{"id":5871,"date":"2022-07-05T11:44:15","date_gmt":"2022-07-05T09:44:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5871"},"modified":"2024-10-18T11:45:26","modified_gmt":"2024-10-18T09:45:26","slug":"universitetet-dhe-betejat-parapolitike-per-kapjen-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/universitetet-dhe-betejat-parapolitike-per-kapjen-e-tyre\/","title":{"rendered":"Universitetet dhe betejat (para)politike p\u00ebr kapjen e tyre"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Universitetet luajn\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb krijimin dhe ruajtjen e stabilitetit politik, kohezionit social, rendit juridik dhe zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit. P\u00ebrmes nxitjes s\u00eb mendimit kritik, hulumtimeve shkencore dhe debateve akademike, ato promovojn\u00eb demokracin\u00eb dhe forcojn\u00eb toleranc\u00ebn n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, universitetet n\u00eb demokracit\u00eb e brishta shpeshher\u00eb i n\u00ebnshtrohen nd\u00ebrhyrjeve dhe ndikimeve politike e parapolitike, sepse perceptohen si burim esencial i pushtetit. K\u00ebshtu, kontrolli i tyre \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb betej\u00eb mes grupeve e klaneve t\u00eb ndryshme (para)politike. K\u00ebshtu ato shnd\u00ebrrohen n\u00eb katalizator\u00eb si n\u00eb formimin, ashtu edhe transformimin e pushtetar\u00ebve.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/books.google.com\/books?id=14nbHemut9MC&amp;source=gbs_book_other_versions\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb studimin mbi formimin e elitave<\/a>, Tony Bennett (2005) konsideron se n\u00eb parim ekzistojn\u00eb dy lloj elitash. Nga nj\u00ebra an\u00eb, jan\u00eb elitat tradicionale, t\u00eb bazuara n\u00eb lidhje familjare, status fetar dhe social. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb elitat e reja, formimi dhe rekrutimi i t\u00eb cilave bazohet n\u00eb kualifikimin akademik, aft\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrmarr\u00ebse apo kulturore.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e universiteteve n\u00eb procesin e formimit t\u00eb elit\u00ebs rrjedh edhe nga fuqia e tyre simbolike, t\u00eb cil\u00ebn\u00a0<a href=\"https:\/\/www.wiley.com\/en-au\/The+Field+of+Cultural+Production:+Essays+on+Art+and+Literature-p-9780745609874\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Pierre Bourdieu<\/a>\u00a0(1993) e p\u00ebrkufizon si kapital simbolik, t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me kapitalin ekonomik, social dhe kulturor. Universiteti si kapital simbolik, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me reputacionin dhe vler\u00ebn e personave t\u00eb perceptuar dhe pranuar nga t\u00eb tjer\u00ebt si t\u00eb till\u00eb. Prandaj, ky lloj kapitali legjitimon hyrjen n\u00eb qarqet elitare t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe krijon baz\u00ebn p\u00ebr pushtet m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse elita buron nga kontrolli dhe zgjerimi i burimeve t\u00eb kapitalit simbolik dhe njohurive, at\u00ebher\u00eb padyshim Universiteti i Prishtin\u00ebs (UP) kishte dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim thelb\u00ebsor n\u00eb formimin e elit\u00ebs (para)politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e UP-s\u00eb, por edhe t\u00eb universiteteve tjera publike, kontrolli dhe ndikimi nuk b\u00ebhet nga elita t\u00eb formuara mbi baz\u00eb t\u00eb meritokracis\u00eb, integritetit akademik dhe arritjeve shkencore, e aq m\u00eb pak nga menaxhmentet e dala nga zgjedhjet e brendshme v\u00ebrtet demokratike, por nga klanet (para)politike t\u00eb lidhura ngusht\u00eb p\u00ebr interesa partikulare e t\u00eb organizuara shpesh p\u00ebrtej dallimeve partiake, ideologjike e politike.<\/p>\n<p>K\u00ebto klane, t\u00eb cilat p\u00ebr nga niveli shkencor dhe akademik jan\u00eb mediok\u00ebr, i p\u00ebrcaktojn\u00eb rregullat e loj\u00ebs dhe procedurat duke riprodhuar llojin e vet, pra elit\u00ebn e pushtetar\u00ebve. Nga em\u00ebrimi e \u2018zgjedhja\u2019 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb universiteteve, rektor\u00ebve dhe dekan\u00ebve t\u00eb fakulteteve, e deri te pozitat ky\u00e7e n\u00eb administrat\u00eb dhe organizatat studentore, imponohen kryesisht nga k\u00ebto klane pushtetar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs politike p\u00ebrzgjidhen n\u00eb poste t\u00eb larta qeveritare apo institucionale pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre n\u00eb drejtimin e universiteteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, universitetet tona shpesh sh\u00ebrbejn\u00eb si trampolin\u00eb p\u00ebr pushtetar\u00ebt dhe anasjelltas. Pra, pas funksioneve politike ata kthehen n\u00eb universitete p\u00ebr t\u00eb vegjetuar t\u00eb pa penguar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr nj\u00eb demokratizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe luftim t\u00eb klientelizmit e nepotizmit n\u00eb Kosov\u00eb, duhet s\u00eb pari nisur nga universitetet, ku edhe fillimisht riprodhohen pushtetar\u00ebt dhe promovohen kund\u00ebrvlerat.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm sikur me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ku p\u00ebrmes\u00a0<em>vettingut<\/em>\u00a0synohet nj\u00eblloj pastrimi nga keqp\u00ebrdorimet eventuale dhe ngritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb e efikasitetit, ashtu edhe n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eblloj rivler\u00ebsimi i stafit akademik, duke filluar nga kontrollimi antiplagjiat i doktoratave, punimeve shkencore p\u00ebr avancim, e deri te mbik\u00ebqyrja e m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe aktiviteteve tjera arsimore e shkencore.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kush duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb? Debatet dhe propozimet por k\u00ebt\u00eb proces mund t\u00eb vijn\u00eb edhe nga universitetet, por nuk mund t\u00eb e presim nga universitet, q\u00eb me strukturat udh\u00ebheq\u00ebse dhe gjendjen aktuale, t\u00eb e kryejn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive dhe t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ky lloj\u00a0<em>vettingu<\/em>\u00a0do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej nga ndonj\u00eb departament e K\u00ebshillit Shtet\u00ebror t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb ose nj\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb MASHTit, zyrtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebshmojn\u00eb kualifikim, integritet dhe p\u00ebrkushtim q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ta shtyjn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrkund\u00ebr presioneve a p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje eventuale. Mbase p\u00ebr ndonj\u00eb skeptik ky ting\u00ebllon si mision tejet i v\u00ebshtir\u00eb, por marr\u00eb parasysh q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e domosdoshme, duhet filluar sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse procesi i akreditimit u kund\u00ebrshtua fillimisht, por q\u00eb me koh\u00eb arriti t\u00eb nxjerr\u00eb standarde t\u00eb larta e funksionale, edhe ky proces do t\u00eb mund t\u00eb rikthente besimin n\u00eb universitete dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb rriste t\u00eb duksh\u00ebm cil\u00ebsin\u00eb e arsimit n\u00eb vend.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universitetet luajn\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb krijimin dhe ruajtjen e stabilitetit politik, kohezionit social, rendit juridik dhe zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit. P\u00ebrmes nxitjes s\u00eb mendimit kritik, hulumtimeve shkencore dhe debateve akademike, ato promovojn\u00eb demokracin\u00eb dhe forcojn\u00eb toleranc\u00ebn n\u00eb shoq\u00ebri. Megjithat\u00eb, universitetet n\u00eb demokracit\u00eb e brishta shpeshher\u00eb i n\u00ebnshtrohen nd\u00ebrhyrjeve dhe ndikimeve politike e parapolitike, sepse perceptohen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":31,"featured_media":8407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9,1],"tags":[1415,1417],"ppma_author":[41],"class_list":["post-5871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","category-uncategorized","tag-masht-i","tag-universitetet"],"authors":[{"term_id":41,"user_id":31,"is_guest":0,"slug":"bekim-baliqi","display_name":"Bekim Baliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Baliqi","first_name":"Bekim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/31"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5871"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8654,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5871\/revisions\/8654"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5871"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}