{"id":5828,"date":"2016-10-24T13:01:11","date_gmt":"2016-10-24T11:01:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5828"},"modified":"2024-10-18T13:02:30","modified_gmt":"2024-10-18T11:02:30","slug":"kanceri-i-gjirit-nuk-eshte-fjongo-roze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/kanceri-i-gjirit-nuk-eshte-fjongo-roze\/","title":{"rendered":"Kanceri i gjirit nuk \u00ebsht\u00eb fjongo roz\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Kanceri i gjirit nuk \u00ebsht\u00eb fjongo roz\u00eb\u201d thot\u00eb \u201c<a href=\"http:\/\/www.thescarproject.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">projekti i shenjave<\/a>\u201d i fotografit David Jay. P\u00ebrmes fotografive t\u00eb grave q\u00eb i kan\u00eb mbijetuar kancerit t\u00eb gjirit, vihet n\u00eb pah realiteti i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Shenjat e thella nga heqja e gjinjve, flok\u00ebt e r\u00ebna nga kimeoterapia, mastektomia, dhe dhimbja e thell\u00eb nga humbja e t\u00eb dashurave p\u00ebr shum\u00eb familjar\u00eb; ky \u00ebsht\u00eb realiteti i k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje vdekjeprur\u00ebse. <a href=\"https:\/\/bitchmedia.org\/article\/i-want-be-seen\/ericka-hart-changing-image-breast-cancer\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cDua t\u00eb m\u00eb shohin<\/a>\u201d &#8211; thot\u00eb aktivistja Ericka Hart\u00a0duke pozuar nudo me shenjat nga mastektomia. Ajo thot\u00eb se d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta shohin si person q\u00eb ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Serioziteti i fushatave t\u00eb tilla e p\u00ebrcakton edhe cil\u00ebsin\u00eb e diskursit rreth sh\u00ebndetit t\u00eb grave si tregues esencial i mir\u00ebqenies s\u00eb tyre. Por n\u00eb Kosov\u00eb, fushatat p\u00ebr vet\u00ebdijesim rreth kancerit t\u00eb gjirit shpesh reduktohen n\u00eb euforin\u00eb pink; \u2018veshu pink\u2019, \u2018mendo pink\u2019, &#8211; na thon\u00eb. \u00c7do vit thirrja p\u00ebr solidarizim me grat\u00eb e prekura b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb fjongoje roz\u00eb apo nj\u00eb ecje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Grupi i grave deputete mburret me mamografin\u00eb mobil; aty-k\u00ebtu na shp\u00ebrndahet ndonj\u00eb fletushk\u00eb me porosin\u00eb p\u00ebr kontroll dhe parandalim t\u00eb hersh\u00ebm; d\u00ebgjohen tingujt e ndonj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=QdiMG6_cOYs&amp;feature=share\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebnge \u201cfrym\u00ebzuese<\/a>\u201d q\u00eb u thot\u00eb grave t\u00eb mbajn\u00eb kok\u00ebn lart, apo <a href=\"http:\/\/www.shok-ks.org\/?p=242\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fjal\u00ebt e ndonj\u00eb \u2018profesionisti\u2019<\/a> q\u00eb t\u00eb parin mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs ndaj kancerit sugjerojn\u00eb \u201cbesimin n\u00eb Zot\u201d.<\/p>\n<p>Sipas pik\u00ebpamjeve patriarkale, gjinjt\u00eb shihen si mjet validues p\u00ebr grat\u00eb, element ky kinse tipik \u2018fem\u00ebror\u2019, qoft\u00eb duke iu referuar am\u00ebsis\u00eb apo objektivizimit seksual. E ky seksualizim nganj\u00ebher\u00eb na shfaqet edhe n\u00eb fushata p\u00ebr vet\u00ebdijesim t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit. Nd\u00ebr shembujt m\u00eb konkret\u00eb \u00ebsht\u00eb fushata e Kryeministris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2014 me moton \u201c<a href=\"http:\/\/www.oranews.tv\/vendi\/lufta-kunder-kancerit-te-gjirit-rama-gjiri-i-gruas-eshte-bukuri-kujdesu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gjiri i gruas \u00ebsht\u00eb bukuri! Kujdesu!<\/a>\u201d. Seksualizimi i till\u00eb i gjinjve dhe reduktimi i k\u00ebsaj s\u00ebmundje vdekjeprur\u00ebse n\u00eb bukuri \u2018fem\u00ebrore\u2019 \u00ebsht\u00eb diskriminues dhe mizor.<\/p>\n<p>Por ka edhe t\u00eb tilla q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/RevistaFlatra\/photos\/a.220884778028050.46435.220882068028321\/1089198774529975\/?type=3&amp;theater\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">modeleje e cila \u00ebsht\u00eb vullnetarisht tullace si shprehje e identitetit artistik,<\/a> tentohet t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet mesazh solidarizues tek grat\u00eb e prekura. Kjo \u00ebsht\u00eb hipokrizi kur e marrim parasysh faktin se r\u00ebnia e flok\u00ebve dhe e qimeve t\u00eb tjera trupore vjen nga kimeoterapia, e cila i mbyt edhe qelizat e sh\u00ebndosha tek grat\u00eb e prekura dhe u shkat\u00ebrron imunitetin fizik dhe emocional.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=27&amp;l=136453\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">K\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb regjistruar t\u00eb grave me kancer gjiri<\/a>n\u00eb krahasim me vitin e kaluar, por ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb shpjeguar me rritje t\u00eb numrit t\u00eb raportimeve t\u00eb rasteve apo k\u00ebrkesave p\u00ebr trajtim. <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=8lUp1GoB9NI\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Doktor\u00ebt n\u00eb QKUK dit\u00eb m\u00eb par\u00eb pohuan se kushtet mjekuese i p\u00ebrmbushin standardet e larta evropiane.<\/a> Sipas nj\u00ebrit nga ta, kapacitetet mjekuese t\u00eb QKUK-s\u00eb i p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha fazat e kancerit t\u00eb gjirit dhe pothuajse t\u00eb gjitha ofrohen falas p\u00ebr pacientet.<\/p>\n<p>Por sipas aktivistes p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, Gjejrane Lokaj, e cila po ashtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajtim e sip\u00ebr t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sipas saj, barnat vonohen, terapia e rregullt (mujore gjasht\u00eb mujore dhe vjetore) kushton shum\u00eb, dhe referencat p\u00ebr kontrolle shtes\u00eb jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, znj. Lokaj thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se disa sh\u00ebrbime ofrohen falas n\u00eb QKUK dhe qendra rajonale, t\u00eb tjerat ofrohen n\u00eb sektorin privat, n\u00eb ordinanca dhe poliklinika private edhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs. E t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme sidomos p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb zona rurale.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/aab-edu.net\/media\/gazetaknn\/ministri-shendetesise-duhen-9-milione-euro-per-trajtimin-e-kancerit-ne-kosove\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Vet\u00eb ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb konfirmoi se Kosova nuk ka buxhet p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje<\/a>, dhe 5 milion\u00eb euro t\u00eb ndara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje nuk mjaftojn\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, dihet se barnat n\u00eb List\u00ebn Esenciale, sikurse p\u00ebr secil\u00ebn tjet\u00ebr s\u00ebmundje serioze, shpesh vonohen dhe pacientet nuk arrijn\u00eb t\u00eb marrin trajtimin e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndeti i grave ende nuk konsiderohet si prioritet n\u00eb familje e shoq\u00ebri. N\u00eb shoq\u00ebri patriarkale, grat\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb familje, nd\u00ebrsa sh\u00ebndeti e mir\u00ebqenia e tyre mbetet n\u00eb fund. Si gra, ne edukohemi t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb till\u00eb, dhe ta konsiderojm\u00eb edhe veten si m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb edhe znj. Lokaj: \u201cUn\u00eb paralel me breng\u00ebn p\u00ebr rrjedh\u00ebn e s\u00ebmundjes kam pasur edhe breng\u00ebn sesi familja ime do ta p\u00ebrjetoj\u00eb lajmin dhe i kam kursyer gjat\u00eb nga lajmi p\u00ebr tmerrin q\u00eb ndodhte n\u00eb organizmin tim\u201d. E mund t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht frika se mos po i imponohen financiarisht familjeve dhe se po i ngarkojn\u00eb emocionalisht, nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb grat\u00eb vendosin t\u00eb mos kontrollohen. E rastet t\u00eb tilla kur grat\u00eb lajm\u00ebrohen n\u00eb faza t\u00eb vonshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb s\u00ebmundjes, jan\u00eb t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh<a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=27&amp;l=24698\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> nivelin e konsideruesh\u00ebm t\u00eb analfabetizmit n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>, hulumtimi rreth k\u00ebsaj teme m\u00eb ka njoftuar edhe me raste kur grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb diagnostikuara, izolohen nga familjet e tyre n\u00eb dhoma t\u00eb ve\u00e7anta, sepse e keqkuptojn\u00eb kancerin e gjirit p\u00ebr s\u00ebmundje ngjit\u00ebse. Kjo munges\u00eb informacioni p\u00ebrve\u00e7 se u v\u00ebshtir\u00ebson procesin sh\u00ebrues grave p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrkrahjes emocionale, mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet q\u00eb grat\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb trajtim sepse nuk e njohin seriozitetin e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sh\u00ebndeti i grave t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb pranohet si prioritet, thirrjet institucionale p\u00ebr ekzaminim dhe mjekim duhet t\u2019u shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb gjitha grave dhe familjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb <a href=\"http:\/\/www.evropaelire.org\/a\/28039441.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raportuar se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e ka miratuar Planin Nacional p\u00ebr Kontrollin e Kancerit<\/a>. Mbetet t\u00eb vler\u00ebsohet pas publikimit se sa cil\u00ebsor \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, dhe \u00e7far\u00eb strategjie implementuese ka. Me programe t\u00eb tilla si dhe fushata profesionale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, mund ta adresojm\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje pa viktimizim, me p\u00ebrkrahje t\u00eb plot\u00eb institucionale dhe me fushata t\u00eb denja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kanceri i gjirit nuk \u00ebsht\u00eb fjongo roz\u00eb\u201d thot\u00eb \u201cprojekti i shenjave\u201d i fotografit David Jay. P\u00ebrmes fotografive t\u00eb grave q\u00eb i kan\u00eb mbijetuar kancerit t\u00eb gjirit, vihet n\u00eb pah realiteti i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje. Shenjat e thella nga heqja e gjinjve, flok\u00ebt e r\u00ebna nga kimeoterapia, mastektomia, dhe dhimbja e thell\u00eb nga humbja e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1221,1429,1430],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-grate","tag-kanceri-i-gjirit","tag-muaji-roze"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5828"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8697,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5828\/revisions\/8697"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5828"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}