{"id":5413,"date":"2020-10-05T10:45:06","date_gmt":"2020-10-05T08:45:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5413"},"modified":"2024-10-08T11:31:09","modified_gmt":"2024-10-08T09:31:09","slug":"leja-e-lehonise-nqafe-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/leja-e-lehonise-nqafe-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Leja e lehonis\u00eb n\u2019qaf\u00eb t\u00eb shtetit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Grat\u00eb, pothuajse kurr\u00eb nuk ia kan\u00eb pa\u2019 hajrin aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre riprodhuese.<br \/>\nHistoria tregon q\u00eb kjo aft\u00ebsi biologjike shpesh i ka kufizuar grat\u00eb n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, e po ashtu edhe n\u00eb kategorin\u00eb e cila mundet me kontribu vet\u00ebm n\u00eb shtimin dhe ruajtjen e numrit t\u00eb popullsise s\u00eb shteteve, duke i p\u00ebrjashtuar ato totalisht si forc\u00eb pun\u00ebtore dhe duke ua mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb vitin 2020, dhe n\u00eb Kosov\u00eb ka gra q\u00eb perve\u00e7 sfidave t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend pune, duhet t\u00eb p\u00ebrballen edhe me pyetje seksiste qysh n\u00eb intervista pune. \u201cN\u00eb shum\u00eb intervista pune, m\u00eb kan\u00eb pyetur n\u00ebse kisha apo planifikoja t\u00eb kisha f\u00ebmij\u00eb\u201d, pohon nj\u00eb grua 33 vje\u00e7en ga Prishtina, n\u00eb nj\u00eb hulumtim t\u00eb Rrjetit t\u00eb Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, i realizuar vitin e kaluar, mbi diskriminimin n\u00eb baza gjinore n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Modeli i tanish\u00ebm i lejes s\u00eb lehonis\u00eb i v\u00eb barr\u00ebn financiare pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit duke e mund\u00ebsuar k\u00ebshtu diskriminimin gjinor ndaj grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs. K\u00ebshtu, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit marrin t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb n\u00eb intervista p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb b\u00ebjne pyetje seksiste e personale, madje n\u00eb disa raste shkojn\u00eb aq larg sa edhe t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb grave t\u00eb paraqesin raporte mjek\u00ebsore q\u00eb nuk jan\u00eb shtatz\u00ebna, duke e llogaritur k\u00ebshtu q\u00eb ata nuk do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb pas 9 muajsh t\u00eb paguajn\u00eb lejen e lehonis\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Shteti i Kosov\u00ebs vazhdimisht d\u00ebshton n\u00eb krijimin e politikave me ndjeshm\u00ebri gjinore. 13.9 p\u00ebrqind i grave, si pjes\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, shpesh arsyetohet patriarkalisht me kinse munges\u00ebn e vullnetit t\u00eb grave p\u00ebr pun\u00eb, duke mos i trajtuar thelb\u00ebsisht faktor\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri tek kjo statistik\u00eb shqet\u00ebsuese. Nd\u00ebr to, edhe ndarjen e pabarabart\u00eb t\u00eb lejes prind\u00ebrore dhe mosgatishm\u00ebrin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebsaj leje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke injoruar k\u00ebta faktor\u00eb, institucionalisht injorohet edhe fakti se mund t\u00eb krijohen incentiva shtet\u00ebrore p\u00ebr ta rritur k\u00ebt\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ka raste kur me qasje populiste tentohen t\u00eb b\u00ebhen ndryshime n\u00eb politikat ekzistuese, kinse me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb shtuar gjinore. E nj\u00ebjta po ndodh edhe tani me Projektligjin e Pun\u00ebs i cili pritet t\u00eb sillet n\u00eb Kuvend dita-dit\u00ebs.<br \/>\nDuke promovuar iden\u00eb se shteti do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb pages\u00eb simbolike mujore p\u00ebr grat\u00eb, t\u00eb cilat lindin f\u00ebmij\u00eb dhe nuk jan\u00eb pjes\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore me kontrata pune, qeveria ka ndar\u00eb nga Ligji i Pun\u00ebs lejen e lehonis\u00eb dhe at\u00eb prind\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, brenda nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, do t\u00eb trajtohen grat\u00eb q\u00eb punojn\u00eb dhe grat\u00eb t\u00eb cilat nuk punojn\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb \u2013 me cil\u00ebn logjik\u00eb? Me logjik\u00ebn e stimulimit edhe rritjes s\u00eb Natalitetit?!<\/p>\n<p>Neni 19 i Projektligjit t\u00eb Pushimit* t\u00eb Lehonis\u00eb dhe Pushimit Prind\u00ebror, parasheh se: \u201cNj\u00eb grua e papun\u00eb, n\u00eb rast se ajo lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb para t\u00eb gatshme t\u00eb paguar nga shteti deri n\u00eb fund t\u00eb gjasht\u00eb (6) muajve nga dita e lindjes.\u201d Nj\u00eb dispozit\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb utopike dhe do t\u00eb krijonte implikime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme buxhetore, pasiq\u00eb vet\u00ebm 13 % e grave n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb, kjo dispozit\u00eb ting\u00ebllon shum\u00eb e d\u00ebshirueshme por praktikisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e realizueshme se\u00e7 do t\u00eb ishte p\u00ebrpjekja e shtetit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn financiare mbi lejen prind\u00ebrore. Fokusi i pun\u00ebs s\u00eb shtetit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn, do t\u00eb siguronte rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb grave n\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore, nd\u00ebrsa mostrajtimi i grave pun\u00ebtore me ligjin e pun\u00ebs vet\u00ebm i mir\u00ebmban rolet e nd\u00ebrtuara mbi stereotipe gjinore, duke i mbajtur grat\u00eb brenda sht\u00ebpive p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb nivel natalitetin e p\u00ebr t\u00eb punuar gjith\u00eb jet\u00ebn pun\u00eb sht\u00ebpie pa pages\u00eb!<\/p>\n<p>Tani kur institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb fokusuar n\u00eb p\u00ebrballjen e pasojave ekonomike t\u00eb pandemis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb proklamohet ideja se barra financiare e lejes s\u00eb lehonis\u00eb duhet t\u00eb vihet mbi shtetin. N\u00eb vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pun\u00ebtor\u00ebt kompensohen nga shteti me pag\u00ebn e tyre t\u00eb plot\u00eb aktuale, duke minimizuar k\u00ebshtu shansat p\u00ebr diskriminim gjinor ndaj grave gjat\u00eb pranimit n\u00eb pun\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ishte vendosur m\u00eb her\u00ebt, nj\u00eb sistem i till\u00eb do ta p\u00ebrmir\u00ebsonte gjendjen e grave edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj pandemie duke iu siguruar atyre pages\u00ebn e k\u00ebsaj leje edhe n\u00eb rastet kur bizneset kan\u00eb falimentuar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ditur v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e procesit t\u00eb ndryshimit dhe t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb ligjeve, q\u00eb e d\u00ebshmon edhe zvarritja e vet\u00eb Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr sa e sa vite, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb shteti t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn financiare t\u00eb lejes prind\u00ebrore. Kjo nism\u00eb do t\u00eb shtonte vullnetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb krijuar edhe Fondin p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, i cili pastaj do t\u00eb ishte burim i mjeteve t\u00eb nevojshme financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb leje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistemi t\u00eb eg\u00ebr kapitalist e patriarkal si ky yni, i konvenon mbyllja e grave n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpia p\u00ebr ta siguruar shtimin e popullsis\u00eb s\u00eb shtetit e zvog\u00eblimin e pavar\u00ebsis\u00eb ekonomike p\u00ebr grat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, shum\u00eb natyrsh\u00ebm e gati pa zhurm\u00eb, me Projektligjin aktual t\u00eb Pun\u00ebs, grat\u00eb pun\u00ebtore mbesin totalisht t\u00eb p\u00ebrjashtuara! Ndarja e dispozit\u00ebs s\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb nga t\u00ebr\u00ebsia e neneve t\u00eb Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti diskriminim q\u00eb u b\u00ebhet grave n\u00eb baza gjinore. E grat\u00eb duhet t\u00eb punojn\u00eb fuqish\u00ebm edhe n\u00eb nivel shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb drejtat e tyre si pun\u00ebtore konform Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb pastaj, nj\u00ebmend mjeti e arsyeton q\u00ebllimin!<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p><strong><em>Ky editorial \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u201cP\u00ebrgjigje e shpejt\u00eb ndaj pandemis\u00eb COVID-19 \u2013 mb\u00ebshtetja e grupeve m\u00eb t\u00eb cenueshme t\u00eb grave\u201d i iniciuar dhe i financuar nga Fondacioni i Kosov\u00ebs p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur, q\u00eb implementohet nga Forumi Ekonomik i Grave.<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grat\u00eb, pothuajse kurr\u00eb nuk ia kan\u00eb pa\u2019 hajrin aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre riprodhuese. Historia tregon q\u00eb kjo aft\u00ebsi biologjike shpesh i ka kufizuar grat\u00eb n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, e po ashtu edhe n\u00eb kategorin\u00eb e cila mundet me kontribu vet\u00ebm n\u00eb shtimin dhe ruajtjen e numrit t\u00eb popullsise s\u00eb shteteve, duke i p\u00ebrjashtuar ato [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":40,"featured_media":7966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[691],"ppma_author":[50],"class_list":["post-5413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-economy"],"authors":[{"term_id":50,"user_id":40,"is_guest":0,"slug":"adelina-tershani","display_name":"Adelina T\u00ebrshani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/adelina-tershani-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/adelina-tershani-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"T\u00ebrshani","first_name":"Adelina","description":"Adelina T\u00ebrshani \u00ebsht\u00eb aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ka p\u00ebrfunduar Fakultetin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe tani punon n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e diskriminimit n\u00eb baza gjinore n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Adelina, \u00ebsht\u00eb bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin n\u00eb baza gjinore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ballkanin Perendimor. Ajo ve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebrmes shkrimeve dhe performancave artistike, adreson problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos ato q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona rurale. Duke qen\u00eb pjes\u00eb e iniciativ\u00ebs \"Republika KSKS\", ajo ka avokuar p\u00ebr futjen e edukat\u00ebs seksuale si l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore n\u00eb planprogramin shkollor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Adelina p\u00ebrmes 'slam poezis\u00eb', ironizon me shkaqet dhe pasojat e mos-futjes s\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde n\u00eb shkolla, si dhe raportit t\u00eb grave dhe vajzave me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/40"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5413"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8076,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5413\/revisions\/8076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5413"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}