{"id":6001,"date":"2020-04-04T15:24:28","date_gmt":"2020-04-04T13:24:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6001"},"modified":"2024-10-15T15:41:54","modified_gmt":"2024-10-15T13:41:54","slug":"ideologjia-e-nji-kryeministri-ne-kushte-izolimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ideologjia-e-nji-kryeministri-ne-kushte-izolimi\/","title":{"rendered":"Ideologjia e nji Kryeministri n\u00eb kushte izolimi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Monizmi mediatik i Kryeministrit t\u00eb Shqipnis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, po d\u00ebshmon nji ideologji, e cila dita-dit\u00ebs ka me u strukturue si nocion teorik. Por si \u00e7do gja lyp\u00eb koh\u00eb e pushim, q\u00eb me u p\u00ebrvijue nga analist\u00ebt e fush\u00ebs. Njohjet e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb profil jan\u00eb krejt relative dhe nuk synoj me i hy n\u00eb hise kujt, e as me projektue n\u00eb veten time aspirata politologe. Prandej, analiza ime\u2014sikurse t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre\u2014asht vet\u00ebm nji shqet\u00ebsim civil, i form\u00ebsuem prej p\u00ebrcjelljeve t\u00eb mia (n\u00eb distanc\u00eb) t\u00eb ngjarjeve aktuale n\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>Kjo ideologji e fsheht\u00eb,\u00a0<em>monomediatizmi<\/em>, e paza, po nd\u00ebrton\u00a0<em>homo politicus<\/em>-in e p\u00ebrdit\u00ebsuem, n\u00eb nji terren politik ku nuk ka mungue invarianti stalinist. Pra, fjala asht p\u00ebr enverizmin n\u00eb PKSH (PPSH), i cili u pasue nga nji alternativ\u00eb mbrendavendore, me ato pak adaptime nga politika e huej, prej Ramiz Alis\u00eb. Ky \u00e7oi deri n\u00eb fund nji pushtet politikisht t\u00eb vdekun, me dekada ma heret. Njejt\u00eb si\u00e7 po e \u00e7on Rama sot Shqipnin\u00eb, prejse ajo politikisht asht inekzistente n\u00eb aren\u00ebn bot\u00ebnore. Por, n\u00eb ndryshim me paraardh\u00ebsit e vet, nis\u00eb prej gravitetit mediatik, ai po e thekson edhe ma shum\u00eb politik\u00ebn e d\u00ebshtueme t\u00eb tij. \u2018Syri vigjilent\u2019 i Ram\u00ebs n\u00eb kthim-p\u00ebrgjigjen e qytetar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb gjitha opsionet e mundshme (facebook, sms, telefon, kamera etc.), ka prodhue dorazi edhe nji donkishotiz\u00ebm. Po gjat\u00ebsia fizike e Kryeministrit nuk e l\u00ean me e p\u00e1 at\u00eb. Ndoshta anda ia ka me konsiderue\u00a0<em>\u00dcbermensch<\/em>-in e Nietzsche-s ose\u00a0<em>Supermani<\/em>-n, edhe pse k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit me koh\u00eb e ka \u2018privatsue\u2019 kryetari aktual i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, z. E. Veliaj. Ndjes\u00eb n\u00ebse ia kam prek\u00eb ndieshm\u00ebnin\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij krahasimi.<\/p>\n<p>Asht e qart\u00eb se komuniteti i qytetar\u00ebve, n\u00eb asnji vend t\u00eb bot\u00ebs, nuk asht turm\u00eb, q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nji \u00e7oban. Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019ia kalonte kush zotni Ram\u00ebs, sa i takon qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Urdhnimi i masave drastike, q\u00eb nxit\u00eb informalitetin dhe fiktivitetin n\u00eb njenen an\u00eb, p\u00ebrkrah popullat\u00ebs n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, nuk e justifikon shp\u00ebtimin nga Covid-19, \u2018armiku\u2019 tash sa jav\u00eb i shqiptar\u00ebve, ashtu si\u00e7 nuk e shp\u00ebtuen miliona bunker\u00eb Shqipnin\u00eb prej \u2018armikut\u2019 [n\u00eb mendjen e s\u00ebmur\u00eb t\u00eb diktatorit Hoxha]. Vorfnia e shqiptar\u00ebve asht shum\u00eb ma e madhe se dy qese me ushqim q\u00eb \u00e7ojn\u00eb pushtetar\u00ebt (natyrisht n\u00eb krye, dollibashi, z. Veliaj) tek streh\u00ebt e banor\u00ebve n\u00eb nevoj\u00eb. Shum\u00eb ma e madhe! Rama si simbol i skandaleve politike gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, nuk e njeh realitetin e buk\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs (pa hiperbola kjo!) dhe p\u00ebr pasoj\u00eb asht krejt i pandiesh\u00ebm. Ai do t\u00eb dal\u00eb nga politika pa e njoh\u00eb sinqerisht realitetin shqiptar. Tue qen\u00eb pjes\u00eb e nji familjet mbrenda rrethit hoxhian, nuk e njeh sa e si duhet faktin e zonj\u00ebs s\u00eb moshueme q\u00eb pinte tash sa dit\u00eb ve\u00e7 uj\u00eb e sheqer derisa ta l\u00ebshoj\u00eb shpirti. Po as nevoj\u00ebn e qytetares p\u00ebr me zbrit\u00eb me ble, me nji strajc\u00eb, posht\u00eb pallatit apo me krye nevoja t\u00eb tjera, q\u00eb than\u00eb shkurt jan\u00eb jetike. Jo! Zorr\u00ebt e Kryeministrit nuk bajn\u00eb zhurm\u00eb si t\u00eb zonj\u00ebs, e cila mbase jetonte e vetme e nuk kishte kush t\u2019ia blente ato pak ushqime, apo t\u2019ia kryente at\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte nis\u00eb. T\u00eb jesh i moshuem, don me than\u00eb me pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me u respektue dhe me i sh\u00ebrbye, e jo me u klasifikue si \u2018anmiku q\u00eb po merr n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u2019. Toni imperativ i z. Ram\u00ebs, asht d\u00ebshtim n\u00eb normativ\u00ebn e komunikimit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Nji media vendore, dit\u00eb ma par\u00eb, e filmoi z. Ram\u00ebn, tue ba me kamb\u00eb e duer, dhe tue hap\u00eb goj\u00ebn sa me iu shqye nofullat (p\u00ebr fat t\u00eb keq kishte dal\u00eb dhe pa mask\u00eb, q\u00eb me mujt\u00eb sadopak me ia fsheh\u00eb goj\u00ebn q\u00eb \u00e7araveshej). Furia e tij ishte mbrenda natyr\u00ebs s\u00eb vet, arrogante dhe me p\u00ebrtes\u00eb totale, mandej, me ndigjue edhe justifikimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb qytetares. Rama, asht njeri aksioni. Dhe p\u00ebr t\u00eb e sakrifikon regjistrin e duhun, tue mos mbajt\u00eb nivelin e postit q\u00eb ka. Dalja epike \u2018pash e m\u2019pash tue i ra pazarit\u2019, p\u00ebrligj\u00eb\u00a0<em>shtetin e frik\u00ebs<\/em>\u00a0dhe jo t\u00eb shtetit q\u00eb bashk\u00ebpunon! Diku u fol se imitonte nji kryetar bashkie n\u00eb Itali, me sa kujtoj, q\u00eb kishte edhe ai t\u00eb njejten gjuh\u00eb trupi si z. Rama, por ndryshe prej tij, bashk\u00ebdialoguesi ishte nji i ri. Mundet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb frym\u00ebzue prej shtetit fqinj.<\/p>\n<p>Terminologjia dhe sjellja e z. Ram\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, ngjan se asht makiaveliz\u00ebm momental. Befas artikulon \u2018armiq\u2019, befas \u2018luft\u00eb\u2019, befas t\u00eb kujton \u2018but\u00ebsin\u00eb, tonin e ult\u00eb\u2019 [edhe pse Rama e p\u00ebrthyen, nganjiher\u00eb, n\u00eb shfrymje e p\u00ebrtes\u00eb, qoft\u00eb edhe gjestikulative] t\u00eb Ramiz Alis\u00eb: kriptoparafrazim i \u2018edhe bar do t\u00eb ham\u00eb\u2019 q\u00eb t\u2019ia dalim me sukses n\u00eb mbajtjen e pushtetit, jo n\u00eb mbrojtjen e popullat\u00ebs. Rama asht e sigurt se don me e mbajt\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb degraduem politik, si kriter p\u00ebr me qeveris\u00eb kombin.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk din me negociue e as me imponue sjellje civile nd\u00ebr qytetar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk ka faj ve\u00e7 njena pal\u00eb doemos. Ky Kryeminist\u00ebr asht unik, n\u00eb prodhimin e frik\u00ebs prej kushteve t\u00eb dob\u00ebta ekonomike. Ai, tue qen\u00eb edhe diabolik, din se ku me gjuejt\u00eb dhe p\u00ebrmend\u00eb element\u00eb q\u00eb nji pjes\u00eb e popullat\u00ebs e kan\u00eb direkt t\u00eb lidhun me buxhetin financiar. Der tash, asnji mas\u00eb leht\u00ebsuese, ndihmuese, reduktuese p\u00ebr shpenzimet e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb ose n\u00eb nevoj\u00eb ma urgjente. Gjith\u00e7ka p\u00ebrflitet&#8230; \u2018se do t\u00eb&#8230;\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebr me frik\u00ebsue ma tej qytetar\u00ebt (\u2018p\u00ebr luft\u00ebn e tret\u00eb bot\u00ebrore\u2019) ka sajue disa aplikacione leje-daljeje, ku formular\u00ebt\u2014sistemi\u2014her\u00eb funksionojn\u00eb e her\u00eb jo, tue mos marr\u00eb parasysh se ajo zonja (po e marr sa p\u00ebr argument) \u2018q\u00eb ai i bante ma zi se luan\u00ebt e Putinit n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Mosk\u00ebs\u2019 mundet q\u00eb nuk ka k\u00eand me ia p\u00ebrligj\u00eb lejen n\u00eb faqen e caktueme. Sesi k\u00ebrkon tash, n\u00eb nji koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00eb Rama, me e aft\u00ebsue mosh\u00ebn e tret\u00eb n\u00eb internet, k\u00ebt\u00eb e din vet\u00ebm nji mendje gjeniale e tij, q\u00eb i prodhon direktivat n\u00eb kushtet e karantin\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb thot\u00eb se pensionist\u00ebt \u2018i kan\u00eb marr\u00eb barnat te dera\u2019 (!?), mbas nji lajmi \u2018se 21 milion\u00eb dollar\u00eb jan\u00eb derdh\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt\u2019. Sesi ai \u2018luan\u2019 zbutet, dhe bahet zem\u00ebrbut\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori qytetar\u00ebsh, vet\u00ebm nji person me simptoma bipolare mund ta manifestoj\u00eb k\u00ebt\u00eb luhatje. Pa dasht\u00eb me neglizhue aspak dinamik\u00ebn e Coronavirus-it dhe rrezikun e tij, do t\u00eb thosha se shqiptar\u00ebt do t\u00eb ishte e udh\u00ebs me pas\u00eb nji Kryeminist\u00ebr ma pozitiv n\u00eb \u00e7ka artikulon. S\u2019ka lan\u00eb mjet retorik e poetik pa aktivizue n\u00eb \u2018luft\u00ebn\u2019 e \u2018armikut\u2019 t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ka dasht\u00eb Zoti q\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb bunker\u00ebt, me koh\u00eb, p\u00ebr me nxjerr\u00eb hekur dhe me i shit\u00eb, se do t\u2019i kishte fut\u00eb aty. Ky asht Kryeminist\u00ebr fantastik. Nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. Pse? Se flet pa let\u00ebr! Dhe sado gjeniale t\u00eb jet\u00eb nji mendje drejtuese, politike, intelektuale nuk mundet me fol\u00eb prej tek polici, biznesi, urgjenca, aeroporti, ambulanca, UEFA, liga kombtare, Juventusi e me radh\u00eb&#8230; Tue qen\u00eb manipulator i fjalimeve publike, e relativizon problemin, me disa shembuj n\u00eb bot\u00ebn e jashtme. Simbas argumentit edhe \u00e7\u00eashtja relativizohet, natyrisht. Ai jep shifra, oralisht, po publikime e transparenc\u00eb nuk duket kund.<\/p>\n<p>Q\u00eb z. Kryeministri e ka s\u00ebmundje t\u00eb vjet\u00ebr me qen\u00eb solist, k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb prej faz\u00ebs kur ishte kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebr fatin e keq t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, tash sa vjet, zotnia n\u00eb fjal\u00eb luen harush\u00eb si me t\u00eb huejt e si me t\u00eb vet\u00ebt. Bot\u00ebnisht dihet se z. Basha asht \u2018kastrati\u2019 i PD-s, shembelltyra ma e dob\u00ebt e nji politikani; mbase nji paracaktim me koh\u00eb nga nxan\u00ebsi i vjet\u00ebr i E. Hoxh\u00ebs, z. S. Berisha, q\u00eb me nd\u00ebrtue \u2018p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb\u2019 e tij politike. Plus q\u00eb direktivat e R. Alis\u00eb, kryetari i opozit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb pluralizmin politik shqiptar i ka m\u00ebsue si \u2018dhet\u00eb urdhnimet e T\u00ebnzot\u2019 qysh n\u00eb 90-n. Pra, e ritheksoj sikurse n\u00eb shkrimet e tjera publicistike, se pluraliz\u00ebm real-demokratik, Shqipnia ende nuk ka njoh\u00eb.\u00a0<em>Ende po i lajm\u00eb t\u00eb linjtat n\u00eb kov\u00ebn me uj\u00eb q\u00eb lau diktatura e hoxhalis\u00eb<\/em>. E n\u00eb kushte t\u00eb tilla,\u00a0<em>ramademia<\/em>\u00a0ka me qen\u00eb virusi sundues n\u00eb vend, deri n\u00eb momentin q\u00eb \u2018interesi e faktori nd\u00ebrkombtar\u2019 me diktue proceset e vonueme demokratike, ose vet\u00eb Rama me \u2018pranue\u2019 nji largim t\u00eb tijin politik, q\u00eb me i shp\u00ebtue kontrollit nd\u00ebrkombtar t\u00eb llogarive bankare. Se, sa p\u00ebr \u2018opozit\u00ebn\u2019 jasht\u00eb e mbrenda Parlamentit t\u00eb Shqipnis\u00eb, Rama bahet rrumbullak njiqind vje\u00e7 n\u00eb pushtet. Mbase nji q\u00ebllim i k\u00ebtij mesoburri, i k\u00ebtij imituesi t\u00eb portretit t\u00eb Ismail Bej Qemalit (kahmot del br\u00ee fotos s\u00eb tij), asht q\u00eb me qeveris\u00eb edhe p\u00ebrtej mosh\u00ebs s\u00eb vet\u00eb I. Qemalit, p\u00ebr faktin se don me mbajt\u00eb (ende) flamurin n\u00eb Vlor\u00eb\u2014vektori gjeokulturor duksh\u00ebm asht prioritet i Kryeministrit. Po k\u00ebtu asht rasti me p\u00ebrmend\u00eb anekdot\u00ebn e shkodran\u00ebve, kur i than\u00eb I. Beut, se \u2018<em>ju vet\u00ebm h\u00fbnin keni pas\u00eb, se flamurin e pr\u00fbm\u00eb na<\/em>\u2019; pra q\u00eb flamuri shqiptar, n\u00eb beze, u punue n\u00eb Shkod\u00ebr, tue pas\u00eb model at\u00eb t\u00eb De\u00e7iqit, q\u00eb pat \u00e7ue Ded\u00eb Gjo Luli (1911). Kjo gja, sikurse dhe roli real i Luigj Gurakuqit n\u00eb Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb (1912), duhet t\u00eb baj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqipnis\u00eb, e cila s\u2019asht shkrue kurr\u00eb. Gjithsesi, \u2018Marigoja\u2019 enveriste p\u00ebrpunohet n\u00eb mendjen e z. Ram\u00ebs, ngaq\u00eb (edhe pse prej fisit t\u00eb Kolomb\u00ebve p\u00ebr vij\u00eb tambli\u2014pra kah e ama), ia imponon gjurma atnore, qoft\u00eb edhe n\u00eb subkonshin e tij. E k\u00ebt\u00eb ideologji nd\u00ebr shqiptar\u00eb e kan\u00eb pranue shumica q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet me t\u00eb. Dhe gjith\u00e7ka asht mir\u00eb, pritet q\u00eb heroi n\u00eb fund t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb Kryeministri dhe jo qytetari e skamnori q\u00eb do t\u2019i mbijetojn\u00eb k\u00ebtij virusi t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Nd\u00ebrkaq udh\u00ebzimet e Presidentit t\u00eb mbram\u00eb komunist-shqiptar zbatohen. Rasti e pr\u00fbni q\u00eb asistentja besnike e tij, N. Hoxha, kah fundi i shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti me u largue, tue lan\u00eb fatkobin e radh\u00ebs mbas vete: pandemin\u00eb dhe ramaizmin, p\u00ebrdit\u00ebsimin e nji sjelljet ideologjike n\u00eb kushte izolimi.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Monizmi mediatik i Kryeministrit t\u00eb Shqipnis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb, po d\u00ebshmon nji ideologji, e cila dita-dit\u00ebs ka me u strukturue si nocion teorik. Por si \u00e7do gja lyp\u00eb koh\u00eb e pushim, q\u00eb me u p\u00ebrvijue nga analist\u00ebt e fush\u00ebs. Njohjet e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb profil jan\u00eb krejt relative dhe nuk synoj me i hy [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":151,"featured_media":8356,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1186,998],"ppma_author":[179],"class_list":["post-6001","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-pandemia","tag-politike"],"authors":[{"term_id":179,"user_id":151,"is_guest":0,"slug":"lisandri-kola","display_name":"Lisandri Kola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kola","first_name":"Lisandri","description":"Lisandri \u00ebsht\u00eb poet, p\u00ebrkthyes, studiues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i \u00e7mimit t\u00eb madh \"At\u00eb Zef Pllumi\" n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb, p\u00ebr librin \"Fluturat vdesin n\u00eb maj\", q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dit' e Nat' n\u00eb vitin 2014. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/151"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6001"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8357,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6001\/revisions\/8357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6001"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}