{"id":5817,"date":"2017-01-30T13:05:30","date_gmt":"2017-01-30T11:05:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5817"},"modified":"2024-10-18T13:10:10","modified_gmt":"2024-10-18T11:10:10","slug":"kurva-eshte-konstrukt-shoqeror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/kurva-eshte-konstrukt-shoqeror\/","title":{"rendered":"\u2018Kurva\u2019 \u00ebsht\u00eb konstrukt shoq\u00ebror"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u2018Kurva\u2019 nuk ekziston. Ky epitet e ka vendin n\u00eb list\u00ebn e gj\u00ebrave q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, bashk\u00eb me zanat e malit, minotaur\u00ebt, apo dragonjt\u00eb. K\u00ebshtu i siguron Laura Bates adoleshentet n\u00eb librin e saj p\u00ebr vajza\u00a0<em>Girl Up<\/em>. Bates shpjegon se ky term \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrim i projektuar p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb nga shoq\u00ebria seksiste q\u00eb tronditet kur ato kan\u00eb guxim t\u00eb flasin p\u00ebr seksin dhe t\u00eb marrin n\u00eb kontroll jet\u00ebn e tyre personale dhe t\u00eb mos ia \u2018dhurojn\u00eb\u2019 at\u00eb nj\u00eb burri tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Paranoj\u00eb kolektive p\u00ebrjetohet sa her\u00eb q\u00eb diskutohet rreth degjenerimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb degjenerim s\u00eb pari e lidhim me degjenerimin e gruas (\u2018\u00c7ikat jan\u00eb tranu!\u201d \u201cGrat\u00eb s\u2019po na d\u00ebgjojn\u00eb!\u201d), e degjenerimin e gruas e lidhim me prishjen e familjen dhe humbjen e nderit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb ambiente shoq\u00ebrore dhe institucionale, n\u00eb artikuj gazetaresk, p\u00ebrfshir\u00eb shpesh edhe reagime nga \u2018autor\u00eb serioz\u00eb\u2019, fjala \u2018kurv\u00eb\u2019 dhe \u2018kurv\u00ebri\u2019 p\u00ebrdoret p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar dhe barazuar dik\u00eb apo di\u00e7ka me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, m\u00eb t\u00eb padenj\u00eb, m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe m\u00eb t\u00eb shfrenuar. Nuk ngopen dot. Duket se vet\u00ebm kjo fjal\u00eb i ndihmon t\u00eb lirojn\u00eb mllefin mizogjen t\u00eb kultivuar brez pas brezi. At\u00eb e b\u00ebjn\u00eb autor\u00eb shkrimesh e\u00a0<a href=\"https:\/\/dialogplus.ch\/laviret-e-duan-atdheun-me-shume-64616\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">poet\u00eb<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.anabelmagazine.com\/artikull\/2316\/manual-per-kurva\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gazetar\u00eb<\/a>\u00a0e\u00a0<a href=\"https:\/\/archive.koha.net\/?id=27&amp;l=149560\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">politikan\u00eb<\/a>. Por sigurisht q\u00eb injoranca e dhunshme e burrave shqiptar\u00eb (e grave po ashtu) \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb buron jo vet\u00ebm nga t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, por edhe nga historia bot\u00ebrore e evolucionit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Sipas Christopher Ryan dhe Cacilda Jetha n\u00eb librin e tyre<em>\u00a0Sex at Dawn<\/em>, pavar\u00ebsisht se sa gjenial ka qen\u00eb Charles Darwin, ai na ka m\u00ebsuar se \u201cn\u00ebnat i kemi kurva.\u201d Kjo p\u00ebr shkak se p\u00ebrmes narratives standarde t\u00eb evolucionit seksual t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, \u2018kurv\u00ebria\u2019 \u00ebsht\u00eb prezantuar si tipar inherent dhe i pashmangsh\u00ebm tek grat\u00eb. Narrativa shkon k\u00ebshtu: Djali takohet me vajz\u00ebn. Djali dhe vajza e vler\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb agjendave dhe kapaciteteve t\u00eb ndryshme riprodhuese. Ai k\u00ebrkon shenja t\u00eb rinis\u00eb, fertilitetit, sh\u00ebndetit t\u00eb mir\u00eb, munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb kaluara seksuale, dhe t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb seksuale n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo k\u00ebrkon shenja t\u00eb pasuris\u00eb, statusit shoq\u00ebror, sh\u00ebndetit fizik, dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai nuk do ta braktis\u00eb at\u00eb (dhe f\u00ebmij\u00ebt) materialisht. Pra kjo narrativ\u00eb e redukton interaksionin heteroseksual n\u00eb prostitucion; pra grat\u00eb i shk\u00ebmbejn\u00eb sh\u00ebrbimet seksuale p\u00ebr qasje n\u00eb resurse dhe siguri nga burrat.<\/p>\n<p>Sigmund Freud ka paraqitur grat\u00eb si inferiore n\u00eb aspektin seksual, dhe p\u00ebr shum\u00eb bashk\u00eb-mendimtar\u00eb t\u00eb tij, p\u00ebr grat\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb libido (d\u00ebshir\u00eb seksuale) fare. Ata kan\u00eb prezantuar marr\u00ebdh\u00ebnien seksuale si k\u00ebnaq\u00ebsi e burrit, por detyr\u00eb bashk\u00ebshortore dhe obligim riprodhues i grave. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi pse lirin\u00eb seksuale t\u00eb grave q\u00eb kan\u00eb devijuar nga kjo norm\u00eb i kan\u00eb kategorizuar si t\u00eb shfrenuara. Epoka e muzik\u00ebs Jazz n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb 1920-at karakterizohet pik\u00ebrisht me panikun rreth \u2018degjenerimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u2019. Degjenerimi i referohet nj\u00eb kulture t\u00eb re t\u00eb grave e njohura si \u2018flappers\u2019 dhe t\u00eb portretizuara nga Scott Fizgerald n\u00eb librat e tij sikurse\u00a0<em>The Great Gatsby<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>This Side of Paradise<\/em>. Me marrjen hov t\u00eb k\u00ebsaj kulture, grat\u00eb u dhan\u00eb shkelm normave viktoriane t\u00eb grave tradicionale me muzik\u00eb, vall\u00ebzim, mod\u00eb, seks, dhe alkool. Shokuese, apo jo?<\/p>\n<p>Baker Brown, nj\u00eb gjinekolog britanez, diku rreth vitit 1858 ka argumentuar q\u00eb masturbimi tek grat\u00eb ka efekte fatale an\u00ebsore, diku filluar nga histeria dhe epilepsia e deri tek mania dhe vdekja. Ai ka sugjeruar largimin e klitorisit si zgjidhje. Pas kryerjes se disa nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tilla, Brown \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Shoq\u00ebria Obstetrike e Londr\u00ebs dhe qarqet mjek\u00ebsore britaneze e kan\u00eb diskredituar heqjen e klitorisit. Por, praktika barbare e heqjes se klitorisit \u00ebsht\u00eb ende praktik\u00eb e rregullt n\u00eb shum\u00eb shtete afrikane, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm ruajtjen e nderit dhe shmangien e \u2018kurv\u00ebris\u00eb\u2019. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij parimi brutal shum\u00eb vajza t\u00eb vogla vdesin nga gjakderdhja e brendshme e grat\u00eb n\u00eb lindje, nd\u00ebrsa ato q\u00eb mbijetojn\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb ciklit menstrual, lindjes, dhe disa prej tyre nuk arrijn\u00eb t\u00eb ndjejn\u00eb m\u00eb kurr\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi seksuale.<\/p>\n<p>Ryan &amp; Jetha thon\u00eb se para luft\u00ebs kund\u00ebr drog\u00ebs, terrorit, apo luft\u00ebs kund\u00ebr kancerit, ka pasur luft\u00eb kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs seksuale fem\u00ebrore. Dhe kjo luft\u00eb vazhdon n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dhunshme patriarkale. Ato gra q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga \u2018turpi fem\u00ebror\u2019 p\u00ebshtyhen, fyhen, i divorcojn\u00eb dhe i ndajn\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt, digjen si shtriga, patolizohen si histerike, varrosen deri n\u00eb qaf\u00eb n\u00eb r\u00ebr\u00ebn e shkret\u00ebtirave, dhe gjuhen me gur\u00eb deri n\u00eb vdekje. Dhe jo vet\u00ebm ato, por edhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb n\u00ebmur: \u201cata \u2013 t\u00eb bijt\u00eb dhe bijat e kudr\u00ebs\u201d sakrifikohen para zot\u00ebve pervers\u00eb dhe konfliktuoz t\u00eb injoranc\u00ebs, turpit dhe frik\u00ebs.\u201d \u2013 thon\u00eb autor\u00ebt.<\/p>\n<p>B\u00ebn t\u00eb jesh seksi por jo seksuale, pra t\u00eb jesh objekt por jo subjekt seksual. T\u00eb qenit seksuale apo subjekt seksual n\u00eb nj\u00eb rreth e ambient konservator mbetet mallkim. Kjo norm\u00eb e pakuptimt\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00eb gra t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr martes\u00eb i ekspozohen himenoplastik\u00ebs, nd\u00ebrhyrje p\u00ebr operimin e cip\u00ebs virgj\u00ebrore, nd\u00ebrhyrje kjo q\u00eb realizohet n\u00eb dhoma joligjore spitalore, n\u00eb rrethana t\u00eb rrezikshme dhe pa mbik\u00ebqyrje profesionale. Ky fenomen jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e debatit strategjik institucional p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb vajzave dhe grave dhe ngritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb p\u00ebrgjithshme, por diskutohet prej perspektiv\u00ebs p\u00ebr\u00e7muese p\u00ebr grat\u00eb e reja q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u2018trik\u2019 t\u00eb till\u00eb manipulues, q\u00eb mashtrojn\u00eb burrat dhe e fshehin \u2018turpin\u2019 e tyre. E kush vendos t\u2019i hyj\u00eb nj\u00eb praktike t\u00eb pasigurt e t\u00eb dhimbshme pa pasur arsye q\u00eb nd\u00ebrlidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me t\u00eb ardhmen dhe jet\u00ebn e tyre, si rrjedhoj\u00eb e t\u00eb qenit seksualisht aktive n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb till\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues?<\/p>\n<p>Shum\u00eb studime kan\u00eb pohuar se sharjet, posht\u00ebrimi dhe etiketimi me \u2018kurv\u00ebri\u2019, (q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze njihet si \u2018slut-shaming\u2019) ndikon shum\u00eb n\u00eb mir\u00ebqenien dhe vet\u00ebvler\u00ebsimin e grave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb vajzave, t\u00eb cilat p\u00ebrballen me konflikt identitar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb adoleshenc\u00ebs. Jo vet\u00ebm nj\u00eb trajtim i till\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00eb frym\u00eb ku nj\u00eb diskurs i till\u00eb dominon ndikon n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre (ton\u00eb) mendor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ato e shohin dhe e trajtojn\u00eb veten, n\u00eb kufizimet q\u00eb i vendosin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe sa jan\u00eb n\u00eb gjendje ta zot\u00ebrojn\u00eb plot\u00ebsisht trupin e tyre.<\/p>\n<p>Por emancipimi seksual \u00ebsht\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb sigurt dhe tekste revolucionare n\u00eb sht\u00ebpi e shkoll\u00eb q\u00eb t\u00eb flitet rehatsh\u00ebm p\u00ebr tema t\u00eb \u2018parehatshme\u2019, dhe politika strikte t\u00eb kodit t\u00eb sjelljes dhe ngacmimit seksual n\u00eb institucione q\u00eb t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset \u2018kurv\u00ebria\u2019 si koncept nga mendja dhe goja. E pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos e reduktojm\u00eb asnj\u00eb grua p\u00ebrmes epiteteve p\u00ebr\u00e7muese, qoft\u00eb ajo vajza apo motra jote, Kallashi apo Morena Taraku. E assesi t\u00eb mos e pranojm\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/manual-per-kurva\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">medie tona<\/a>,\u00a0edhe at\u00ebher\u00eb kur mendojm\u00eb se po p\u00ebrdoret vet\u00ebm si simbolik\u00eb dhe jo epitet\u00a0per se. P\u00ebrkufizime konstruktive p\u00ebr t\u00eb shprehur mos-miratim ka sa t\u00eb duash. Por ato vijn\u00eb sapo t\u00eb kemi kuptuar rr\u00ebnj\u00ebt e pabarazis\u00eb dhe rrethanat nga t\u00eb cilat marrin hov fenomene apo karakteristika t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201c\u2018Kurva\u2019 \u00ebsht\u00eb konstrukt shoq\u00ebror\u201d po thon\u00eb grat\u00eb gjithandej globit n\u00eb marshe e protesta, n\u00eb libra dhe medie feministe. Ajo \u00ebsht\u00eb shpikur nga burrat dhe ende mir\u00ebmbahet nga po ata bashk\u00eb me grupe grash t\u00eb painformuara nga po ky sistem patriarkal q\u00eb p\u00ebrforcon seksizmin e brendsh\u00ebm dhe na kthen kund\u00ebr nj\u00ebra tjetr\u00ebs. Por n\u00eb ju p\u00eblqeft\u00eb apo jo, emancipimi seksual i grave po ndodh. P\u00ebr dallim nga gjyshet dhe n\u00ebnat tona, sot po p\u00ebrpiqemi ta rikthejm\u00eb v\u00ebmendjen tek trupat ton\u00eb dhe t\u00eb njihemi me pushtetin q\u00eb kemi mbi to, po kemi m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhim, po k\u00ebrkojm\u00eb siguri q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb jet\u00ebn q\u00eb e duam, po e zb\u00ebrthejm\u00eb kompleksitetin e pseudo vlerave patriarkale t\u00eb \u2018\u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb fem\u00ebrore\u2019 dhe raporteve t\u00eb korruptuara gjinore.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018Kurva\u2019 nuk ekziston. Ky epitet e ka vendin n\u00eb list\u00ebn e gj\u00ebrave q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, bashk\u00eb me zanat e malit, minotaur\u00ebt, apo dragonjt\u00eb. K\u00ebshtu i siguron Laura Bates adoleshentet n\u00eb librin e saj p\u00ebr vajza\u00a0Girl Up. Bates shpjegon se ky term \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00ebndrim i projektuar p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb nga shoq\u00ebria seksiste q\u00eb tronditet [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8702,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1433,1434],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-konstrukt-shoqeror","tag-shoqeri-seksiste"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5817"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8703,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5817\/revisions\/8703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5817"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}