{"id":5800,"date":"2017-02-21T13:35:30","date_gmt":"2017-02-21T11:35:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5800"},"modified":"2024-10-18T13:39:40","modified_gmt":"2024-10-18T11:39:40","slug":"profesione-per-grate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/profesione-per-grate\/","title":{"rendered":"Profesione p\u00ebr grat\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>&#8220;\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh grua? Ju siguroj q\u00eb nuk e di. Besoj q\u00eb as ju nuk e dini. Nuk besoj q\u00eb do ta kuptoj\u00eb ndokush derisa ajo ta ket\u00eb shprehur veten n\u00eb t\u00eb gjitha artet dhe profesionet n\u00eb dispozicion p\u00ebr shkatht\u00ebsit\u00eb e njeriut.&#8221; Virginia Woolf, 1931<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Jeta publike dhe profesionale zot\u00ebrohet nga burrat, dhe grat\u00eb jan\u00eb gati t\u00ebr\u00ebsisht <a href=\"https:\/\/web.facebook.com\/d4d.ks\/photos\/a.279547678804658.64262.100230846736343\/1301683853257697\/?type=3&amp;theater\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga tregu i pun\u00ebs<\/a>. Mungesa e vullnetit politik dhe qeveritar p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb programe t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb pun\u00ebsimit, dhe barrierat kulturore vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt ky\u00e7\u00eb q\u00eb grat\u00eb ngelin n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb rolin pasiv dhe t\u00eb mbivler\u00ebsuar t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe gruas. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, pastruese dhe sh\u00ebrb\u00ebtore pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb \u00a0dispozicion p\u00ebr grat\u00eb \u00a0p\u00ebr t\u2019u qasur n\u00eb treg t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u pavar\u00ebsuar ekonomikisht apo p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen jan\u00eb tejet t\u00eb pakta. Kjo na b\u00ebn q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zhvillim karriere apo profil profesional p\u00ebr grat\u00eb, t\u2019i konsiderojm\u00eb lukse p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb caktuar t\u00eb grave, sidomos atyre m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb mosh\u00eb, q\u00eb kryesisht jetojn\u00eb n\u00eb zona urbane, dhe atyre me karakteristika t\u00eb tjera t\u00eb \u201cpranueshme kulturore\u201d qoft\u00eb imazhi i nj\u00eb gruaje bashk\u00ebkohore pa shami apo pa kufizime fizike (ang:<em>able-bodied<\/em>).<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.ks.undp.org\/content\/kosovo\/en\/home\/library\/poverty\/skills-needs-assessment--identifying-employers-needs.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas nj\u00eb hulumtimi n\u00eb vend,<\/a> del q\u00eb numri i grave t\u00eb angazhuara n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme n\u00eb tregun e pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb burrave. Gati n\u00eb t\u00eb gjitha fushat (me p\u00ebrjashtim qepjen dhe kultivimin e pem\u00ebve), grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuara, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur kan\u00eb arsimim apo kualifikim m\u00eb shum\u00eb se burrat. Hulumtimi n\u00eb fjal\u00eb mes tjerash d\u00ebshmon se sa shum\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb shkatht\u00ebsit\u00eb punuese t\u00eb grave e burrave, dhe p\u00ebrmbysje t\u00eb pik\u00ebpamjeve konservatore t\u00eb ndarjes gjinore t\u00eb pun\u00ebve dhe profesioneve.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb teori e praktika suksesi t\u00eb ofruara nga ekspert\u00eb\/e p\u00ebr t\u2019i integruar grat\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Por sidomos n\u00eb tejkalimin e barrierave q\u00eb kultura patriarkale i prodhon, m\u00ebsimet nga librat emancipues t\u00eb shkrimtares s\u00eb shkath\u00ebt dhe vizionare, Virginia Woolf, jan\u00eb t\u00eb vlefshme. Ato m\u00eb kan\u00eb ndihmuar q\u00eb personalisht t\u00eb lirohem nga barriera t\u00eb tilla n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj \u201cProfesione p\u00ebr grat\u00eb\u201d n\u00eb vitin 1931, Woolf fillimisht e pranon se \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb grua e privilegjuar dhe mund\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019u avancuar profesionalisht nuk i g\u00ebzojn\u00eb grat\u00eb q\u00eb q\u00ebndronin para saj duke e d\u00ebgjuar fjalimin n\u00eb fjal\u00eb. Por prap\u00ebseprap\u00eb, jan\u00eb dy pengesa q\u00eb ajo mendon se ia z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn pothuajse secil\u00ebs grua pavar\u00ebsisht profesionit. Ato pengesa jan\u00eb ende relevante, ende t\u00eb pranishme dhe mjaft serioze, por pengesa q\u00eb me nj\u00eb shtytje sado t\u00eb vog\u00ebl, grat\u00eb mund t\u2019i tejkalojn\u00eb edhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>E para: Vraje \u201cengj\u00ebllushen e sht\u00ebpis\u00eb\u201d. Sipas poezis\u00eb s\u00eb poetit anglez Coventry Patmore m\u00eb 1854, \u201cengj\u00ebllushja e sht\u00ebpis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00eb gruaja; sinonim me \u2018haren\u00eb sht\u00ebpiake\u2019. Woolf shpjegon se \u201cengj\u00ebllushja\u201d \u00ebsht\u00eb \u00a0modeli tipik q\u00eb mbillet thell\u00eb n\u00eb \u2018n\u00ebnvet\u00ebdijen ton\u00eb fem\u00ebrore\u2019. Ajo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e hijshme; i dhemb shpirti p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7kado pos egoiste; shk\u00eblqen n\u00eb artin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs familjare; sakrifikohet \u00e7do dit\u00eb; nuk ka mendim apo d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vetin por preferon t\u00eb bashk\u00ebndjej\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb e \u00e7ilt\u00ebr; kur skuqet duket edhe m\u00eb e hijshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar veprat e shkrimtar\u00ebve (burra) p\u00ebrmes shkrimeve me t\u00eb cilat Woolf ka filluar karrier\u00ebn e saj t\u00eb bujshme letrare, asaj i \u00ebsht\u00eb dashur ta vras\u00eb k\u00ebt\u00eb fantazm\u00eb e cila e udh\u00ebzonte q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimet e saj t\u00eb jet\u00eb e but\u00eb, t\u00eb lajkatoj\u00eb, t\u00eb mashtroj\u00eb, dhe assesi t\u00eb mos e marrin vesh t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur: q\u00eb ajo mendon. \u201cPasi q\u00eb e vrava r\u00ebnd\u00eb, thot\u00eb Woolf, nuk m\u00eb mbeti tjet\u00ebr pos t\u00eb punoj, t\u00eb mendoj e t\u00eb kultivoj shkatht\u00ebsit\u00eb e shkrimit\u201d. Por, e rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen e saj mbetej brenga se \u00e7ka do t\u00eb thon\u00eb burrat p\u00ebr nj\u00eb grua q\u00eb e thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr pasionet e saj dhe p\u00ebr vet\u00eb mendimet e saj. Kjo ishte pengesa e dyt\u00eb q\u00eb Woolf (n\u00eb koh\u00ebn kur e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb fjalim), e pranoi se nuk kishte arritur ta tejkaloj\u00eb plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Deri para 40-50 vitesh, nd\u00ebrprerja e shkoll\u00ebs ka qen\u00eb realitet p\u00ebr shumic\u00ebn e vajzave p\u00ebrderisa p\u00ebr djemt\u00eb jo; problem i pranish\u00ebm ende, ndon\u00ebse n\u00eb rrethana t\u00eb tjera. Roli sh\u00ebrbyes ka qen\u00eb e vetmja shkatht\u00ebsi q\u00eb mbetej p\u00ebr vajzat t\u00eb kultivojn\u00eb; ta shpenzojn\u00eb energjin\u00eb trupore e ta shterrin trurin nga pasiviteti i detyruar mendor. Si t\u00eb vogla, ne m\u00ebsohemi t\u00eb kujdesemi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt; t\u2019ia qesim kafen\u00eb babit, t\u2019ua shtrojm\u00eb buk\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrve apo ta pastrojm\u00eb tavolin\u00ebn pasi q\u00eb ata t\u00eb ngopen, dhe trajnohemi t\u2019u sh\u00ebrbejm\u00eb mysafir\u00ebve me shkatht\u00ebsi e hijeshi; \u201cule dor\u00ebn\u201d, m\u00eb kujtohet k\u00ebshilla e grave t\u00eb familjes q\u00eb me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt m\u00eb p\u00ebshp\u00ebritnin kur i sh\u00ebrbeja kafet\u00eb me tabak\u00eb mysafir\u00ebve. Ky rol i mjesht\u00ebruar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer dhe k\u00ebnaqur t\u00eb tjer\u00ebt (edhe at\u00ebher\u00eb kur m\u00ebsojn\u00eb e vijojn\u00eb shkoll\u00ebn me sukses) ende sh\u00ebrben si mjet miratues p\u00ebr p\u00ebrmbushje t\u00eb rolit t\u00eb vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucionet dhe sektor\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb dominon prania e burrave n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb larta, por rrjet\u00ebzimi mes tyre po ashtu ngulmon.<a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/pulse\/new-survey-reveals-85-all-jobs-filled-via-networking-lou-adler\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Studime t\u00eb ndryshme<\/a> pohojn\u00eb se nd\u00ebr m\u00ebnyrat m\u00eb efikase p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb dhe mbajtur pozita udh\u00ebheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes rrjet\u00ebzimit, shpesh atij joformal me shok\u00eb apo t\u00eb njohsh\u00ebm duke ofruar informacione, burime, p\u00ebrkrahje dhe shk\u00ebmbime favoresh. P\u00ebrderisa nj\u00eb grua mund ta humb\u00eb vendin e pun\u00ebs (apo t\u00eb shk\u00ebputet nga puna p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb) p\u00ebr shkak t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe lehonis\u00eb, ajo shum\u00eb shpejt z\u00ebvend\u00ebsohet me dik\u00eb tjet\u00ebr (grua apo burr\u00eb). Por burrat mbesin n\u00eb pozita e vende t\u00eb caktuara pune, krijojn\u00eb stabilitet e kontakte, l\u00ebvizin e negociojn\u00eb, dhe n\u00eb kombinim me rolin superior q\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb n\u00eb familje e shoq\u00ebri ata e shohin veten Zot edhe n\u00eb vende pune.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrime dhe praktika t\u00eb tilla patriarkale, t\u00eb kultivuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive dhe strukturore, i b\u00ebn burrat si grup shoq\u00ebror q\u00eb t\u00eb mos dyshojn\u00eb n\u00eb kapacitetet e tyre mendore e profesionale, t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb ato q\u00eb i fitojn\u00eb dhe t\u00eb mburren \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. \u2018Engj\u00ebllushet e sht\u00ebpis\u00eb\u2019 n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb n\u00ebn pik\u00ebpyetje t\u00eb vazhdueshme (nga vet\u00eb ato dhe t\u00eb tjer\u00ebt) n\u00ebse e meritojn\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb caktuar pune, nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb rregullt e t\u00eb q\u00ebndrueshme apo mund\u00ebsi p\u00ebr ngritje kapacitetesh dhe promovim.<\/p>\n<p>Rebelimi te ne vjen n\u00eb nivel personal dhe p\u00ebr ato t\u00eb cilat nuk kan\u00eb z\u00eb dhe ende p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb tipare t\u00eb d\u00ebmshme q\u00eb buron nga z\u00ebri i rrejsh\u00ebm i \u2018engj\u00ebllushes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u2019. <a href=\"http:\/\/www.kgscenter.net\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Womens-participation-in-decision-making-in-Kosovo_ALB.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta burra n\u00eb krye t\u00eb institucioneve<\/a> qeveritare dhe atyre joqeveritare n\u00eb vend nuk i g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto pozita se jan\u00eb t\u00eb gjith\u00ebdijsh\u00ebm apo se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ne. Ata po vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebn shekullore me plot privilegje mashkullore p\u00ebrderisa ne gatuajm\u00eb p\u00ebr ta, ua pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, ua rrisim f\u00ebmij\u00ebt dhe kujdesemi p\u00ebr prind\u00ebrit e tyre.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh grua? Ju siguroj q\u00eb nuk e di. Besoj q\u00eb as ju nuk e dini. Nuk besoj q\u00eb do ta kuptoj\u00eb ndokush derisa ajo ta ket\u00eb shprehur veten n\u00eb t\u00eb gjitha artet dhe profesionet n\u00eb dispozicion p\u00ebr shkatht\u00ebsit\u00eb e njeriut.&#8221; Virginia Woolf, 1931 Jeta publike dhe profesionale zot\u00ebrohet nga burrat, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8723,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1221,1440],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5800","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-grate","tag-profesione"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5800"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5800\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8724,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5800\/revisions\/8724"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8723"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5800"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}