{"id":5425,"date":"2019-10-29T14:52:45","date_gmt":"2019-10-29T12:52:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5425"},"modified":"2024-10-25T14:56:13","modified_gmt":"2024-10-25T12:56:13","slug":"perballe-idealit-dhe-realitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/perballe-idealit-dhe-realitetit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrball\u00eb idealit dhe realitetit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><em style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0review\u00a0<\/span><em style=\"font-size: 16px;\">p\u00ebrkitazi me filmin Cold November<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0(N\u00ebntor i ftoht\u00eb),\u00a0<\/span><em style=\"font-size: 16px;\">t\u00eb regjisorit Ismet Sijarina<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ngjarjet e m\u00ebdha, ndryshimet revolucionare kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb nj\u00eb ankth p\u00ebr individin. Pothuajse, \u00e7do gj\u00eb kap\u00ebrdihet nga fryma e k\u00ebtij\u00a0<em>ndryshimi t\u00eb madh<\/em>. Njeriu, individi humb \u00e7do vler\u00eb dhe nj\u00ebjt\u00ebsohet me mas\u00ebn nga nj\u00eb frym\u00eb e till\u00eb. P\u00ebrpara pushtuesit t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb pushtuar, sikurse, edhe p\u00ebrpara t\u00eb pushtuarit t\u00eb gjith\u00eb pushtues, pra,\u00a0 n\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb nj\u00ebsoj. Pra, ka nj\u00eb pushtues, nj\u00eb t\u00eb pushtuar \u2013 nj\u00eb histori. Gjith\u00e7ka, \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7dokush i n\u00ebnshtrohet k\u00ebtij rendi\u00a0<em>determinist<\/em>. Nuk ka\u00a0<em>Un\u00eb<\/em>, por ka\u00a0<em>Ne<\/em>. Nuk ka\u00a0<em>Ai<\/em>, por ka\u00a0<em>Ata<\/em>\u00a0(sic). Andaj, sipas k\u00ebtij ligj\u00ebrimi supozohet se edhe kur t\u00eb \u00ebnd\u00ebrojm\u00eb, duhet t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, madje edhe seks do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Pse?! Sepse jemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb na thon\u00eb. I p\u00ebrkasim t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj, prandaj edhe jemi dhe duhet t\u00eb sillemi nj\u00ebsoj. E gjith\u00eb lufta brenda nj\u00eb populli q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb, \u00ebsht\u00eb se si duhet t\u00eb sillemi si nj\u00eb trup i vet\u00ebm edhepse, nuk jemi t\u00eb till\u00eb. Masa duke qen\u00eb totalitare mundohet q\u00eb \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb margjinave ta fus\u00eb brenda gjirit t\u00eb saj ngulfat\u00ebs, mir\u00ebpo, n\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur at\u00ebher\u00eb duhet p\u00ebrjashtuar duke e poshtruar n\u00eb mos dhe eleminuar. Historikisht masat kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb vrastare p\u00ebr individin, sepse individi \u00ebsht\u00eb armiku kryesor i hipokrizis\u00eb s\u00eb tyre. Nj\u00eb individ me vullnet, besim dhe guxim intelektual, i cili vendimet q\u00eb i merr i b\u00ebn jasht\u00eb interferencave eksternale, nga konformiteti shoq\u00ebror shihet si armik. Sipas tyre ky soj njeriu nuk i duhet shoq\u00ebris\u00eb, sepse ai mendon me kok\u00ebn e tij, jo sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Shoq\u00ebria, sipas tyre, duhet ta ket\u00eb nj\u00eb trup dhe nj\u00eb kok\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ato koka q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb theksohen duhet prer\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, rasti i arkivistit Fadil Syla (luajtur nga aktori Kushtrim Hoxha), na e b\u00ebn t\u00eb preksh\u00ebm k\u00ebt\u00eb narracion. Rasti i tij nuk \u00ebsht\u00eb cop\u00ebza e historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, por \u00ebsht\u00eb historia e tij, e familjes s\u00eb tij, madje n\u00eb disa momente vet\u00ebm e tij. E gjith\u00eb kjo histori shfaqet n\u00eb filmin<em>\u00a0Cold November<\/em>\u00a0(N\u00ebntor i ftoht\u00eb), t\u00eb regjisorit Ismet Sijarina. Fadili, jeton n\u00ebn fshikullimin e kamxhikut t\u00eb idealit dhe n\u00ebn presionin e realitetit ekzistencial dhe si rrjedhim ai jeton n\u00ebn presionin e k\u00ebtij binomi. E gjith\u00eb beteja e tij zhvillohet brenda nj\u00eb dileme morale dhe brenda nj\u00eb realiteti p\u00ebr ekzistenc\u00ebn. Sikur e gjith\u00eb lufta q\u00eb ndodh\u00eb jasht\u00eb me t\u00ebr\u00eb mas\u00ebn dhe v\u00ebllimin e saj jan\u00eb koncentruar vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, n\u00eb shpirtin e Fadilit. Ai n\u00eb \u00e7do \u00e7ast \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion dhe se e di se duhet t\u00eb ballafaqohet vet\u00eb me t\u00eb. Vendimin q\u00eb e ka marr\u00eb nuk e ka nga kryene\u00e7\u00ebsia, as nga guximi. Ai \u00ebsht\u00eb i frik\u00ebsuar, sepse vendimi i tij n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb peshores e ka t\u00eb vendosur idealin e popullit p\u00ebr kund\u00ebrshtim (e q\u00eb edhe vet\u00eb Fadili \u00ebsht\u00eb po aq kund\u00ebrshtues), si dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ekzistenc\u00ebn e familjes s\u00eb tij. Kjo p\u00ebrplasje n\u00eb mes t\u00eb popullit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe t\u00eb familjes n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr Fadilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasje m\u00eb e madhe sesa vet\u00eb\u00a0<em>p\u00ebrplasja e qytet\u00ebrimeve<\/em>, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasja mes moralit dhe mendjes. Morali i thot\u00eb se duhet t\u00eb jesh krah me idealin, mir\u00ebpo, mendja i thot\u00eb se si mund t\u00eb jesh me idealin kur je i vdekur urie. Morali i thot\u00eb se duhesh ta l\u00ebsh pun\u00ebn e t\u00eb vuash sikur shok\u00ebt, kurse mendja i thot\u00eb se duhet t\u00eb jesh i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para familjes. Kjo dilem\u00eb Fadilin do ta ndjek\u00eb n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga ne edhe mund ta gjykojm\u00eb vendimin e Fadilit, madje shumica absolute edhe e b\u00ebn, mir\u00ebpo, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb duke mos qen\u00eb ose duke mos dashur t\u00eb mish\u00ebrohemi me fatin e tij. Fadili \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>i d\u00ebnuar nga historia<\/em>\u00a0t\u00eb jetoj\u00eb si\u00a0<em>tradhtar<\/em>, sepse veprimin e tij asisoj e ka vendosur populli kjo kategori kaq abstrakte. Dilema e Fadil Syl\u00ebs \u00ebsht\u00eb pothuajse analoge me dilem\u00ebn e atij studentit sartre-an, i cili nuk e di se a \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me shok\u00ebt apo t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb sht\u00ebpi dhe k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb ia paraqet Jean-Paul Sartre-it, e i cili n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i treguar rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjek\u00eb, k\u00ebshilla e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb student ishte q\u00eb t\u00eb vepronte sipas vullnetit t\u00eb tij, sepse simbas Sartre-it ekzistenca e njeriut mund t\u00eb kuptim\u00ebsohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ai vet\u00eb e merr fatin e tij n\u00eb duart e veta. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Fadili \u00ebsht\u00eb tipik sartrean, ekzistencialist orthodoks. Edhe p\u00ebrkund\u00ebr presionit psikologjik ai reziston, sepse fuqia rezistuese e tij \u00ebsht\u00eb koncentruar n\u00eb shp\u00ebtimin e familjes s\u00eb tij. Ai ka nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb qoft\u00eb edhe duke u p\u00ebrbuzur nga shoq\u00ebria. Dilema e tij nuk \u00ebsht\u00eb ankth p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, por shoq\u00ebri b\u00ebhet ankthi i tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij ligj\u00ebrimi filmi\u00a0<em>Cold November<\/em>\u00a0shp\u00ebrfaq edhe dy elemente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; shoq\u00ebrin\u00eb dhe tradhtin\u00eb. N\u00eb fakt filmi nuk e relativizon tradhtin\u00eb si koncept, por as si mas\u00eb nd\u00ebshkuese, mir\u00ebpo, duke e zhveshur hipokrizin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb (popullit), e rikontekstalizon dhe e ridimensionon epitetin e tradhtarit. Fadili punon si arkivist n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb koh\u00ebn kur masat e dhunshme q\u00eb ishin vendosur n\u00eb Kosov\u00eb nga aparati shtetror serb\u00eb ku kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb largoheshin dhunsh\u00ebm nga puna, t\u00eb mbylleshin fabrika, shkollat, Universiteti etj., ai vendos q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb. Ky vendim sado drastik po aq edhe kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs p\u00ebr kontekstin, por n\u00eb syrin e kamer\u00ebs s\u00eb regjisorit Sijarina merr nj\u00eb trajt\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht personale. Fadili nuk vazhdon pun\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ndihmuar armikut. Ai vazhdon pun\u00ebn sepse nuk ka kah t\u2019ia mbaj\u00eb. Jeta e tij, e gruas, dy f\u00ebmij\u00ebve dhe babait t\u00eb tij jan\u00eb t\u00eb varura nga paga e pun\u00ebs si arkivist q\u00eb b\u00ebn. \u00cbsht\u00eb interesant se vendimi i Fadilit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pun\u00eb, tek pala shqiptare e b\u00ebn tradhtar, kurse tek pala serbe e b\u00ebn\u00eb mosbesues. I huaj n\u00eb pun\u00eb, i huaj n\u00eb shoq\u00ebri, ky \u00ebsht\u00eb fati i tij t\u00eb cilin ai duhet ta mbaj\u00eb mbi supe, t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb fantazm\u00eb n\u00eb mes njer\u00ebzve.\u00a0<em>Fadil tradhtari<\/em>, \u00ebsht\u00eb njeriu i cili ka vendosur t\u00eb marr\u00eb n\u00eb duar fatin e tij dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky vendim q\u00eb at\u00eb e b\u00ebri tradhtar. Ai ka vendosur q\u00eb familjen e tij t\u00eb mos ta l\u00ebr\u00eb n\u00ebn nd\u00ebrgjegjen e shoq\u00ebris\u00eb, por t\u2019i marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ia ka ngarkuar vet\u00ebs, ta mbaj\u00eb veten dhe familjen e tij, qoft\u00eb kjo edhe me kushtin e vdekjes.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebp\u00ebrmes Fadil Syl\u00ebs, filmi\u00a0<em>Cold November<\/em>, na b\u00ebn me dije se brenda asaj q\u00eb mundohemi ta paraqesim si\u00a0<em>histori e popullit\u00a0<\/em>si\u00a0<em>histori komb\u00ebtare<\/em>\u00a0n\u00eb fakt ka nj\u00eb shum\u00ebsi t\u00eb pafundme historish t\u00eb ve\u00e7anta, e q\u00eb secila \u00ebsht\u00eb e ndryshme n\u00eb llojin e vet. \u201cNuk ka nj\u00eb histori bot\u00ebrore, ajo nuk ekziston. Ka histori individuale\u201d thoshte dikur autori i librit<em>\u00a0Mjerimi i historicizmit<\/em>, Karl Popper. \u00a0Prandaj, filmi\u00a0<em>Cold November<\/em>\u00a0n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme na k\u00ebshillon q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm kur marrim guximin q\u00eb ta gjykojm\u00eb tjetrin sesi t\u00eb sillet, e aq m\u00eb pak kur k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjm\u00eb sidomos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. Mbase, jeta e Fadil Syl\u00ebs p\u00ebrfundon pas p\u00ebrfundimit t\u00eb\u00a0<em>thesit me kumpira<\/em>, mir\u00ebpo, mend\u00ebsia q\u00eb e nxjerr tradhtarin si kategori shoq\u00ebrore n\u00eb debatin publik vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb\u00a0review\u00a0p\u00ebrkitazi me filmin Cold November\u00a0(N\u00ebntor i ftoht\u00eb),\u00a0t\u00eb regjisorit Ismet Sijarina Ngjarjet e m\u00ebdha, ndryshimet revolucionare kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb nj\u00eb ankth p\u00ebr individin. Pothuajse, \u00e7do gj\u00eb kap\u00ebrdihet nga fryma e k\u00ebtij\u00a0ndryshimi t\u00eb madh. Njeriu, individi humb \u00e7do vler\u00eb dhe nj\u00ebjt\u00ebsohet me mas\u00ebn nga nj\u00eb frym\u00eb e till\u00eb. P\u00ebrpara pushtuesit t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb pushtuar, sikurse, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":9212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1557,957,1558,567],"ppma_author":[733],"class_list":["post-5425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-cold-november","tag-film","tag-ismet-sijarina","tag-review"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5425"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5425\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9213,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5425\/revisions\/9213"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5425"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}