{"id":5381,"date":"2020-10-15T15:07:35","date_gmt":"2020-10-15T13:07:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5381"},"modified":"2024-10-25T15:10:22","modified_gmt":"2024-10-25T13:10:22","slug":"perse-nuk-preferohen-marreveshjet-me-shba-te-ne-prag-te-zgjedhjeve-presidenciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/perse-nuk-preferohen-marreveshjet-me-shba-te-ne-prag-te-zgjedhjeve-presidenciale\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse nuk preferohen marr\u00ebveshjet me SHBA-t\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve presidenciale?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Megjith\u00eb zhvillimin enorm t\u00eb Kin\u00ebs, SHBA-t\u00eb mbeten lider bot\u00ebror i pakontestuesh\u00ebm n\u00eb aspektin ekonomik, ushtarak dhe teknologjik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA kan\u00eb efekt global dhe jan\u00eb padyshim vitale p\u00ebr drejtimin e politikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin se pozita e presidentit amerikan mund t\u00eb mbahet maksimalisht dy mandate (tet\u00eb vite), \u00e7do president tenton q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyshme n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb bot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb vetes nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb. Si rezultat, lideri amerikan \u00ebsht\u00eb n\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr rezultate pozitive n\u00eb secil\u00ebn fush\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata aktuale amerikane e udh\u00ebhequr nga Donald Trump \u00ebsht\u00eb duke u ballafaquar me papun\u00ebsi rekorde dhe protesta. M\u00eb shum\u00eb se 200,000 persona kan\u00eb vdekur dhe m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb milion\u00eb jan\u00eb infektuar, duke e b\u00ebr\u00eb SHBA-n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb goditur nga pandemia COVID-19.<\/p>\n<p>Duke u gjendur para nj\u00eb krize tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb per ta menaxhuar si rezultat i neglizhenc\u00ebs s\u00eb tij, Trump ka p\u00ebrcaktuar emisar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb fitore diplomatike. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit shtator, administrata Trump ka arritur q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb tre marr\u00ebveshje t\u00eb ndryshme politike e ekonomike: Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe; Kosov\u00eb-Serbi dhe Izrael-Bahrein.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, tendenca p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebto marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb presidentit amerikan, i cili shfryt\u00ebzon \u00e7do mund\u00ebsi n\u00eb favor t\u00eb tij p\u00ebr ta fituar nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb. Si rezultat, k\u00ebto marr\u00ebveshje negociohen n\u00eb koh\u00eb rekorde dhe jan\u00eb t\u00eb diskutueshme nga aspekti i p\u00ebrmbajtjes. Fokusi \u00ebsht\u00eb mbi ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit dhe fotografit\u00eb sesa substanc\u00ebn e marr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrcaktimi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane<\/strong><\/p>\n<p>Fokusi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme ndikohet nga ideologjia dhe vlerat q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson presidenti, i cili determinon vizoninin p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, nd\u00ebrsa Departamenti i Shtetit Amerikan dizajnon dhe implementon n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb detajuar fokusin politik t\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>N\u00eb fokusin e SHBA-ve jan\u00eb zakonisht tema globale sikurse migracioni, tregtia, teknologjia, ndryshimi klimatik, arm\u00ebt b\u00ebrthamore dhe konfliktet e armatosura. Interesi nacional i SHBA-ve shpeshher\u00eb nuk p\u00ebrkon me ato t\u00eb rival\u00ebve t\u00eb saj politik si\u00e7 jan\u00eb Kina, Rusia dhe Irani. N\u00eb raste t\u00eb caktuara ka mospajtime edhe mes aleat\u00ebve Evropian.<\/p>\n<p>Edhe pse SHBA-t\u00eb jan\u00eb vendi m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, rrethanat politike t\u00eb shekullit 21 kan\u00eb krijuar nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe koordinim multilateral mes shteteve. Mir\u00ebpo, SHBA-t\u00eb nuk arrijn\u00eb q\u00eb \u00e7do her\u00eb t\u00eb finalizojn\u00eb objektivat e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb ndryshme nga shtetet tjera.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i \u201cfitoreve\u201d diplomatike p\u00ebr fushat\u00eb zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Administrata Trump n\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb karakterizuar me nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Amerik\u00eb-Evrop\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm si t\u00ebrheqje nga multilateralizmi. Mungesa e bashk\u00ebpunimit global ka v\u00ebshtir\u00ebsuar arritjen e objektivave amerikane n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ka komplikuar edhe m\u00eb tutje raportet mes aleat\u00ebve per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb president amerikan d\u00ebshton q\u00eb t\u00eb konkretizoj\u00eb prioritetet e p\u00ebrcaktuara, fokusi i tij kalon tek \u00e7\u00ebshtjet sekondare. Kjo p\u00ebr faktin se nga tre debatet presidenciale, nj\u00ebri fokusohet ekskluzivisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe presidentit n\u00eb detyr\u00eb i duhet nj\u00eb list\u00eb suksesesh p\u00ebr t\u2019i prezantuar para elektoratit amerikan.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e arritura gjat\u00eb muajit shtator, Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe; Kosov\u00eb-Serbi dhe Izrael-Bahrein, flasin p\u00ebr nj\u00eb lloj urgjence p\u00ebr konkretizimin e fitoreve diplomatike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb administrat\u00ebs Trump t\u2019i atribuohet suksesi n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjithashtu, elektorati \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb mend m\u00eb tep\u00ebr muajt e fundit t\u00eb mandatit sesa mandatin e plot\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7ar. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, vendimet dhe arritjet e muajve t\u00eb fundit mbahen mend m\u00eb leht\u00eb nga votuesit dhe mund t\u00eb jen\u00eb determinues n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, arritja e marr\u00ebveshjeve presidenciale n\u00eb prag te zgjedhjeve i sh\u00ebrben pozitivisht presidentit n\u00eb detyr\u00eb. K\u00ebto zgjedhje n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/theglobepost.com\/2020\/10\/06\/trump-diplomacy-middle-east\/\">r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nga fokusi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme<\/a>, marr\u00eb parasysh se rivali i Presidentit Trump, Joe Biden, ka q\u00ebndrime pothuajse t\u00eb kund\u00ebrta me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shtetet e vogla n\u00eb gar\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr v\u00ebmendje amerikane<\/strong><\/p>\n<p>Secili president amerikan krijon nj\u00eb list\u00eb prioritetesh t\u00eb cilat p\u00ebrcaktohen n\u00eb nj\u00eb afat kohor prej kat\u00ebr vitesh, sa edhe zgjat nj\u00eb mandat presidencial. Prandaj, shumica d\u00ebrrmuese e shteteve tentojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kalibrojn\u00eb interesat nacionale t\u00eb tyre me politik\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shtetet t\u00eb cilat nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve t\u00eb presidenit amerikan tentojn\u00eb q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e fokusit t\u00eb presidentit. Mir\u00ebpo kjo qasje nuk \u00ebsht\u00eb e duhur. Lider\u00ebt e shteteve t\u00eb vogla eksploatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr q\u00ebllime vetanake n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb simpatin\u00eb tek elektorati i tyre.<\/p>\n<p>Alternativisht, disa shtete tentojn\u00eb q\u00eb t\u2019i prolongojn\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje potenciale deri pas zgjedhjeve presidenciale, e cila u sh\u00ebrben m\u00eb efektivisht atyre p\u00ebr dy arsye.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00ebse presidenti aktual fiton nj\u00eb madat t\u00eb dyt\u00eb, marr\u00ebveshja mund t\u00eb konkretizohet gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb presidencial dhe t\u00eb jet\u00eb m\u00eb substanciale. Mir\u00ebpo ky opcion \u00ebsht\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb fuqish\u00ebm amerikan, i cili \u00ebsht\u00eb tejet i veshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar nga shtetet e vogla.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00ebse zgjedhjet i fiton nj\u00eb president tjet\u00ebr, ai\/ajo mund t\u00eb marr lavdin\u00eb e arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb javet e para t\u00eb presidenc\u00ebs dhe t\u00eb thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin me pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shteteve t\u00eb vogla t\u00eb presin rezultatin e zgjedhjeve n\u00eb SHBA. Kjo mund t\u00eb argumentohet duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb analogjin\u00eb e kidnapimit t\u00eb pengjeve amerikane gjat\u00eb revolucionit islamik n\u00eb Iran t\u00eb vitit 1979.<\/p>\n<p><strong>Analogjia e pengjeve amerikane n\u00eb Iran<\/strong><\/p>\n<p>Rreth kat\u00ebr dekada m\u00eb par\u00eb, situata politike n\u00eb Iran nd\u00ebrroi drastikisht me p\u00ebrmbysjen e dinastis\u00eb Pahlavi e cila u z\u00ebvend\u00ebsua me nj\u00eb qeveri islamike t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ayatollah Khomeini.<\/p>\n<p>Si rezultat i krijimit t\u00eb rrethave t\u00eb reja politike dhe sentimentit anti-amerikan, m\u00eb 04 n\u00ebntor 1979, nj\u00eb grup student\u00ebsh militant pushtuan ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Tehran dhe zun\u00eb rob m\u00eb shum\u00eb se 60 diplomat\u00eb dhe punonj\u00ebs amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan i asaj kohe, Jimmy Carter, u p\u00ebrpoq t\u00eb siguronte lirimin e t\u00eb burgosurve p\u00ebrmes nj\u00eb operacioni ushtarak si dhe p\u00ebrmes negociatave, por pa ndonj\u00eb sukses. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, administrata e Carter vazhdoi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr lirimin e pengjeve dhe ia arriti q\u00ebllimit pas sakt\u00ebsisht 444 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se lirimi i pengjeve ndodhi n\u00eb dit\u00ebn kur Ronald Reagan u p\u00ebrurua president i ri i SHBA-ve, me \u00e7rast Reagan mori lavdin\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb si president i vendit, me gjith\u00eb faktin se administrata Carter ishte angazhuar dhe kishte siguruar lirimin e pengjeve amerikane.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje e men\u00e7ur nga Irani. Duke liruar pengjet ne dit\u00ebn kur presidenti i ri merr detyr\u00ebn, meritat i atribuohen presidentit t\u00eb ri. Si rezultat, kjo krijon mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reduktuar dallimet dhe instanca p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes dy vendeve armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Edhe pse gjasat q\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet jan\u00eb t\u00eb vogla, n\u00eb politik\u00ebn e jashtme analogjit\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. P\u00ebrderisa gara p\u00ebr presidentin e ri amerikan \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendet e vogla sikurse Kosova t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme kur ato p\u00ebrdoren p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00eb zhvillimin enorm t\u00eb Kin\u00ebs, SHBA-t\u00eb mbeten lider bot\u00ebror i pakontestuesh\u00ebm n\u00eb aspektin ekonomik, ushtarak dhe teknologjik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA kan\u00eb efekt global dhe jan\u00eb padyshim vitale p\u00ebr drejtimin e politikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr faktin se pozita e presidentit amerikan mund t\u00eb mbahet maksimalisht dy mandate (tet\u00eb vite), \u00e7do president tenton q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":4,"featured_media":9221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1000,999,1261],"ppma_author":[20],"class_list":["post-5381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-politike-e-jashtme","tag-shba","tag-zgjedhjet"],"authors":[{"term_id":20,"user_id":4,"is_guest":0,"slug":"visar","display_name":"Visar Xhambazi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Visar-Xhambazi_Headshot-scaled-1-e1778848717235.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Visar-Xhambazi_Headshot-scaled-1-e1778848717235.jpg"},"user_url":"","last_name":"Xhambazi","first_name":"Visar","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5381"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9222,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5381\/revisions\/9222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5381"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}