{"id":5409,"date":"2020-10-06T11:14:08","date_gmt":"2020-10-06T09:14:08","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5409"},"modified":"2024-10-08T11:32:20","modified_gmt":"2024-10-08T09:32:20","slug":"me-shume-se-zgjedhje-presidenciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/me-shume-se-zgjedhje-presidenciale\/","title":{"rendered":"M\u00eb shum\u00eb se zgjedhje presidenciale"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Zgjedhjet presidenciale t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen n\u00eb SHBA m\u00eb 3 n\u00ebntor, jan\u00eb nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb do ta projektojn\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb SHBA. K\u00ebrsh\u00ebria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor \u00ebsht\u00eb e madhe p\u00ebr faktin se rezultati pritet t\u00eb ket\u00eb efekt real edhe n\u00eb dinamikat e rendit global n\u00eb planin afatgjat\u00eb. Pra diferenca n\u00eb rezultatin zgjedhor nd\u00ebrmjet Presidentit aktual, Republikanit Donald Trump, dhe Demokratit Joe Biden do t\u00eb reflektoj\u00eb edhe mbi pozicionin e shteteve dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, natyrisht duke p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dy kandidat\u00ebt kan\u00eb shprehur dallime t\u00eb theksuara n\u00eb relacion me rolin q\u00eb e parashohin p\u00ebr SHBA n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe p\u00ebr qasjen q\u00eb SHBA si shteti i fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb duhet ta ket\u00eb me aktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. P\u00ebrderisa Presidenti aktual Trump \u00ebsht\u00eb m\u00eb i interesuar t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme izolacioniste, kund\u00ebrshtari i tij Biden parasheh t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pra kthimin e lidershipit t\u00eb SHBA n\u00eb sken\u00ebn globale. N\u00eb terma praktik\u00eb, qasja e Biden do t\u00eb n\u00ebnkuptonte shtim t\u00eb interesit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA p\u00ebr ngjarjet q\u00eb ndodhin jasht\u00eb territorit t\u00eb saj, rrjedhimisht nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb theksuar brenda rrjedhave t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, nga deklarimet dhe programet e paraqitura t\u00eb kandidat\u00ebve mund t\u00eb hetohen disa dallime n\u00eb relacion me p\u00ebrfshirjen e SHBA p\u00ebr marr\u00ebveshjet dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kandidati Demokrat Biden \u00ebsht\u00eb zotuar se n\u00ebse zgjedhet President do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr rikthimin e SHBA n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/joebiden.com\/americanleadership\/\">Akordin Klimatik t\u00eb Parisit<\/a>\u00a0t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2016, rifillimin e zbatimit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/joebiden.com\/americanleadership\/\">Marr\u00ebveshjes Nukleare me Iranin<\/a>\u00a0t\u00eb arritur n\u00eb koh\u00ebn e administrat\u00ebs Obama n\u00eb vitin 2015, gjithashtu\u00a0<a href=\"https:\/\/www.independent.co.uk\/us-election-2020\/joe-biden-who-rejoin-trump-2020-election-a9609756.html\">rikthimin e SHBA n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsise (OBSH)<\/a>. Biden gjithashtu ka ofruar p\u00ebrkushtimin\u00a0<a href=\"https:\/\/joebiden.com\/americanleadership\/\">p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kapacitetet e NATO-s<\/a>, si organizata kryesore e siguris\u00eb kolektive. M\u00eb tutje, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb edhe historikun e administratave Obama, ku ai pati sh\u00ebrbyer si Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebspresident, administrata Biden do t\u00eb reflektonte nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj autokrat\u00ebve, pra v\u00ebmendje t\u00eb shtuar p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e sistemeve demokratike n\u00eb bot\u00eb, gjithashtu bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Bashkimin Evropian (BE) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rigjenerimin e koalicionit translatlantik.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Presidenti aktual Trump n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00ebndron n\u00eb pozicionin e kund\u00ebrt. N\u00eb mandatin e dyt\u00eb, administrata e tij pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb me qasjen jokonvencionale n\u00eb raport me marr\u00ebveshjet dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb sovranitetin shtet\u00ebror. Sikurse edhe d\u00ebshmon slogani i famsh\u00ebm \u201cAmerika e para\u201d, politika e jashtme e administrat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Trump do t\u00eb vazhdonte t\u00eb prioritizonte zgjerimin e fuqis\u00eb ekonomike dhe ushtarake t\u00eb SHBA, sidomos p\u00ebrmes bashk\u00ebveprimit me kryeqytetet, pra bilateralizmit. Nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, diplomacia e Trump \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb konsideroj\u00eb edhe p\u00ebrafrimin dhe bashk\u00ebpunimin me kryeqytete q\u00eb nuk njihen si aleat\u00eb tradicional\u00eb t\u00eb SHBA. Gjithashtu, gjat\u00eb k\u00ebtij mandati Trump nuk hezitoi t\u2019i trazonte raportet me aleat\u00ebt tradicional\u00eb t\u00eb SHBA, sikurse ndodhi me tarifat tregtare t\u00eb vendosura ndaj\u00a0<a href=\"https:\/\/financialpost.com\/news\/economy\/one-year-after-the-trade-wars-began-canadas-economy-has-been-altered\">Kanad\u00ebs<\/a>\u00a0apo n\u00eb sektorin e siguris\u00eb me t\u00ebrheqjen e nj\u00eb pjese t\u00eb trupave ushtarake nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reuters.com\/article\/us-usa-trump-germany-military-idUSKCN24U20L\">Gjermania<\/a>. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, administrata e Trump ka d\u00ebshmuar se nuk heziton t\u00eb transformoj\u00eb fundamentet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA, p\u00ebrkundrazi n\u00eb shum\u00eb raste e konsideron pozitive dhe t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rezultati zgjedhor m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb gar\u00eb mes dy kandidat\u00ebve ose dy partive politike, shnd\u00ebrrohet n\u00eb kontest brenda dy rrymave t\u00eb t\u00eb menduarit dhe qeverisjes n\u00eb p\u00ebrmas\u00eb globale. Grupe t\u00eb ngjashme politike t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb sfidojn\u00eb me ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore modelet aktuale t\u00eb qeverisjes brenda shteteve dhe qeverisjen globale, jan\u00eb shfaqur gjithandej n\u00ebp\u00ebr demokracit\u00eb liberale. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, vitet e fundit kjo klim\u00eb i ka kontribuar \u00a0ngjarjeve si BREXIT; forcimit t\u00eb grupe politike populiste n\u00eb shtete me tradita t\u00eb vjetra demokratike, si Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb, Tubimi \u00a0Nacional (ish-Fronti Nacional) n\u00eb Franc\u00eb dhe Demokrat\u00ebt Suedez; apo krijimit t\u00eb figurave politike me prirje autokratike n\u00eb vendet ish-komuniste an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si Viktor Orban n\u00eb Hungari apo Andrzej Duda n\u00eb Poloni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, qeverisja e ardhshme e SHBA do t\u00eb reflektoj\u00eb edhe modelet e qeverisjes n\u00eb shtetet e tjera, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr pozicionin e k\u00ebtyre grupeve politike brenda demokracive.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtyre, rezultati i zgjedhjeve natyrisht se do t\u00eb ken\u00eb ndikim edhe mbi Kosov\u00ebn. N\u00eb dekadat e fundit p\u00ebrkrahja p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje bipartizane nga Demokrat\u00ebt dhe Republikan\u00ebt. Pavar\u00ebsisht se administrata aktuale ka pasur dallime nga ato t\u00eb kaluarat p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes jokonvencionale q\u00eb ka sjell\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ajo ka vazhduar p\u00ebrkrahjen p\u00ebr Kosov\u00ebn, si dhe ka riafirmuar q\u00ebndrimin se epilogu i dialogut me Serbin\u00eb duhet arritur p\u00ebrmes\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/secretary-pompeos-meeting-%C3%ABith-kosovo-prime-minister-hoti\/\">njohjes reciproke<\/a>. N\u00eb rast se Trump fiton nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb, marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me 4 shtator mund t\u00eb rikontekstualizohet, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb re zbatimit t\u00eb pikave t\u00eb saj. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb koordinimit Bruksel-Washington q\u00eb administrata e demokrat\u00ebve e synon, me fitoren e Biden procesi i dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb i leht\u00ebsuar nga BE me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb rifitonte p\u00ebrkrahjen e SHBA. Nj\u00eb hap i till\u00eb do t\u2019i jepte legjitimim shtes\u00eb p\u00ebrpjekjeve evropiane p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshjen e normalizimit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, af\u00ebrsia e kandidatit Biden me Kosov\u00ebn, ashtu edhe njohja e detajuar e kontekstit, \u00ebsht\u00eb aspekt q\u00eb nuk duhet neglizhuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, zgjedhjet e 3 n\u00ebntorit n\u00eb SHBA jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa zgjedhje n\u00eb SHBA. P\u00ebr shkak t\u00eb diferencave t\u00eb theksuara t\u00eb dy kandidat\u00ebve n\u00eb dimensionin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme, ato do t\u00eb vendosin rolin, qasjen dhe sasin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb SHBA n\u00eb relacion me shtetet, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dallimi midis dy skenar\u00ebve n\u00eb raport me vizionin p\u00ebr rendin global \u00ebsht\u00eb sa i kund\u00ebrt aq edhe i qart\u00eb; n\u00eb nj\u00ebrin skenar rendi global \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb realpolitik\u00eb, n\u00eb skenarin tjet\u00ebr ringjallet shpresa p\u00ebr reformimin e ideve t\u00eb globalizimit q\u00eb burojn\u00eb nga institucionalizimi liberal. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, zgjedhjet do t\u00eb reflektojn\u00eb edhe trajektoren e formacioneve politike \u201canti\u201d q\u00eb jan\u00eb shfaqur gjithandej planetit.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet presidenciale t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen n\u00eb SHBA m\u00eb 3 n\u00ebntor, jan\u00eb nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb do ta projektojn\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb SHBA. K\u00ebrsh\u00ebria p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor \u00ebsht\u00eb e madhe p\u00ebr faktin se rezultati pritet t\u00eb ket\u00eb efekt real edhe n\u00eb dinamikat e rendit global n\u00eb planin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":68,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[926,656],"ppma_author":[77],"class_list":["post-5409","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-elections","tag-usa"],"authors":[{"term_id":77,"user_id":68,"is_guest":0,"slug":"butrint-berisha","display_name":"Butrint Berisha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Berisha","first_name":"Butrint","description":"Butrint Berisha ka p\u00ebrfunduar studimet BA p\u00ebr Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe studimet MA n\u00eb Universitetin e Stokholmit, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb semest\u00ebr shk\u00ebmbimi n\u00eb Universitetin e Strathclyde, n\u00eb Skoci. Aktualisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb Institutin e Pristin\u00ebs p\u00ebr Studime Politike (PIPS). Fokusi i tij \u00ebsht\u00eb politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/68"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5409"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8078,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5409\/revisions\/8078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5409"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}