{"id":5833,"date":"2020-05-17T12:50:24","date_gmt":"2020-05-17T10:50:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5833"},"modified":"2024-10-18T12:55:59","modified_gmt":"2024-10-18T10:55:59","slug":"a-eshte-kosova-ende-homofobe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/a-eshte-kosova-ende-homofobe\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb Kosova (ende) homofobe?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit q\u00eb shkoi, n\u00eb nj\u00eb trajnim p\u00ebr Policin\u00eb e Kosov\u00ebs lidhur me rastet e personave LGBTIQ, nd\u00ebrsa po flisja p\u00ebr homofobin\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, iu referova, mes tjerash, sondazhit t\u00eb \u00abNational Democratic Institute\u00bb (NDI), sipas t\u00eb cilit Kosova m\u00eb 2015 kishte dal\u00eb vendi m\u00eb homofob n\u00eb rajon. Nj\u00eb nga polic\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajnim m\u00eb nd\u00ebrpreu duke th\u00ebn\u00eb se: shoq\u00ebria kosovare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb homofobe, ka p\u00ebrparuar shum\u00eb q\u00eb nga viti 2015 kur \u00ebsht\u00eb publikuar ky sondazh pasi q\u00eb, \u00a0deri tani \u00ebsht\u00eb mbajtur tri her\u00eb Parada e Krenaris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar asnj\u00eb incident i dhun\u00ebs.* P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ky polic, shtoi se \u00abn\u00eb Serbi \u00e7do her\u00eb ka incidente t\u00eb dhun\u00ebs ndaj marshuesve n\u00eb Parad\u00ebn e Krenaris\u00eb, prandaj n\u00ebse krahasohemi me ta, ne jemi shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara\u00bb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, shum\u00eb prej personave q\u00eb u tregoja p\u00ebr angazhimet e mia si avokate n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e rasteve t\u00eb personave LGBTIQ, m\u00eb thoshin se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb edhe aq keq sa i takon respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit LGBTIQ, duke ofruar si argument mbajtjen e Parad\u00ebs s\u00eb Krenaris\u00eb tri her\u00eb radhazi pa incidente dhune. Ky \u00ebsht\u00eb tejthjesht\u00ebsim i homofobis\u00eb.<\/p>\n<p>Homofobia \u00ebsht\u00eb problem i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe shpesh p\u00ebrkufizohet si frik\u00eb e urrejtje e paarsyeshme ndaj burrave homoseksual\u00eb, grave lesbike, biseksual\u00ebve, transgjinor\u00ebve dhe personave interseks. Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/www.europarl.europa.eu\/sides\/getDoc.do?pubRef=-\/\/EP\/\/TEXT+TA+P6-TA-2006-0018+0+DOC+XML+V0\/\/EN\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rezolut\u00ebs p\u00ebr Homofobin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb<\/a>\u00a0t\u00eb Parlamentit Evropian, homofobia n\u00eb mes tjerash shfaqet n\u00eb sfera private dhe publike, n\u00eb forma t\u00eb ndryshme si p. sh. p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, nxitjes p\u00ebr diskriminim, p\u00ebrqeshjes, dhun\u00ebs verbale, psikike e fizike, p\u00ebrndjekjes, vrasjes, diskriminimit dhe kufizimit t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb paarsyesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017 Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit (IAP) i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.oik-rks.org\/2017\/05\/04\/mendim-juridik-i-avokatit-te-popullit-ne-cilesine-e-mikut-te-gjykates-amicus-curiae-lidhur-me-homofobine-dhe-transfobine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Mikut i Gjykat\u00ebs\u00a0<em>(Amicus Curie)<\/em><\/a>, p\u00ebr ta njoftuar lidhur me gjendjen e homofobis\u00eb dhe transfobis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes shtjellimit t\u00eb trajtimit institucional t\u00eb disa rasteve t\u00eb personave LGBTI. Sipas IAP, autoritetet publike po d\u00ebshtojn\u00eb t&#8217;i zbatojn\u00eb ligjet n\u00eb fuqi dhe t&#8217;i trajtojn\u00eb rastet e personave LGBTI n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019, p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me organizat\u00ebn CEL, kam ofruar sh\u00ebrbime juridike p\u00ebr shtat\u00eb persona n\u00eb tri komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin viktima t\u00eb veprave penale shkaku i orientimit seksual ose identitetit gjinor. K\u00ebta persona kan\u00eb p\u00ebrjetuar sulme, kanosje ose dhun\u00eb n\u00eb familje dhe k\u00ebrkonin t\u00eb dinin se \u00e7far\u00eb mund\u00ebsi ofron shteti i Kosov\u00ebs p\u00ebr adresimin e situatave, n\u00eb t\u00eb cilat gjendeshin.<\/p>\n<p>Shumica prej tyre i kan\u00eb denoncuar rastet n\u00eb Polici, por disa nuk pranonin, ngaq\u00eb personat q\u00eb duhej t&#8217;i denonconin i kishin familjar\u00eb. Rastet e tilla t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnda, sepse viktimat p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb t\u00eb vazhdueshme fizike e psikike dhe jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb jetojn\u00eb me familjar\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, meq\u00eb jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb ose nuk fitojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u pavar\u00ebsuar ekonomikisht. Kosova nuk ka strehimore p\u00ebr personat e komunitetit LGBTIQ dhe nuk ka asnj\u00eb program q\u00eb punon me prind\u00ebrit e personave LGBTIQ.<\/p>\n<p>N\u00ebse i vendosim k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrball\u00eb gjetjeve t\u00eb sondazhit t\u00eb NDI-s\u00eb, b\u00ebhet e dukshme se shum\u00eb nga to jan\u00eb ende aktuale. Nj\u00eb nd\u00ebr pyetjet q\u00eb NDI ia kishte shtruar 1,221 qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, mbi 18 vje\u00e7, ishte: N\u00ebse do ta kuptonit se f\u00ebmija juaj \u00ebsht\u00eb homoseksual, si do t\u00eb reagonit? Vet\u00ebm 3% ishin p\u00ebrgjigjur se do ta mb\u00ebshtesnin f\u00ebmij\u00ebn plot\u00ebsisht, nd\u00ebrkaq 15% se do ta largonin f\u00ebmij\u00ebn nga sht\u00ebpia, 9% se do ta nd\u00ebrpritnin kontaktin me t\u00eb, 6% se do ta nd\u00ebshkonin f\u00ebmij\u00ebn fizikisht, 10% do ta pranonin f\u00ebmij\u00ebn, por do t\u00eb kujdeseshin q\u00eb askush jasht\u00eb familjes t\u00eb mos e marr\u00eb vesh dhe 41% se do t\u00eb mundoheshin t\u00eb gjenin sh\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 30 vite nga vendimi i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr heqjen e homoseksualitetit nga lista e s\u00ebmundjeve mendore. Ky vendim ishte marr\u00eb pas shum\u00eb rishikimeve e studimeve shkencore q\u00eb kishin ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se nuk ka kurrfar\u00eb baze shkencore, mjek\u00ebsore a psikosociale p\u00ebr listim t\u00eb homoseksualitetit si s\u00ebmundje. Megjithat\u00eb, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb publikuar nga YIHR n\u00eb vitin 2017,<a href=\"https:\/\/advocacy-center.org\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Gjuha-diskriminuese-ne-tekstet-shkollore.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0tekstet shkollore n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>\u00a0e cil\u00ebsojn\u00eb homoseksualitetin si \u00e7rregullim e devijim.<\/p>\n<p>Dezinformimi dhe mosinfomimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me komunitetin LGBTIQ \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr elementet kryesore, q\u00eb e thellon problemin e homofobis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb e pengon adresimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb problemit, \u00ebsht\u00eb edhe tejthjesht\u00ebsimi i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e shtat\u00eb rasteve penale, dy prej tyre q\u00eb i kam shoq\u00ebruar n\u00eb Polici, kan\u00eb qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb stacion p\u00ebr t&#8217;i denoncuar rastet, mir\u00ebpo zyrtar\u00ebt policor\u00eb nuk i kan\u00eb regjistruar denoncimet e tyre. Me gjas\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb vendosur q\u00eb paragjykimet e tyre ndaj homoseksual\u00ebve e transgjinor\u00ebve mbizot\u00ebrojn\u00eb ndaj Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, mund edhe t\u00eb mos i ken\u00eb besuar denoncuesve duke u nisur nga supozimi se shoq\u00ebria kosovare nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb homofobe.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht motivit, mosregjistrimi i denoncimeve p\u00ebr krime t\u00eb urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ: 1) paraqet shkelje t\u00eb detyrave t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb, 2) e l\u00eb viktim\u00ebn n\u00eb rrezik, 3) dekurajon personat e komunitetit LGBTIQ t&#8217;i drejtohen Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbrojtje, dhe 4) paraqet diskriminim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb orientimit seksual ose identitetit gjinor. Sipas Ligjit p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi, krahas q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb diskriminuar, trajtim i pabarabart\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mosveprimi q\u00eb ka p\u00ebr efekt diskriminimin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se mbajtja e Parad\u00ebs s\u00eb Krenaris\u00eb ka ndikuar duksh\u00ebm n\u00eb nxitjen e debatit publik p\u00ebr t\u00eb drejtat e komunitetit LGBTIQ dhe i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij komuniteti n\u00eb Kosov\u00eb. Mir\u00ebpo, Parada e Krenaris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tregues i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr gjendjen e homofobis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb pik\u00ebnisje e till\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tejthesht\u00ebsuar dhe e gabuar, \u00ebsht\u00eb edhe e rrezikshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb trajnimit, polic\u00ebve ua l\u00ebshova\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/shkurt\/skandaloze-policia-e-kosoves-abuzon-me-personin-qe-e-akuzon-se-eshte-pjesetar-i-lgbti-video\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">videon<\/a>\u00a0e n\u00ebntorit 2018 ku shihet\u00a0sesi disa zyrtar\u00eb policor\u00eb e tallin, e ofendojn\u00eb dhe e p\u00ebrqeshin nj\u00eb person t\u00eb komunitetit LGBTIQ, nd\u00ebrsa e marrin n\u00eb pyetje. Detyra e pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishte t&#8217;i identifikojn\u00eb t\u00eb gjitha shkeljet ligjore e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb kryera nga zyrtar\u00ebt policor\u00eb n\u00eb video. Megjith\u00ebq\u00eb ngurruan n\u00eb fillim, arrit\u00ebn t&#8217;i identifikojn\u00eb t\u00eb gjitha shkeljet dhe nuk e soll\u00ebn m\u00eb pretendimin se shoq\u00ebria kosovare nuk \u00ebsht\u00eb homofobe.<\/p>\n<p>Tejkalimin e problemit me homofobin\u00eb mund ta arrijm\u00eb vet\u00ebm kur e pranojm\u00eb si problem, pa ia n\u00ebnvler\u00ebsuar p\u00ebrmasat.<\/p>\n<p>*Supozimi se e kemi tejkaluar homofobin\u00eb p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb mbajtur tri her\u00eb Parada e Krenaris\u00eb pa incidente mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb por, shtjellohet k\u00ebtu p\u00ebr hir t\u00eb argumentit. N\u00eb vitin 2017, pas mbajtjes s\u00eb Parad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Krenaris\u00eb, n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb raportuar dy raste t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Parad\u00ebn. Policia e Kosov\u00ebs\u00a0<a href=\"https:\/\/prishtinainsight.com\/police-investigate-two-incidents-related-kosovo-pride\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e kishte konfirmuar p\u00ebr Prishtina Insight<\/a>\u00a0q\u00eb nj\u00eb person ishte k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ishte ngacmuar verbalisht nga disa persona t\u00eb panjohur. Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb tjet\u00ebr ishte sulmuar nga nj\u00eb person i panjohur dhe ishte d\u00ebrguar n\u00eb QKUK p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebndimeve.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit q\u00eb shkoi, n\u00eb nj\u00eb trajnim p\u00ebr Policin\u00eb e Kosov\u00ebs lidhur me rastet e personave LGBTIQ, nd\u00ebrsa po flisja p\u00ebr homofobin\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, iu referova, mes tjerash, sondazhit t\u00eb \u00abNational Democratic Institute\u00bb (NDI), sipas t\u00eb cilit Kosova m\u00eb 2015 kishte dal\u00eb vendi m\u00eb homofob n\u00eb rajon. Nj\u00eb nga polic\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":169,"featured_media":8687,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1426,11,765],"ppma_author":[198],"class_list":["post-5833","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-homofobia","tag-kosova","tag-lgbtq"],"authors":[{"term_id":198,"user_id":169,"is_guest":0,"slug":"rina-kika","display_name":"Rina Kika","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kika","first_name":"Rina","description":"Rina Kika \u00ebsht\u00eb avokate dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemeluese e firm\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb Kika &amp; Associates e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera ofron sh\u00ebrbime ligjore p\u00ebr kompani t\u00eb teknologjis\u00eb inovative dhe individ\u00eb e organizata n\u00eb ngritjen e rasteve p\u00ebr gjyq\u00ebsi strategjike n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut. Rina ka dy tituj master, nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregtare nga Universiteti i Cyrihut n\u00eb Zvic\u00ebr dhe tjetrin nga Duke University, Sh.B.A p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/169"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5833"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5833\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8688,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5833\/revisions\/8688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5833"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}