{"id":5627,"date":"2020-05-29T14:34:18","date_gmt":"2020-05-29T12:34:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5627"},"modified":"2024-10-23T14:35:39","modified_gmt":"2024-10-23T12:35:39","slug":"dialog-pa-epilog-si-i-iku-be-se-nga-dora-dialogu-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/dialog-pa-epilog-si-i-iku-be-se-nga-dora-dialogu-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Dialog pa epilog: Si i iku BE-s\u00eb nga dora dialogu Kosov\u00eb &#8211; Serbi?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Pas mendimit k\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs t\u00eb GJND-s\u00eb rreth aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, OKB-ja m\u00eb 9 shtator 2010 miratoi rezolut\u00ebn e sponsorizuar nga BE-ja dhe Serbia, q\u00eb hapi rrug\u00ebn p\u00ebr fillimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Kjo rezolut\u00eb e miratuar me konsensus p\u00ebrsh\u00ebndeste mendimin e GJND-s\u00eb dhe e mir\u00ebpriste gatishm\u00ebrin\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procesin e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duke theksuar se ky proces do t\u00eb sh\u00ebrbente si faktor i paqes, siguris\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky plan promovonte bashk\u00ebpunimin, p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe ndihm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dyja vendet q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb progres n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb. Procesi i dialogut mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy faza: faza e par\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb ashtuquajturin \u201cdialogu teknik\u201d, kurse faza e dyt\u00eb \u201cdialogun politik\u201d. Negociatat nuk synonin arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet, por zb\u00ebrthenin \u00e7\u00ebshtje komplekse n\u00eb nivel teknik dhe ndiqej nj\u00eb qasje hap-pas-hapi ku procesi avancon n\u00eb nj\u00eb mori ciklesh.<\/p>\n<p>Takimi i par\u00eb i k\u00ebtij procesi t\u00eb dialogut filloi m\u00eb 8 mars 2011. Marr\u00ebveshjet e para u n\u00ebnshkruan m\u00eb 2 korrik 2011. Nga at\u00ebher\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar gjithsej 33 marr\u00ebveshje mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. M\u00eb 25 gusht 2015 jan\u00eb n\u00ebnshkruar kat\u00ebr marr\u00ebveshjet e fundit: p\u00ebr Telekomunikacionin, p\u00ebr Energjin\u00eb, p\u00ebr lirimin p\u00ebr qarkullim t\u00eb ur\u00ebs mbi lumin Ib\u00ebr n\u00eb Mitrovic\u00eb si dhe p\u00ebr Asociacionin e Komunave me shumic\u00eb serbe. Nga k\u00ebto, vet\u00ebm ajo p\u00ebr Telekomunikacion \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht. Ajo p\u00ebr energji dhe p\u00ebr ur\u00ebn e Ibrit kan\u00eb \u00e7aluar nga progresi i kufizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebr Asociacion ka d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Nga at\u00ebher\u00eb dialogu ka stagnuar dhe arsyet vijn\u00eb nga disa nivele: nga mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb, nga mungesa e afateve kohore dhe nga mosgatishm\u00ebria e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh. Mungesa e strategjis\u00eb s\u00eb qart\u00eb ka prodhuar probleme serioze sepse paqart\u00ebsia ka shoq\u00ebruar gjith\u00eb dialogun, marr\u00ebveshjet dhe zbatimin e tyre. Ambivalenca m\u00eb e madhe ka qen\u00eb fakti se BE-ja me \u201cnormalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d ka n\u00ebnkuptuar arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje pa e p\u00ebrmendur njohjen e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, mungesa e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb burimi i krejt konfliktit dhe arsyeja kryesore se pse dialogohet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem i till\u00eb k\u00ebrkon mpreht\u00ebsi, mir\u00ebpo BE-ja n\u00eb secilin raport t\u00eb saj zyrtar ka p\u00ebrdorur terme shum\u00ebkuptim\u00ebshe. P\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb plani strikt, fjala \u201cnormalizim\u201d n\u00eb Serbi ka n\u00ebnkuptuar \u201cmarr\u00ebveshje pa njohje\u201d. Kjo vlen edhe p\u00ebr Kapitullin 35 n\u00eb negociatat e Serbis\u00eb p\u00ebr integrim n\u00eb BE, ku n\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb Serbia nuk obligohet q\u00eb ta njeh Kosov\u00ebn si shtet. N\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebrkaq me \u201cnormalizim\u201d n\u00ebnkuptohet \u201cmarr\u00ebveshje me njohje\u201d sepse nuk mund t\u00eb zgjidhet konflikti pa u eliminuar burimi i tij. Mir\u00ebpo BE-ja nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb strategji q\u00eb kontradiktat i p\u00ebrkthen n\u00eb energji p\u00ebr nj\u00eb ujdi q\u00eb gradualisht i eliminon ato, por i ka akomoduar ato deri n\u00eb at\u00eb nivel sa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamenaxhueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kornizave sinkronizuese nga BE-ja, kund\u00ebrth\u00ebniet nuk kan\u00eb triumfuar vet\u00ebm mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por edhe brenda n\u00eb Serbi dhe sidomos n\u00eb Kosov\u00eb. Rasti m\u00eb eklatant \u00ebsht\u00eb ai i Asociacionit, ku kakofonia e tekstit t\u00eb marr\u00ebveshjes u ka lejuar akter\u00ebve politik\u00eb dhe gjyq\u00ebsor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ta sabotojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja ka shpresuar q\u00eb \u201cAmbiguiteti Konstruktiv\u201d do t\u00eb ofroj\u00eb fleksbilitet p\u00ebr t\u00eb marshuar p\u00ebrpara n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb mjedis shum\u00eb kompleks. Mir\u00ebpo kjo kulmoi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb aporetike, ku kushti i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb marr\u00ebveshjes u shnd\u00ebrrua n\u00eb kushtin e pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Sepse ambiguiteti i fjal\u00ebs \u201cnormalizim\u201d sh\u00ebrbeu si shenjues i zbraz\u00ebt ku pal\u00ebt projektuan ambiciet e tyre p\u00ebrjashtuese q\u00eb edhe \u00e7uan deri n\u00eb bllokad\u00eb. Shkurt derisa pal\u00ebt e lexojn\u00eb ndryshe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebveshje, ato jan\u00eb marr\u00eb vesh pa u marr\u00eb vesh.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet se ambivalenca e BE-s\u00eb se aq sa \u00ebsht\u00eb ideuar p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, aq \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb akomoduar shum\u00ebsin\u00eb e q\u00ebndrimeve brenda BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs.<br \/>\nI lindur nga ndasit\u00eb dhe i hapur p\u00ebr nga natyra, ambiguiteti ishte nj\u00eb brikolazh p\u00ebr t\u2019i pajtuar Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht brenda tij vet\u00ebm u intensifikua lufta p\u00ebr hegjemoni.<\/p>\n<p>Qasja hibride e BE-s\u00eb ka krijuar kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr formimin e konjukturave sabotuese kundrejt dialogut. Pra ky ambiguitet ka qen\u00eb &#8220;Thembra e Akilit&#8221; t\u00eb dialogut dhe rival\u00ebt e tij e kan\u00eb targetuar mu aty. K\u00ebsisoj dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ka p\u00ebrfunduar me abnornalizimin e vet\u00eb procesit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mungesa e afateve kohore ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk e sheh fundin e vet sepse pal\u00ebt e p\u00ebrfshira ndjekin rrug\u00eb dhe destinacione t\u00eb ndryshme q\u00eb nuk pik\u00ebprehen n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare, t\u00eb qart\u00eb dhe ligj\u00ebrisht obligative.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dialogu i BE-s\u00eb ka prodhuar rezultate shum\u00eb pozitive q\u00eb nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb injorohen. Marr\u00ebveshjet e implementuara e kan\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn dhe ato duhet t\u00eb vler\u00ebsohen pozitivisht. Mbi t\u00eb gjitha, dialogu e ka normalizuar iden\u00eb e vet\u00eb normalizimit t\u00eb raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb, askush nuk e mendonte se Serbia do ta njeh at\u00eb. Mir\u00ebpo marr\u00ebveshjet e shumta e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme iden\u00eb se mund t\u00eb arrihet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, edhe pse procesi ka marr\u00eb drejtim tjet\u00ebr tani. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb BE-ja meriton mir\u00ebnjohjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb angazhuar p\u00ebr arritje t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, nga viti 2015 dialogu i facilituar prej BE-s\u00eb ka stagnuar. Mir\u00ebpo sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb BE-ja humbiste kontrollin mbi dialogun, aq m\u00eb serioze b\u00ebhej ShBA-ja si faktor. Kjo sepse ShBA-ja \u00ebsht\u00eb duke adresuar dy dob\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb BE-s\u00eb: paqart\u00ebsin\u00eb dhe afatet kohore. ShBA-ja eliminon ambiguitetin kur flet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite dhe pa ekuivoke p\u00ebr njohje reciproke, duke i dh\u00ebn\u00eb dialogut qart\u00ebsin\u00eb e merituar. Poashtu, derisa BE-ja flet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje vitesh, ShBA-ja flet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje muajsh, duke e b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm procesin. Mir\u00ebpo gravitimi i dialogut n\u00eb drejtim t\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb Washingtonit \u00ebsht\u00eb tem\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe se q\u00eb mund t\u00eb japim n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, prandaj u mbetet shkrimeve t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas mendimit k\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs t\u00eb GJND-s\u00eb rreth aktit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, OKB-ja m\u00eb 9 shtator 2010 miratoi rezolut\u00ebn e sponsorizuar nga BE-ja dhe Serbia, q\u00eb hapi rrug\u00ebn p\u00ebr fillimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Kjo rezolut\u00eb e miratuar me konsensus p\u00ebrsh\u00ebndeste mendimin e GJND-s\u00eb dhe e mir\u00ebpriste gatishm\u00ebrin\u00eb e Bashkimit Evropian [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":8955,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[10,1236],"ppma_author":[778],"class_list":["post-5627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-dialogu","tag-kosove-serbi"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5627"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8971,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5627\/revisions\/8971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5627"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}