{"id":6025,"date":"2022-01-17T10:42:27","date_gmt":"2022-01-17T08:42:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6025"},"modified":"2024-10-17T10:49:40","modified_gmt":"2024-10-17T08:49:40","slug":"lumturia-ne-kohe-pandemie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lumturia-ne-kohe-pandemie\/","title":{"rendered":"Lumturia n\u00eb koh\u00eb pandemie"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Globalisht, shpresa dhe lumturia n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb krahasuar me vitin e kaluar. Frika globale q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike mbetet e lart\u00eb dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb ngritje stabile. Padyshim q\u00eb pandemia ka ndikuar n\u00eb shpresat, frik\u00ebt dhe pritjet e njer\u00ebzve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Megjithat\u00eb, ka shum\u00eb dallime n\u00eb mes t\u00eb regjioneve dhe shteteve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Gallup International, n\u00eb vazhd\u00ebn e studimit m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb bot\u00eb, i cili filloi n\u00eb vitin 1979, ka vazhduar dhe k\u00ebt\u00eb vit me matjen e indeksit t\u00eb Shpres\u00ebs, Lumturis\u00eb dhe pritjet p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike.<\/p>\n<p>Kosova, p\u00ebrmes Kantar (Index Kosova), \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e studimit t\u00eb Gallup International q\u00eb nga viti 2000. Studimi zhvillohet \u00e7do fundvit.<\/p>\n<p><em>Optimizmi<\/em><\/p>\n<p>Globalisht, nuk ka shum\u00eb ndryshime sa i p\u00ebrket shpres\u00ebs s\u00eb popullat\u00ebs n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ngjash\u00ebm sikurse p\u00ebr vitin 2021, 38 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs beson se viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb vit m\u00eb i mir\u00eb se viti 2021. Pothuajse \u00e7ereku i popullat\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs (28%) pret vit m\u00eb t\u00eb keq dhe p\u00ebrqindje e ngjashme (27%) konsiderojn\u00eb se ky vit do t\u00eb jet\u00eb i ngjash\u00ebm me vitin 2021. P\u00ebr popullat\u00ebn n\u00eb bot\u00eb, viti 2008 ishte viti me p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pesimizmit n\u00eb shekullin e ri, vit ky q\u00eb u karakterizua me kriz\u00ebn ekonomike globale.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos Indonezis\u00eb, si vendi m\u00eb optimist n\u00eb bot\u00eb (76 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs pret vit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb), k\u00ebt\u00eb vit edhe Shqip\u00ebria radhitet si vendi i dyt\u00eb m\u00eb optimist n\u00eb bot\u00eb: 70 p\u00ebr qind e k\u00ebsaj popullate pret q\u00eb viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb vit m\u00eb i mir\u00eb se viti 2021. Vlen t\u00eb theksohet se gjat\u00eb vitit 2021 p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE duket se po marrin udh\u00ebn e duhur dhe drita jeshile q\u00eb mund t\u00eb jepet sivjet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE ka ndikuar n\u00eb ngritjen e nivelit t\u00eb optimizmit dhe t\u00eb lumturis\u00eb n\u00eb popullat\u00eb.<\/p>\n<p>Studimi mbi optimizmin global nxjerr n\u00eb pah se Afganistani \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb pesimist n\u00eb bot\u00eb, ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma e k\u00ebsaj popullate (56%) pret q\u00eb viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb vit m\u00eb i keq p\u00ebr vendin e tyre, vit ky q\u00eb sh\u00ebnoi t\u00ebrheqjen e trupave amerikane dhe ndihm\u00ebs n\u00eb Afganistan. Si rezultat i shp\u00ebrthimit t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, vler\u00ebsohet se gjysma e k\u00ebsaj popullate (23 milion\u00eb) kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Vendi i dyt\u00eb m\u00eb pesimist radhitet Turqia (56%) si rast unik me ngritje rekord t\u00eb pesimizmit kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>Vendet si Koreja (54%), Italia (48%) dhe Serbia (42%) presin q\u00eb viti 2022 t\u00eb jet\u00eb vit i nj\u00ebjt\u00eb me 2021.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebr vite me radh\u00eb mban nj\u00eb mesatare pa l\u00ebkundje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nivelin e optimizmit n\u00eb popullat\u00eb. E meq\u00eb niveli i optimizmit te popullata reflekton l\u00ebkundjet dhe ndryshimet n\u00eb vend, ky rezultat mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pah q\u00eb nuk ka pasur ngjarje aq madhore, as pozitive e as negative, as pritje e as zhg\u00ebnjime, q\u00eb t\u00eb reflektohen n\u00eb nivel t\u00eb optimizmit t\u00eb vendit q\u00eb nga viti 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Kosova n\u00eb fund t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb dyt\u00eb dhe fillim t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb tret\u00eb, p\u00ebr vite me radh\u00eb, ishte vendi m\u00eb optimist n\u00eb bot\u00eb, kjo kryesisht p\u00ebr shkak se ishte vend i sapodal\u00eb nga lufta: dominonte shpresa se gj\u00ebrat do t\u00eb jen\u00eb ndryshe n\u00eb liri. Trendi i optimizmit sh\u00ebnoi r\u00ebnie graduale dhe stabile deri n\u00eb vitin 2013. Viti 2014 ishte viti kur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kishin m\u00eb s\u00eb paku shpresa p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Vlen t\u00eb theksohet se pas zgjedhjeve t\u00eb 8 qershorit m\u00eb 2014, vendi ishte gjysm\u00eb viti pa qeveri funksionale.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/January\/17\/auto_huh1642426630.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p><em>Burimi: Kantar (Index Kosova)<\/em><\/p>\n<p><em>Prosperiteti ekonomik<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nivel global, popullata vazhdon t\u00eb jet\u00eb e shqet\u00ebsuar, megjithat\u00eb pa ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb krahasim me vitin e kaluar. Sot, \u00e7ereku i popullat\u00ebs n\u00eb bot\u00eb (26%) pret q\u00eb viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb vit i zhvillimit ekonomik n\u00eb vendin e tyre p\u00ebrderisa nj\u00eb pjes\u00eb e madhe (41%) p\u00ebrgatiten p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike. Pjesa tjet\u00ebr e popullat\u00ebs s\u00eb\u00a0 globit (26%) konsideron se viti 2022 nuk do jet\u00eb vit ndryshe nga 2021.<\/p>\n<p>Optimizmi p\u00ebr zhvillim ekonomik n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb ngusht\u00eb i lidhur me optimizmin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullat\u00ebs; p\u00ebr shembull, Shqip\u00ebria dominon edhe me optimiz\u00ebm ekonomik n\u00eb krahasim me shtetet e tjera.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, krahasuar me vitin e kaluar, m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb besojn\u00eb se viti 2022 p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb vit i zhvillimit ekonomik (45%) p\u00ebrderisa viti 2014 kishte sh\u00ebnuar pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shpres\u00ebs p\u00ebr zhvillim ekonomik (26%).<\/p>\n<p>Viti 2020, si vit i pandemis\u00eb, sh\u00ebnoi p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb konsideruan vitin vijues si vit t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike (37%).<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/January\/17\/auto_uh1642426736.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p><em>Niveli i lumturis\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga pandemia dhe pasojat e saj, luft\u00ebrat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike, lumturia personale prap\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb glob. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullat\u00ebs s\u00eb globit e konsideron veten t\u00eb \u2018lumtur\u2019 ose \u2018shum\u00eb t\u00eb lumtur\u2019 (56%).<\/p>\n<p>P\u00ebrqindja me e lart\u00eb e lumturis\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebzhguar te banor\u00ebt e Kolumbis\u00eb (83% deklaruan t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur), Kazakistanit (81%) dhe Shqip\u00ebris\u00eb (74%). Shqip\u00ebria, pas t\u00ebrmetit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, ngjarje kjo q\u00eb l\u00ebkundi besimin e gjithsecilit, p\u00ebsoi r\u00ebnie drastike t\u00eb lumturis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve, pasuar m\u00eb tej prej pandemis\u00eb n\u00eb vitin 2020. Kjo ngritje e nivelit t\u00eb lumturis\u00eb te qytetar\u00ebt n\u00eb fakt ka p\u00ebrgjigje. N\u00eb vitin 2021 filloi shp\u00ebrndarja e apartamenteve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarit nga t\u00ebrmetet. Po ashtu, viti 2021 sh\u00ebnoi vaksinimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nxiti besimin se do t\u00eb tejkalohet pandemia. Po ashtu, si\u00e7 u cek edhe m\u00eb lart, Shqip\u00ebria, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shumta p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, pret lajme t\u00eb mira p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim sivjet.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/January\/17\/auto_hu1642426796.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>Kosova, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht nga pasojat e pandemis\u00eb, sidomos ato ekonomike, nxjerr n\u00eb pah popullat\u00eb relativisht t\u00eb lumtur (68%), n\u00eb fakt akoma m\u00eb t\u00eb lumtur sesa n\u00eb vitin 2019 (62%). Ndryshimet e fundit n\u00eb sfer\u00ebn politike, si dhe numri i ul\u00ebt i rasteve t\u00eb regjistruara me COVID-19 mund t\u00eb jen\u00eb dy prej arsyeve kryesore t\u00eb k\u00ebsaj ngritjeje stabile.<\/p>\n<p><strong><em>Metodologjia:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Studimi i Fundvitit i\u00a0Gallup\u00a0International (EoY) \u00ebsht\u00eb iniciativ\u00eb e Dr. George Gallup n\u00eb vitin 1977. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, studimi zhvillohet nj\u00eb her<\/em><em>\u00eb<\/em><em>\u00a0n\u00eb vit. K\u00ebt\u00eb vit studimi u realizua n\u00eb 44 shtete t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Mostra:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Gjithsej 41<\/em><em>.<\/em><em>560 persona u intervistuan, me most\u00ebr repre<\/em><em>z<\/em><em>entative p\u00ebr sec<\/em><em>i<\/em><em>lin shtet. Margjina e gabimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb studim \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes +3-5% n\u00eb nivel besueshm\u00ebrie 95%.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Globalisht, shpresa dhe lumturia n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb krahasuar me vitin e kaluar. Frika globale q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike mbetet e lart\u00eb dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb ngritje stabile. Padyshim q\u00eb pandemia ka ndikuar n\u00eb shpresat, frik\u00ebt dhe pritjet e njer\u00ebzve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Megjithat\u00eb, ka shum\u00eb dallime n\u00eb mes t\u00eb regjioneve dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":346,"featured_media":8480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1359,1207,11,1360],"ppma_author":[358],"class_list":["post-6025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-gallup","tag-globalizmi","tag-kosova","tag-poll"],"authors":[{"term_id":358,"user_id":346,"is_guest":0,"slug":"vlora-basha","display_name":"Vlora Basha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/c4bc535352aac844457350bbc36d8451.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/c4bc535352aac844457350bbc36d8451.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Basha","first_name":"Vlora","description":"Vlora \u00ebsht\u00eb Drejtoresh\u00eb menaxhuese dhe partnere n\u00eb Kantar (Index Kosova), kompani kjo q\u00eb merret me studime bihejviorale, t\u00eb tregut dhe sociale q\u00eb nga viti 1998. Studimet Bachelor i p\u00ebrfundoi n\u00eb fush\u00ebn e Psikologjis\u00eb, nd\u00ebrsa studimet e magjistratur\u00ebs i p\u00ebrfundoi n\u00eb fush\u00ebn e K\u00ebrkimeve Sociale dhe t\u00eb Edukimit nga University College London.\r\n\r\nPunimet e saj dhe analizat jan\u00eb prezantuar n\u00eb konferenca t\u00eb ndryshme, si\u00e7 jan\u00eb Kongresi Vjetor i Asociacionit t\u00eb Gallup International dhe KOSICT, p\u00ebrderisa nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb revista shkencore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u2018International Journal of Environmental Research and Public Health\u2019 dhe \u2018Basic Human Values in Post-War Kosovo\u2019 n\u00eb Librin e Asociacionit t\u00eb WIN\/Gallup International."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/346"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6025"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8476,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6025\/revisions\/8476"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6025"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}