{"id":5904,"date":"2022-06-17T15:47:17","date_gmt":"2022-06-17T13:47:17","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5904"},"modified":"2024-10-16T15:49:09","modified_gmt":"2024-10-16T13:49:09","slug":"te-shkosh-a-te-mos-shkosh-jashte-vendit-kjo-eshte-pyetja-per-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/te-shkosh-a-te-mos-shkosh-jashte-vendit-kjo-eshte-pyetja-per-kryeministrin\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb shkosh a t\u00eb mos shkosh\u201d (jasht\u00eb vendit) \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb pyetja (p\u00ebr kryeministrin)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Vizitat e lider\u00ebve jasht\u00eb vendit p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhe, forcuar aleanca dhe p\u00ebr ta thelluar bashk\u00ebpunimin bilateral dhe multilateral mes shteteve.<\/p>\n<p>Vizitat jasht\u00eb vendit karakterizohen me precizitet protokollar dhe ofrojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr ta vler\u00ebsuar substanc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes shteteve, duke filluar nga pesha q\u00eb i jepet vizit\u00ebs e deri te niveli i takimeve q\u00eb shteti prit\u00ebs i akordon liderit t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Pas kritikave t\u00eb shumta p\u00ebr munges\u00eb takimesh dhe vizitash zyrtare, kryeministri Albin Kurti filloi turneun e tij t\u00eb par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar me 4 maj. Kurti kaloi disa jav\u00eb jasht\u00eb vendit dhe zhvilloi vizita n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, vizitat e tij u karakterizuan me dy ve\u00e7ori kryesore: vizitat ishin t\u00eb gjata dhe t\u00eb varfra nga niveli i takimeve. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, Kurti nuk u prit nga homolog\u00ebt e tij apo nga z\u00ebvend\u00ebsit e tyre. Performanca m\u00eb e dob\u00ebt padyshim mund t\u00eb konsiderohet vizita e tij dyjavore n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p><strong>Dallimi mes vizitave shtet\u00ebrore, zyrtare, t\u00eb pun\u00ebs dhe private<\/strong><\/p>\n<p>Ligjet n\u00eb fuqi, p\u00ebrkat\u00ebsisht\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2638\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligji p\u00ebr Protokollin e Shtetit<\/a>, vizitat e lider\u00ebve jasht\u00eb vendit i ndajn\u00eb n\u00eb vizita shtet\u00ebrore, vizita zyrtare, vizita t\u00eb pun\u00ebs, dhe vizita kurtuazie\/private.<\/p>\n<p>Vizitat shtet\u00ebrore rezervohen p\u00ebr kreun e shtetit (q\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb presidenti) dhe b\u00ebhen me ftes\u00eb nga homologu i tij\/saj. Megjithat\u00eb, nuk n\u00ebnkuptohet q\u00eb \u00e7do vizit\u00eb e presidentit jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore. Mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00ebra nga vizitat e tjera t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vizitat e lider\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb institucional\u00eb (kryeparlamentarit, kryeministrit dhe ministrave) mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj tjet\u00ebr i vizit\u00ebs, por jo vizita shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Vizitat shtet\u00ebrore karakterizohen me protokoll m\u00eb rigoroz: pritje me nderime ushtarake, takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, pritje ceremoniale, drek\u00eb dhe dark\u00eb gala.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, vizitat zyrtare dhe ato t\u00eb pun\u00ebs jan\u00eb m\u00eb pak formale dhe r\u00ebndom m\u00eb t\u00eb shkurtra. Ato jan\u00eb shpeshher\u00eb edhe m\u00eb efikase dhe mund t\u00eb p\u00ebrmbyllen t\u00eb gjitha brenda dit\u00ebs, p\u00ebr dallim nga vizitat shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat r\u00ebndom zgjasin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se sa koh\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb vizita, p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe marrin shum\u00eb koh\u00eb deri n\u00eb finalizim. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb planifikimit, n\u00eb ekuacion hyjn\u00eb edhe misionet diplomatike t\u00eb t\u00eb dyja shteteve respektive, p\u00ebr t\u00eb siguruar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb takime.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e suksesshme, nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare duhet t\u00eb pakt\u00ebn ta ket\u00eb nj\u00eb takim zyrtar me homologun e vendit t\u00eb cilin lideri e takon.<\/p>\n<p><strong>\u201cUdh\u00ebtimet zyrtare\u201d t\u00eb kryeministrit Kurti<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 maj,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/sq\/bota\/kryeministri-kurti-takoi-n%C3%AB-berlin-kancelarin-gjerman-scholz\/2579519\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kryeministri udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Berlin<\/a>\u00a0dhe aty u prit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pritet nga secila vizit\u00eb e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit: t\u00eb takohet me homolog\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Pas kritikave t\u00eb shumta p\u00ebr munges\u00eb vizitash e takimesh zyrtare jasht\u00eb vendit, pritja nga kancelari gjerman u duk si nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7uar mesazhin se kryeministri Kurti nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Nga Gjermania, kryeministri\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/kryeministri-kurti-ka-udhetuar-ne-shba-zyra-e-tij-paralajmeron-keto-takime\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">udh\u00ebtoi drejt ShBA-s\u00eb<\/a>, p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb e cila zgjati hi\u00e7 m\u00eb pak se 16 dit\u00eb. Normalisht, nga nj\u00eb vizit\u00eb kaq e gjat\u00eb do t\u00eb pritej q\u00eb niveli i takimeve t\u00eb ishte tejet i lart\u00eb, nga lidershipi i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Departamentit t\u00eb Shtetit, e deri te Kongresi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ndodhi ashtu. Vizita n\u00eb ShBA doli t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr shuarjen e kureshtjes s\u00eb kryeministrit n\u00eb lidhje me funksionimin e disa prej gjigant\u00ebve t\u00eb teknologjis\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb Silicon Valley, si dhe takime me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar atje, sesa nj\u00eb vizit\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>E n\u00eb rastet kur kryeministri do t\u2019i takoj\u00eb bizneset jasht\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb me vete t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve kosovare. Qeveria e ka p\u00ebr obligim t\u2019ua ofroj\u00eb kushtet bizneseve t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes, e jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Madje, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do t\u00eb mund ta b\u00ebnte cilido minist\u00ebr i linj\u00ebs, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb vendi t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kryeministrit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga takimet me zyrtar\u00eb t\u00eb Administrat\u00ebs Biden, kryeministri Kurti ka arritur ta takoj\u00eb vet\u00ebm\u00a0<a href=\"https:\/\/kryeministri.rks-gov.net\/kryeministri-kurti-takoi-keshilltarin-e-sigurise-kombetare-te-shba-se-jake-sullivan\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebshilltarin p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare t\u00eb presidentit Biden, Jake Sullivan<\/a>, i cili nuk \u00ebsht\u00eb as zyrtar i zgjedhur n\u00eb ShBA, por i em\u00ebruar politik nga ana e presidentit amerikan.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kryeministri Kurti nuk arriti q\u00eb t\u00eb takohet as me presidentin Joe Biden, e as me z\u00ebvend\u00ebsen e tij, Kamala Harris. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, as sekretari i Shtetit nuk e priti n\u00eb takim kryeministrin e Kosov\u00ebs, por madje as emisari i ShBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, i cili gjat\u00eb atyre dit\u00ebve sa Kurti po q\u00ebndronte n\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ShBA,\u00a0<a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/haradinaj-e-takon-escobar-in-flasin-per-sigurine-e-dialogun\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e priti n\u00eb takimin ish-kryeministrin Haradinaj<\/a>.<\/p>\n<p>Padyshim, ky \u00ebsht\u00eb tregues i ftohjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Uashingtonit me Qeverin\u00eb Kurti. Megjithat\u00eb, Kurti, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb ShBA, takoi disa kongresist\u00eb amerikan\u00eb, mir\u00ebpo si kreu i ekzekutivit kosovar nga ai pritet q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb takime me zyrtar\u00eb t\u00eb ekzekutivit, e jo vet\u00ebm me ata t\u00eb legjislativit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Kurtit n\u00eb ShBA,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.whitehouse.gov\/briefing-room\/statements-releases\/2022\/05\/16\/readout-of-president-bidens-meeting-with-prime-minister-mitsotakis-of-greece\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">presidenti Biden ka pritur n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis<\/a>;\u00a0<a href=\"https:\/\/www.whitehouse.gov\/briefing-room\/statements-releases\/2022\/05\/16\/readout-of-vice-president-harriss-trip-to-united-arab-emirates\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">z\u00ebvend\u00ebspresidentja Harris ka udh\u00ebtuar n\u00eb Abu Dhabi<\/a>\u00a0p\u00ebr varrimin e presidentit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, nd\u00ebrsa nj\u00eb jav\u00eb pas kthimit t\u00eb Kurtit, sekretari i Shtetit Blinken\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/secretary-antony-j-blinken-and-north-macedonian-foreign-minister-bujar-osmani-before-their-meeting\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">priti n\u00eb takim zyrtar<\/a>\u00a0n\u00eb Departamentin e Shtetit ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani.<\/p>\n<p>Problemi pra nuk ishte se n\u00eb 16 dit\u00eb askush nuk ka arritur t\u00eb gjej\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr kryeministrin e Kosov\u00ebs. Problemi ishte q\u00eb kryeministrit Kurti iu p\u00ebr\u00e7ua nj\u00eb mesazh indirekt se p\u00ebr nj\u00eb arsye ose p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, Uashingtoni zyrtar ka nj\u00eb not\u00eb proteste, e q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb aktualisht nuk kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb bisedojn\u00eb me t\u00eb. Dhe ky fakt p\u00ebrb\u00ebn problem serioz p\u00ebr Kosov\u00ebn duke marr\u00eb parasysh se ShBA-ja kan\u00eb pasur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb \u00e7lirimin, pavar\u00ebsimin dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas vizit\u00ebs n\u00eb ShBA, pa u kthyer fare n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti u ndal n\u00eb Zvic\u00ebr. Edhe atje ai takoi\u00a0<a href=\"https:\/\/kryeministri.rks-gov.net\/kryeministri-i-republikes-se-kosoves-albin-kurti-takoi-drejtues-te-ndermarrjeve-ne-zvicer\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">biznese zvicerane<\/a>\u00a0dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, por jo edhe homologun e tij zviceran. E jav\u00ebn e kaluar Kurti e b\u00ebri edhe nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, ku takoi sekretaren e Jashtme dhe ministrin p\u00ebr Forcat e Armatosura, si dhe mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb para student\u00ebve n\u00eb Oxford. Por, as atje nuk u prit n\u00eb takim nga homologu i tij Boris Johnson.<\/p>\n<p>Vizitat q\u00eb Kryeministri Kurti po i zhvillon jasht\u00eb vendit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb shuarjes s\u00eb z\u00ebrave kritik\u00eb. Prandaj, kur ballafaqohemi me k\u00ebt\u00eb realitet, se kryeministri i vendit ton\u00eb i ka dyert e mbyllura n\u00eb disa nga qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb bot\u00eb, padyshim dilema me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohemi \u00ebsht\u00eb e ngjashme me dilem\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn hapet tragjedia e Hamletit, por n\u00eb vend t\u00eb \u201c<em>T\u00eb jesh a t\u00eb mos jesh<\/em>\u201d, n\u00eb rastin ton\u00eb duhet shtruar \u201c<em>T\u00eb shkosh a t\u00eb mos shkosh<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ruajtur dinjitetin e vendit dhe pozit\u00ebs q\u00eb mban, kryeministri Kurti nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb askund sa p\u00ebr t\u2019i shuar z\u00ebrat kritik\u00eb, pa pasur t\u00eb konfirmuar takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb me homolog\u00ebt e tij.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizitat e lider\u00ebve jasht\u00eb vendit p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhe, forcuar aleanca dhe p\u00ebr ta thelluar bashk\u00ebpunimin bilateral dhe multilateral mes shteteve. Vizitat jasht\u00eb vendit karakterizohen me precizitet protokollar dhe ofrojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr ta vler\u00ebsuar substanc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes shteteve, duke filluar nga pesha q\u00eb i jepet vizit\u00ebs e deri te niveli i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":8414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[972,1091],"ppma_author":[22],"class_list":["post-5904","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-kosove","tag-kurti"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5904"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5904\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8415,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5904\/revisions\/8415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5904"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}