{"id":5878,"date":"2022-07-04T14:30:24","date_gmt":"2022-07-04T12:30:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5878"},"modified":"2024-10-18T14:31:34","modified_gmt":"2024-10-18T12:31:34","slug":"debati-bullgari-maqedoni-e-veriut-nen-lenten-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/debati-bullgari-maqedoni-e-veriut-nen-lenten-shqiptare\/","title":{"rendered":"Debati Bullgari \u2013 Maqedoni e Veriut n\u00ebn lenten shqiptare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Mbledhja e fundit e K\u00ebshillit Europian (KE) d\u00ebshtoi ta zhbllokoj\u00eb rrug\u00ebn integruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet, t\u00eb dy vendet kan\u00eb ngelur peng e vetos bullgare ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nisur nga konflikti p\u00ebr interpretimin e \u00e7\u00ebshtjeve historike, kulturore, gjuh\u00ebsore dhe identitare.<\/p>\n<p>Teksa ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb or\u00ebve t\u00eb vona p\u00ebr ta hequr veton dhe zhbllokuar procesin, binjak\u00ebzimi absurd i Shqip\u00ebris\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad t\u00eb rrug\u00ebtimit drejt BE-s\u00eb (binjak\u00ebzim i paargumentuar deri m\u00eb sot nga Brukseli) ka shkaktuar nj\u00eb bllokim t\u00eb pajustifikuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb komente dhe analiza u shpenzuan n\u00eb jav\u00ebt e fundit p\u00ebr procesin integrues t\u00eb t\u00eb dy vendeve. Pashmangshm\u00ebrisht ishte k\u00ebshtu edhe p\u00ebr faktorin q\u00eb p\u00ebrcaktoi zyrtarisht munges\u00ebn e progresit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u2013 mosmarr\u00ebveshjen e bartur nd\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht vazhdon mungoj\u00eb nj\u00eb reflektim shqiptar n\u00eb raport me substanc\u00ebn e debatit identitar nd\u00ebrmjet dy vendeve, mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr impaktin q\u00eb ka mbi interesat m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni dhe p\u00ebrtej.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kryeministri Edi Rama mori koh\u00ebt e fundit nj\u00eb pozicion p\u00ebrkrah Shkupit p\u00ebr tejkalimin e konfliktit me q\u00ebllim heqjen e vetos p\u00ebr rrug\u00ebtimin drejt BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00ebse impakti m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb aktualisht lidhet me ng\u00ebr\u00e7in p\u00ebr fillimin e negociatave, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb neglizhohej as thelbi dhe mbi t\u00eb gjitha rezultati i mundsh\u00ebm i nj\u00eb debati identitar n\u00eb nj\u00eb shtet ku gati 30% e popullsis\u00eb (n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb) \u00ebsht\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Debati nd\u00ebrmjet Shkupit dhe Sofjes ka ardhur n\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme dhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpara se ta prekte drejtp\u00ebrdrejt integrimin n\u00eb Bashkimin Europian. N\u00eb vitin 2017, ligjv\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri po punonin p\u00ebr nj\u00eb ligj mbi pakicat komb\u00ebtare dhe gjat\u00eb asaj kohe Bullgaria ushtroi trysni p\u00ebr njohjen e \u201cminoritetit bullgar\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky pretendim u kund\u00ebrshtua nga minoriteti maqedonas n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kjo tem\u00eb u p\u00ebrmend rishtazi edhe nga kryeministri Rama n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vetos bullgare, por duke ofruar nj\u00eb lavd\u00ebrim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e at\u00ebhershme t\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjes s\u00eb minoritetit bullgar\u201d. Kjo p\u00ebr faktin se nj\u00eb telefonat\u00eb nd\u00ebrmjet tij dhe kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm bullgar Boyko Borisov, sikurse u\u00a0<a href=\"https:\/\/twitter.com\/ediramaal\/status\/1540260767752228866\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pohua<\/a>\u00a0nga vet\u00eb kryeministri shqiptar, mjaftoi q\u00eb t\u00eb neglizhohej \u00e7do lloj konsultimi faktologjik p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ose jo t\u00eb pakic\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare u njoh nj\u00eb minoritet bullgar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn trysnin\u00eb edhe t\u00eb Komisionit Europian dhe madje edhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00ebndrimit mospajtues t\u00eb vet\u00eb kryediplomatit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, pathosi i tanish\u00ebm i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen identitare nd\u00ebrmjet dy vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku i pavend. Mbi t\u00eb gjitha, di\u00e7ka e till\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet pa marr\u00eb parasysh implikimet e m\u00ebdha t\u00eb debateve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Rishtazi, profesori amerikan Edward Joseph nga Johns Hopkins University\u00a0<a href=\"https:\/\/foreignpolicy.com\/2022\/06\/22\/biden-macedonia-bulgaria-identity-putin-nationalism\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">parashtroi n\u00eb nj\u00eb shkrim<\/a>\u00a0n\u00eb\u00a0<em>Foreign Policy<\/em>\u00a0iden\u00eb se p\u00ebr ta tejkaluar ng\u00ebr\u00e7in nd\u00ebrmjet Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, SHBA duhet t\u00eb \u201cafirmoj\u00eb identitetin maqedonas\u201d. Ai sugjeron q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje kulturore n\u00ebn petkun e procesit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/joint-statement-on-the-u-s-north-macedonia-strategic-dialogue\/#:~:text=The%20United%20States%20recognized%20North,barriers%20to%20trade%20and%20investment.\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dialogut Strategjik<\/a>, t\u00eb cilin SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut e njoftuan para pak jav\u00ebsh. Si shembull p\u00ebr referenc\u00eb, Joseph merr Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet nj\u00eb diferencim i popullsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb banor\u00ebt e shtetit, q\u00eb u pag\u00ebzua me emrin Maqedoni e Veriut me banor\u00ebt e rajonit t\u00eb Maqedonis\u00eb antike.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se \u2014 megjith\u00ebse profesori Joseph nuk e artikulon k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite \u2014 nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u2019i vishte nj\u00eb identitet \u201cmaqedonas\u201d vet\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00ebse n\u00eb vetvete \u00e7\u00ebshtja identitare nd\u00ebrmjet maqedonasve dhe bullgar\u00ebve i takon tjet\u00ebrkujt p\u00ebr ta debatuar dhe zgjidhur, sugjerimi p\u00ebr ta imponuar k\u00ebt\u00eb identitet \u201cmaqedonas\u201d nga jasht\u00eb ndaj vet\u00eb shtetit nuk mund t\u2019i anashkaloj\u00eb shqiptar\u00ebt. K\u00ebtu jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs thelb\u00ebsore shtetformuese t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni, por edhe p\u00ebr hir t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.stat.gov.mk\/PrikaziSoopstenie_en.aspx?rbrtxt=146\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">trendeve demografike<\/a>.<\/p>\n<p>Nisur nga shifrat, nuk \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm nj\u00eb realitet n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00eb censusin e radh\u00ebs, maqedonasit e vet\u00ebdeklaruar t\u00eb jen\u00eb ende komuniteti m\u00eb i madh n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, por jo komunitet shumic\u00eb. Largpam\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb paraprirjen e nj\u00eb fakti t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb pasojave q\u00eb mund t\u00eb ravij\u00ebzohen p\u00ebr shtetin, p\u00ebr komunitetin shqiptar, por edhe p\u00ebr gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Debatet dhe kund\u00ebrshtit\u00eb e Bullgaris\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut, sikurse dhe ato mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut m\u00eb her\u00ebt, ndikojn\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb form\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale, por edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e realiteteve ballkanike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb pak shqet\u00ebsuese mungesa e artikulimit t\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamjeje shqiptare n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb debat. Mbi t\u00eb gjitha kur marrim parasysh se, sikurse n\u00eb rastin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni u k\u00ebrkohet p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb finalizimin e proceseve t\u00eb nd\u00ebrlidhura me zgjidhjet e konflikteve.<\/p>\n<p>Largimi nga pushteti i ish-kryeministrit Gruevski dhe zhvillimet politike t\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb par\u00eb krijimin e nj\u00eb realiteti politik t\u00eb ri p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb. N\u00eb qasjen ndaj atij momenti, q\u00eb ishte tep\u00ebr delikat p\u00ebr vet\u00eb stabilitetin e Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit, Tirana zyrtare tregoi nj\u00eb maturi p\u00ebr t\u2019u admiruar dhe nj\u00eb aft\u00ebsi brilante p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbehur disi koh\u00ebt e fundit, ndoshta p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave nisma t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal, q\u00eb po t\u00ebrheqin m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe energji sesa duhet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, por dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, duhet rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb ajo aft\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e fundit e K\u00ebshillit Europian (KE) d\u00ebshtoi ta zhbllokoj\u00eb rrug\u00ebn integruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet, t\u00eb dy vendet kan\u00eb ngelur peng e vetos bullgare ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nisur nga konflikti p\u00ebr interpretimin e \u00e7\u00ebshtjeve historike, kulturore, gjuh\u00ebsore dhe identitare. Teksa ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb or\u00ebve [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":8392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[988,1448,1226],"ppma_author":[19],"class_list":["post-5878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-ballkani-perendimor","tag-bullgari","tag-maqedonia-e-veriut"],"authors":[{"term_id":19,"user_id":9,"is_guest":0,"slug":"akri-cipa","display_name":"Akri \u00c7ipa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipa","first_name":"Akri","description":"Akri \u00c7ipa \u00ebsht\u00eb konsulent dhe ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7ipa ka mbaruar studimet Master n\u00eb Columbia University, New York, dhe \u00ebsht\u00eb aktiv me analiza n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij jan\u00eb publikuar n\u00eb The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5878"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8754,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5878\/revisions\/8754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5878"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}