{"id":5433,"date":"2019-11-23T12:58:19","date_gmt":"2019-11-23T10:58:19","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5433"},"modified":"2024-11-12T13:00:46","modified_gmt":"2024-11-12T11:00:46","slug":"realitet-i-shperftyruem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/realitet-i-shperftyruem\/","title":{"rendered":"Realitet i shp\u00ebrftyruem"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ndon\u00ebse cil\u00ebsohet si shekull i shpikjeve t\u00eb m\u00ebdha teknologjike e shkencore, po aq revulucionare sa disa nga shpikjet ma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shekujve t\u00eb kaluem, porse, ky shekull nuk e zhvilloi ashtu si\u00e7 duhet njeriun brenda vetes, dhe asht larg shpres\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Njeriu mbeti aty, njeri i pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe i eg\u00ebr, njeri q\u00eb rreh, vret e ther njer\u00ebz dhe nuk ka dhembshuni. Dukuni e p\u00ebrbindshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqeth kur e k\u00ebqyr, d\u00ebgjon a kujton vrasjen e grave dhe vajzave shqiptare q\u00eb ran\u00eb n\u00eb thonjt\u00eb e kasap\u00ebve, jeta e t\u00eb cilave vleu kaq pak e zgati aq sa desht apo iu tek nji burr(i)eci. Ngjarjet e hidhuna po rrokullisen me shpejt\u00ebsi, vrasjet \u201cserike\u201d t\u00eb grave dhe vajzave p\u00ebr shkaqe t\u00eb llojllojta jan\u00eb nji situat\u00eb alarmante, anormale q\u00eb nuk ta rrok\u00eb mendja e shndosh\u00eb. Mjerisht, dhembshunisht, thujse p\u00ebrdit\u00eb po p\u00ebrballemi me k\u00ebt\u00eb mizori t\u00eb vrasjeve. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb humtimeve q\u00eb jan\u00eb ba, pjesa ma e madhe e tyne kryhen p\u00ebr p\u00ebr motive t\u00eb ulta, banale, justifikime qesharake e metoda kriminale. Jemi spektator\u00eb t\u00eb nji shfaqje q\u00eb t\u00eb kall tmerrin, t\u00eb nji panorame t\u00eb zymt\u00eb e cila na shp\u00ebrfaq t\u00eb dhana shokuese dhe shqet\u00ebsuese p\u00ebr nji vend t\u00eb vog\u00ebl si yni, ku q\u00eb nga paslufta e deri m\u00eb sot statistikat ngjasojn\u00eb me bilanc lufte.<\/p>\n<p><strong>Vrasjet e grave trend rrit\u00ebs \u00e7do vit!<\/strong><\/p>\n<p>Muret q\u00eb kan\u00eb emnin shpi p\u00ebr zojat e shpis\u00eb jan\u00eb kthy n\u00eb vende makthi e rrezik vdekjeje! Me gjas\u00eb, grat\u00eb ma par\u00eb vriten nga dikush q\u00eb e njohin se nga nji i panjohun, nd\u00ebrsa pjesa d\u00ebrrmuese e vras\u00ebsve jan\u00eb burra. Sipas specialist\u00ebve grat\u00eb ma shum\u00eb vriten nga partner\u00ebt e tyne se sa nga tan\u00eb llojet e kriminel\u00ebve. Burrat q\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb ndahen n\u00eb dy lloje; burra q\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb me raste, t\u00eb cil\u00ebt nuk p\u00ebrdorin ndonji arm\u00eb dhe nuk e kan\u00eb zakon ta keqtrajtojn\u00eb bashk\u00ebshorten, dhe lloji tjet\u00ebr jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb zhvillu nji prirje kronike t\u00eb keqtrajtimit. K\u00ebta t\u00eb fundit e p\u00ebrdorin vazhdimisht dhun\u00ebn dhe kan\u00eb pak ose aspak brejtje t\u00eb nd\u00ebrgjegjes. \u00c7do\u00a0lloj keqtrajtimi fizik mund t\u00eb shkaktoj\u00eb damtime me pasoja t\u00eb randa, deri tek ato vdekjeprur\u00ebse. Ndaj,\u00a0fakti q\u00eb nji burr\u00eb ushtron dhun\u00eb jo aq shpesh ose jo aq fort sa nji tjet\u00ebr, nuk e ban at\u00eb t\u00eb justifikueshme.\u00a0Thjesht, nuk ekziston asgja q\u00eb mund t\u00eb quhet keqtrajtim \u201ci pranuesh\u00ebm\u201d.\u00a0<em>\u201cNj\u00eb burr\u00eb i dhunsh\u00ebm q\u00eb ka sulmuar gruan e tij nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak kriminel se nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka rrahur nj\u00eb t\u00eb panjohur.\u201d<\/em>\u00a0\u2014 shkruan:\u00a0<strong>When Men Batter Women.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt burra vrasin grat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Se cil\u00ebt burra vrasin grat\u00eb jan\u00eb ba studime t\u00eb shumta, por cil\u00ebt faktor\u00eb mund ta bajn\u00eb nji burr\u00eb ta vras\u00eb gruan e vet? Gjetja e faktor\u00ebve nxit\u00ebs asht nji mision i posa\u00e7\u00ebm i cili k\u00ebrkon nji shtjellim analitik. Pasi ka studiu qindra raste me profil t\u00eb nalt\u00eb n\u00eb tan\u00eb bot\u00ebn, psikologia\u00a0<strong>Dr. Kathy Charles<\/strong>\u00a0thot\u00eb se rranj\u00ebt e nji vrasjeje gjenden te nji \u00e7rregullim i personalitetit.\u00a0<em>\u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta duken si njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, por kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 nj\u00eb personalitet psikotik q\u00eb merr emocion nga vrasja. Sistemet e tyre nervore jan\u00eb t\u00eb ndryshme, ata nuk emocionohen nga gj\u00ebrat q\u00eb ngacmojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt<\/em>\u201d Ajo vijon se tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, t\u00eb pashpirt dhe nuk pendohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb ba. Si p\u00ebrgjigje krijojn\u00eb skenare hakmarrjeje prej ma t\u00eb ndryshmeve, zhyten n\u00eb viktimizimin e tyne. Pra, hulumtimet rezultojn\u00eb q\u00eb tipat e burrave vras\u00ebs jan\u00eb persona q\u00eb vujn\u00eb nga \u00e7rregullime t\u00eb personalitetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt fajin e kan\u00eb edhe familjet e tyne, pasi duhet t\u2019i deklarojn\u00eb dhe udh\u00ebzojn\u00eb n\u00eb qendrat p\u00ebrkat\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore. Ka raste dhe t\u00eb tipave me t\u00eb cil\u00ebt duhet punu, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe pa motiv. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tjet\u00ebr tip me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor jan\u00eb edhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt psikik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ide q\u00eb n\u00eb thelb e kan\u00eb xhelozin\u00eb, raste k\u00ebto t\u00eb cilat duhet denoncohen nga familjar\u00ebt. Tipari dallues i k\u00ebtyne tipave asht se thon\u00eb gjana q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me realitetin dhe n\u00eb raste t\u00eb tilla p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i bind\u00eb asht e pasukses. Tipat me \u00e7rregullime t\u00eb personalitetit shfaqin tipare t\u00eb egra t\u00eb cilat ishin t\u00eb fshehuna e t\u00eb mbledhuna koh\u00eb ma par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si ka ken\u00eb f\u00ebminija e k\u00ebtyre burrave vras\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Qysh si f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl ata jan\u00eb rrit\u00eb n\u00eb mjedise t\u00eb egra, ku dhuna emocionale dhe fizike ishte \u2018normale\u2019. Sipas nji specialisteje, nji mashkull q\u00eb rritet n\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb,<em>\u00a0\u201cmund ta thith\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb p\u00ebrbuzjen q\u00eb ka i ati p\u00ebr grat\u00eb. Djali m\u00ebson se nj\u00eb burr\u00eb duhet t\u2019i ket\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn kontroll grat\u00eb dhe se m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i pasur ato n\u00ebn kontroll \u00ebsht\u00eb t\u2019i frik\u00ebsoj\u00eb, t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb dhe\u00a0t\u2019i posht\u00ebroj\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, m\u00ebson se nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb fituar miratimin e babait t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb sillet si ai\u201d<\/em>. Se burrat q\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb fizike dhe q\u00eb vrasin jan\u00eb rrit\u00eb p\u00ebr vete n\u00eb familje t\u00eb dhunshme ky fakt nuk na habit fort.\u00a0<em>\u201cShumica e burrave t\u00eb dhunsh\u00ebm jan\u00eb rrit n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb mund t\u00eb quhen \u2018zona lufte\u2019\u201d<\/em>,\u2014 shkruan\u00a0<strong>Majk\u00ebll Grej\u00e7i,<\/strong>\u00a0i cili ka kalu ma shum\u00eb se dy dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb tuj ba k\u00ebrkime lidhun me dhun\u00ebn mes bashk\u00ebshort\u00ebve. N\u00eb disa vende, t\u00eb rrah\u00ebsh nj\u00eb grua shihet si nj\u00eb gj\u00eb e pranueshme e madje normale.<em>\u00a0\u00abE drejta e burrit p\u00ebr ta rrahur ose p\u00ebr ta frik\u00ebsuar fizikisht gruan e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bindje e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebri\u201d<\/em>, \u2014\u00a0<strong>thuhet n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/strong>\u00a0Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb drejtuar nga Ri\u00e7ard J. Xhelsi n\u00eb Universitetin e Roud Ajlendit, SHBA, tregues t\u00eb rrezikut p\u00ebr keqtrajtimin fizik dhe emocional n\u00eb mjedisin familjar jan\u00eb se:\u00a0<em>burri ka ushtruar m\u00eb par\u00eb dhun\u00eb n\u00eb familje, \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb, p\u00ebrdor droga t\u00eb paligjshme t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit, kur jetonte me familjen ai shihte baban\u00eb t\u00eb godiste n\u00ebn\u00ebn, \u00e7ifti nuk \u00ebsht\u00eb i martuar &#8211; bashk\u00ebjetojn\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar, ka nj\u00eb pun\u00eb me rrog\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nuk e ka mbaruar shkoll\u00ebn e mesme, ka mosh\u00ebn nga 18 deri 30 vje\u00e7, nj\u00ebri ose t\u00eb dy prind\u00ebrit p\u00ebrdorin dhun\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00ebn nivelin e varf\u00ebris\u00eb, burri dhe gruaja vijn\u00eb nga kultura t\u00eb ndryshme\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Ndikimi \u201ckulturor\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dikur jeta e f\u00ebmij\u00ebve\/meshkuj nisej me krisma, q\u00ebllonin n\u00eb aj\u00ebr kur foshnja ishte djal\u00eb, dhe k\u00ebshtu qysh si f\u00ebmij\u00eb u m\u00ebsonin t\u2019i japin urdhna gjinis\u00eb s\u00eb kund\u00ebrt, u m\u00ebsonin me iden\u00eb se gjithmon\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe se gjithmon\u00eb mund dhe duhet t\u00eb marrin at\u00eb q\u00eb duan. Jan\u00eb rrit\u00eb n\u00eb frym\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb dominojn\u00eb n\u00eb raport me gruan dhe n\u00eb momentin kur ajo vendos t\u2019i thot\u00eb JO &#8211; trajtimit jo t\u00eb duhun, ata shkojn\u00eb deri tek privimi i jet\u00ebs s\u00eb saj. Than\u00eb shkurt, djemt\u00eb edukohen si superior\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs.<\/p>\n<p>Si e vog\u00ebl nji vajz\u00eb ka ken\u00eb d\u00ebshmitare sesi baba ka ushtru dhun\u00eb ndaj nan\u00ebs s\u00eb saj. Kjo ban q\u00eb vajza t\u00eb mendoj\u00eb se dhuna q\u00eb i ushtrohet nan\u00ebs asht pjes\u00eb e martes\u00ebs, dhe kur t\u00eb martohet edhe vet\u00eb, n\u00ebse dhe bashk\u00ebshorti vepron n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ajo nuk e sheh si tragjike &#8211; \u201cEdhe baba e ka rreh nan\u00ebn dhe jan\u00eb plak\u00eb bashk\u00eb&#8230;!\u201d, k\u00ebshtu, mendon se kjo gja asht normalitet n\u00eb \u00e7do familje. Motivet q\u00eb i sjellin bashk\u00ebshort\u00ebt deri tek dhuna fizike e q\u00eb jo rrall\u00eb ndodh p\u00ebrfundojn\u00eb edhe me fatalitet, jan\u00eb pasojat e shoqnis\u00eb patriarkale nga e kalumja e larg\u00ebt, kur burri ishte \u201csunduesi\u201d dhe gruaja ishte vet\u00ebm nji \u201csh\u00ebrb\u00ebtore p\u00ebr pun\u00ebt e shpis\u00eb dhe nji \u201cmakin\u00eb prodhuese\u201d p\u00ebr lindjen e f\u00ebmij\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shoqnia jon\u00eb hala e ka zor me pranu faktin q\u00eb gruaja asht\u00a0<strong>NJERI<\/strong>. Meshkujt tan\u00eb vazhdojn\u00eb me k\u00ebrku gruan e kahershme, aso q\u00eb nuk bzan\u00eb, q\u00eb v\u00ebrtitet rreth sob\u00ebs, kuzhin\u00ebs e f\u00ebmive. Nuk kan\u00eb ba hap tej biologjis\u00eb s\u00eb tyne, njohin ve\u00e7 forc\u00ebn e muskujve, dhun\u00ebn n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme; t\u00eb shtr\u00ebngimit fizik ose psikik, mjeteve e metodave t\u00eb vrazhda ndaj gruas p\u00ebr ta detyru t\u00eb baj di\u00e7ka jasht\u00eb vullnetit a d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr ta n\u00ebnshtru e p\u00ebr ta shtyp, p\u00ebr t\u2019ia kufizu veprimet. Asht varfnia kulturore kjo, asht padija apo informacioni jo i mjaftuesh\u00ebm si dhe mentaliteti arkaik &#8211; patriarkal i burrave shqiptar\u00eb. Mentaliteti i krimbun i cili nuk ka pas\u00eb respektin e duhun p\u00ebr gruan, qoft\u00eb si grua, si nan\u00eb, vajz\u00eb, mot\u00ebr a si bashk\u00ebshorte. Kjo mend\u00ebsi e tyne vazhdon me ra ndesh me pavar\u00ebsin\u00eb dhe emanicipimin grave, p\u00ebr faktin se u heq pushtetin.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj grave prek t\u00eb gjitha grat\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha moshave dhe niveleve. Kjo dukuni e sh\u00ebmtume ka hedhun rranj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb pabarazin\u00eb mes grave dhe burrave n\u00eb shoqni dhe ushqehet ma tej nga mungesa e kultur\u00ebs, mungesa e toleranc\u00ebs dhe mospranimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji nuk ka ashp\u00ebrsin\u00eb e duhun p\u00ebr burrat vras\u00ebs, ai nuk po gjen zbatim nga organet ekzekutuese, k\u00ebshtu, tuj e lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhunuesin n\u00eb t\u00eb njajtin avaz. Asht mase e nevojshme q\u00eb t\u00eb krijohen qendra t\u00eb specializume t\u00eb trajtimit t\u00eb dhunuesve, ngase sipas rasteve t\u00eb hasuna n\u00eb praktik\u00eb v\u00ebrehet se dhunuesit t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nji koh\u00eb t\u00eb caktume sa q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb burgje risocializohet n\u00eb nji form\u00eb edhe ma t\u00eb ashp\u00ebr, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye burgjet nuk mund t\u00eb konsiderohen n\u00eb asnji rast nji vend i mir\u00ebfillt\u00eb edukimi apo rehabilitimi i k\u00ebtyne personave. Gjithashtu, ofrimi i mbrojtjes p\u00ebr viktimat q\u00eb asht thelb\u00ebsor p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs s\u00eb matejme, rim\u00ebkambjen fizike, psikologjike dhe shoqnore t\u00eb viktimave, trajnimin e t\u00eb gjith\u00eb profesionist\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs mbi zbulimin e dhun\u00ebs, nevojat e t\u00eb mbijetumve, parandalimin e riviktimizimit si dhe nxitjen e bashk\u00ebpunimit midis institucioneve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse cil\u00ebsohet si shekull i shpikjeve t\u00eb m\u00ebdha teknologjike e shkencore, po aq revulucionare sa disa nga shpikjet ma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shekujve t\u00eb kaluem, porse, ky shekull nuk e zhvilloi ashtu si\u00e7 duhet njeriun brenda vetes, dhe asht larg shpres\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Njeriu mbeti aty, njeri i pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe i eg\u00ebr, njeri q\u00eb rreh, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":500,"featured_media":10040,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1764,1432,1221],"ppma_author":[1321],"class_list":["post-5433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-burrat","tag-dhuna","tag-grate"],"authors":[{"term_id":1321,"user_id":500,"is_guest":0,"slug":"arta-maxhuni","display_name":"Arta Maxhuni","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ba6110506929dbff74e6fb24e40612a4855c02b9e5ec6b970d64bc12716b5f22?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Maxhuni","first_name":"Arta","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/500"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5433"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10041,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5433\/revisions\/10041"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5433"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}