{"id":5580,"date":"2020-07-06T09:59:45","date_gmt":"2020-07-06T07:59:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5580"},"modified":"2024-10-24T10:02:19","modified_gmt":"2024-10-24T08:02:19","slug":"nje-tregim-prej-leshi-per-aleancen-surroi-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-tregim-prej-leshi-per-aleancen-surroi-kurti\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb tregim prej leshi p\u00ebr aleanc\u00ebn \u201cSurroi-Kurti\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Duhet izoluar mir\u00eb ama, akustika ve\u00e7an\u00ebrisht. T&#8217;i kesh ata komshinj nuk \u00ebsht\u00eb bezdi e vog\u00ebl. Nat\u00ebn von\u00eb, nj\u00eb tingull sharkie, nj\u00eb z\u00eb i eg\u00ebr, i ngjirur, pastaj vjen kori, me pas nj\u00eb goditje. Katundar\u00ebt n&#8217;salltanet. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati i bot\u00ebs pa akord. Nj\u00eb kolektiv i t\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb e kishte vende n\u00eb od\u00eb na e trazon k\u00ebt\u00eb qet\u00ebsi malore q\u00eb ve\u00e7 ndonj\u00eb tingull t\u00eb leht\u00eb pianoje e pranon\u2026\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Dy cic\u00ebrima t\u00eb Surroit duken mjaft p\u00ebr analiz\u00ebn e nj\u00eb fenomeni shoq\u00ebror. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb aleanc\u00eb politike, por edhe shoq\u00ebrore q\u00eb normalizohet duke mbetur prap\u00ebseprap\u00eb disi e p\u00ebr\u00e7udnuar. \u00c7far\u00eb japin dhe marrin nga nj\u00ebri-tjetri Surroi dhe Kurti. Ku u takuan dhe si mund t\u00eb analizohet kjo marr\u00ebdh\u00ebnie?<\/p>\n<p>Do t\u00eb argumentoj si n\u00eb vijim: Surroi nga VV p\u00ebrfiton thirrjen legjitimuese p\u00ebr ta goditur U\u00c7K-n\u00eb. Kurse Kurti prej Surroit oportunizmin q\u00eb i duhet p\u00ebr zgjedhje.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn kur u zgjodh Qeveria Hoti, Surroi u shpreh p\u00ebrmes Pablo Nerud\u00ebs: \u201cmund t\u2019i presin t\u00eb gjitha lulet, por s\u2019mund ta ndalin kurr\u00eb pranver\u00ebn\u201d. \u00c7far\u00eb po ngjet? A po na t\u00ebrheq Surroi paralele midis Kilit dhe Kosov\u00ebs? Pastaj, kur nj\u00eb si Surroi citon Nerud\u00ebn aty do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zhvillim. A po i shkruan Surroi revolucionit, apo \u00ebsht\u00eb revolucioni n\u00eb proces surroizimi?<\/p>\n<p>Pablo Neruda e ka shku jet\u00ebn me fatin e popullit t&#8217;vet. Jeta e tij mundet me qen\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebfyer disa dekada histori te Kilit. Prej k\u00ebsaj zhytjeje, k\u00ebsaj hedhjeje t\u00eb vullnetshme n\u00eb rrebeshet q\u00eb t\u2019i sjell koha, e kemi Neruden q\u00eb dashuron, q\u00eb e ndjen natyr\u00ebn. K\u00ebshtu autentike \u00ebsht\u00eb e bukur e rrezatuese poezia e tij. Surroi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, krejt jet\u00ebn i t\u00ebhuajtur, gjithmon\u00eb peng, kurr\u00eb i lir\u00eb. Let\u00ebrsia e tij, p\u00ebrve\u00e7se e dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrim kompleksi. Sigurisht, duhet t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka si kusht p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p>Surroi nuk e ka nj\u00eb demokrat socialist p\u00ebr t\u2019u identifikuar me t\u00eb si\u00e7 e kishte Neruda Salvador Allenden. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebtij as nuk i interesojn\u00eb praktikat emancipuese. Surroi prandaj as nuk m\u00ebrzitet se ngjarjet k\u00ebtu po b\u00ebjn\u00eb t\u2019i \u00e7aloj\u00eb paralelja. \u201cQeveria historike\u201d u ndryshua paq\u00ebsisht, Kili nuk u p\u00ebrs\u00ebrit. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb \u201c\u00e7lirimi i dyt\u00eb\u201d u z\u00ebvend\u00ebsua aq paq\u00ebsisht nga reaksioni? Asnj\u00eb gur nuk u hodh. Aq leht\u00eb i pranuan prangat \u00e7lirimtar\u00ebt e rinj?! Oportuniz\u00ebm n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt. Kurti merr nga Surroi sjelljen oportuniste dhe pozicionin centrist, kurse Surroi prej tij, nj\u00eb thirrje\/pozicion demek radikal. Ja tek mb\u00ebrrit\u00ebm tek vend i takimit. Sh\u00ebnjuesi \u201cantikorrupsion\u201d \u00ebsht\u00eb takimi i tyre.\u00a0 Ky \u201cmaster\u201d sh\u00ebnjues, kur lidhet anash me ndonj\u00eb referenc\u00eb historike m\u00ebton t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si narracion e metanarracion p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7far\u00eb na rrethon. VV diskursin barazitar ideologjik e ka z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar me antikorrupsionin. Edhe prej nje takse progresive \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Korrupsioni asociohet me emrat bandit e bari sepse shpjegohet prej veseve te k\u00ebqija e mungesave kulturore. Korrupsioni, p\u00ebr t\u00eb cilin flet e b\u00ebn Kurti me t\u00eb tijt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb klasor, as nuk vjen prej nj\u00eb modeli t\u00eb gabuar zhvillimi. P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd, kjo zhvendosje po kalon pa u v\u00ebrejtur. P\u00ebr bindjen time, kjo zhvendosje ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. Jo aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar kronologjikisht p\u00ebrpjes\u00ebtimin e drejt\u00eb midis rritjes dhe ecjes drejt pushtetit, me ndryshimin e diskursit. Dikur, ishte shp\u00ebrndarja e pabarabart\u00eb e pron\u00ebs, taksa e sheshte e procesi i privatizimit fraza mbizot\u00ebruese t\u00eb kritik\u00ebs. R\u00ebnd\u00ebsia q\u00ebndron megjithat\u00eb diku tjet\u00ebr. Secila kritik\u00eb e ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb caktuar me projektin alternativ q\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb t\u00eb vjetrin. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb at\u00ebher\u00eb projekti afirmativ? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn boshe? P\u00ebr \u00e7far\u00eb e pastron terrenin ky lloj diskursi? P\u00ebr nj\u00eb borgjezi t\u00eb ndershme, t\u00eb past\u00ebr; p\u00ebr qejf t\u00eb Vetonit, edhe me kultur\u00eb. Epo na falni, bashk\u00eb me cic\u00ebrim\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Surroit, e kemi edhe nj\u00eb tregim leshi.<\/p>\n<p>\u201cSapo filloi \u00e7kapja dramatike e shtetit\u201d na tha Surroi fill pas publikimit t\u00eb aktakuz\u00ebs ndaj Presidentit Hashim Tha\u00e7i. Deklarata q\u00ebllimisht p\u00ebrmban adresim t\u00eb ngat\u00ebrruar. Rasti ndaj t\u00eb cilit reagohet \u00ebsht\u00eb aktakuza p\u00ebr krime lufte, kurse adresimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qeverisjen e pasluft\u00ebs. Surroi nga VV e huazon thirrjen legjitimuese p\u00ebr ta goditur U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Surroi nuk e fal Tha\u00e7in, jo pse nuk e b\u00ebri president, as pse ia fundosi partin\u00eb. Surroin nuk e l\u00eb rehat &#8220;instinkti&#8221; klasor. Ai e ka nj\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim prej aristokrati p\u00ebr kapitalin e krijimin e tij. Si na u b\u00ebn\u00eb barinjt\u00eb injorant\u00eb nj\u00eb klas\u00eb pasunar\u00ebsh?! Ky \u00ebsht\u00eb hall i madh. Ne secilin &#8220;rebelim&#8221; t\u00eb tij, ky \u00ebsht\u00eb n\u00ebnteksti.<\/p>\n<p>N\u00eb mendjen e tij, kapitali \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb e p\u00ebrgatitje, edhe tradite pse jo? Gjithsesi, \u00e7udia e Surroit \u00ebsht\u00eb kompleks i tij m\u00eb par\u00eb sesa t\u00eb jet\u00eb analiz\u00eb. Gjithkund kapitali n\u00eb fillet e tij grabitje \u00ebsht\u00eb. I jasht\u00ebligjsh\u00ebm po ashtu. Njer\u00ebzit kishin shkuar p\u00ebr lesh- k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet procesi i gardhimit n\u00eb Angli. Ky \u00ebsht\u00eb filli i kapitalizmit. Po, \u00ebsht\u00eb fjal\u00ebp\u00ebrfjalsh\u00ebm k\u00ebshtu. Procesi i gardhimit \u00ebsht\u00eb zaptim i dhunsh\u00ebm i tokave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kullosa, p\u00ebr t\u00eb rritur kafsh\u00ebt q\u00eb do b\u00ebhen lesh sepse leshit i kishte hipur \u00e7mimi. Kjo dyndje e njer\u00ebzve t\u00eb shpron\u00ebsuar, q\u00eb s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb ve\u00e7 krahut t\u00eb pun\u00ebs n\u00ebp\u00ebr qytete kishte krijuar kushtin bazik p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien pun\u00eb-kapital. Ky \u00ebsht\u00eb akumulimi primitiv, m\u00ebkati fillestar i procesit qe sot shndrit\u00eb n\u00eb City of London. Tjet\u00ebrkah fillimi i kapitalizmit \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 m\u00eb lesh.<\/p>\n<p>K\u00ebtu s&#8217;rrisim dot lesh, por gurthyes, rrokaqiej e pompa benzine b\u00ebjm\u00eb. As ne City of London nuk mb\u00ebrrijm\u00eb, por ndonj\u00eb vil\u00eb malore af\u00ebr shumic\u00ebs s\u00eb pronar\u00ebve barinj e nxjerrim. Duhet izoluar mir\u00eb ama, akustika ve\u00e7an\u00ebrisht. T&#8217;i kesh ata komshinj nuk \u00ebsht\u00eb bezdi e vog\u00ebl. Nat\u00ebn von\u00eb, nj\u00eb tingull sharkie, nj\u00eb z\u00eb i eg\u00ebr, i ngjirur, pastaj vjen kori, m\u00eb pas nj\u00eb goditje. Katundaret n&#8217;salltanet. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati i bot\u00ebs pa akord. Nj\u00eb kolektiv i t\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb e kishte vende n\u00eb od\u00eb na e trazon qet\u00ebsin\u00eb malore q\u00eb ve\u00e7 ndonj\u00eb tingull t\u00eb leht\u00eb pianoje e pranon. Oda dhe banesa jan\u00eb komshinj n\u00eb vilat malore. Nuk e di, por edhe mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb vilat sot t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb prejardhje odash sesa banesash. P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe dhe nevoj\u00eb artikulimi politik. P\u00ebr Vetonin, kjo \u00ebsht\u00eb gjam\u00eb e madhe. Por, un\u00eb them, vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Klasa do ta mbizot\u00ebroj\u00eb kultur\u00ebn, ndaj nipat e mbesat e tij, me nipat e mbesat pronar\u00eb t\u00eb vil\u00ebs-od\u00eb, miq do t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fati i merakut t\u00eb Surroit p\u00ebr mua, por nuk e di si mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe meraku i Kurtit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb 100 dit\u00eb qeverisje, lufta antikorrupsion nuk rezultoi n\u00eb adresim t\u00eb pabarazis\u00eb. Ta z\u00ebm\u00eb, m\u00eb shum\u00eb u diskutua e u b\u00eb n\u00eb shkarkim bordesh, ku p\u00ebrmendej Nijazi Tha\u00e7i, por asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb \u00e7ap drejtuar oligark\u00ebve, ku p\u00ebrmenden Devoll\u00ebt. S\u00eb paku tatimet t\u2019ua rriste k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duhet izoluar mir\u00eb ama, akustika ve\u00e7an\u00ebrisht. T&#8217;i kesh ata komshinj nuk \u00ebsht\u00eb bezdi e vog\u00ebl. Nat\u00ebn von\u00eb, nj\u00eb tingull sharkie, nj\u00eb z\u00eb i eg\u00ebr, i ngjirur, pastaj vjen kori, me pas nj\u00eb goditje. Katundar\u00ebt n&#8217;salltanet. Ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati i bot\u00ebs pa akord. Nj\u00eb kolektiv i t\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb e kishte vende n\u00eb od\u00eb na e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":78,"featured_media":9078,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1091,1530,833],"ppma_author":[88],"class_list":["post-5580","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kurti","tag-surroi","tag-vv"],"authors":[{"term_id":88,"user_id":78,"is_guest":0,"slug":"zgjim-hyseni","display_name":"Zgjim Hyseni","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/zgjim.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hyseni","first_name":"Zgjim","description":"Zgjim Hyseni \u00ebsht\u00eb ish-drejtues i Sekretariatit p\u00ebr Formim Ideo-politik i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, Hyseni \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i kryesis\u00eb i Partis\u00eb Socialdemokrate."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/78"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5580"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9079,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5580\/revisions\/9079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5580"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}