{"id":5816,"date":"2022-09-20T13:30:31","date_gmt":"2022-09-20T11:30:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5816"},"modified":"2024-10-18T13:33:27","modified_gmt":"2024-10-18T11:33:27","slug":"deja-vu-a-po-sillet-ne-rreth-vicioz-dialogu-aktual-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/deja-vu-a-po-sillet-ne-rreth-vicioz-dialogu-aktual-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"D\u00e9j\u00e0 vu! A po sillet n\u00eb rreth vicioz dialogu aktual Kosov\u00eb\u2013Serbi?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb or\u00ebn 11, me afrimin e afatit t\u00eb 1 shtatorit t\u00eb caktuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, shefi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb ka postuar lajmin n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/twitter.com\/JosepBorrellF\/status\/1563570625838743553\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Twitter<\/a>: Josep Borrell njofton: \u201cu gjet nj\u00eb zgjidhje europiane q\u00eb leht\u00ebson udh\u00ebtimin nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, dhe se evituan tensionet n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, mes tjerash. Kosova dhe Serbia ran\u00eb dakord t\u2019i leht\u00ebsojn\u00eb kufizimet e udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, detajet e marr\u00ebveshjes mbeten t\u00eb panjohura p\u00ebr publikun. Reciprociteti i vendosur nga Qeveria e Kosov\u00ebs pati rezultat efektiv pas vendimit p\u00ebr shfuqizimin e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs letra e bardh\u00eb dhe dokumentet hyr\u00ebse\/dal\u00ebse q\u00eb Serbia i l\u00ebshonte p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Letra e bardh\u00eb po p\u00ebrdorej si nj\u00eb form\u00eb identifikimi, duke z\u00ebvend\u00ebsuar k\u00ebshtu dokumentet zyrtare t\u00eb l\u00ebshuara nga Kosova, t\u00eb cilat nuk njiheshin nga Serbia.<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e zakonshme n\u00eb rastet kur dokumentet zyrtare nuk njihen (Bosnj\u00eb-Hercegovina aplikon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb p\u00ebr vizat e l\u00ebshuara p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, Greqia e ka aplikuar k\u00ebt\u00eb derisa e ka njohur pasaport\u00ebn e Kosov\u00ebs). Kjo marr\u00ebveshje mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si nj\u00eb moment historik; megjithat\u00eb, nuk ka gjasa q\u00eb ky moment historik m\u00eb vete t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kuptohet q\u00eb BE-ja kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8216;p\u00ebrparim&#8217;, qoft\u00eb edhe jo fort t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pas nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i kaq t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb proces, ky njoftim n\u00eb Twitter v\u00ebshtir\u00eb se kualifikohet si nj\u00eb marr\u00ebveshje. Duke gjykuar nga informacionet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr publikun p\u00ebrmes tweet-it t\u00eb Borrell-it dhe njoftimit t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, kjo marr\u00ebveshje ngjan m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb ushtrim p\u00ebr t\u00eb korrigjuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar disa elemente t\u00eb asaj q\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lind pyetja: A kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb riciklimit vicioz t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura deri m\u00eb tani, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb momentumi t\u00eb ri p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar procesin?<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re n\u00eb procesin e dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja; ajo i p\u00ebrket grupit t\u00eb par\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2011, t\u00eb arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs faz\u00eb t\u00eb &#8216;dialogut teknik&#8217;, e cila u zhvillua nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2013. Edhe pse u pasua me sfida serioze, marr\u00ebveshja ka pasur nj\u00eb rekord t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm t\u00eb zbatimit, duke pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pozitiv n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat i qasjes n\u00eb rritje dhe paqart\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, kjo marr\u00ebveshje duhej t\u00eb rinegociohej dhe element\u00eb t\u00eb rinj i ishin shtuar n\u00eb dy raunde t\u00eb ve\u00e7anta negociatash, t\u00eb cilat u zhvilluan n\u00eb vitin 2015 dhe 2016, pasi pal\u00ebt u konsideruan t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat do t\u00eb forconin m\u00eb tej lirin\u00eb e marr\u00ebveshjes, ose pal\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb se elemente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishin l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb marr\u00ebveshjes fillestare.<\/p>\n<p>Trajektorja e marr\u00ebveshjes p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes filloi n\u00eb vitin 2011 dhe u leht\u00ebsoi qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonin drejt Serbis\u00eb me let\u00ebrnjoftime t\u00eb l\u00ebshuara nga Kosova dhe anasjelltas. Marr\u00ebveshja lejoi pal\u00ebt t\u00eb shoq\u00ebronin kartat e identitetit me dokumente t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shkruara &#8220;hyrje\/dalje&#8221;. Kosova zgjodhi t\u00eb mos aplikonte dokumente \u201chyrje\/dalje\u201d, edhe pse opozita kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb zbatohej si form\u00eb reciprociteti ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 pal\u00ebt ran\u00eb dakord p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb sigurimit t\u00eb vetur\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk arrit\u00ebn t\u00eb pajtohen p\u00ebr njohjen e targave t\u00eb veturave t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs (p\u00ebr Kosov\u00ebn, vet\u00ebm ato t\u00eb l\u00ebshuara me KS nga periudha e para-pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb UNMIK-ut, jo RKS-ja e l\u00ebshuar nga institucionet e Kosov\u00ebs pas pavar\u00ebsis\u00eb), duke k\u00ebrkuar k\u00ebshtu q\u00eb shofer\u00ebt t\u00eb blejn\u00eb targa t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb veturave kur hyjn\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta \u00e7\u00ebshtje ishte negociuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale n\u00eb vitin 2016, q\u00eb ofronte mund\u00ebsin\u00eb e mbulimit t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore n\u00eb automjete me afishe. P\u00ebrs\u00ebri, kjo nuk \u00ebsht\u00eb aplikuar nga pala kosovare. N\u00eb vitin 2021, ndryshimi i Qeveris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb solli n\u00eb pushtet kryeministrin aktual Albin Kurti \u2013 i njohur tradicionalisht p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij kund\u00ebr dialogut t\u00eb pakusht\u00ebzuar me Serbin\u00eb kur ishte lider i opozit\u00ebs. Po ashtu, nj\u00eb vendim i n\u00ebnshkruar nga qeveria e kaluar e udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti i dha fund dh\u00ebnies s\u00eb targave t\u00eb vetur\u00ebs KS n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2021, duke k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb nevoj\u00ebn e rinegocimit t\u00eb detajeve edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021 ka pasur tension n\u00eb dy vendkalime n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs shkaktoi reagime te serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt me shpejt\u00ebsi organizuan barrikada duke mbyllur rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Mes p\u00ebrshkall\u00ebzimit, BE-ja, e mb\u00ebshtetur nga ShBA-ja, hartoi nj\u00eb &#8220;marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrkohshme&#8221; q\u00eb do t&#8217;u jepte koh\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pranueshme reciprokisht. Pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje, Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi n\u00eb korrik t\u00eb hakmerrej, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi reagime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs. Nga frika e nj\u00eb krize tjet\u00ebr n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 nj\u00eb vend i but\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Per\u00ebndimit, BE-ja dhe ShBA-ja kan\u00eb k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb afatin deri m\u00eb 1 shtator.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kriz\u00eb u shmang, por kjo lloj marr\u00ebveshjeje shfaq sfida dhe \u00e7\u00ebshtje serioze, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm jan\u00eb nj\u00eb tregues se leht\u00ebsimi i BE-s\u00eb po bie n\u00eb nj\u00eb rol tashm\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb proces, por edhe se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje reaguese n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces parandalimi q\u00eb nxitet nga frika e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb grack\u00ebn e stabilitetit q\u00eb vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e parandalimit t\u00eb krizave n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fokusohet n\u00eb objektivat real\u00eb t\u00eb dialogut, q\u00eb jo vet\u00ebm se do t\u2019i normalizonte marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por gjithashtu do t&#8217;u hapte rrug\u00ebn t\u00eb dyja vendeve p\u00ebr t&#8217;iu bashkuar BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja e ka pasur gjithmon\u00eb pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt stabilitetin e rajonit dhe kjo brisht\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar ndjesh\u00ebm pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs. K\u00ebshtu, festimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u nxit nga &#8216;suksesi&#8217; n\u00eb parandalimin e nj\u00eb konflikti t\u00eb mundsh\u00ebm dhe jo nga nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb parimeve baz\u00eb dhe nj\u00eb afati t\u00eb qart\u00eb kohor, BE-ja \u00ebsht\u00eb hedhur nga nj\u00eb afat n\u00eb tjetrin, duke rind\u00ebrtuar elemente t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb vjetra, t\u00eb nxitura zakonisht nga pal\u00ebt rajonale q\u00eb nuk jan\u00eb gati p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb publikuar, ngriti shum\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr transparenc\u00ebn e k\u00ebtij procesi. Ideja p\u00ebr t\u00eb kontrolluar narrativ\u00ebn duke folur fillimisht me mediat nga nd\u00ebrmjet\u00ebsi, pastaj me dy t\u00eb lider\u00ebt, dukej si nj\u00eb plan i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar narrativat toksike dhe deklaratat diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mospublikimi i tekstit t\u00eb dakorduar u lejon disave t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij dokumenti. Si rezultat i paqart\u00ebsis\u00eb s\u00eb Brukselit, procesi ka degraduar n\u00eb nivelin e marr\u00ebveshjes verbale dhe tweet-ave, duke ngritur shqet\u00ebsime n\u00ebse BE-ja mund ta drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe se sa i q\u00ebndruesh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb ky proces n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, BE-ja do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb reflektonte mbi joefektivitetin e k\u00ebsaj qasjeje inkrementale. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nuk ka qen\u00eb efektive n\u00eb afrimin e pal\u00ebve dhe krijimin e nj\u00eb momentumi t\u00eb duhur p\u00ebr finalizimin e procesit. Ballafaqimi vet\u00ebm me marr\u00ebveshjet e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparim dhe do ta fus\u00eb BE-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz negociatash pa epilog.<\/p>\n<p><em>*Ky shkrim \u00ebsht\u00eb publikuar s\u00eb pari n\u00eb BiEPAG n\u00eb gjuh\u00ebn angleze.<\/em><br \/>\n<a href=\"https:\/\/biepag.eu\/deja-vu-is-this-kosovo-serbia-dialogue-running-in-circles\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>https:\/\/biepag.eu\/deja-vu-is-this-kosovo-serbia-dialogue-running-in-circles\/<\/em><\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb or\u00ebn 11, me afrimin e afatit t\u00eb 1 shtatorit t\u00eb caktuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, shefi i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb ka postuar lajmin n\u00eb\u00a0Twitter: Josep Borrell njofton: \u201cu gjet nj\u00eb zgjidhje europiane q\u00eb leht\u00ebson udh\u00ebtimin nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, dhe se evituan tensionet n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, mes tjerash. Kosova dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":251,"featured_media":8717,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[10,1236],"ppma_author":[1437],"class_list":["post-5816","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogu","tag-kosove-serbi"],"authors":[{"term_id":1437,"user_id":251,"is_guest":0,"slug":"donika-emini","display_name":"Donika Emini","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg"},"user_url":"","last_name":"Emini","first_name":"Donika","description":"Donika Emini (kandidate p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb Politik\u00eb dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Westminster, Lond\u00ebr) po drejton Platform\u00ebn CiviKos, nj\u00eb sekretariat q\u00eb mbledh 250 OSHC n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo mban nj\u00eb burs\u00eb nga Fondi i K\u00ebrkimit p\u00ebr Sfidat Globale (GCRF) dhe nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb Politika Publike, e specializuar n\u00eb Menaxhimin Publik dhe Jo-fitimprur\u00ebs dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pas kthimit t\u00eb saj nga Gjermania n\u00eb Kosov\u00eb, znj. Emini ishte p\u00ebrfituese e Programit t\u00eb Zhvillimit Profesional t\u00eb t\u00eb Rinjve nga OSI - Think Tank, si pjes\u00eb e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, ku ajo punoi m\u00eb par\u00eb (2013-2016). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo ishte nj\u00eb Bashk\u00ebpun\u00ebtore K\u00ebrkimore n\u00eb Institutin e BE-s\u00eb p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (EUISS) n\u00eb Zyr\u00ebn Qendrore n\u00eb Paris - burs\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga Fondi Evropian p\u00ebr Ballkanin. M\u00eb par\u00eb, znj. Emini punoi me Sekretariatin e Transparency International n\u00eb Berlin, Institutin e Politikave Ballkanike (IPOL) dhe Konsullat\u00ebn e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb New York."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/251"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5816"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8718,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5816\/revisions\/8718"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5816"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}