{"id":5559,"date":"2024-01-24T11:30:33","date_gmt":"2024-01-24T10:30:33","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5559"},"modified":"2024-02-01T11:59:12","modified_gmt":"2024-02-01T10:59:12","slug":"roli-i-vleresimit-si-instrument-i-menaxhimit-dhe-vleresimi-i-mesimdhenesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/roli-i-vleresimit-si-instrument-i-menaxhimit-dhe-vleresimi-i-mesimdhenesve\/","title":{"rendered":"Roli i vler\u00ebsimit si instrument i menaxhimit dhe vler\u00ebsimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><strong>A duhet t\u00eb gjykohen m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs, kur vler\u00ebsimi si instrumenti kryesor i funksionit t\u00eb kontrollit n\u00eb menaxhment \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e sistemit ton\u00eb shoq\u00ebror?<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Vler\u00ebsimi si instrument i funksionit t\u00eb kontrollit mat performanc\u00ebn, efektivitetin dhe efikasitetin e aspekteve t\u00eb ndryshme brenda nj\u00eb strukture organizative (ministri, komun\u00eb, drejtori, shkoll\u00eb, kompani, biznes, etj.). Disa nga pikat kryesore q\u00eb lidhen me vler\u00ebsimin si instrument i funksionit t\u00eb kontrollit n\u00eb menaxhim jan\u00eb: vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs, planifikimi strategjik, shp\u00ebrndarja e burimeve, vendimmarrja, kontrolli i cil\u00ebsis\u00eb, zhvillimi i punonj\u00ebsve, informatat kthyese, menaxhimi i rrezikut, llogaridh\u00ebnia, organizatat b\u00ebhen organizata q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet ku meritokracia \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, funksioni i kontrollit, respektivisht vler\u00ebsimit, brenda menaxhmentit \u00ebsht\u00eb ky\u00e7. N\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs, vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs, vendimmarrja dhe shp\u00ebrndarja e burimeve bazuar n\u00eb kritere objektive \u00ebsht\u00eb sfiduese. Moskok\u00eb\u00e7arja p\u00ebr parimet meritokratike ka \u00e7uar n\u00eb favorizime, nepotiz\u00ebm, si dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsime. Vler\u00ebsimi si komponent i menaxhimit n\u00eb t\u00eb gjitha strukturat organizative \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, menaxhimi efektiv duhet t\u00eb lundroj\u00eb n\u00eb k\u00ebto sfida, duke zbatuar sisteme t\u00eb fuqishme vler\u00ebsimi, q\u00eb theksojn\u00eb transparenc\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien. Duke vendosur masa dhe kritere t\u00eb qarta t\u00eb performanc\u00ebs, minimizohet roli i ndikimeve t\u00eb jashtme n\u00eb vler\u00ebsime.<\/p>\n<p>Nxitja e nj\u00eb kulture t\u00eb informatave kthyese t\u00eb vazhdueshme dhe zhvillimit profesional kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e performanc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme organizative, madje edhe n\u00eb mjediset ku meritokracia p\u00ebrballet me sfida t\u00eb qen\u00ebsishme. N\u00eb thelb, roli i vler\u00ebsimit n\u00eb menaxhim duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb mjet kryesor p\u00ebr promovimin e drejt\u00ebsis\u00eb, identifikimin e fushave p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim dhe p\u00ebrpjekjen drejt praktikave t\u00eb bazuara n\u00eb merita brenda organizat\u00ebs, si p\u00ebr shembull: rekrutimin mbi baz\u00eb t\u00eb meritokracis\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb e sh\u00ebrbyesve civil\u00eb, t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs e t\u00eb organizatave buxhetore, si dhe t\u00eb institucioneve arsimore.<\/p>\n<p>Sot, kur shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb polarizuar rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, besoj se tem\u00ebn duhet shtruar nga perspektiva e qasjes n\u00eb p\u00ebrfshirjen e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb format dhe metodat e vler\u00ebsimit. Sistemi i arsimit n\u00eb Kosov\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr struktur\u00eb funksionale shum\u00eb m\u00eb operative, ku puna dhe angazhimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte rezultate m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb vler\u00ebsim, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit, si nj\u00ebsi baz\u00eb e realizimit t\u00eb planifikimit, udh\u00ebheqjes, organizimit dhe kontrollit t\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e ndryshme kan\u00eb qasje t\u00eb ndryshme karshi vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb p\u00ebrfshin: v\u00ebzhgimet n\u00eb klas\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e performanc\u00ebs s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, vet\u00ebvler\u00ebsimet, vler\u00ebsimi nga koleg\u00ebt, t\u00eb cilat reflektojn\u00eb prioritete dhe filozofi t\u00eb ndryshme arsimore.<\/p>\n<p>K\u00ebto vler\u00ebsime mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb teste njohurish p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb specifike, provime pedagogjike dhe vler\u00ebsime t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, m\u00ebsuesit mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete dhe seminare t\u00eb vazhdueshme t\u00eb zhvillimit profesional p\u00ebr t\u00eb rritur ekspertiz\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i vler\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve \u00ebsht\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb sigurohet q\u00eb m\u00ebsuesit zot\u00ebrojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar me nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb klasat e tyre, duke u ofruar nx\u00ebn\u00ebsve nj\u00eb baz\u00eb solide n\u00eb p\u00ebrmbajtjen p\u00ebrkat\u00ebse akademike. K\u00ebrkesat dhe formatet specifike t\u00eb k\u00ebtyre vler\u00ebsimeve mund t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sistemit arsimor, institucionit ose programit t\u00eb certifikimit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Kosov\u00eb dhe kush mund ta b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtete t\u00eb ndryshme, vler\u00ebsimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve shpesh kryhet nga organizata, institucione ose autoritete arsimore specifike. N\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb krijohen struktura dhe entitete q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve. Aktualisht, kjo si p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Inspektoratit Arsimor. Sistemi yn\u00eb i arsimit ka nj\u00eb mori udh\u00ebzimesh e dokumentacionesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, si licencimi, vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs, masat afirmative p\u00ebr zhvillimin e vazhduesh\u00ebm (pakoja e licencimit). (<a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/udhezim-administrativ-mashti-nr-13-2023-per-keshillin-shteteror-per-licencimin-e-mesimdhenesve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">UA p\u00ebr K\u00ebshillin Shtet\u00ebror p\u00ebr licencimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve (KSHLM),<\/a>\u00a0<a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/udhezim-administrativ-nr-12-2023-per-kriteret-dhe-procedurat-e-aprovimit-te-programeve-per-zhvillimin-profesional-te-mesimdhenesve-dhe-punonjesve-arsimore\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">UA p\u00ebr zhvillimin profesional t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve (ZHPM)<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/udhezim-administrativ-mashti-nr-16-2023-per-zhvillimin-profresional-te-mesimdhenesve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">UA p\u00ebr kriteret dhe procedurat e aprovimit<\/a>\u00a0t\u00eb programeve p\u00ebr zhvillimin profesional t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe punonj\u00ebsve arsimor\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/udhezim-administrativ-mashti-nr-15-2023-per-vleresimin-e-perfomances-se-mesimdhenesve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">UA p\u00ebr vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve<\/a>).<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, Inspektoratit t\u00eb Arsimit, pa vullnetin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve t\u00eb jashtme t\u00eb paargumentuara, \u00e7do vit i jan\u00eb d\u00ebmtuar funksionet, q\u00eb nga mungesa e stafit, profesionalizmi, mungesa e rekrutimit, rekrutimi jasht\u00eb standardeve dhe ligjshm\u00ebris\u00eb. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb transformimit strukturor e funksional t\u00eb arsimit, nga Inspektorati i Arsimit\u00a0<a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/03-Strategja-e-Arsimit-2022-2026-Alb-Web.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">jan\u00eb vler\u00ebsuar jo m\u00eb shum\u00eb se 800 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs<\/a>, vler\u00ebsim i cili nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar as me masa, as me shp\u00ebrblime.<\/p>\n<p>Inspektorati i Arsimit, si dhe strukturat e tjera t\u00eb vler\u00ebsimit, luajn\u00eb nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb zhvillimin dhe zbatimin e kornizave p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar efektivitetin e m\u00ebsuesve n\u00eb klas\u00eb. P\u00ebr aq sa kam arritur t\u00eb informohem, shembujt e institucioneve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme: Departamentet shtet\u00ebrore t\u00eb arsimit; Nivelet regjionale; Bordet e certifikimit t\u00eb m\u00ebsuesve; Organet t\u00eb ndryshme t\u00eb Akreditimit n\u00eb Arsim;\u00a0<a href=\"https:\/\/ipkmasht.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Raporti-Pervojat-e-para-ne-vleresimin-e-performances-se-shkolles.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shoqatat Profesionale<\/a>\u00a0t\u00eb M\u00ebsuesve, etj.<\/p>\n<p>Derisa proceset e vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e pandashme e realizimit t\u00eb funksioneve t\u00eb menaxhmentit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet qeveris\u00ebse, n\u00eb rrethanat e Kosov\u00ebs paraqiten dob\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme, si\u00e7 jan\u00eb: subjektiviteti, mungesa e standardizimit, fush\u00ebveprimtaria e kufizuar, mb\u00ebshtetja e tep\u00ebrt n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna sasiore, trajnimi joadekuat i vler\u00ebsuesve, rezistenca ndaj ndryshimeve, paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndikuar e vepruar n\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, mekanizma t\u00eb kufizuar t\u00eb informatave kthyese. Sikur t\u00eb kishim \u00e7do dit\u00eb informata mbi t\u00eb arriturat e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb klas\u00eb, mekanizmat e vler\u00ebsimit n\u00eb klas\u00eb do t\u00eb na shp\u00ebtonin me faqe t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Trajtimi i k\u00ebtyre dob\u00ebsive shpesh p\u00ebrfshin rafinimin e metodologjive t\u00eb vler\u00ebsimit, sigurimin e trajnimit p\u00ebr vler\u00ebsuesit, promovimin e transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrfshirjen e balancuar t\u00eb masave sasiore dhe cil\u00ebsore. P\u00ebrsosja e vazhdueshme e bazuar n\u00eb informata kthyese dhe p\u00ebrvoj\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb rritur efektivitetin e proceseve t\u00eb vler\u00ebsimit, edhe t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, edhe t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Krijimi i strukturave funksionale t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve e b\u00ebn procesin kredibil dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm. P\u00ebrderisa shoq\u00ebria e gjykon sistemin e arsimit dhe b\u00ebn sehire me vler\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, k\u00ebt\u00eb domosdoshm\u00ebri t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit t\u00eb arsimit do ta mbajm\u00eb t\u00eb aktualizuar vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur duhet t\u00eb b\u00ebhen temat p\u00ebr klikime, ose p\u00ebr zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, nisur nga p\u00ebrvoja ime e bashk\u00ebpunimit me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, jam e bindur se vler\u00ebsimi mbron dinjitetin dhe siguron integritetin profesional t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve ndaj nx\u00ebn\u00ebsve, prind\u00ebrve dhe opinionit publik.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A duhet t\u00eb gjykohen m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs, kur vler\u00ebsimi si instrumenti kryesor i funksionit t\u00eb kontrollit n\u00eb menaxhment \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e sistemit ton\u00eb shoq\u00ebror? Vler\u00ebsimi si instrument i funksionit t\u00eb kontrollit mat performanc\u00ebn, efektivitetin dhe efikasitetin e aspekteve t\u00eb ndryshme brenda nj\u00eb strukture organizative (ministri, komun\u00eb, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":264,"featured_media":6233,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[680,664,944],"ppma_author":[943],"class_list":["post-5559","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-education","tag-kosovo","tag-teachers"],"authors":[{"term_id":943,"user_id":264,"is_guest":0,"slug":"drita-kadriu","display_name":"Drita Kadriu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Drita-Sbunker-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Drita-Sbunker-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kadriu","first_name":"Drita","description":"Znj. Drita Kadriu, e lindur n\u00eb qytetin e Mitrovic\u00ebs, dhe nga vitti 2022 e mban\u00eb detyr\u00ebn e Drejtorit Komunal t\u00eb Arsimit, duke menagjuar 30 shkolla me 1200 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs dhe rreth 14.500 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. Ajo ka sjellur frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb udh\u00ebheqjen e arsimit duke u fokusuar ne zhvillimin e mekanizmave t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs po realizon projekte q\u00eb drejt p\u00ebr drejt\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e kompetencave t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr mendim kritik, zgjedhje t\u00eb problemeve si dhe pune me projekte.\r\n\r\n\u00cbsht\u00eb Profesor Asistente, n\u00eb Universitetin e Gjakov\u00ebs \u201cFehmi Agani\u201d ku ka udh\u00ebhequr me sukses Qendr\u00ebn Didaktike p\u00ebr P\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e M\u00ebsimdh\u00ebnies (DCTE) q\u00eb nga tetori 2020. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kapacitet ajo ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm profesional t\u00eb stafit akademik p\u00ebrmes menaxhimit te proceseve t\u00eb bazuara n\u00eb nevojat e stafit. Drita Kadriu me mentoren e doktorrat\u00ebs, znj. Mimoza Gjokutaj dhe kolegen Irida Hoti, kan\u00eb botuar fjalorin \u201cTermat e Fjalorit n\u00eb Arsim: Nj\u00eb Fjalor Shpjegues dhe Krahasues\u201d, i cili p\u00ebrfshin 5.000 terma me 11.000 shpjegime, nga t\u00eb cilat 1000 jan\u00eb krijuar nga autor\u00ebt."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/264"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5559"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6223,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5559\/revisions\/6223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5559"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}