{"id":5858,"date":"2020-05-11T12:28:34","date_gmt":"2020-05-11T10:28:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5858"},"modified":"2024-10-18T12:31:01","modified_gmt":"2024-10-18T10:31:01","slug":"a-mu-gzu-kur-tcelen-shkollat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/a-mu-gzu-kur-tcelen-shkollat\/","title":{"rendered":"A m\u2019u g\u2019zu kur t\u2019\u00e7elen shkollat?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb shum\u00eb shkolla fillore t\u00eb Kosov\u00ebs, ku nxan\u00ebset e nxan\u00ebsit ma shum\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb e shohin ngacmim seksual sesa m\u00ebsojn\u00eb a lejohen t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim me mendu q\u00eb bile p\u00ebr disa muaj nuk kan\u00eb shku.<\/p>\n<p>P\u00ebrjetimi i ngacmimit seksual n\u2019shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti konkret se qysh thanja \u201cm\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb prindi i dyt\u00eb\u201d, t\u2019merr n\u2019qaf\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb rritun n\u00eb nji sistem ku roli i m\u00ebsimdhan\u00ebsit \u00ebsht\u00eb idealizu deri n\u00eb joracionale &#8211; deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb nuk ka leju nxan\u00ebset e nxan\u00ebsit as edhe t\u00eb zhvillojn\u00eb mendim kritik t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;sfidu autoritetet kur ato shtypin. Nji sistem ku n\u00ebse viktima \u00ebsht\u00eb vajz\u00eb apo grua, dhe dhunuesi \u00ebsht\u00eb burr\u00eb, faji \u00e7do her\u00eb i mveshet viktim\u00ebs. E kjo shkon aq larg sa shpesh nxan\u00ebset viktima t\u00eb \u00e7far\u00ebdo dhune e faj\u00ebsojn\u00eb veten p\u00ebr veprimet e dhunueseve, duke mos e lejuar veten t\u00eb sfidojn\u00eb autoritetin e m\u00ebsimdhan\u00ebsit as edhe n\u00eb k\u00ebto raste. Kur m\u00ebsimdhan\u00ebsi idealizohet kaq verb\u00ebrisht, dhe kur viktima faj\u00ebsohet kaq padrejt\u00ebsisht, viktimat e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb shkolla zgjedhin t\u00eb heshtin, madje edhe n\u00eb familjet e tyre, ku komunikimi dhe besimi midis prind\u00ebrve dhe f\u00ebmij\u00ebve b\u00ebhet pothuajse i pamundur pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre faktor\u00ebve. N\u00eb fakt, nxan\u00ebset edhe mund t\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb zgjedhje e tyre, por heshtja e tyre \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr to.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb fundit, kshtu i konvenon m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>Mungesa e hulumtimeve t\u00eb thellume n\u00eb p\u00ebrmasat e ngacmimit seksual n\u00eb shkolla fillore, ve\u00e7 e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundun transformimin e gjith\u00eb atyre p\u00ebrvojave t\u00eb tmerrshme n\u00eb statistika, dhe e zbeh\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto raste me gjet\u00eb drejt\u00ebsi. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrvojat q\u00eb me apo pa dashje kan\u00eb dal\u00eb prej privates, na m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb m\u00ebsimdhan\u00ebsit burra (jo t\u00eb gjith\u00eb) jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb ngacmojn\u00eb seksualisht nxan\u00ebset e tyre vajza, dhe n\u00eb shum\u00eb raste ata kan\u00eb vazhduar t\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb seksuale edhe kur ndaj tyre ka pasur ankesa.<\/p>\n<p>Edhe djemt\u00eb n\u00eb shkollat tona jan\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs seksuale, por, nisur nga ajo q\u00eb kemi par\u00eb deri tash, vajzat jan\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj ngacmimit seksual n\u00eb shkoll\u00eb sesa \u00e7\u2019mund t\u00eb jen\u00eb djemt\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ekspozimi i k\u00ebtyre t\u00eb fundit ndaj rasteve t\u00eb ngacmimit seksual gjat\u00eb shkoll\u00ebs fillore, kur f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb adaptimit t\u00eb sjelljeve t\u00eb t\u00eb rriturve si sjellje t\u00eb veta, i b\u00ebn\u00eb ata ngacmues dhe dhunues potencial\u00eb. Ashtu qysh i b\u00ebn\u00eb edhe vajzat viktima t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb ngacmimit seksual.<\/p>\n<p>P\u00ebr vajzat, koncepti i dashnis\u00eb prind\u00ebrore i reflektum n\u00eb figur\u00ebn e m\u00ebsimdhan\u00ebsit, ua mbjell\u00eb iden\u00eb se keqtrajtimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb shprehunit t\u2019dashnis\u00eb. Ato rriten me iden\u00eb se parahatia, q\u00eb u shkaktohet nga k\u00ebto subjekte me role vendimmarr\u00ebse p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, \u00ebsht\u00eb procesi i vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb kalojn\u00eb e kjo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb gjinis\u00eb s\u00eb tyre. Djemt\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrcjellin modelin e nji prindi imagjinar, i cili ua trason rrug\u00ebn e dhun\u00ebs si mjeti i vet\u00ebm i komunikimit me vajzat dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb pandemie kur m\u00ebsimdhan\u00ebsit e tyre po i shohin vet\u00ebm p\u00ebrmes televizorit, tek sforcohen me fol\u00eb n\u2019standard e sikletin ua p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb edhe shikuesve, nxan\u00ebset i kan\u00eb hala t\u00eb fresk\u00ebta momentet e tmerrshme q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrjetu n\u2019banka t\u2019shkoll\u00ebs, n\u2019korridore t\u2019shkoll\u00ebs, zyra t\u00eb drejtor\u00ebve e m\u00ebsimdhan\u00ebsve, salla t\u00eb edukat\u00ebs fizike e shum\u00ebku tjet\u00ebr. Ka kaq shum\u00eb histori t\u00eb pakall\u00ebzume p\u00ebr or\u00ebt e edukat\u00ebs fizike, ku m\u00ebsimdhan\u00ebsit perversitetin e tyne e shprehin kah i prekin nxan\u00ebset e tyne kinse me ua kall\u00ebzu l\u00ebvizjet, or\u00ebt e artit figurativ kur m\u00ebsimdhan\u00ebsit t\u2019hypin n\u2019kry kinse me t\u2019kall\u00ebzu qysh me vizatu, or\u00ebt e biologjis\u00eb ku m\u00ebsimet mbi seksualitetin e kafsh\u00ebve (sepse i njer\u00ebzve nuk diskutohet) kthehen n\u00eb \u201chajgare\u201d ndaj trupit t\u00eb \u00e7ikave t\u00eb klas\u00ebs, e kur edhe email-at shfryt\u00ebzohen p\u00ebr biseda \u201cprivate\u201d me nxan\u00ebse n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fotove nudo. Sikur t\u2019kishim kriju hapsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto histori me qen\u00eb publike, shkollat tona kishin me u mshel\u00eb moti.<\/p>\n<p>Titujt mediatik si \u201cM\u00ebsuesi ngacmoi seksualisht nx\u00ebn\u00ebsen 12-vje\u00e7are\u201d, \u201cM\u00ebsuesi ngacmoi seksualisht nx\u00ebn\u00ebsen n\u00eb kabinetin e shkoll\u00ebs\u201d, nuk i kemi pa gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kur shkollat jan\u00eb mshel\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. Kjo sepse edhe format e ngacmimit seksual ndaj nxan\u00ebseve i jan\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb izolimit. Si burimi pothuajse i vet\u00ebm i k\u00ebtij informacioni, mediat e kan\u00eb ma pak t\u00eb mundun k\u00ebto koh\u00eb me raportu mbi format ma t\u00eb mshefta t\u00eb ngacmimeve seksuale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, komunikimi pervers virtual mes m\u00ebsimdhan\u00ebsve dhe nxan\u00ebseve t\u00eb tyre. Bisedat e tilla, zakonisht b\u00ebhen material shantazhi ndaj nxan\u00ebseve dhe zor kan\u00eb me dal\u00eb mbi sip\u00ebrfaqe, e aq ma pak me u trajtu me ligj.<\/p>\n<p>Para pak vitesh kur po merresha me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, nji p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit m\u00eb pat kall\u00ebzu q\u00eb shkollat e kan\u00eb sistemin e vet t\u00eb raportimit t\u00eb ngacmimeve seksuale, i cili sipas tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb drejtorave t\u00eb shkollave dhe vet\u00ebm ata mund t\u2019i trajtojn\u00eb rastet e raportuara nga nxan\u00ebset.<\/p>\n<p>Hajde rren\u00eb hajde!<\/p>\n<p>\u201cDrejtorat (q\u00eb me shumic\u00eb jan\u00eb burra), p\u00ebrve\u00e7se nuk i raportojn\u00eb rastet n\u00eb Drejtorit\u00eb Komunale t\u00eb Arsimit me q\u00ebllim q\u00eb mos mos me kall\u00ebzu q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtu me i mbrojt\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, ty a s\u2019ta merr mendja q\u00eb edhe drejtori mundet me qen\u00eb ngacmues a?\u201d- i thash\u00eb, dhe k\u00ebtu p\u00ebrfundoj takimi.<\/p>\n<p>Nga janari i vitit 2019, ngacmimi seksual radhitet si vep\u00ebr penale, por viktimat e ngacmimit seksual nuk \u00ebsht\u00eb se ia kan\u00eb pa hajrin k\u00ebtij ndryshimi.<\/p>\n<p>Neni 183 i Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pika 1, thot\u00eb, \u201cKushdo q\u00eb ngacmon seksualisht personin tjet\u00ebr, n\u00eb ve\u00e7anti personin i cili \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs, s\u00ebmundjes, paaft\u00ebsis\u00eb, var\u00ebsis\u00eb, shtatz\u00ebnis\u00eb, paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb fizike apo mendore, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tri (3) vjet\u201d. N\u00eb rastin e raportit m\u00ebsimdhan\u00ebs-nxan\u00ebse, duhet t\u00eb b\u00ebhet i qart\u00eb edhe raporti i pushtetit midis tyre t\u00eb cilin e adreson pika tre e k\u00ebtij neni i cili thot\u00eb, \u201cKur vepra penale nga paragrafi 1 i k\u00ebtij neni kryhet nga kryesi, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues \u2026 apo n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr ka pozit\u00eb t\u00eb autoritetit mbi at\u00eb person, kryesi d\u00ebnohet me burgim prej gjasht\u00eb (6) muaj deri n\u00eb tre (3) vjet\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrvoja (mos)nd\u00ebshkuese e rasteve publike t\u00eb ngacmimeve seksuale n\u00eb shkolla, na m\u00ebson se k\u00ebto nene zor se i kan\u00eb hy n\u00eb pun\u00eb ndonj\u00eb gjykat\u00ebsi n\u00ebp\u00ebr gjykatat e Kosov\u00ebs. M\u00ebsimdhan\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt raportohet q\u00eb kan\u00eb kryer ngacmim seksual ndaj nxanseve t\u00eb tyne, zakonisht u pezullohet pozita e pun\u00ebs deri n\u00eb transferimin e tyre n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr, ose punohet fuqish\u00ebm n\u00eb faj\u00ebsim t\u00eb viktim\u00ebs deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb rastit n\u00eb dosjet e plunosuna t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Kur marrim parasysh aspektin e mosh\u00ebs, k\u00ebto ngacmime seksuale n\u00eb shkollat fillore b\u00ebhen ndaj nxan\u00ebseve t\u00eb mosh\u00ebs n\u00ebn 18 vje\u00e7, \u00e7ka k\u00ebta m\u00ebsimdhan\u00ebs i b\u00ebn\u00eb kryek\u00ebput pedofila. Prandaj, tu\u2019 e llogarit\u00eb q\u00eb pandemia nji dit\u00eb ka me kalu, nxan\u00ebsit kan\u00eb me iu kthy bankave t\u00eb shkoll\u00ebs e rrjedhimisht edhe kontaktit me k\u00ebta m\u00ebsimdhan\u00ebs, folni me f\u00ebmij\u00ebt tuj, kuptoni p\u00ebrvojat e tyne e avokoni q\u00eb dikush me i mbajt\u00eb k\u00ebta m\u00ebsimdhan\u00ebs dhunues e pedofila bile nja 3 vjet n\u2019burg. Sepse p\u00ebr sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve n\u2019shkolla, zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb largimi i viktim\u00ebs por d\u00ebnimi i agresorit. E ve\u00e7 qat\u00ebher\u00eb, ju e f\u00ebmij\u00ebt tuj mundeni me u g\u2019zu q\u00eb po \u00e7elen shkollat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shum\u00eb shkolla fillore t\u00eb Kosov\u00ebs, ku nxan\u00ebset e nxan\u00ebsit ma shum\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb e shohin ngacmim seksual sesa m\u00ebsojn\u00eb a lejohen t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim me mendu q\u00eb bile p\u00ebr disa muaj nuk kan\u00eb shku. P\u00ebrjetimi i ngacmimit seksual n\u2019shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti konkret se qysh thanja \u201cm\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb prindi i dyt\u00eb\u201d, t\u2019merr n\u2019qaf\u00eb! [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":40,"featured_media":8663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1418],"ppma_author":[50],"class_list":["post-5858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-shkollat"],"authors":[{"term_id":50,"user_id":40,"is_guest":0,"slug":"adelina-tershani","display_name":"Adelina T\u00ebrshani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/adelina-tershani-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/adelina-tershani-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"T\u00ebrshani","first_name":"Adelina","description":"Adelina T\u00ebrshani \u00ebsht\u00eb aktiviste e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ka p\u00ebrfunduar Fakultetin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe tani punon n\u00eb Rrjetin e Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e diskriminimit n\u00eb baza gjinore n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Adelina, \u00ebsht\u00eb bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin n\u00eb baza gjinore n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ballkanin Perendimor. Ajo ve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebrmes shkrimeve dhe performancave artistike, adreson problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen grat\u00eb dhe vajzat n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos ato q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona rurale. Duke qen\u00eb pjes\u00eb e iniciativ\u00ebs \"Republika KSKS\", ajo ka avokuar p\u00ebr futjen e edukat\u00ebs seksuale si l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore n\u00eb planprogramin shkollor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Adelina p\u00ebrmes 'slam poezis\u00eb', ironizon me shkaqet dhe pasojat e mos-futjes s\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde n\u00eb shkolla, si dhe raportit t\u00eb grave dhe vajzave me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/40"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5858"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5858\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8664,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5858\/revisions\/8664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5858"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}