{"id":5851,"date":"2022-08-18T14:36:47","date_gmt":"2022-08-18T12:36:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5851"},"modified":"2024-10-18T14:40:27","modified_gmt":"2024-10-18T12:40:27","slug":"konsolidimi-i-raportit-diaspore-kosove-perpjekje-per-nje-mini-doracak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/konsolidimi-i-raportit-diaspore-kosove-perpjekje-per-nje-mini-doracak\/","title":{"rendered":"Konsolidimi i raportit diaspor\u00eb-Kosov\u00eb: p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb mini-doracak"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Tradicionalisht, raporti diaspor\u00eb-Kosov\u00eb ka qen\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje private n\u00eb mes familjar\u00ebsh e miqsh. Lidhjet jan\u00eb mbajtur gjall\u00eb nd\u00ebrmjet personave q\u00eb kan\u00eb emigruar jasht\u00eb dhe atyre q\u00eb gjenden n\u00eb Kosov\u00eb. Investimet nga diaspora poashtu kan\u00eb qen\u00eb kryesisht\u00a0<em>ad hoc<\/em>\u00a0dhe personale. N\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb kufizuar n\u00eb blerje pronash e patundshm\u00ebrish, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb hapjen e ndonj\u00eb biznesi privat.<\/p>\n<p>Ky raport nuk \u00ebsht\u00eb se ka qen\u00eb i planifikuar nga shteti. Ai thjesht u imponua nga rrethanat, dhe u zhvillua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike. Por, duhet th\u00ebn\u00eb se ky raport nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i q\u00ebndrueshmi i mundsh\u00ebm. N\u00eb rrafshin personal e familjar, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb raportet t\u00eb ftohen. Jeta e b\u00ebn t\u00eb veten dhe gjenerata e dyt\u00eb e e tret\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn af\u00ebrsi me Kosov\u00ebn si ajo e para.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, modeli biznesor (n\u00ebse mund t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb) \u2013 pra, modeli i investimit nga diaspora n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht i gabuesh\u00ebm dhe me risk t\u00eb madh financiar. Kjo sepse n\u00eb nj\u00ebzet vitet e fundit, ato pak investime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga diaspora n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb hasur n\u00eb gjith\u00ebfar\u00eblloj sfidash \u2013 burokraci t\u00eb mefsht\u00eb, rrezik t\u00eb lart\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb investimeve, e mosmb\u00ebshtetje nga shteti. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda, investime t\u00eb tilla jan\u00eb penguar \u2013 e shpesh edhe kan\u00eb d\u00ebshtuar \u2013 shkaku i korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar. Shumica prej nesh kemi d\u00ebgjuar p\u00ebr raste konkrete kur investitor\u00ebve u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar hara\u00e7\u00a0p\u00ebr t\u00eb zhvilluar biznes n\u00eb Kosov\u00eb. Ky ambient armiq\u00ebsor sigurisht se ka zbuar interesimin p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tej, edhe ato pak investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paorganizuar dhe t\u00eb pakoordinuar. Nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur studim fizibiliteti mbi nevojat e tregut. Thjesht, n\u00ebse dikush ka dashur t\u2019i investoj\u00eb parat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e gastronomis\u00eb, sektor edhe ashtu i st\u00ebrngarkuar. K\u00ebtu duhet kritikuar edhe qasjen\u00a0e disa pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebshtruar Kosov\u00ebn, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, si nj\u00eb\u00a0<em>El Dorado<\/em>\u00a0t\u00eb paligj p\u00ebr pasurim t\u00eb shpejt\u00eb. T\u00eb till\u00ebt, n\u00eb bashk\u00ebpunim me pjes\u00ebtar\u00ebt e ingranazhit t\u00eb hara\u00e7it t\u00eb qeverisjeve n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb nisma biznesore t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb mo\u00e7alin e uj\u00ebrave korruptive.<\/p>\n<p><strong>Institucionalizimi i raporteve diaspor\u00eb &#8211; Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tash, m\u00eb shum\u00eb se dy dekada pas luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb flitet p\u00ebr ridefinim t\u00eb raporteve dhe roleve. Raporti diaspor\u00eb &#8211; Kosov\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb rikalibrohet dhe t\u00eb intensifikohet. Jo sepse nj\u00ebra i ka borxh tjetr\u00ebs, por sepse \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb jetike e t\u00eb dyjave q\u00eb ky raport t\u00eb p\u00ebrforcohet. Jemi me fat q\u00eb kemi nj\u00eb disapor\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb tregoj\u00eb interesim aktiv p\u00ebr vendin e origjin\u00ebs. Ky lloj interesimi nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb mesin e komuniteteve migrante. Por ja q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh sa vite kan\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me vendin e tyre. Dhe kjo zakonisht vazhdon edhe n\u00eb brezin e dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb ky raport t\u00eb zbehet me koh\u00eb. Vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe vlugu i t\u00eb interesuarve q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb bie. Dhe kjo dit\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e beft\u00eb, por do t\u00eb p\u00ebrvidhet heshturazi. Kur ne t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohemi se \u00e7arja mes Kosov\u00ebs dhe diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e madhe p\u00ebr t\u2019u riparuar, ndoshta do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. Do t\u00eb mbesin vet\u00ebm nostalgjit\u00eb e rr\u00ebfimet emocionale p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb me gjeneratat e ardhshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova, insitucionet e saj, t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa institucional\u00eb q\u00eb raportet e ngushta n\u00eb mes vendit dhe disapor\u00ebs t\u00eb konsolidohen p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave tejpartiak\u00eb dhe shtet\u00ebror\u00eb. Si t\u00eb b\u00ebhet kjo?<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa shembuj inkurajues t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb duhet n\u00ebnvizuar. P\u00ebr shembull, Komuna e Prishtin\u00ebs ka marr\u00eb vendim p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/perparimrama2021\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">themelimin e zyr\u00ebs koordinuese p\u00ebr diaspor\u00ebn<\/a>, e cila n\u00eb mes tjerash parashihet q\u00eb t\u00eb organizoj\u00eb partneritete biznesore, t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb transferimin e njohurive dhe aft\u00ebsive nga diaspora n\u00eb Kosov\u00eb, etj. Mbetet t\u00eb shihet se si do t\u00eb duket n\u00eb praktik\u00eb jet\u00ebsimi i nj\u00eb ideje q\u00eb ting\u00ebllon mjaft e q\u00eblluar. Sidoqoft\u00eb, nisma t\u00eb tilla nuk duhet t\u00eb mbesin\u00a0<em>ad hoc<\/em>\u00a0dhe t\u00eb izoluara n\u00eb nivel komunal. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe mbar\u00ebshtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, poashtu, edhe nismat q\u00eb jan\u00eb duke u nd\u00ebrmarr\u00eb nga qeveria dhe Ministria p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebsministrja Liza Gashi, n\u00eb ve\u00e7anti, ka marr\u00eb hapa konkret\u00eb p\u00ebr institucionalizimin afatgjat\u00eb t\u00eb raporteve diaspor\u00eb-Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes duhet n\u00ebnvizuar programin pilot p\u00ebr Diplomaci Qytetare (<a href=\"http:\/\/www.cdfellowship.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">www.cdfellowship.com<\/a>) q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ka \u201cnd\u00ebrlidhjen e profesionist\u00ebve t\u00eb rinj nga diaspora, duke u ofruar hap\u00ebsir\u00eb dhe mund\u00ebsi angazhimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb MPJD-s\u00eb\u201d, si pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi gjasht\u00ebmujor n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb diplomacis\u00eb qytetare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb me vend dhe\u00a0e mir\u00ebpritur n\u00eb dy drejtime: nga pjes\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs q\u00eb mezi presin q\u00eb t\u2019u jepet mund\u00ebsia q\u00eb me dijen e p\u00ebrvoj\u00ebn t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb; dhe nga vet\u00eb Kosova, e cila mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb nga truri i kthyer, sado i p\u00ebrkohsh\u00ebm qoft\u00eb ai.<\/p>\n<p>E vetmja rezerv\u00eb q\u00eb kam me nisma si kjo \u00ebsht\u00eb se ato prihen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. P\u00ebrderisa t\u00eb ket\u00eb fonde nga donator\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person n\u00eb pozit\u00eb vendim-marr\u00ebse q\u00eb i shtyen ato procese p\u00ebrpara, projekti mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi. Mir\u00ebpo, projekte t\u00eb tilla rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me vdekje klinike mu p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb t\u00eb institucionalizuara n\u00eb agjenda afatgjata t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb politika e konsolidimit t\u00eb raportit diaspor\u00eb &#8211; Kosov\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga rrafshi personal e familjar n\u00eb at\u00eb institucional. Pritjet verore p\u00ebr diaspor\u00eb, kur pjeket shtalbi e k\u00ebndohen k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra qytetare, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, por mbrapa tyre nuk mbetet asgj\u00eb, pos kujtimeve t\u00eb mira. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb i shfaqim dashurin\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb ia p\u00ebrkujtojm\u00eb vetvetes se jemi nj\u00eb. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb sentimente tranziente q\u00eb avullohen n\u00eb momentin q\u00eb m\u00ebrgimtari i kthehet halleve t\u00eb tij n\u00eb Per\u00ebndim, kurse qytetari kosovar p\u00ebrballjeve me telashet e p\u00ebrditshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga ana e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb korrigjim se si perceptohet Kosova. Pik\u00eb s\u00eb pari, Kosova nuk duhet shikuar vet\u00ebm si nj\u00eb pushim disi i domosdosh\u00ebm veror, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve familjare, t\u00eb gjuh\u00ebs apo nostalgjis\u00eb. Kosova duhet par\u00eb edhe si mund\u00ebsi q\u00eb kuadrot e shkolluara e profesionale t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb fushat e tyre. S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb\u00a0\u00e7far\u00eb niveli zhvillimor \u00ebsht\u00eb Kosova. P\u00ebr at\u00eb, krahasimet n\u00eb mes Per\u00ebndimit e Kosov\u00ebs, kur p\u00ebrs\u00ebriten vazhdimisht, ting\u00ebllojn\u00eb banale. Kosov\u00ebn duhet pranuar k\u00ebshtu si \u00ebsht\u00eb, me bindjen se edhe ajo prodhon talente e mendje gjeniale, se k\u00ebshtu n\u00eb fakt edhe po ndodh\u00eb. Diaspora duhet t\u00eb hap\u00eb mendjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt. Pra, konsolidimi i raporteve t\u00eb tyre me Kosov\u00ebn, sidomos i brezave t\u00eb rinj, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin e k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet nga ana e Kosov\u00ebs jan\u00eb programe afatgjata p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, nga t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb edhe diaspora, edhe Kosova. P\u00ebr shembull, duhet t\u2019u ofrohet mund\u00ebsi, madje edhe me pages\u00eb, t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave nga diaspora q\u00eb p\u00ebr periudha gjasht\u00ebmuajshe apo nj\u00ebvje\u00e7are t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb programe socializimi e rrjetizimi me rinin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijohen lidhje personale afatgjate. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, duhet ofruar programe konkrete p\u00ebr pun\u00eb praktike si n\u00eb sektorin privat ashtu edhe n\u00eb at\u00eb publik. P\u00ebrs\u00ebri, shteti duhet t\u00eb konsideroj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e alokimit t\u00eb linjave t\u00eb ve\u00e7anta buxhetore p\u00ebr nisma t\u00eb tilla. Dhe, s\u00eb fundi, natyrisht se shteti duhet t\u00eb ofroj\u00eb t\u00eb gjitha leht\u00ebsit\u00eb e mundshme q\u00eb \u00e7far\u00ebdo investimi nga diaspora t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen maksimale t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Interesimi i diaspor\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb i lart\u00eb, fatmir\u00ebsisht. Mir\u00ebpo deri m\u00eb tash raportet diaspor\u00eb-Kosov\u00eb jan\u00eb mbajtur gjall\u00eb ve\u00e7 si rezultat i vullnetit t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb institucionet t\u00eb ofrojn\u00eb leht\u00ebsi konkrete, afatgjata dhe formale, n\u00ebp\u00ebrmjet programeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr riintegrim, kthim t\u00eb trurit, apo thjesht p\u00ebr q\u00ebndrime afatshkurta n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt: Kosova me dije e njohuri t\u00eb reja nga jasht\u00eb, si dhe diaspora duke i q\u00ebndruar m\u00eb af\u00ebr trungut t\u00eb vet.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tradicionalisht, raporti diaspor\u00eb-Kosov\u00eb ka qen\u00eb\u00a0\u00e7\u00ebshtje private n\u00eb mes familjar\u00ebsh e miqsh. Lidhjet jan\u00eb mbajtur gjall\u00eb nd\u00ebrmjet personave q\u00eb kan\u00eb emigruar jasht\u00eb dhe atyre q\u00eb gjenden n\u00eb Kosov\u00eb. Investimet nga diaspora poashtu kan\u00eb qen\u00eb kryesisht\u00a0ad hoc\u00a0dhe personale. N\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb kufizuar n\u00eb blerje pronash e patundshm\u00ebrish, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb hapjen e ndonj\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":8759,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1451,972],"ppma_author":[698],"class_list":["post-5851","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-diaspore","tag-kosove"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5851"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5851\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8761,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5851\/revisions\/8761"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5851"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}