{"id":6051,"date":"2021-12-15T11:02:29","date_gmt":"2021-12-15T09:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6051"},"modified":"2024-10-17T11:06:54","modified_gmt":"2024-10-17T09:06:54","slug":"rasti-per-kooperativat-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/rasti-per-kooperativat-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rasti p\u00ebr kooperativat n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Vij rregullisht n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2013 dhe ofroj sh\u00ebrbimet dhe mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr fermer\u00ebt e moll\u00ebve dhe frutave t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t&#8217;u sjell atyre p\u00ebrvoj\u00ebn nga Tiroli i Jugut &#8211; Italia. Tani e di shum\u00eb mir\u00eb se sa shum\u00eb luftojn\u00eb prodhuesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb frutave n\u00eb Kosov\u00eb dhe e di se sa m\u00eb leht\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore q\u00eb t\u00eb merremi me prodhimtari bujq\u00ebsore, ku ne vet\u00ebm duhet ta p\u00ebrqendrojm\u00eb v\u00ebmendjen ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe sasin\u00eb e prodhimit t\u00eb frutave, sikurse edhe mir\u00ebmbajtjen e struktur\u00ebs familjare t\u00eb fermer\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, jam shum\u00eb i befasuar se si fermer\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb brenda sektorit, pa nj\u00eb struktur\u00eb baz\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb kemi ne atje. Sipas mendimit tim, politika bujq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm investimi i parave t\u00eb taksapaguesve p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur nj\u00eb prodhim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm bujq\u00ebsor, i cili b\u00ebhet krenari p\u00ebr vendin apo popullin, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi q\u00eb ia mund\u00ebson sektorit t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do ta p\u00ebrshkruaj struktur\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebse q\u00eb kemi ne n\u00eb Tirolin e Jugut dhe q\u00eb mendoj se mund t\u00eb zbatohet edhe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ta siguruar nj\u00eb sektor t\u00eb suksessh\u00ebm:<\/p>\n<p>1. Institucioni ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb kooperativa, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb frutat tona pas vjeljes dhe ta b\u00ebj\u00eb logjistik\u00ebn, ruajtjen, paketimin, marketingun dhe shitjet n\u00eb em\u00ebr tonin. Ata sigurisht presin cil\u00ebsi dhe sasi nga ne prodhuesit, sipas nj\u00eb plani paraprak. Kooperativa jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit dhe as ne fermer\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dallimi kryesor mes kooperativave tona dhe atyre komuniste q\u00eb lidheshin me nacionalizim t\u00eb pron\u00ebs. Ne investitor\u00ebt privat\u00eb n\u00eb pemishtet tona jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kooperativ\u00ebs dhe kooperativa nuk \u00ebsht\u00eb pronare e pemishteve tona, por na sh\u00ebrben neve me sh\u00ebrbime t\u00eb cilat e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i kryejm\u00eb individualisht. Kemi nj\u00eb Asamble vjetore t\u00eb An\u00ebtar\u00ebve dhe zgjedhim Bordin e Drejtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Bordi pun\u00ebson nj\u00eb menaxher t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili nuk mund t\u00eb jet\u00eb fermer, por nj\u00eb menaxher shum\u00eb profesional (nj\u00eb fermer k\u00ebtu do t\u00eb kishte konflikt interesi). Pastaj kemi nj\u00eb komitet auditimi q\u00eb mbik\u00ebqyr menaxhimin financiar t\u00eb kooperativ\u00ebs son\u00eb. Kooperativa merr nj\u00eb shum\u00eb parash p\u00ebr kg nga \u00e7mimi i shitjes nga ne an\u00ebtar\u00ebt. Ata gjithashtu marrin mb\u00ebshtetje nga BE p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kapaciteteve ftoh\u00ebse dhe logjistike, si dhe p\u00ebr blerjen e pajisjeve dhe mbulimin e kostove t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb eksperienc\u00ebn time 50-vje\u00e7are si fermer profesionist, jam p\u00ebrpjekur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre vjet t\u00eb kryej vet\u00eb p\u00ebr vete detyrat e kooperativ\u00ebs dhe ato kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr vitet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb karrier\u00ebn time si fermer. Ne, an\u00ebtar\u00ebt e kooperativ\u00ebs, marrim tri pagesa n\u00eb vit nga kooperativa p\u00ebr frutat tona (mars, korrik dhe tetor, ku kjo e fundit \u00ebsht\u00eb korrigjuese). Kooperativa na jep edhe inputet (preparatet dhe plehrat), koston e t\u00eb cilave kooperativa e zbret nga shuma e k\u00ebsteve q\u00eb na paguan. Kooperativa gjithashtu siguron q\u00eb ne an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb ndjekim standardin Global GAP p\u00ebr kualitetin e prodhimit dhe k\u00ebshtu t\u2019i kemi frutat e pritura me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb. Pra, t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet q\u00eb marrim nga kooperativa jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u kryer nga ne si fermer\u00eb individualisht.<\/p>\n<p>2. Organizata tjet\u00ebr q\u00eb na sh\u00ebrben \u00ebsht\u00eb agjencia e sh\u00ebrbimeve k\u00ebshillimore \u201cBeratungsring\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb OJQ. Kooperativa na kusht\u00ebzon an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb kooperativ\u00eb me marrjen e sh\u00ebrbimeve nga kjo organizat\u00eb, ku ne gjithashtu paguajm\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi vjetore. Ata ndjekin trendet e reja shkencore dhe na japin informacion dhe trajnim t\u00eb rregullt se si t\u2019i arrijm\u00eb standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe sasis\u00eb s\u00eb prodhimit. Ata gjithashtu na japin parashikimin e motit dhe rekomandimet se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb lidhje me kushtet e motit. Jam i sigurt se qeveria nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb n\u00eb gjendje ta ofronte mb\u00ebshtetjen specifike q\u00eb ofron &#8220;Beratungsring&#8221; specifikisht p\u00ebr kultur\u00ebn e moll\u00ebs, n\u00eb rastin ton\u00eb. Asnj\u00eb kompani private nuk do t\u00eb mund t\u2019i kryente sh\u00ebrbimet, sepse do t\u00eb kishte konflikt interesi. Prandaj, n\u00eb sistemin ton\u00eb ekzistojn\u00eb kompanit\u00eb, kooperativat dhe OJQ-t\u00eb.<\/p>\n<p>3. Organizata tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne e quajm\u00eb rrethi i pajisjeve (Maschinenring), e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb OJQ q\u00eb zot\u00ebron pajisje t\u00eb ndryshme q\u00eb nuk p\u00ebrdoren rregullisht. P\u00ebr ne si fermer\u00eb nuk ka kuptim t\u00eb blejm\u00eb shum\u00eb pajisje q\u00eb i p\u00ebrdorim vet\u00ebm nj\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb vit (ato ndryshken dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje e kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoni se si t&#8217;i p\u00ebrdorni). Pra, Maschinenring na jep makinerit\u00eb dhe gjithashtu shofer\u00ebt apo pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr t\u2019i kryer disa detyra t\u00eb rralla, por t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>4. Bauernbund \u00ebsht\u00eb shoqata e fermer\u00ebve q\u00eb synon ta forcoj\u00eb ekonomin\u00eb e fermer\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebson interesat tona n\u00eb raport me qeverin\u00eb dhe sken\u00ebn politike. Ne jemi t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoqate dhe ata i artikulojn\u00eb nevojat dhe shqet\u00ebsimet tona shoq\u00ebris\u00eb dhe institucioneve q\u00eb k\u00ebto t\u00eb na kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shum\u00eb arsye dhe meriton t\u00eb mb\u00ebshtetet. Megjithat\u00eb, ka nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e mb\u00ebshtetjes s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nga fermeri n\u00eb organizatat e fermer\u00ebve q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb suksesin e sektorit bujq\u00ebsor, si kooperativat dhe shoqatat. Vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj qasjeje t\u00eb strukturuar mund ta sigurojm\u00eb nj\u00eb sektor bujq\u00ebsor t\u00eb suksessh\u00ebm dhe t\u00eb gjall\u00eb. As ne e as shteti nuk mund t\u00eb kryejm\u00eb mir\u00eb nj\u00eb gam\u00eb sh\u00ebrbimesh q\u00eb na duhen (logjistik\u00eb, magazinim, frigoriferim, marketing, shitje, p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb interesave t\u00eb fermer\u00ebve, unaz\u00eb makinerish, sh\u00ebrbime k\u00ebshillimore, kreditim, standardizim, trajnim etj.). Megjithat\u00eb, shteti mund t\u2019i krijoj\u00eb ligjet dhe rregulloret e duhura dhe ta ofroj\u00eb mb\u00ebshtetjen e duhur p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb as sektori privat.<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria financon kapacitetet logjistike dhe ftoh\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb kompani private, kompania private do t&#8217;u b\u00ebj\u00eb presion financiarisht fermer\u00ebve deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t&#8217;i d\u00ebboj\u00eb ata. Pas pak koh\u00ebsh kompania private do ta nis\u00eb p\u00ebrdorimin e pajisjeve t\u00eb blera me parat\u00eb e taksapaguesve p\u00ebr aktivitete t\u00eb tjera m\u00eb fitimprur\u00ebse. Modeli i kooperativave evropiane, amerikane dhe japoneze ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i suksessh\u00ebm, n\u00ebse mb\u00ebshtesni krijimin e kooperativave q\u00eb ofrojn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto sh\u00ebrbime p\u00ebr fermer\u00ebt, sigurojn\u00eb sektorin dhe hapin nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh vendesh pune. M\u00eb vjen shum\u00eb keq kur shoh se sa her\u00eb q\u00eb e vizitoj Kosov\u00ebn, nj\u00eb ose dy prodhues t\u00eb mir\u00eb potencial\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb larguar nga sektori sepse nuk mund t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte anarkike. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e trishtueshme kur e di q\u00eb qeveria k\u00ebtu ka q\u00ebllime t\u00eb mira dhe investon shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Besoj, n\u00ebse vazhdon ky trend, Kosova mund t\u00eb mbetet pa prodhues t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, por vet\u00ebm me pemishte q\u00eb kan\u00eb pem\u00eb t\u00eb mbjella sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb subvencione nga taksapaguesit, por pa prodhuar asgj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova do ta implementoj\u00eb modelin ton\u00eb, jam i sigurt se qeveria dhe organizimet e fermer\u00ebve mund t\u00eb gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje teknike n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, SHBA dhe Japoni, t\u00eb cilat besoj jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb transferin e p\u00ebrvoj\u00ebs dhe njohurive. Mendoj se sa m\u00eb shpejt t\u00eb filloni nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij modeli, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb filloni t\u00eb shp\u00ebtoni sektorin dhe t&#8217;i jepni mund\u00ebsi k\u00ebtij sektori t\u00eb zhvillohet, n\u00eb t\u00eb cilin n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar shum\u00eb. K\u00ebshtu, ju arrini t\u00eb keni fermer\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm e t\u00eb lumtur q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sektori t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm bujq\u00ebsor q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb vendin tuaj krenar.<\/p>\n<p><em>Peter Tapajner \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fermer profesionist organik i moll\u00ebve me 50 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Tirolin e Jugut, Itali, dhe konsulent p\u00ebr praktikat e mira bujq\u00ebsore n\u00eb prodhimin bio t\u00eb frutave.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vij rregullisht n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2013 dhe ofroj sh\u00ebrbimet dhe mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr fermer\u00ebt e moll\u00ebve dhe frutave t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t&#8217;u sjell atyre p\u00ebrvoj\u00ebn nga Tiroli i Jugut &#8211; Italia. Tani e di shum\u00eb mir\u00eb se sa shum\u00eb luftojn\u00eb prodhuesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb frutave n\u00eb Kosov\u00eb dhe e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":89,"featured_media":8483,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1362,1361,972],"ppma_author":[101],"class_list":["post-6051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ferma","tag-kooperativat","tag-kosove"],"authors":[{"term_id":101,"user_id":89,"is_guest":0,"slug":"peter-tapajner","display_name":"Peter Tapajner","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/26e047de93b554e1d21d2465efee734e2b521433f0b0bc5adf546b38808ab085?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Tapajner","first_name":"Peter","description":"Peter Tapajner \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fermer profesionist organik i moll\u00ebve me 50 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Tirolin e Jugut, Itali, dhe konsulent p\u00ebr praktikat e mira bujq\u00ebsore n\u00eb prodhimin bio t\u00eb frutave."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/89"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6051"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8484,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6051\/revisions\/8484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6051"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}