{"id":6006,"date":"2020-04-01T13:56:12","date_gmt":"2020-04-01T11:56:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6006"},"modified":"2024-10-18T14:07:54","modified_gmt":"2024-10-18T12:07:54","slug":"lufta-e-maos-kunder-harabeleve-dhe-zanafilla-socio-politike-e-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lufta-e-maos-kunder-harabeleve-dhe-zanafilla-socio-politike-e-covid-19\/","title":{"rendered":"Lufta e Maos kund\u00ebr harabel\u00ebve dhe zanafilla socio-politike e Covid-19"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><strong>Pjesa e par\u00eb \u2013 Kina para reform\u00ebs ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 11 mars Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e shpalli p\u00ebrhapjen e \u201cCoronaVirusit Covid-19\u201d pandemi globale. Hera e fundit kur OBSH-ja b\u00ebri di\u00e7 t\u00eb till\u00eb ishte n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u201cGripin e Derrit\u201d (H1N1) q\u00eb mori jet\u00ebn e 10 mij\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Yuval Noah Harari tha se kjo \u00ebsht\u00eb pandemia m\u00eb e keqe n\u00eb n\u00eb 100 vitet e fundit. The Economist lajm\u00ebron se mbi 80 vende kan\u00eb mbyllur kufijt\u00eb dhe se \u201cbota po mbyllet\u201d, kurse The Foreign Policy shkruan se Covid-19 mund t\u00eb \u201criform\u00ebsoj\u00eb rendin bot\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Normalisht, as Kosova nuk shp\u00ebtoi pa u prekur. Tanim\u00eb Kosova ka sh\u00ebnuar viktim\u00ebn e par\u00eb, kurse numri i t\u00eb infektuarve po rritet gati \u00e7do dit\u00eb dhe nuk pritet t\u00eb ulet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar.<\/p>\n<p>Por si lindi ky virus? T\u00eb dh\u00ebnat e deritanishme tregojn\u00eb se zanafilla e k\u00ebtij virusi \u00ebsht\u00eb n\u00eb tregun e kafsh\u00ebve Huanan, n\u00eb Wuhan t\u00eb Kin\u00ebs. 27 nga 41 personat e par\u00eb t\u00eb infektuar me Covid-19 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 2002 nj\u00eb Corona Virus tjet\u00ebr ishte formuar n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb jug t\u00eb Kin\u00ebs. Ky grip ishte p\u00ebrhapur n\u00eb gati 30 vende t\u00eb vot\u00ebs dhe pati mbytur mbi 800 njer\u00ebz.Shum\u00eb viruse gjenez\u00ebn e vet e kan\u00eb n\u00eb kafsh\u00eb. Disa gripe vijn\u00eb nga shpez\u00ebt, disa nga derrat dhe nga shimpanzat, sikur \u00ebsht\u00eb rasti me HIV-in. Ebola origjinoi nga lakuriq\u00ebt, kurse n\u00eb rastin e Covid-19 dyshohet se erdhi nga lakuriqi dhe nga pangolini para se t\u00eb kaloj\u00eb tek njeriu.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet ky zingjir transmetues sepse \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb tre k\u00ebta t\u00eb bien n\u00eb kontakt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Prandaj tregu n\u00eb Wuhan \u00ebsht\u00eb adres\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb arsyet se pse viruset kryesore vijn\u00eb nga Kina.<\/p>\n<p>Kina \u00ebsht\u00eb vendi num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr tregti me kafsh\u00eb t\u00eb egra dhe ka disa dekada q\u00eb ato jan\u00eb cak i brutalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Megjith\u00ebse edhe n\u00eb antikitetin kinez kafsh\u00ebt e egra jan\u00eb targetuar edhe p\u00ebr q\u00ebllime ushqimore, industria q\u00eb kafazon, keqtrajton dhe instrumentalizon kafsh\u00ebt vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi \u00ebsht\u00eb sajes\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Kjo industri ka origjin\u00ebn n\u00eb shekullin e kaluar, konkretisht n\u00eb vitet 50-t\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Maos p\u00ebr t\u00eb sjellur parajs\u00ebn komuniste n\u00eb tok\u00eb. Nga froni i tij n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs Mao imponoi dhunsh\u00ebm nj\u00eb sistem ushtarak lart-posht\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori masat m\u00eb drakonike t\u00eb mundshme mbi nj\u00eb popull\u00ebsi t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>Sikur Lenini e Stalini, edhe Mao e kishte licensuar veten me misionin mesianik t\u00eb shthurjes s\u00eb struktur\u00ebs primordiale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kineze dhe krijimit t\u00eb vlerave e normave t\u00eb reja. Mao donte doktrin\u00ebn e sh\u00eblbimit komunist t\u00eb k\u00ebsaj bote: shoq\u00ebrin\u00eb pa klasa. Ai besonte se arma m\u00eb e fort\u00eb e Kin\u00ebs n\u00eb raport me shtetet tjera ishte demografia dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kinez\u00ebt i shihte vet\u00ebm si krah pune q\u00eb hap\u00eb horizontin komunist n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>Mao e shihte natyr\u00ebn si nj\u00eb armik q\u00eb duhet t\u00eb gjunj\u00ebzohet dhe si entitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsisht i ndar\u00eb nga njer\u00ebzit, si dhe i cili duhet t\u00eb rib\u00ebhet p\u00ebrmes mobilizimit masiv t\u00eb njer\u00ebzve. Ai besonte se fuqia e pakufishme e vullnetit t\u00eb mas\u00ebs revolucionare duhet t\u00eb n\u00ebnshtroj\u00eb natyr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb realizohej utopia komuniste.<\/p>\n<p>Pyjet do t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoseshin, malet do t\u00eb rrafshoheshin, lumenjt do t\u00eb shkat\u00ebrroheshin dhe natyra do t\u00eb shp\u00ebrfytyrohej. Kur e nisi \u201cHapin e madh p\u00ebrpara\u201d, Mao literalisht tha se \u201cka nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re: duhet t\u00eb pushkatojm\u00eb natyr\u00ebn\u201d. Mao kishte gjymtuar pyjet. N\u00eb librin e tij me ndikim, \u201cUria e madhe e Maos\u201d, historiani Frank Dikotter shkruan se vet\u00ebm n\u00eb rrethin e Yizhang ai kishte shkat\u00ebrruar rreth 70% t\u00eb pyjeve dhe m\u00eb 1959 toka ishte t\u00ebr\u00ebsisht e zhveshur.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn e tij me natyr\u00ebn, Mao nisi edhe p\u00ebrndjekjen e tij t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar kund\u00ebr trumcak\u00ebve q\u00eb i akuzonte se po hanin grurin. Mao mobilizoi dhjet\u00ebra miliona kinez\u00eb q\u00eb me en\u00eb dhe gj\u00ebra tjera t\u2019i trembin trumcak\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos afroheshin n\u00eb tok\u00eb. Trumcak\u00ebt nga lodhja e nga uria binin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vdekur dhe grumbulloheshin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb spektak\u00ebl me ta si trofe.<\/p>\n<p>Disa kronika bizare t\u00eb koh\u00ebs tregojn\u00eb se si njer\u00ebzit ngjiteshin edhe n\u00eb kulme p\u00ebr t\u2019i d\u00ebbuar ata. Disa njer\u00ebz edhe mbyteshin vet\u00eb duke r\u00ebn\u00eb nga kulmet. Dikotter shkruan se \u201cShangai raportoi se ka vrar\u00eb 1.3 milion\u00eb trumcak\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga periudhat e luft\u00ebs kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Zogjt\u00eb gati u asgj\u00ebsuan komplet dhe p\u00ebr vite nuk u duk\u00ebn n\u00eb qiellin kinez\u201d. Mao ishte anti-intelektual nuk d\u00ebgjonte k\u00ebshillat e ekspert\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve q\u00eb b\u00ebnin thirrje t\u00eb mos vriteshin zogjt\u00eb sepse mund t\u00eb prishej ekuilibri i ekosistemit. Kjo sepse zogjt\u00eb ushqehen edhe me insekte q\u00eb, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb zogjve, u shumuan shum\u00eb dhe shkat\u00ebrruan frytet e pun\u00ebs s\u00eb fshatar\u00ebve, si grurin, orizin e pambukun. Problemi u p\u00ebrkeq\u00ebsua edhe m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e helmit kund\u00ebr insekteve q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb uris\u00eb po p\u00ebrdorej nga fshatar\u00ebt q\u00eb mbytnin kafsh\u00ebt e egra p\u00ebr t\u2019u ushqyer.<\/p>\n<p>Dikotter e fut n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori me Holokaustin p\u00ebr kah monstruoziteti. Ai tregon se si njer\u00ebzit hanin edhe balt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, se si prind\u00ebrit u vidhnin grurin f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre derisa f\u00ebmij\u00ebt vdisnin. Dikotter num\u00ebron shum\u00eb raste barbare, ku nd\u00ebr tjera p\u00ebrmend edhe nj\u00eb baba q\u00eb ishte detyruar nga ushtar\u00ebt e Maos t\u00eb varroste t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb birin e tij 12 vje\u00e7ar q\u00eb kishte vjedhur nj\u00eb grusht grur\u00eb. Tri jav\u00eb m\u00eb pas i ati kishte vdekur nga m\u00ebrzia.<\/p>\n<p>Uria p\u00ebrdorej si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb kuotat e vendosura nga shteti. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe vdiq\u00ebn p\u00ebr shkak q\u00eb Mao t\u00eb gjitha redimentet i d\u00ebrgonte n\u00eb qytet dhe p\u00ebr eksport. P\u00ebr t\u00eb ruajtur propagand\u00ebn Mao refuzoi \u00e7far\u00ebdo ndihme nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHapi i madh p\u00ebrpara\u201d zgjati zyrtarisht kat\u00ebr vjet, por pasojat q\u00eb i la jan\u00eb ende vibrante. Kina nuk e b\u00ebri \u201cHapin e Madh P\u00ebrpara\u201d, si\u00e7 thoshte Mao, por u zhyt n\u00eb urin\u00eb m\u00eb fam\u00ebkeqe n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Madje edhe \u201cRevolucioni Kulturor\u201d i nisur nga vet\u00eb ai ishte p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar. E nd\u00ebrkoh\u00eb lufta e tij t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar natyr\u00ebn vazhdoi edhe m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sipas Peter Li, ekspert i tregtis\u00eb me kafsh\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, Mao shqeu shpirtin kinez duke sulmuar Budizmin dhe Daoizmin, q\u00eb t\u00eb dyja fe q\u00eb thon\u00eb se fati i njer\u00ebzve dhe i kafsh\u00ebve \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrmes cikleve t\u00eb rilindjeve. Ideja e reinkarnimit ua mund\u00ebsonte njer\u00ebzve t\u00eb besonin se do t\u00eb rilindeshin n\u00eb trupa t\u00eb kafsh\u00ebve dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>N\u00eb tradit\u00ebn kineze bulkthat nuk mbyteshin sepse konsiderohej se ata ishin reinkarnim i heronjve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Si\u00e7 shkruan studiuesi italian Tiziano Terzani, para Maos pothuajse n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi kineze mbahej nj\u00eb en\u00eb me uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb rreth t\u00eb cil\u00ebs bulkthat grumbulloheshin gjat\u00eb dimrave t\u00eb ftoht\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Konfu\u00e7ianizmi edhe pse \u00ebsht\u00eb antropocentrik dhe lejon p\u00ebrdorimin e kafsh\u00ebve p\u00ebr ushqim, th\u00ebrret p\u00ebr vet\u00ebp\u00ebrmbajtje dhe p\u00ebr \u201cmesatare t\u00eb art\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrshkall\u00ebzohet dhuna mbi to.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb Kin\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra, por si\u00e7 tregon Aili Kang, drejtoresh\u00eb e \u201cShoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr Ruajtjen e Kafsh\u00ebve t\u00eb Egra n\u00eb Azi\u201d vet\u00ebm p\u00ebr ila\u00e7e e jo p\u00ebr ushqim dhe p\u00ebrmasat me t\u00eb cilat u brutalizua natyra nuk gjejn\u00eb precedent n\u00eb t\u00eb tradit\u00ebn kineze.<\/p>\n<p>N\u00eb dekadat e fundit, n\u00eb mesin e t\u00eb pasurve, ushqimi i k\u00ebtyre kafsh\u00ebve \u00ebsht\u00eb promovuar si i sh\u00ebndetsh\u00ebm, si energjik dhe i mir\u00eb p\u00ebr fitnes dhe sulmi mbi to ka marr\u00eb p\u00ebrmasa industriale.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb tradit\u00eb e re e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb simbol i statusit socio-ekonomik t\u00eb t\u00eb pasurve. Gjithashtu ka shtrirje regjionale. Nj\u00eb studim n\u00eb vitin 2014 tregon se 83% e banor\u00ebve n\u00eb Guangzhou kan\u00eb konsumuar mishin e kafsh\u00ebve t\u00eb egra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Pekin vet\u00ebm 5% e tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe Li konfirmon se kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur vet\u00ebm tek nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar i njer\u00ebzve dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebpopullore si\u00e7 thuhet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, degradimi natyror fillon me Maon. Me t\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e re n\u00eb historin\u00eb kineze sepse furia e Maos nuk mori vet\u00ebm miliona jet\u00eb, por gjymtoi edhe rendin tradicional t\u00eb normave, besojmave dhe vlerave, t\u00eb cilat quheshin \u201cKat\u00ebr t\u00eb Vjetrat\u201d: zakonet e vjetra, kultura e vjet\u00ebr, idet\u00eb e vjetra, sjelljet e vjetra. Novelisti kinez Ba Jin e kishte quajtur sundimin e Maos si \u201cHolokaust shpirt\u00ebror\u201d, pasojat e t\u00eb cilit ende r\u00ebndojn\u00eb mbi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kineze. Historia e hidhur e Kin\u00ebs me natyr\u00ebn e eg\u00ebr mund t\u00eb ndahet n\u00eb dy periudha kryesore: para dhe pas reform\u00ebs ekonomike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb flasim n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shkrimit. (<em>vazhdon<\/em>&#8230;)<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e par\u00eb \u2013 Kina para reform\u00ebs ekonomike M\u00eb 11 mars Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e shpalli p\u00ebrhapjen e \u201cCoronaVirusit Covid-19\u201d pandemi globale. Hera e fundit kur OBSH-ja b\u00ebri di\u00e7 t\u00eb till\u00eb ishte n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u201cGripin e Derrit\u201d (H1N1) q\u00eb mori jet\u00ebn e 10 mij\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Yuval Noah Harari tha [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":8732,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[646,1240,972,1008],"ppma_author":[778],"class_list":["post-6006","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-covid-19","tag-kina","tag-kosove","tag-lufte"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6006"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8734,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6006\/revisions\/8734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8732"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6006"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}