{"id":5517,"date":"2020-08-11T13:45:32","date_gmt":"2020-08-11T11:45:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5517"},"modified":"2024-10-24T13:48:54","modified_gmt":"2024-10-24T11:48:54","slug":"shteti-civil-perballe-bi-etnocentrizmit-reflektim-mbi-retoriken-e-zgjedhjeve-parlamentare-2020-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/shteti-civil-perballe-bi-etnocentrizmit-reflektim-mbi-retoriken-e-zgjedhjeve-parlamentare-2020-ne-maqedoni\/","title":{"rendered":"Shteti Civil p\u00ebrball\u00eb \u201cBi-etnocentrizmit\u201d: Reflektim mbi retorik\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare 2020 n\u00eb Maqedoni"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Sapo t\u00eb kaloni kufirin Kosov\u00eb-Maqedoni Veriore (tutje referuar si Maqedoni), pranoni nj\u00eb mesazh n\u00eb telefon ku spikasin fjal\u00ebt:<em>\u201cMir\u00ebsevini n\u00eb Maqedoni<\/em>\u2026\u00a0<em>qendr\u00ebn e civilizimit\u201d<\/em>\u00a0(\u2026), edhepse shum\u00ebher\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ka munguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ka qen\u00eb pik\u00ebrisht civilja e civilizimi. Kronologjikisht, zhvillimet kryesore n\u00eb Maqedoni nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1991 e k\u00ebndej kan\u00eb qen\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me paq\u00ebndrueshm\u00ebri politike e skandale\/konflikte me baz\u00eb mosdurimi komb\u00ebtar\/etnik e diskriminimi, kryesisht nd\u00ebrmjet dy grupeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha etnike; maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndarja dhe distanca nd\u00ebrmjet komuniteteve ka qen\u00eb her\u00eb shkak e her\u00eb pasoj\u00eb e veprimeve politike. Miratimi i\u00a0<em>kushtetut\u00ebs<\/em>\u00a0m\u00eb 1991 (me referenca kryesore ndaj maqedonasve etnik\u00eb) shp\u00ebrthimi i konfliktit t\u00eb armatosur m\u00eb 2001 dhe miratimi i\u00a0<em>Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb t\u00eb Ohrit<\/em>\u00a0(MKO), skenat e\u00a0<em>dhun\u00ebs<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>skandalet<\/em>\u00a0e motivuara etnikisht n\u00ebp\u00ebr shkolla e salla sportive, politika e njohur si\u00a0<em>Antikvizacija<\/em>\u00a0e projekti\u00a0<em>Skopje 2014<\/em>, ngjarjet n\u00eb\u00a0<em>Kumanov\u00eb<\/em>\u00a0m\u00eb 2015, skandali me\u00a0<em>p\u00ebrgjimet<\/em>\u00a0e politikan\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe\u00a0<em>dhuna<\/em>\u00a0n\u00eb kuvend m\u00eb 2017 pas zgjedhjes s\u00eb Talat Xhaferit si kryetar i kuvendit, nd\u00ebr t\u00eb tjera. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre ngjarjeve t\u00eb cilat kushtimisht ishin zhvillime \u201cjocivile\u201d dhe historikut me zhvillime jo shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe n\u00eb linj\u00eb me shtetin civil, ndryshimi i pushtetit m\u00eb 2017 me ardhjen e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet (n\u00eb koalicion me Bashkimin Demokratik p\u00ebr Integrim), sikur e b\u00ebri t\u00eb paramendueshme funksionimin e Maqedonis\u00eb si nj\u00eb shtet\u00a0<em>civil<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb ishte edhe programi i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb Zoran Zaev, dikur kryetar i nj\u00eb komune n\u00eb lindje t\u00eb shtetit, dhe i zgjedhur si kryetar i partis\u00eb Lidhja Social Demokrate e Maqedonis\u00eb (SDSM) m\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Qeveria e re u angazhua p\u00ebr kthimin e demokracis\u00eb n\u00eb kuvend, rritjen e rolit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb organet punuese t\u00eb kuvendit, nism\u00ebs legjislative p\u00ebr Ligjin e Gjuh\u00ebve (me referenc\u00eb fuqizimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb nivel shtet\u00ebror), heqjen e ndikimeve mbi mediat, reform\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike (RAP), reform\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb\/inteligjenc\u00ebs dhe luft\u00eb kund\u00ebr krimit e korrupsionit, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Kryeministri Zaev n\u00eb publik u portretizua si nj\u00eb miniTrudeau, p\u00ebr shkak t\u00eb diskursit barazitar e p\u00ebrbashkues, e aspak nacionalist, sikund\u00ebr kishte ndodhur kryesisht nga figurat e larta partiake t\u00eb partive kryesore t\u00eb taborit maqedonas. P\u00ebrpos n\u00eb aspekt t\u00eb brendsh\u00ebm, Zaev shihej si liberal e bashk\u00ebpunues edhe n\u00eb nivel tejshtet\u00ebror dhe k\u00ebt\u00eb edhe e d\u00ebshmoi me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Przinos me Greqin\u00eb dhe marr\u00ebveshjet e miq\u00ebsis\u00eb me Bullgarin\u00eb por edhe me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr integrim n\u00eb struktura tejshtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Madje, mjedisi i ri politik, larg zbavitjeve e skandaleve t\u00eb motivuara etnikisht, kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit jomaqedonas ta p\u00ebrkrahin kryeministrin Zaev, si nj\u00eb reformator jo vet\u00ebm politik por mbase edhe kulturor. Atmosfera e re vihej n\u00eb pah fillimisht nga partia e tij. N\u00eb LSDM kishte an\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb (si\u00e7 pati edhe votues), minist\u00ebr shqiptar n\u00eb qeveri nga ana e partis\u00eb por edhe nj\u00eb n\u00ebnkryetar t\u00eb partis\u00eb nga komuniteti shqiptar. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, n\u00eb media sociale, an\u00ebtar\u00ebt e qeveris\u00eb kishin filluar nj\u00eb varg videosh vet\u00ebdij\u00ebsuese p\u00ebr larmishm\u00ebrin\u00eb kulturore n\u00eb Maqedoni; zyrtar\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb shfaqeshin duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb t\u00eb kulturave t\u00eb tjera nga ajo q\u00eb i takonin, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt e bartnin \u201csfid\u00ebn\u201d tek koleg\u00ebt e tyre t\u00eb tjer\u00eb, poashtu t\u00eb etnive\/kulturave t\u00eb tjera. Krejt kjo n\u00eb funksion t\u00eb thyerjes s\u00eb distanc\u00ebs sociale dhe animin kah interkulturalizmi (bashk\u00ebveprimi nd\u00ebrmjet kulturave t\u00eb ndryshme) pasi p\u00ebr multikuluraliz\u00ebm nuk po diskutohej m\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti civil u duk m\u00eb af\u00ebr se kurdoher\u00eb. Pas vitesh t\u00eb t\u00ebra dominimi t\u00eb retorik\u00ebs, politikave e zhvillimeve me baz\u00eb nacionaliste\/etnike zbarkoi \u201ccivilja\u201d kryesisht nga niveli i lart\u00eb, politikan\u00ebt e politika. Por, fushata dhe periudha e para zgjedhjeve parlamentare 2020, shp\u00ebrfaqi plog\u00ebshtin\u00eb e shtetit civil dhe mbase ngaz\u00ebllimin e tep\u00ebrt me realitetin e ri, t\u00eb nj\u00eb shteti barazitar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shoq\u00ebria e komunitetet lidhen p\u00ebr vlera liberale e civile, e jo p\u00ebr vlera t\u00eb caktuara kulturore a etnike.<\/p>\n<p>Partia e cila ka dominuar n\u00eb politik\u00eb nga partit\u00eb politike shqiptare BDI, shfaqi nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr kishte marrjen e pozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike, at\u00eb t\u00eb kryeministrit. E till\u00eb ishte edhe motoja e zgjedhjeve,\u00a0<em>Realizojm\u00eb \u00ebndrr\u00ebn.\u00a0<\/em>BDI e synonte k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb pasi sipas besimit t\u00eb tyre, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni kishin arritur t\u00eb ushtronin dy funksione tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb cilat ka mbizot\u00ebruar mendimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqen p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb dhe diskriminimit nd\u00ebr vite t\u00eb komunitetit shqiptar (pozit\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe Kryetarit t\u00eb Kuvendit) dhe k\u00ebto\u00a0<em>\u201csuksese\u201d<\/em>\u00a0ishin kryesisht fal\u00eb politikave e k\u00ebrkesave t\u00eb k\u00ebsaj partie mbase edhe presionit e kusht\u00ebzimit. Por, k\u00ebsaj k\u00ebrkese iu p\u00ebrgjigj\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb dy lider\u00ebt e dy partive politike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha maqedonase, Zoran Zaev (SDSM) dhe Hristijan Mickovski (VMRO-DPMNE), kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj politik\u00eb n\u00eb taborin e partive maqedonase. T\u00eb dy nuk e pranuan iden\u00eb e nj\u00eb kryeministri shqiptar dhe u shpreh\u00ebn p\u00ebr bashkim t\u00eb forcave t\u00eb tyre politike kundrejt platform\u00ebs s\u00eb BDI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo retorik\u00eb vet\u00ebm sa e v\u00eb n\u00eb pah brisht\u00ebsin\u00eb dhe jonatyrshm\u00ebrin\u00eb e d\u00ebshir\u00ebs dhe p\u00ebrcaktimit p\u00ebr nj\u00eb shtet civil dhe nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sa nj\u00ebra, aq edhe tjetra pal\u00eb, jan\u00eb d\u00ebshmi se\u00a0<em>\u201cmodernizimi\u201d<\/em>\u00a0i atyp\u00ebratysh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb afatgjat\u00eb, q\u00eb n\u00eb plan t\u00eb fundit, t\u00eb gjith\u00eb i kthehen kart\u00ebs nacionaliste kurdo q\u00eb v\u00ebrejn\u00eb se po rrezikohen prestigji, fuqia a interesat e caktuara. I gjith\u00eb mundi, p\u00ebrpjekjet dhe diskursi p\u00ebr ndryshim t\u00eb konceptit t\u00eb shtetit, t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse madje edhe \u201clufta\u201d fizike e shfaqur n\u00eb kuvendin e Maqedonis\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebsaj kauze, duket se ra n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar mund t\u00eb konsiderohet si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejta t\u00eb barabarta p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb tyre n\u00eb pozita t\u00eb larta. Mir\u00ebpo, kryeministri shqiptar do t\u00eb mund t\u00eb kandidohej edhe p.sh. nga LSDM, ose edhe nga parti t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar.<\/p>\n<p>Kur Klaus Iohannis u zgjodh president i Rumanis\u00eb, kjo nuk ishte rezultat i k\u00ebrkesave t\u00eb pakic\u00ebs saksone transilvaniane n\u00eb Rumani p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim, ngjash\u00ebm, edhe mund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr shqiptar do duhej t\u00eb vinte si rezultat i kushteve e rrethanave, t\u00eb posedimit t\u00eb interesit p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kandidat t\u00eb p\u00ebrgatitur e t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por jo h\u00ebp\u00ebrh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs a p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike. Nj\u00eb kusht\u00ebzim i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishte efekt boomerang tek grupet e tjera pakic\u00eb, pasi n\u00eb t\u00eb ardhmen, p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike do mund t\u00eb p\u00ebsonte ndryshim; pastaj kushtimisht nj\u00eb komunitetet m\u00eb i madh se grupi i dyt\u00eb aktualisht, do k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb kryeminist\u00ebr nga radh\u00ebt e veta. Duke pasur parasysh t\u00eb kaluar\u00ebn problematike t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb tilla projeksione nuk do sillnin as kohezionin shoq\u00ebror e as q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb dashur aq shum\u00eb pun\u00eb e angazhim sidomos nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, mbetet t\u00eb shihet se cili nga dy \u201cetnocentrizmat\u201d do t\u00eb dal\u00eb trimfues; kryeministri shqiptar, bashkimi SDSM-VMRO\/DPMNE, apo nj\u00eb projeksion i nd\u00ebrmjet\u00ebm i opsioneve, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb shteti civil \u00ebsht\u00eb nj\u00eb feniks politik, i koh\u00ebpaskohsh\u00ebm, jo me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb vendosura nga d\u00ebshira dhe besimi p\u00ebr nj\u00eb projeksion t\u00eb till\u00eb, por nga shtysa p\u00ebr t\u2019u dukur mir\u00eb para nj\u00eb elektorati t\u00eb caktuar dhe para faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar brenda dhe jasht\u00eb shtetit. Utopia e nj\u00eb shteti barazitar, me demokraci liberale e p\u00ebrbashkuese e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse duket t\u00eb jet\u00eb fat i parashkruar p\u00ebr shtetin e Maqedonis\u00eb dhe do vazhdoj\u00eb t\u00eb ngrihet si kauz\u00eb, do bjer\u00eb posht\u00eb e mbase prap\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret, kurdo q\u00eb t\u00eb shihet se ka p\u00ebrfitim nga kjo ide.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sapo t\u00eb kaloni kufirin Kosov\u00eb-Maqedoni Veriore (tutje referuar si Maqedoni), pranoni nj\u00eb mesazh n\u00eb telefon ku spikasin fjal\u00ebt:\u201cMir\u00ebsevini n\u00eb Maqedoni\u2026\u00a0qendr\u00ebn e civilizimit\u201d\u00a0(\u2026), edhepse shum\u00ebher\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ka munguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ka qen\u00eb pik\u00ebrisht civilja e civilizimi. Kronologjikisht, zhvillimet kryesore n\u00eb Maqedoni nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1991 e k\u00ebndej kan\u00eb qen\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":253,"featured_media":9094,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1537,1536],"ppma_author":[745],"class_list":["post-5517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-bi-etnocentrizmi","tag-shteti-civil"],"authors":[{"term_id":745,"user_id":253,"is_guest":0,"slug":"donika-hamiti","display_name":"Donika Hamiti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1597148511084.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1597148511084.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hamiti","first_name":"Donika","description":"Donika Hamiti studimet bazike dhe Master i ka realizuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Fakulteti Filozofik (Departamenti i Shkenc\u00ebs Politike) dhe studimet Master i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Programin Politik\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Donika \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb fush\u00ebn e edukimit joformal, duke sh\u00ebrbyer si Zyrtare p\u00ebr Informim dhe pastaj si Koordinatore e Programeve dhe Trajnimeve n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb joqeveritare n\u00eb Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/253"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5517"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9095,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5517\/revisions\/9095"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5517"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}