{"id":6004,"date":"2020-04-04T13:56:14","date_gmt":"2020-04-04T11:56:14","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6004"},"modified":"2024-10-18T14:08:41","modified_gmt":"2024-10-18T12:08:41","slug":"lufta-e-maos-kunder-harabeleve-dhe-zanafilla-socio-politike-e-covid-19-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lufta-e-maos-kunder-harabeleve-dhe-zanafilla-socio-politike-e-covid-19-2\/","title":{"rendered":"Lufta e Maos kund\u00ebr harabel\u00ebve dhe zanafilla socio-politike e Covid-19"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><strong>Pjesa e dyt\u00eb &#8211; Kina pas Maos<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lufta-e-maos-kunder-harabeleve-dhe-zanafilla-socio-politike-e-covid-19\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">(.<em>..vijon nga shkrimi i kaluar<\/em>)<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veten nga tronditja dhe traumat e uris\u00eb, n\u00eb vitin 1978, Kina filloi t\u00eb derregullonte tregun e saj dhe tkurrte shtrirjen e shtetit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ekonomike. Pas vdekjes s\u00eb Maos, n\u00eb krye t\u00eb Kin\u00ebs erdhi Deng Xiaoping, t\u00eb cilin Mao e stigmatizonte si \u201ckapitalist t\u00eb fshehur\u201d.<\/p>\n<p>Deng nisi q\u00eb ekonomin\u00eb komuniste dhe t\u00eb kontrolluar ta hap\u00eb dhe si\u00e7 thot\u00eb David Harvey n\u00eb librin e tij \u201cHistori e shkurt\u00ebr e neoliberalizmit\u201d, p\u00ebr dy dekada ta shnd\u00ebrroj\u00eb Kin\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dinamizmit kapitalist me norma t\u00eb paprecedenta t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto reforma ndihmuan numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb histori, rreth 500 milion\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dalin nga varf\u00ebria. Mir\u00ebpo n\u00eb memorien kolektive kineze nga vuajtja n\u00ebn Maon ishte ngulitur frika nga uria dhe rikthimi i saj tmerronte secilin. Kjo frik\u00eb ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politikb\u00ebrjen kineze edhe pas vdekjes s\u00eb Maos.<\/p>\n<p>Deng Xiaoping druante se njer\u00ebzit mund t\u00eb revoltoheshin n\u00eb rast t\u00eb uris\u00eb prandaj reformat e nisura nga ai synonin t\u00eb stabilizonin furnizimin me ushqim p\u00ebr 900 milion\u00eb njer\u00ebz, kurse etika, kushtet e pun\u00ebtor\u00ebve dhe ruajtja e ambientit e natyr\u00ebs ishin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb synimet e tij p\u00ebr nj\u00eb transformim rapid t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kina hoqi dor\u00eb nga kontrolli absolut shtet\u00ebror mbi pronat dhe lejoi hapjen e fermave private. M\u00eb 1988 Kina adoptoi \u201cLigjin p\u00ebr Mbrojtjen e Kafsh\u00ebve t\u00eb Egra\u201d me dy q\u00ebllime kryesore: ruajtjen e kafsh\u00ebve dhe p\u00ebrdorimin e tyre n\u00eb mas\u00eb t\u00eb arsyeshme. Mir\u00ebpo si\u00e7 tregon Li, ky ligj t\u00eb met\u00ebn themelore e ka cil\u00ebsimin e kafsh\u00ebve t\u00eb egra si \u201cresurse natyrore\u201d q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Autoritetet lokale, indiferente kundrejt paradigmave eko-centrike e bio-centrike, e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb ligj si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb arsyetuar eksploatimin e kafsh\u00ebve t\u00eb egra. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ka kaq shum\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb egra n\u00eb tregjet kineze. P\u00ebr ta kafsh\u00ebt e natyra kan\u00eb vler\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb eksploatueshme ekonomikisht. Tregtia me kafsh\u00eb t\u00eb egra filloi si mjet i t\u00eb varf\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb fituar buk\u00ebn e goj\u00ebs, por m\u00eb von\u00eb u mb\u00ebshtet edhe nga shteti dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb industri shum\u00eb profitabile q\u00eb gjeneron miliarda dollar\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu fermat e vogla familjare ngadal\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb m\u00ebdha. Paralelisht me k\u00ebt\u00eb normalisht u zhvillua edhe tregtia ilegale e kafsh\u00ebve t\u00eb egra t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve: tigra, rinoqeront\u00eb, delfin\u00eb t\u00eb lumit, pengolin\u00eb etj. Poashtu \u00ebsht\u00eb logjika e profitit dhe kostos s\u00eb ul\u00ebt ajo e cila shtyn nd\u00ebrmarr\u00ebsit e till\u00eb q\u00eb t\u00eb fusin sa m\u00eb shum\u00eb kafsh\u00eb n\u00eb sa m\u00eb pak hap\u00ebsira.<\/p>\n<p>Li thot\u00eb se kafaz\u00ebt ku mbahen kafsh\u00ebt n\u00eb k\u00ebto tregje jan\u00eb mbi nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb kushte t\u00eb mjerueshme. Kafsh\u00ebt n\u00eb kafazin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt lagen me gjak, urin\u00eb, jasht\u00ebqitje e qelb. K\u00ebshtu bartet virusi nga kafsh\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrme tek ato m\u00eb posht\u00eb, t\u00eb cilat infektojn\u00eb edhe njer\u00ebzit kur bien n\u00eb kontakt me ta.<\/p>\n<p>K\u00ebto kushte prodhuan edhe virusin SARS m\u00eb 2002, q\u00eb ishte krijuar nga s\u00ebmundja e mac\u00ebs Civet. Mir\u00ebpo e t\u00ebra q\u00eb Kina b\u00ebri ishte suspendimi i k\u00ebsaj industrie p\u00ebr pak muaj dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb tregtia me kafsh\u00eb t\u00eb egra vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb forcuar, kurse disa specie, si tuna blufine, disa lloje t\u00eb arinjve e delfini i lumit, tanim\u00eb ve\u00e7se jan\u00eb zhdukur dhe disa si panda e tigri kinez jan\u00eb fare pran\u00eb zhdukjes. Disave u merret l\u00ebkura e disa tjerave organe e l\u00ebngje trupore q\u00eb p\u00ebrdoren si ila\u00e7e tradicionale.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si m\u00eb 2002, edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb virusi u formua n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb shum\u00ebllojshme me kushte t\u00eb mjerueshme. Li vler\u00ebson se asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb 5000 vje\u00e7are t\u00eb Kin\u00ebs nuk ka pasur kaq shum\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb burgosura dhe kaq shum\u00eb t\u00eb keqtrajtuara.<\/p>\n<p>Zoolog\u00eb dhe epidemiolog\u00eb po d\u00ebshmojn\u00eb se kafsh\u00ebt nuk jan\u00eb fajtore p\u00ebr p\u00ebrhapjen e viruseve, por m\u00ebnyra se si njer\u00ebzit i trajtojn\u00eb ato. Kur lakuriq\u00ebt jan\u00eb cak i gjuetis\u00eb ose p\u00ebr shkak t\u00eb ikjes nga shpyll\u00ebzimi, ata stresohen dhe zhvillojn\u00eb shpesh viruse.<\/p>\n<p>E poashtu edhe kafsh\u00ebt q\u00eb mbahen t\u00eb mbyllura n\u00eb nj\u00eb treg me lakuriq\u00ebt nga stresi b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb cenueshme p\u00ebrball\u00eb viruseve dhe infektohen shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb sesa n\u00eb rrethana tjera dhe k\u00ebshtu formohet e rritet zingjiri i transmetimit.<\/p>\n<p>Politikisht situata \u00ebsht\u00eb e komplikuar. Qeveria qendrore koh\u00eb pas koh\u00eb ngrit\u00eb shqet\u00ebsimet e veta p\u00ebr gjendjen e kafsh\u00ebve, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodh\u00eb n\u00eb nivel lokal. P\u00ebr politikan\u00ebt lokal\u00eb ndalimi i k\u00ebsaj veprimtarie mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb mbylljen e shum\u00eb bizneseve q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb mjedisin dhe kjo ua d\u00ebmton atyre legjitimitetin. Mir\u00ebpo qeveria qendrore vler\u00ebson politikan\u00ebt e saj lokal\u00eb n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb gjeneruar rritje ekonomike.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj politikan\u00ebt lokal\u00eb japin leje p\u00ebr hapje t\u00eb bizneseve pa u p\u00ebrmbushur kriteret mjedisore. N\u00eb shum\u00eb raste madje politikan\u00ebt jan\u00eb vet\u00eb biznismen\u00ebt q\u00eb eksploatojn\u00eb natyr\u00ebn dhe kafsh\u00ebt e egra. Prandaj pa reformimin e Partis\u00eb Komuniste dhe pa ndryshimin e mentalitetit t\u00eb saj strategjik, nuk do t\u00eb krijohen kushte p\u00ebr ndryshim thelb\u00ebsor t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e demokracis\u00eb, autoritarizmi dhe sulmet ndaj liris\u00eb s\u00eb shprehjes mund\u00ebsuan p\u00ebrhapjen n\u00eb heshtje t\u00eb Covid-19. Virusi ishte p\u00ebrhapur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, por autoritetet kineze e mbajt\u00ebn sekret k\u00ebt\u00eb fakt dhe nd\u00ebshkuan mjekun q\u00eb informoi institucionet p\u00ebr lindjen e k\u00ebtij virusi.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Kina ka d\u00ebbuar gazetar\u00ebt e mediave m\u00eb kredibile bot\u00ebrore si Washington Post, New York Times e Wall Street Journal p\u00ebr shkak q\u00eb po prishnin imazhin q\u00eb Kina po e krijonte k\u00ebto dit\u00eb. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr liri t\u00eb shprehjes, nga 180 shtete, Kina renditej n\u00eb vendin e 177-t\u00eb Nj\u00eb studim i Harvardit ka gjetur se rreth 18 mij\u00eb web-faqe t\u00eb internetit jan\u00eb t\u00eb bllokuara nga Kina. Disa prej fjal\u00ebve t\u00eb cenzuruara n\u00eb Kin\u00eb jan\u00eb \u201ct\u00eb drejtat e njeriut\u201d, \u201cshtypja\u201d etj.<\/p>\n<p>N\u00eb terr informativ virusi u p\u00ebrhap heshturazi sepse nuk u mor\u00ebn masat e duhura: publiku nuk u informua, qarkullimi i njer\u00ebzve n\u00eb nivel lokal e nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk u nd\u00ebrpre dhe testimet nuk u b\u00ebn\u00eb. Ian Bremmer thot\u00eb se rreth 7 milion njer\u00ebz kan\u00eb dalur nga Wuhani vet\u00ebm gjat\u00eb muajit janar, kurse dyshohet se n\u00eb janar nga Kina n\u00eb Evrop\u00eb e anasjelltas jan\u00eb realizuar mij\u00ebra fluturime. Kjo tregon se \u00e7far\u00eb d\u00ebme p\u00ebr Kin\u00ebn dhe bot\u00ebn mund t\u00eb shkaktoj\u00eb cenzura mbi lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Kina duke shfryt\u00ebzuar aparatur\u00ebn e saj shtet\u00ebrore p\u00ebrmes autoritarizmit t\u00eb vet imponoi masa strikte t\u00eb karantin\u00ebs. Si\u00e7 tregon studimi i The Economist, diktaturat jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija p\u00ebr sh\u00ebndetin publik. T\u00eb dh\u00ebnat historike t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb hulumtim jan\u00eb marr\u00eb nga \u201cDatabaza Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Fatkeq\u00ebsive\u201d dhe mbulojn\u00eb 40 vitet e fundit dhe t\u00eb gjitha s\u00ebmundjet, q\u00eb nga ato m\u00eb t\u00eb lehta, tek ato m\u00eb seriozet. Sipas raportit, demokracit\u00eb jan\u00eb m\u00eb efikase n\u00eb luftimin e s\u00ebmundjeve. Demokracit\u00eb p\u00ebr shkak q\u00eb funksionojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb posht\u00eb-lart, jan\u00eb n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr neutralizuar rreziqet.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb cenzur\u00ebs, Kina ka krijuar p\u00ebrshtypjen se ajo \u00ebsht\u00eb efikase n\u00eb izolimin e virusit, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb percepcion q\u00eb me gjas\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb real. Shum\u00eb qytetar\u00eb kinez\u00eb po raportojn\u00eb n\u00eb rrjete sociale nj\u00eb gjendje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rr\u00ebfimin zyrtar. Autoritetet kineze jan\u00eb duke i detyruar spitalet q\u00eb rastet me Covid-19 t\u2019i regjistrojn\u00eb si grip normal ose si pneunomi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb me shifra.<\/p>\n<p>Kur jemi tek l\u00ebvizjet demokratike posht\u00eb-lart, n\u00eb Kin\u00eb ka disa shk\u00ebndija shprese. Kur Kina ngadal\u00ebsoi rritjen e madhe t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vitin 1978 p\u00ebrmes ligjit q\u00eb ua ndalonte \u00e7ifteve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ishin mu k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb motrave e v\u00ebllez\u00ebrve zhvilluan ndjeshm\u00ebri e kujdes m\u00eb t\u00eb madh ndaj kafsh\u00ebve. Shum\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb rinj sot jan\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb kafsh\u00ebve dhe kan\u00eb sh\u00ebnuar disa suksese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por mbetet t\u00eb shihet sesa efikas\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb institucionalizimin e vizionit t\u00eb tyre p\u00ebr kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>E ardhmja \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb dhe me shum\u00eb rreziqe. M\u00eb 2015 ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb anuluar ligji q\u00eb ua ndalonte familjeve t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe kjo mund t\u00eb rrit\u00eb kapacitetet e konsumit e rrjedhimisht edhe degradimin e natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse Kina \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruese e CITES, marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve dhe kafsh\u00ebve t\u00eb egra nga tregtia, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ka implementuar si\u00e7 duhet obligimet, p\u00ebrkund\u00ebr sanksioneve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb saj gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje, do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrohet trysni mbi Kin\u00ebn, sidomos n\u00eb institucione t\u00eb OKB-s\u00eb, ku kinez\u00ebt udh\u00ebheqin 4 nga 15 agjensit\u00eb e specializuara.<\/p>\n<p>Andrew Moravscik, nj\u00eb nga autoritetet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shkruan se ShBA-t\u00eb ndihmuan Kin\u00ebn q\u00eb t\u00eb reformohej me bindjen se rritja ekonomike me koh\u00eb do t\u00eb demokratizohej. N\u00eb planet amerikane shtresa e mesme kineze e formuar nga zhvillimi ekonomik do t\u00eb mbillte far\u00ebn e demokracis\u00eb, por Kina nuk u demokratizua.<\/p>\n<p>Ajo vet\u00ebm zhvilloi nj\u00eb makineri-p\u00ebrbind\u00ebshe q\u00eb gjith\u00e7ka e sheh si aset q\u00eb mund t\u00eb komercializohet. Kina as nuk u asimilua brenda rendit liberal nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb duke ndihmuar regjimet jodemokratike e iliberale p\u00ebr t\u00eb minuar arkitektur\u00ebn e institucioneve dhe marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat i sheh si \u201cbaza e hegjemonis\u00eb amerikane\u201d.<\/p>\n<p>Kina nuk \u00ebsht\u00eb shembull i demokracis\u00eb e as nuk synon t\u00eb jet\u00eb. Ajo edhe sot \u00ebsht\u00eb, ashtu si\u00e7 ishte shprehur Deng Xiaoping, \u201cshtet kapitalist me karakteristika kineze\u201d, q\u00eb dmth kapitaliz\u00ebm pa demokraci. E n\u00ebse Kina nuk b\u00ebn hapa konkret\u00eb drejt demokratizimit dhe nuk ul\u00eb degradimin e natyr\u00ebs, viruse t\u00eb tilla do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rrezikojn\u00eb njer\u00ebzimin.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e dyt\u00eb &#8211; Kina pas Maos (&#8230;vijon nga shkrimi i kaluar) N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veten nga tronditja dhe traumat e uris\u00eb, n\u00eb vitin 1978, Kina filloi t\u00eb derregullonte tregun e saj dhe tkurrte shtrirjen e shtetit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ekonomike. Pas vdekjes s\u00eb Maos, n\u00eb krye t\u00eb Kin\u00ebs erdhi Deng Xiaoping, t\u00eb cilin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":8732,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[646,1240,972,1008],"ppma_author":[778],"class_list":["post-6004","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-covid-19","tag-kina","tag-kosove","tag-lufte"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6004"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8735,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6004\/revisions\/8735"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6004"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}