{"id":5783,"date":"2017-06-21T16:08:59","date_gmt":"2017-06-21T14:08:59","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5783"},"modified":"2024-10-31T16:11:35","modified_gmt":"2024-10-31T14:11:35","slug":"ato-qe-duhet-domosdo-te-degjohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/ato-qe-duhet-domosdo-te-degjohen\/","title":{"rendered":"Ato q\u00eb duhet domosdo t\u00eb d\u00ebgjohen"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Si mund t\u00eb k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs nga Serbia, kur vet Kosova nuk i njeh viktimat dhe mbijetueset e dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs, si t\u00eb d\u00ebmtuara, invalide dhe viktima t\u00eb luft\u00ebs?!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Teuta, Merita, Lola, Viki dhe gjasht\u00eb gra t\u00eb tjera mbijetuese t\u00eb dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, ndajn\u00eb rr\u00ebfimet e tyre n\u00eb librin e kujtimit \u201cUn\u00eb dua t\u00eb d\u00ebgjohem\u201d. Profilet e grave n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb ato tipike t\u00eb grave shqiptare: t\u00eb varfra, t\u00eb pashkolluara, me martesa t\u00eb v\u00ebshtira, dhe pa z\u00eb. E k\u00ebsaj liste m\u00eb von\u00eb i shtohet edhe dhuna e p\u00ebrjetuar gjat\u00eb luft\u00ebs e shoq\u00ebruar m\u00eb pas me neglizhenc\u00eb institucionale, p\u00ebrjashtim shoq\u00ebror dhe me sfida serioze t\u00eb sh\u00ebndetit fizik dhe mendor. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr vet\u00ebvrasje ishin t\u00eb shpeshta, dhe p\u00ebr shum\u00eb prej tyre, uniforma policore e ushtarake, edhe pas luft\u00ebs simbolizoi frik\u00eb dhe tortur\u00eb.<\/p>\n<p>Libri duhet t\u00eb lexohet domosdo nga t\u00eb gjith\u00eb, sidomos nga klasa politike n\u00eb vend dhe burrat e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. P\u00ebrmes librit do t\u00eb kuptoni detajet e dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebto gra (p\u00ebrfshi f\u00ebmij\u00ebt dhe burrat) dhe pasojat e p\u00ebrhershme t\u00eb cilat u jan\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar dhe injoruar. Ky lib\u00ebr do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm avokimi q\u00eb k\u00ebto gra t\u00eb trajtohen si kategori ligjore dhe t\u00eb marrin pension dhe p\u00ebrkrahje institucionale, q\u00eb edhe pas 18 vitesh, po vazhdon t\u2019ju mohohet.<\/p>\n<p>Lola e humbi burrin dhe vajz\u00ebn e vog\u00ebl nga t\u00eb sht\u00ebnat kur forcat policore, si\u00e7 e kujton ajo, hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe i sulmuan kur po hanin dark\u00eb. Lol\u00ebn e nxjerr\u00ebn zvarr\u00eb p\u00ebr flok\u00ebsh dhe e d\u00ebrguan n\u00eb stacion t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cKat\u00ebr or\u00eb n\u00eb polici. Njifar karrige, ma lidh\u00ebn barkun. Thojke, \u201cGjaje ku asht Adem Dema\u00e7i!\u201d \u201cPo cka kom t\u2019boj une me Adem Demacin, cka kam t\u2019baj une me&#8230;\u201d Thojke, \u201cA e din q\u00eb ka U\u00c7K diku?, Thojsha, \u201cUne se di, qet em\u00ebr prej juve e m\u00ebsova.\u201d Edhe p\u00ebrnime nuk e kom dit\u00eb, seriozisht. &#8230; Po trojke, \u201cKush o Mziu? Thojsha \u201cKush o more Mziu (zmija serb)?\u201d edhe mziu serbisht, gjarpri. &#8230; Domethan\u00eb krejt p\u00ebr Thaqin, Adem Dema\u00e7in mu m\u2019maltretojshin.<\/em>\u201d- kujton Lola.<\/p>\n<p>Dhuna seksuale dhe tortura ndaj grave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si arm\u00eb lufte dhe \u00ebsht\u00eb krim lufte. Por mosp\u00ebrkrahja institucionale p\u00ebr k\u00ebto gra do t\u00eb mbetet pjes\u00eb e turpshme e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e mbijetuara H.H., e prezantuar n\u00eb lib\u00ebr si \u2018skllavja e seksit\u2019, e cila u mbajt peng p\u00ebr dy muaj e gjysm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb braktisur:<\/p>\n<p><em>\u201cNa kena p\u00ebrjetu nj\u00eb tmerr. &#8230; Qysh mun me nejt\u00eb aty n\u00eb karrik\u00eb \u00e7ka kem p\u00ebrjetu na. &#8230; Un\u00eb sot buk\u00eb noshta s\u2019kam n\u2019shpi p\u00ebr iftar me hangar. &#8230; e ai rrin n\u2019karrik\u00eb e e merr 2000 euro rrog\u00ebn.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr misionin komb\u00ebtar t\u00eb burrit q\u00eb t\u2019i bashkohet U\u00c7K-s\u00eb, Teuta \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb kthehet nga jeta e sigurt n\u00eb diaspor\u00eb me 4 f\u00ebmij\u00eb dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bark. Duke e parashikuar tmerrin q\u00eb e pret, pasi t\u00eb nj\u00ebjtin e kishte par\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebrmes televizionit vite m\u00eb par\u00eb, ajo i thot\u00eb burrit se do t\u2019i merr f\u00ebmij\u00ebt dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb Zvic\u00ebr. Por burri ia kthen: \u201cJo, p\u00ebr atdhe le t\u2019vdesim te ton\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Dhe frika e saj m\u00eb e madhe iu b\u00eb realitet. Bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt u keqtrajtua fizikisht nga ofensivat e ushtris\u00eb serbe, u sulmua me granat\u00eb, bredhi me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra gjat\u00eb d\u00ebbimit ma vajz\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb gji t\u00eb cil\u00ebn mendoi se e ka t\u00eb vdekur,\u00a0 u p\u00ebrdhunua seksualisht ashtu e plagosur me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, dhe vuajti pasoja t\u00eb m\u00ebdha psikike. \u201cMas lufte shum\u00eb kom hek\u00eb, tri vjet jom kan\u00eb psiqikisht e lujtne. Kurr\u00eb s\u2019kom guxu me nejt\u00eb pa kokrra, ksi qet\u00ebsuese.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Lol\u00ebs, lisat nga larg i dukeshin ushtar\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u201cA e dini q\u00eb un\u00eb kur jom ardh\u00eb k\u00ebtu, m\u2019u dukshin qata lisa qatje q\u00eb jan\u00eb ushtar\u00eb. I thojsha kunat\u00ebs: \u201cO Zot hjekem prej ktushit dej t\u2019hiqen ushtar\u00ebt!\u201d \u201cJo mori ushtar\u00eb, \u00e7ka je t\u2019u than\u00eb? &#8230; A besoni q\u00eb t\u2019u i kqyr\u00eb ia ngjitsha edhe kapel\u00ebn, ashtu i fokusojsha. &#8230; Lisat mu dokshin q\u00eb jan\u00eb ata. Kemi dal, i kemi prek\u00eb, \u201cQe kurgjo, lis \u00ebsht\u00eb ky\u201d. P\u00ebrnjiher\u00eb tani m\u2019ka rok\u00eb ajo kriza, ajo m\u00ebrzija, ajo nervoza. \u00c7ohna nat\u00ebn e ve\u00e7 sillna n\u00ebp\u00ebr sob\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti m\u2019rrok\u00eb dit\u00eblindjen kur e ka \u00e7ika &#8230; (qan). E lypi n\u00ebp\u00ebr sob\u00eb&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr grat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs dhe ribashkimi me m\u00eb t\u00eb dashurit fatlum q\u00eb i shp\u00ebtuan luft\u00ebs ka qen\u00eb proces shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Moment kritik, kujtojn\u00eb grat\u00eb, ka qen\u00eb p\u00ebrballja me burrat dhe t\u00eb pranuarit e faktit se edhe ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhunuara, ashtu si\u00e7 p\u00ebrflitej p\u00ebr t\u00eb tjerat. E n\u00eb rastin e E.T., kjo sfid\u00eb vazhdon edhe sot, pasi djali i saj i vog\u00ebl, ushtar i U\u00c7K \u2013s\u00eb, vazhdon ta gjykoj\u00eb dhe faj\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr \u00e7ka i ka ndodhur asaj:<\/p>\n<p><em>\u201cIsh g\u00ebzim, g\u00ebzim e idhnim p\u00ebr mu ish boll. P\u00ebr shembull, djali i vog\u00ebl na kish pa q\u00eb na kan\u00eb shti n\u2019at\u00eb shpi e po thot\u00eb, \u201cPse pranojshe me hi qaty? Pse hishit?\u201d Djali ushtar. Ushtar\u00eb me ushtar\u00eb na kan\u00eb pa. Na kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00ebp\u00ebr male. &#8230; Jan\u00eb met qaty n\u2019mal tu kqyr.\u201d<\/em>&#8211; tregon ajo.<\/p>\n<p>Thuajse hyrja n\u00eb at\u00eb objekt tmerri ka qen\u00eb opsion p\u00ebr k\u00ebto gra q\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb vetme dhe pa asnj\u00eb mbrojtje nga po k\u00ebta burra q\u00eb v\u00ebzhgonin nga malet. E p\u00ebr raste edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb jonjer\u00ebzin\u00eb e burrave ndaj grave, lexojeni rr\u00ebfimin e Vikit, e cila u p\u00ebrdhunua nga vet burri i saj si nd\u00ebshkim q\u00eb ishte p\u00ebrdhunuar nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej k\u00ebtyre grave tregojn\u00eb se si ato, motrat e kunatat e tyre jan\u00eb shar\u00eb nga burrat, familjet dhe rrethi i gjer\u00eb. Rrethi n\u00eb ve\u00e7anti pohohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb aq i vrazhd\u00eb sa ndikonte n\u00eb eg\u00ebrsimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb raporteve dhe ua b\u00ebnte jet\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebtyre grave. Nd\u00ebrsa rastet kur burrat i kan\u00eb p\u00ebrkrahur grat\u00eb e tyre mbesin p\u00ebrjashtime. Dy prej tyre ndajn\u00eb rr\u00ebfimet mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr p\u00ebrkrahjen, grat\u00eb n\u00eb lib\u00ebr fal\u00ebnderojn\u00eb nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebm politik, &#8211; ish Presidenten Jahjaga. Lola thot\u00eb se mjaftonte takimi me t\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ndjehej n\u00eb paqe p\u00ebr vete dhe p\u00ebr burrin e vajz\u00ebn e vrar\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit s\u00eb Presidentes, H\u00ebna frik\u00ebsohej se askush nuk do t\u00eb merrej m\u00eb me to dhe ato do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga p\u00ebrbuzja institucionale dhe stigma shoq\u00ebrore. P\u00ebrkrahja e k\u00ebtyre grave nga Presidentja Jahjaga ka qen\u00eb kauz\u00eb institucionale e cila rezultoi me formimin e Komisionit p\u00ebr verifikimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. Po ky Komision ende nuk \u00ebsht\u00eb funksionalizuar plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb buxhetit t\u00eb kufizuar dhe arsyetimeve t\u00eb tjera q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje ende nuk po trajtohet me seriozitet njer\u00ebzor dhe ligjor.<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb invalid\u00ebt, veteran\u00ebt e U\u00c7K \u2013s\u00eb, dhe familjar\u00ebt e tyre p\u00ebrfitojn\u00eb pensione t\u00eb rregullta mujore nga ligji, g\u00ebzojn\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore falas, kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim dhe riaft\u00ebsim profesional, u garantohet strehimi, u mund\u00ebsohet udh\u00ebtimi falas n\u00eb komunikacionin urban, e privilegje t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa shum\u00eb gra t\u00eb p\u00ebrdhunuara, t\u00eb rrahura, t\u00eb prera e t\u00eb gjymtuara jetojn\u00eb me s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda dhe n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme, kurse familjaret ende vuajn\u00eb vdekjet dhe vet\u00ebvrasjet e t\u00eb tjerave, atyre q\u00eb s\u2019ua dim\u00eb as emrat dhe s\u2019ua d\u00ebgjuam kurr\u00eb rr\u00ebfimet.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs nga Serbia, kur vet Kosova nuk i njeh viktimat dhe mbijetueset e dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs, si t\u00eb d\u00ebmtuara, invalide dhe viktima t\u00eb luft\u00ebs?!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si mund t\u00eb k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs nga Serbia, kur vet Kosova nuk i njeh viktimat dhe mbijetueset e dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs, si t\u00eb d\u00ebmtuara, invalide dhe viktima t\u00eb luft\u00ebs?! Teuta, Merita, Lola, Viki dhe gjasht\u00eb gra t\u00eb tjera mbijetuese t\u00eb dhun\u00ebs seksuale dhe tortur\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, ndajn\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":9357,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5783"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9358,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions\/9358"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5783"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}