{"id":5888,"date":"2022-06-28T15:53:44","date_gmt":"2022-06-28T13:53:44","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5888"},"modified":"2024-10-16T15:54:42","modified_gmt":"2024-10-16T13:54:42","slug":"liberalizimi-i-vizave-ne-horizont-qe-nga-viti-2016-por-akoma-i-paarritshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/liberalizimi-i-vizave-ne-horizont-qe-nga-viti-2016-por-akoma-i-paarritshem\/","title":{"rendered":"Liberalizimi i vizave n\u00eb \u201chorizont\u201d q\u00eb nga viti 2016, por akoma i paarritsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>M\u00eb 19 janar 2012, Komisioni Europian (KE) ka nisur procesin p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke ofruar udh\u00ebrr\u00ebfyesin p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve p\u00ebr t\u00eb arritur liberalizimin e vizave dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p>Kriteret t\u00eb cilat Kosova \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 95 \u2013 m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr nga Ballkani Per\u00ebndimor. Kjo n\u00eb vetvete ka paraqitur nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e institucioneve europiane, marr\u00eb parasysh faktin se Kosova vazhdon t\u00eb mos njihet si shtet i pavarur nga pes\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Europian (BE).<\/p>\n<p>Q\u00eb nga publikimi i udh\u00ebrr\u00ebfyesit e deri n\u00eb vitin 2016, Kosova ka arritur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb 93 nga 95 kriteret e p\u00ebrcaktuara nga KE-ja. Dy kriteret e fundit \u2013 e n\u00eb fakt edhe m\u00eb sfidueset p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs \u2013 kan\u00eb qen\u00eb: (1) progresi n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit dhe (2) ratifikimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2016, KE i ka\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/commission\/presscorner\/detail\/sq\/IP_16_1626\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">propozuar<\/a>\u00a0K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Europian liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Marrja e k\u00ebtij propozimi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=izJd_IrTLIs\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fest\u00eb e hapje shampanjash<\/a>. Pra, nj\u00eb situat\u00eb surreale, ku po festohej marrja e nj\u00eb propozimi, nd\u00ebrsa puna akoma nuk ishte kryer nga asnj\u00ebra pal\u00eb \u2013 as nga Kosova, e cila kishte akoma dy kritere t\u00eb paplot\u00ebsuara.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, festa p\u00ebr kosovar\u00ebt nuk zgjati shum\u00eb. K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian, nj\u00eblloj sikur jav\u00ebn e kaluar, as at\u00ebher\u00eb nuk e pati futur liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb agjend\u00eb, por Kosova ishte propozuar q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb pako me Gjeorgjin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn p\u00ebr liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Por, tymi i gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend e kishte mjegulluar edhe arsyen e elit\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb. Opozita asokohe, duke tentuar ta bllokonte ratifikimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacionin, efektivisht ia kishte humbur Kosov\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb.\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/home-affairs\/policies\/international-affairs\/collaboration-countries\/visa-liberalisation-moldova-ukraine-and-georgia_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina e arrit\u00ebn liberalizimin e vizave<\/a>, nd\u00ebrsa Kosova ngeli e izoluar, e qytetar\u00ebt e saj t\u00eb vetmit q\u00eb duhej t\u00eb prisnin para ambasadave p\u00ebr t\u2019u pajisur me viza.<\/p>\n<p>U desh\u00ebn edhe dy vjet t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb binte nj\u00eb qeveri e t\u00eb vinte nj\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u2019i p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha 95 kriteret\u00a0<a href=\"https:\/\/www.eeas.europa.eu\/node\/48608_sq\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebr ta marr\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr nga KE-ja<\/a>. Tanim\u00eb, kriteret v\u00ebrtet i kishim plot\u00ebsuar, por nj\u00eb tjet\u00ebr kauz\u00eb ngjallte probleme \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/30435739.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">taksa 100%<\/a>\u00a0e kryeministrit Ramush Haradinaj. Kjo taks\u00eb, ani pse legjitime dhe e nd\u00ebrmarr\u00eb si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb diplomacis\u00eb serbe, kishte bllokuar procesin e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli.<\/p>\n<p>E, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb syt\u00eb e BE-s\u00eb, nuk ka alternativ\u00eb. Edhe pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Qeveria Haradinaj ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse q\u00eb kjo taks\u00eb t\u00eb mos hiqej. Por, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ne p\u00ebrs\u00ebri e humb\u00ebm momentumin p\u00ebr liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb filluan ciklet e tyre zgjedhore, e Kosova ngeli jasht\u00eb agjendave. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, dy shtete me ndikim n\u00eb BE, Franca dhe Holanda, kishin shfaqur haptazi kund\u00ebrshtin\u00eb e tyre p\u00ebr liberalizimin e vizave, pasi i frik\u00ebsoheshin nj\u00eb vale t\u00eb re azilk\u00ebrkuesish nga Kosova.<\/p>\n<p>Qeveria Haradinaj shkoi, e me t\u00eb edhe taksa 100%. Por, vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ngel\u00ebn. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria Kurti 1, me ta marr\u00eb mandatin, u ballafaqua me pandemin\u00eb globale COVID-19. Shtetet e BE-s\u00eb kishin t\u00eb tjera halle, e vizat e kosovar\u00ebve nuk ishin nd\u00ebr to. Liberalizimi i vizave nuk ishte tem\u00eb diskutimi sepse edhe progresi i dialogut ishte i mang\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vigjilje t\u00eb mbledhjes s\u00eb fundit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, shpresat u rrit\u00ebn q\u00eb k\u00ebsaj radhe edhe liberalizimi i vizave do t\u00eb ndodhte \u2013 jo p\u00ebr shkak se Kosova kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb progres, por p\u00ebr shkak se kontinenti po ballafaqohej me rrezikun m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore: pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, Samiti BE-Ballkan Per\u00ebndimor i mbajtur m\u00eb 23 qershor n\u00eb Bruksel, l\u00ebre q\u00eb nuk e solli liberalizimin, por ne nuk ishim as pjes\u00eb e agjend\u00ebs. E kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin t\u00eb vetmit n\u00eb rajon q\u00eb jan\u00eb t\u00eb izoluar brenda kontinentit, ironikisht jan\u00eb m\u00eb pro-evropian\u00ebt n\u00eb kontinentin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, q\u00eb nga fakti q\u00eb i numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kritereve t\u00eb vendosura krahasuar me t\u00eb gjitha vendet e tjera t\u00eb rajonit, e deri te fakti q\u00eb BE-ja ka vazhduar ta nd\u00ebrlidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e liberalizimit t\u00eb vizave edhe me procese t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb nd\u00ebrlidhura me k\u00ebt\u00eb proces, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mospranimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/91412\/liberalizimi-i-vizave-ne-horizont\/\">elitat politike<\/a>\u00a0n\u00eb Kosov\u00eb, si nga k\u00ebta q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pushtet, ashtu edhe nga ata q\u00eb dje ishin n\u00eb pushtet \u2014 e t\u00eb cil\u00ebt hapnin shampanja \u2014 \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb deri m\u00eb tani kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paafta p\u00ebr t\u00eb arritur konsensus brenda vendit p\u00ebr temat e r\u00ebnd\u00ebsishme, e opozitat e derisotme nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb huq p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb grusht vota m\u00eb shum\u00eb, qoft\u00eb kjo edhe me koston e humbjes s\u00eb momentumeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e meritojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb e t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb evropian\u00ebt e tjer\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb ngelin peng i politik\u00ebb\u00ebrjes s\u00eb pap\u00ebrgjegjshme; ani pse p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit e tyre e kan\u00eb g\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb liri t\u00eb l\u00ebvizjes n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur Kosova ishte n\u00ebn diktatur\u00eb e okupim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, liberalizimi i vizave vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb \u201chorizont\u201d deri n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 19 janar 2012, Komisioni Europian (KE) ka nisur procesin p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, duke ofruar udh\u00ebrr\u00ebfyesin p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve p\u00ebr t\u00eb arritur liberalizimin e vizave dhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen. Kriteret t\u00eb cilat Kosova \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 95 \u2013 m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr nga [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":8392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9,1],"tags":[972,1339,1037],"ppma_author":[22],"class_list":["post-5888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","category-uncategorized","tag-kosove","tag-liberalizmi-i-vizave","tag-liria-e-levizjes"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5888"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5888\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8420,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5888\/revisions\/8420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5888"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}