbrenda territorit gjeografik t\u00eb saj. Paragrafi i tret\u00eb e rr\u00ebzon pohimin e masip\u00ebrm, pra e ban t\u00eb qart\u00eb se kufini konkret kan\u00eb me qen\u00eb \u2018letrat shqiptare\u2019. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrforcon dhe shpallja zyrtare e emnave t\u00eb kandidad\u00ebve (25): https:\/\/www.kultplus.com\/libri\/publikohen-emrat-e-25-poeteve-te-cilet-kandidojne-per-cmimin-poeti-laureat\/<\/p>\n<p>Sa i takon diskrepanc\u00ebs mes adjektiv\u00ebve \u2018shqipe\u2019 vs. \u2018shqiptare\u2019, QKLL-je duhej ta ndreqte, ose nd\u00ebrkoh\u00eb asht e k\u00ebshillueshme me ba nji shpjegim p\u00ebrkat\u00ebs mbi k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje. P\u00ebr mue personalisht, fokusimi vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare, tue lan\u00eb mbanesh at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi, poezin\u00eb Arb\u00ebreshe etc. t\u00eb ban me paramendue se nji centralizim i till\u00eb gjeografik, ka pr\u00fb edhe nji seleksion gjeo-poetik, i cili lidhet var\u00ebsisht me Komitetin (jurin\u00eb) dhe preferencat mbase (?) individuale t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb drejtimin e k\u00ebtij projekti. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, duhet me kuptue se parakuptimi i nji let\u00ebrsie shqipe (tue konsiderue vet\u00ebm autor\u00ebt shqiptar\u00eb), vendos\u00eb nji hierarki absurde mes territoreve t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb shqipfol\u00ebse, dhe q\u00eb kultivojn\u00eb\u00a0<strong>let\u00ebrsi shqipe<\/strong>. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, un\u00eb nuk mbaj mend ndonji tryez\u00eb q\u00eb e ka shtrue Kosova, Maqedonia e Veriut a vende t\u00eb tjera me komunitet shqiptar\u00eb, pa thirr\u00eb poet\u00eb nga Shqipnia. Pra, me fjal\u00eb ma t\u00eb thjeshta, nisjuesit e k\u00ebtij projekti duhej ta kishim mendue ma holl\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Jo ma larg se disa dit\u00eb ma par\u00eb, Gjakova ia akordoi \u00e7mimin fitues \u2018Ali Podrimja\u2019 Entela Kasit\u2014q\u00eb asht pjes\u00eb e list\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb t\u00eb QKLL-s\u00eb\u2014tue pas\u00eb nd\u00ebrkaq nji hart\u00eb nd\u00ebrkombtare shkrimtar\u00ebsh prej Izaraeli, Polonie e Italie. N\u00eb krahun tjet\u00ebr, tue e marr\u00eb tashma si fakt nji zgjedhje t\u00eb till\u00eb prej k\u00ebtij insitucioni shqiptar, na duhet me parashikue se ka nji fushat\u00eb fiktive t\u00eb kombtarizmit dhe identifikimit kulturor-shqip rrokull globit. Nji metodik\u00eb e till\u00eb, asht qartas strategji e dob\u00ebt e politik\u00ebs kulturore dhe reminishenc\u00eb e stalinizmit shqiptar.<\/p>\n<p>Nji problem tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me 25 poet\u00ebt e shpallun kandidat\u00eb p\u00ebr kunor\u00ebn e larit, asht se p\u00ebr \u00e7udi dallohet nji loj\u00eb spathish ku asht p\u00ebrjashtue gjenerata posht\u00eb mosh\u00ebs 45 vje\u00e7 (kund af\u00ebr k\u00ebsaj). Pra mungon larmia dhe natyrshm\u00ebnia e nji kompeticioni normal. Ky nuk asht nji \u00e7mim rutinor, vjetor q\u00eb analizon prumjet e nji viti kalendarik-libresk, por asht nji \u00e7mim i cili inaguron nji projekt a nji tradit\u00eb q\u00eb mundet ose jo me pas\u00eb vijimsi. N\u00ebse mendja ju shkon, q\u00eb k\u00ebto argumente lidhen me munges\u00ebn e emnit tim aty (pra si gjenerat\u00eb posht\u00eb 45-s), m\u00eb lejoni me jua shue kureshtjen se, dy \u00e7mime letrare, nji n\u00eb proz\u00eb si\u00a0<em>tregimtari i ri ma i mir\u00eb<\/em>: \u00c7mimi \u2018Robert Schwartz\u2019, 2009 dhe nji n\u00eb poezi: \u00c7mimi \u2018\u00c1t Zef Pllumi\u2019, 2014 p\u00ebr librin e botuem n\u00eb Prishtin\u00eb,\u00a0<em>Flutrat vdesin n\u00eb maj<\/em>, i kam pranue me vet\u00ebdije tue parakuptue k\u00ebshtu se e kam mbyll\u00eb ciklin [d.m.th. pa ba 30 vje\u00e7] me pranimin e honorifikimeve mbrenda territorit shqiptar. E mora at\u00eb Frat t\u00eb mendsh\u00ebm dhe e vesha n\u00eb shpirt as me qen\u00eb zhguni i tij i murrm\u00eb! Pra, as nuk pres dhe as due t\u00eb jem pjes\u00eb e asnji nominimi a kandidimi t\u00eb mundsh\u00ebm, edhe pse kjo nuk asht n\u00eb dor\u00ebn e autorit. Nuk e mohoj ekzistenc\u00ebn time si autor, por refuzoj \u00e7do listim, short-listim apo \u00e7mim, q\u00eb ka me ardh\u00eb (?) prej institucioneve shtetnore shqiptare. Kjo nuk lidhet as me kryene\u00e7s\u00ed, as mendjemadhs\u00ed apo vet\u00ebvler\u00ebsim, p\u00ebrkundrazi. Puna ime nuk lidhet me allishverishe shqiptare. Puna ime i kushtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrv\u00fbjt\u00eb promovimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe kultur\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb nji vend tejet t\u00eb madh e q\u00eb ka dinamik\u00eb marramend\u00ebse multikulturale. Dhe kjo p\u00ebrpjekje e ky devocion nuk lidhen me benefitet tok\u00ebsore, aq ma tep\u00ebr t\u00eb nji truelli q\u00eb quhet Shqipni. P\u00ebr mue Shqipnia dhe atdheu jan\u00eb shum\u00eb ma t\u00eb m\u00ebdhaja se\u00e7 i mendon QKLL-ja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrzgjedhje gjeo-poetike dhe gjeneratash ka tre p\u00ebrb\u00e2s q\u00eb t\u00eb bien n\u00eb sy. (I) Gjenerata e par\u00eb asht ajo e trubador\u00ebve t\u00eb deklaruem t\u00eb komunizmit shqiptar (Londo, Lako, Zhiti, Marku, Zogaj) e ndonji tjet\u00ebr disi ma i maskuem, kripto. (II) Gjenerata e dyt\u00eb asht ajo e mbas 90-s, ku disa prej tyne kan\u00eb mbet\u00eb me reputacionin e asaj kohe dhe pend\u00ebn e kan\u00eb flak\u00eb kahmot. Pra, nuk kan\u00eb ndonji jet\u00eb poetike aktive, apo p\u00ebr ma tep\u00ebr e kan\u00eb lan\u00eb poezin\u00eb dhe kan\u00eb kalue n\u00eb proz\u00eb, p\u00ebrkthime a n\u00ebnfusha t\u00eb tjera letrare. Po ani, mundesh me qen\u00eb pretendent i poezis\u00eb (!?). Nji pjes\u00eb prej k\u00ebsaj gjenerate, asht njimend dinjitoze p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb estetike t\u00eb poezis\u00eb shqipe, e cila asht n\u00eb rastin ma t\u00eb mir\u00eb kompetitive me poezin\u00eb ballkanse. P\u00ebrjashtim sistemor ka ndonji poet(e) si shembulli i Lleshanakut, e cila e ka tejkalue arealin ballkans, jo vet\u00ebm si botim por edhe si receptim kritik, dhe kontinentin europian: si\u00e7 asht rasti i Hajdarit n\u00eb Itali, apo ndonji shembull tjet\u00ebr edhe pse pa krijue ndonji ekzistenc\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme. (III) Disa emna aty, thon\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr sa i p\u00ebrket zhvillimeve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimet e mia kritike, edhe tue e konsiderue si \u2018t\u00eb natyrsh\u00ebm\u2019 p\u00ebr realitetin shqiptar kameleonizmin transpoetik (prej trubadorit enverian e PPSH-ist)\u2014dhe tue ia fsh\u00ee t\u00eb kaluemen e nji gjuhe poetike ofensive e propagandiste\u2014e tue i rimarr\u00eb si autor\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs (Londo, Marku, Zogaj etc.) besoj se nuk kan\u00eb ndonji kualitet ma t\u00eb nalt\u00eb sesa poezia e mir\u00eb e poet\u00ebve rishtar\u00eb n\u00eb Shqipni [po kufizohem tue ndjek\u00eb logjik\u00ebn qklliste t\u00eb kufizimit], pavar\u00ebsisht karrier\u00ebs s\u00eb tyne: n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Por, k\u00ebt\u00eb gja, e gjykon ma mir\u00eb Komiteti. Kah t\u00eb duesh bjeri konotacioni i k\u00ebtij emni t\u00eb lidh\u00eb me ata q\u00eb dikur kan\u00eb trokit\u00eb bujarisht n\u00eb duert e atij insitucioni. Pra Komiteti i QKLL-s\u00eb, me kryetar z. Mustafajn apo ndonji an\u00ebtar tjet\u00ebr q\u00eb ma shum\u00eb punon n\u00eb zyrat e mediave televizive, apo selit\u00eb partiake sesa me let\u00ebrsin\u00eb a poezin\u00eb, propozohet si i mundsh\u00ebm me ba nji seleksion arbitrar (\u00e7ka ngjan\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe e natyrshme p\u00ebr nji konkurs) p\u00ebr poezin\u00eb shqiptare. Mandej, me gjith\u00eb respektin, nji an\u00ebtar q\u00eb asht depistues i sistemit komercial, tregtar, i cili e konsideron librin si \u2018mall\u2019 nuk mundet me marr\u00eb pozicionin e nji kritiku. Ma fort ngjan\u00eb nji projekt q\u00eb e ka p\u00ebrcaktue shortin e vet me nji mozaik poet\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb nji konkubinazh mediatik, q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ekranin, q\u00eb interesohen p\u00ebr v\u00eamendjen, q\u00eb jan\u00eb ba ma zi sesa ndonji shembull banal i politik\u00ebs shqiptare, e p\u00ebr ma tep\u00ebr 30 p\u00ebr qind e kandidat\u00ebve jan\u00eb reminishenc\u00eb e shkoll\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb; q\u00eb jan\u00eb nji pergamen\u00eb e shlyeme e monizmit dhe jan\u00eb riciklue\u2014sado n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike\u2014n\u00eb post-komunizmin shqiptar, me n\u00eb krye vet\u00eb kryetarin e Komitetit. Ja \u00e7\u2019thot\u00eb n\u00eb librin e tij\u00a0<em>Fytyr\u00eb burri\u00a0<\/em>(1987), B. Mustafaj: \u2018<em>P\u00ebr t\u00eb mos humbur, p\u00ebr t\u00eb mos u rr\u00ebzuar \/ n\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjetat ku do t\u00eb na ngjisje ti, \/ n\u00eb faqen e par\u00eb, me buz\u00eb n\u00eb gaz, \/ na priti Enveri&#8230;\u2019<\/em>\u00a0. Pra dy vjet mbasi diktatori kishte nd\u00ebrru jet\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e pranoj evolucion njer\u00ebzor dhe nd\u00ebgjegj\u00ebsimin kur vjen n\u00eb q\u00ebndrimet e duhuna publike, dhe qart\u00ebsimin e nevojsh\u00ebm t\u00eb rrethanave kur jan\u00eb krijue k\u00ebto vargje, si p.sh.: \u2018<em>Sall\u00eb e Kongreseve. Portreti i Enverit \/ me buz\u00ebqeshjen e madhe t\u00eb njeriut t\u00eb gjall\u00eb. \/ Gjeograf\u00eb! Korrigjojini lart\u00ebsit\u00eb e maleve, \/ me Enverin malet b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb!<\/em>\u2019, (Marku,\u00a0<em>Drita<\/em>, 1986); \u2018<em>Dhe ndoshta s\u2019kishim \u00e7elik akoma, \/ por \u00e7elik t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb shk\u00eblqyer kishim Partin\u00eb!<\/em>\u2019 (Zhiti,\u00a0<em>N\u00ebntori<\/em>, 1978); \u2018<em>P\u00ebshtyjm\u00eb t\u00eb dhjamurit dhe Krisht\u00ebt!<\/em>\u2019 (Marku,\u00a0<em>Toka ime<\/em>, 1974); \u2018<em>Ne jemi burra nga Jugu, nga Veriu, \/ t\u00eb heshtur, t\u00eb zhurmsh\u00ebm, t\u00eb but\u00eb, t\u00eb sert\u00eb. \/ Dhe n\u00eb mos e njofshim kurr\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, \/ emri i Enverit na ka lidhur p\u00ebrjet\u00eb<\/em>.\u2019 (Londo,\u00a0<em>Emri i Enverit<\/em>,\u00a0<em>Drita<\/em>, 1986). Nuk propozoj modelin e p\u00ebrndjekjes s\u00eb Javert-it ndaj Jean Valjean-it assesi, por nuk pajtohem me shoqnin\u00eb shqiptare, me intelektual\u00ebt e kritik\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb braktis\u00eb Mnemosin\u00ebn p\u00ebr me mbush\u00eb bulshijt\u00eb n\u00eb ujnat e Lethes.<\/p>\n<p>Mbrenda k\u00ebtij grupazhi tipologjik [t\u00eb makineris\u00eb propagandistike dhe verbit ofensiv], nuk gjej ndonji p\u00ebrligjje t\u00eb Komitetit p\u00ebr mos me p\u00ebrfsh\u00ee Xhevahir Spahiun. Por as mbrenda grupazhit t\u00eb 90-s, q\u00eb kan\u00eb reputacionin e asaj periudhe, nuk shoh arsyetim mos me qen\u00eb as Gentian \u00c7o\u00e7oli p.sh. Prandej kriteret selektive, nuk kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb qarta. Ndoshta n\u00eb fund, Komiteti flet dhe i ban t\u00eb qarta. Ajo \u00e7ka mbetet asht nji pakic\u00eb tejet minimale poet\u00ebsh aktiv\u00eb-cil\u00ebsor\u00eb, e pa zhigun e karbonit komunist n\u00ebp\u00ebr vargje. Secila kategori poet\u00ebsh q\u00eb t\u00eb dal\u00eb fituese, n\u00eb cilindo kalkulim t\u00eb mundsh\u00ebm, nuk e ban gar\u00ebn gjith\u00ebp\u00ebrfsh<span dir=\"RTL\">\u00ee<\/span>se, as t\u00eb gjith\u00ebpranueshme n\u00eb brezat e poet\u00ebve, por e shtyn at\u00eb drejt nji \u2018shartimi frutor\u2019 t\u00eb moll\u00ebs e dardh\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb miku im 100-vje\u00e7ar, Pipa, n\u00eb fund nuk asht as moll\u00eb e as dardh\u00eb. Ma fort i bjen t\u00eb jet\u00eb nji p\u00ebrzgjedhje e ngutshme tavolinash e miqsh, q\u00eb kan\u00eb ma shum\u00eb nji dimension virtual se real n\u00eb piedestalin e poezis\u00eb shqipe. K\u00ebsisoj kjo kunor\u00eb lari bahet laracike.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00ebn 29 shtator 2020, Q(endra) Komb\u00ebtare e L(ibrit) dhe L(eximit), Tiran\u00eb, bani nji njoftim me k\u00ebt\u00eb tekst: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, QKLL do t\u00eb krijoj\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera quhet institucioni i Poetit Laureat, nj\u00eb praktik\u00eb e njohur kjo n\u00eb vende si SHBA, Mbret\u00ebri e Bashkuar, Kanada, Gjermani, Holand\u00eb, etj. Q\u00ebllimi i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":151,"featured_media":9440,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1612],"ppma_author":[179],"class_list":["post-5363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-qendra-kombetare-e-librit-dhe-leximit"],"authors":[{"term_id":179,"user_id":151,"is_guest":0,"slug":"lisandri-kola","display_name":"Lisandri Kola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kola","first_name":"Lisandri","description":"Lisandri \u00ebsht\u00eb poet, p\u00ebrkthyes, studiues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i \u00e7mimit t\u00eb madh \"At\u00eb Zef Pllumi\" n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb, p\u00ebr librin \"Fluturat vdesin n\u00eb maj\", q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dit' e Nat' n\u00eb vitin 2014. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/151"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5363"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9441,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5363\/revisions\/9441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5363"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}