{"id":6054,"date":"2021-12-15T11:15:06","date_gmt":"2021-12-15T09:15:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6054"},"modified":"2024-10-17T11:23:24","modified_gmt":"2024-10-17T09:23:24","slug":"dhete-argumente-kundra-shkrimit-biologjistik-hem-hem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/dhete-argumente-kundra-shkrimit-biologjistik-hem-hem\/","title":{"rendered":"Dhet\u00eb argumente kundra shkrimit biologjistik \u201chem (&#8230;) hem\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><strong>(P\u00ebrgjigje n\u00eb shkrimin \u201cHem i \u00e7liruem, hem rob\u201d t\u00eb Ardiana Shala Prishtina, publiku n\u00eb Sbunker m\u00eb 13 dhjetor 2021.)<\/strong><\/p>\n<p>Spari, po e marr guximin dhe \u00fb,\u00a0\u00a0me shkru ni p\u00ebrgjegje n\u00eb gegnisht, tue respektu gjuh\u00ebn me t\u00eb cillen shprehet autorja.<\/p>\n<p>Sepse i shkruej dhe i flas dy versionet e shqipes, e let\u00ebrsi shkruej ve\u00e7 gegnisht. Q\u00eb k\u00ebtu (n\u00eb gjuh\u00eb) nis diferencimi i kombeve, ngase kombi shqiptar \u00e2sht dhe trajtohet par exellence, e nga shumica e teorik\u00ebve \u201ckomb i gjuh\u00ebs shqipe\u201d, prej nga edhe e mori emnin.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb hov due me e v\u00f9 n\u2019dije i Ardiana Shal\u00ebn- Prishtin\u00ebn, se ka autor\u00eb q\u00eb piknisht kultur\u00ebn e unisueme, p\u00ebrjet\u00ebsisht gjuh\u00ebn e unifikueme e marrin p\u00ebr maturim t\u00eb kombit!?<\/p>\n<p>Dhe (pa)vet\u00ebdijsh\u00ebm ajo jep ni d\u00ebshmi se nuk kemi t\u2019b\u00e2jm\u00eb me ni komb unik, me vet faktin se shkruen gegnisht!?<\/p>\n<p>N\u00eb librin \u201cKrijimi i identiteteve komb\u00ebtare (Evropa e shekujve XVIII- XX), Dukagjini &#8211; Pej\u00eb, 2004; Anne-Marie Thieze tue folun p\u00ebr fabrikimin e \u2018ni gjuhe komb\u00ebtare\u2019 shkruen se krijimi i shqipes p\u00ebrb\u00ebn pa dyshim rastin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb nji gjuhe komb\u00ebtare. Jo vet\u00ebm dialektet n\u00eb p\u00ebrdorim ishin tep\u00ebr t\u00eb diferencuara (&#8230;) dhe tek m\u00eb 1972 standardi i ri i gjuh\u00ebs shugurohet prej ni Kongresi. N\u00ebse vlen konstatimi se pa ni gjuh\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb unisuar nuk \u00e2sht b\u00e2 kombi, at\u00ebher\u00eb simas Thieze kombi shqiptar munet me u marr si komb i krijuem vet\u00ebm para 50 vjet\u00ebsh!???<\/p>\n<p>Porse, Zoja Prishtina e mohon me gjas\u00eb gjuh\u00ebn e unisueme komb\u00ebtare si k\u00ebrrthiz\u00eb t\u00eb kombit unik shqiptar<\/p>\n<p>S\u2019dyti, kurr\u00eb nuk kam th\u00e2n\u00eb (nga cila imagjinat\u00eb a p\u00ebrrall\u00eb me z\u00e2na e dragoj e nxori autorja k\u00ebt\u00eb konstrukt s\u2019e di!?)\u00a0se bashkimi komb\u00ebtar \u00e2sht sh\u00ebrbes\u00eb\u00a0ndaj interesave t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb, porse kam argumentu se \u2018politikat ballkanike\u2019 r\u00e2ndomsisht ideohen n\u00eb Beograd (si ndarja e k\u00ebmbimi i territoreve, si Open Ballkan&#8230;) dhe se ni bashkim komb\u00ebtar si akt deklarativ e retorik\u00eb demagogjike p\u00ebr me i p\u00ebrfitu masat (Rama &amp; Kurti &amp; Prishtina!,) pa u maturu shteti kosovar (pa e pas marr ul\u00ebsen n\u00eb OKB) dhe pa i siguru kufijt\u00eb e jasht\u00ebm (territorin kushtetues, veriun e vendit) \u00e2sht let\u00ebr lakmuesi me burim Beogradin dhe i shkon n\u00eb favor ides\u00eb s\u00eb ndarj\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u2019treti, kurr\u00eb nuk kam kriju etalon q\u00eb mat shkrime a ide me diskursin bardh-zi, p\u00ebr narrativen patriot\u00eb-tradhtar\u00eb, bile kjo ndamje p\u00ebr mu \u00e2sht fashiste dhe kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb nuk kam th\u00e2n\u00eb se ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr bashkim \u201ci sh\u00ebrbejn\u00eb anmikut\u2019, sepse me pas\u00eb durim me e lexu shkrimin e plot\u00eb, Ardiana e kish gjet\u00eb vizatue edhe k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, q\u00eb \u00fb e l\u00e2 t\u2019hapun, porse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet piknisht njeriu i lir\u00eb e jo rob!?<\/p>\n<p>Dhe se, ky kish me qen\u00eb bashkim i vullnetsh\u00ebm i dy entiteteve sovrane, an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb, NATO-s dhe BE-s\u00eb, n\u00eb ni lidhje federale a konfederale, tue mos u shp\u00ebrba asnjana nga shtetet, pra tue rujtun subjektivitetin. E pse jo, n\u00ebse dy shoqnit\u00eb shqiptare (n\u2019dash dy kombet politike!?) e shohin si interes dhe e arrijn\u00eb me mjete referendumiane?<\/p>\n<p>S\u2019kat\u00ebrti, e q\u00eb ka kosovacentrist\u00eb e integrista n\u00eb shoqnin\u00eb kosovare, ky pohim nuk \u00e2sht fare p\u00ebr\u00e7am\u00ebs, sepse dy krah\u00ebt jan\u00eb produkte t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb n\u00eb ni shoqni t\u00eb lir\u00eb dhe derisa nuk propagandohet dhun\u00eb p\u00ebr realizimin e ndonj\u00e2n\u00ebs nga k\u00ebto ide, jan\u00eb menime t\u00eb ndryshme q\u00eb i paraprijn\u00eb zhvillimit t\u00eb mendimit shoqnor.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam kundra menimit uniform dhe t\u00eb v\u00ebrtetave p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>S\u2019pesti, mosnjohja e terminologjis\u00eb sociologjike (popull, etni, shtet e komb ose kombi\/shtet e shteti\/komb ectr) nuk t\u00eb b\u00e2n analfabet, n\u00ebse nuk je sociolog me shkoll\u00eb, ose n\u00ebse nuk merresh aktivisht dhe profesionalisht me dijet humanistike, nuk t\u00eb penalizon.\u00a0Mund t\u00eb jesh aktiviste e zoja politike, poete dhe \u00e7kamos, por jo domosdo edhe sociologe. Se i z\u00e2 p\u00ebr analfabet\u00eb ata q\u00eb nuk e dallojn\u00eb kombin nga etnia, ky \u00e2sht konstrukti po aq arbitrar q\u00eb ma vesh autorja. Edhe pse shkrimi im nuk ishte i fokusuem tek teorit\u00eb identitare, sepse n\u00eb thelb e kishte profilin politik t\u00eb Kryeministrit Kurti, autorja e ka rrok\u00eb \u00e7ashtjen dytsore t\u00eb tij, p\u00ebr me e b\u00e2 xhurulldi, pra me \u2018shpik\u2019 ni debat nga i cili ashiqare nuk munet me dal e fitueme, sepse tabloja e saj identitare \u00e2sht biologjiz\u00ebm shoqnor, qe merr hov thjesht tek teoria e gjakut, gjuh\u00ebs e trollit.<\/p>\n<p>S\u2019gjashti, se ekziston ni shtrimje e gj\u00e2n\u00eb e definicionit t\u00eb Stalinit p\u00ebr kombin nd\u00ebr shqiptar\u00eb\u00a0\u00a0(po aq sa tek serb\u00ebt, kroat\u00ebt e ballkanasit tjer\u00eb) q\u00eb flet p\u00ebr kombin tue shenju etnin\u00eb, para primesave politike (si bashk\u00ebsi e p\u00ebrfytyrueme e politikisht e konstruktueme dhe konstitucionalisht e nd\u00ebrtueme, ky \u00e2sht ni fakt i paluejtsh\u00ebm. Vet\u00ebm duhet me b\u00e2 ni lexim korrekt t\u00eb definicioneve q\u00eb nga Fichte e Herder, Stalin, Kardel (n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb dhe librat, gazetat e Televizionet shqiptare) dhe me i krahasu me Altermatt, Schnapper, Thieze, Huntington, Anderson dhe postmodernist\u00ebve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>S\u2019shtati, shteti komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb teorik\u00ebt, t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb, \u00e2sht kulmi i organizimit t\u00eb ni shoqnie politike e jo ambiciet, d\u00ebshirat, legjendat, historicizmat, projeksionet e nacionalizmave, njashtu t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb (kombi si konstruksion \u00e2sht mburoj\u00eb e t\u00eb djatht\u00ebs), por tek shqiptar\u00ebt edhe e majta shpesh rr\u00ebshqet n\u00eb tabanin e t\u00eb djatht\u00ebs komb\u00ebtariste. Kombi\u00a0\u00a0mishnohet ve\u00e7 se n\u00eb realitetin e ni shteti sovran. Pa k\u00ebt\u00eb realitet, ai \u00e2sht embrional dhe i paq\u00ebndruesh\u00ebm. Dhe p\u00ebr ni menje racionale v\u00ebrtet nuk di pse liria komb\u00ebtare dhe arritja e shtetit nacional si q\u00ebllim i ni l\u00ebvizje komb\u00ebtare, (rasti i Kosov\u00ebs) po mujka me u p\u00ebrkufizu si pranim i fatit t\u00eb robit!?N\u00ebse autorja dhe kushdo tjet\u00ebr munet me e zb\u00ebrthy k\u00ebt\u00eb konstrukt, kisha me qen\u00eb falemnerues!<\/p>\n<p>Un\u00eb jam siciolog me shkoll\u00eb dhe gazetar me profesion por po, shkruej edhe let\u00ebrsi, pra jam shoqnisht i angazhuet dhe shkruej dhe vler\u00ebsoj si dhe shpreh idet\u00eb e bot\u00ebkuptimet e mia, lirsh\u00ebm e pa asni zor, pa pretendime megalomane p\u00ebr inxhiniering kombesh dhe pa ia imponu askujt, sepse dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr idet\u00eb nuk munen me u imponu n\u00ebse ato nuk jan\u00eb t\u00eb besueshme e t\u00eb themelta dhe n\u00ease nuk kombinohen me aksion politik! Jan\u00eb p\u00ebr lexim e reflektim, por jo zgjidhje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>S\u2019teti, p\u00ebrse e p\u00ebrdor un\u00eb togfjal\u00ebshin \u2018kombi unik shqiptar\u2019? Natyrisht q\u00eb, si nj\u00e2ni nga ata q\u00eb argumentojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shtetit\/komb kosovar, pra me e b\u00e2 diferenc\u00ebn nga \u2018kombi unik\u2019 e thom se ekzistojn\u00eb dy kombe politike me shumic\u00eb etnike shqiptare. E p\u00ebrs\u00ebris se vet t\u2019shprehunit e autores n\u00eb variantin geg\u00eb t\u00eb shqip\u00ebs, m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb se nuk ekziston ni komb unik shqiptar!?<\/p>\n<p>S\u2019nanti, autorja l\u00eb ta merr munin me e shpjegu e kthjellu se kur jan\u00eb kriju kombet dhe ve\u00e7mas, ai shqiptar?\u00a0Kah vjen nocioni komb n\u00eb shqip dhe kush e solli at\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb shqiptare?\u00a0Kur u ngjiz e kur u maturu ai komb unik shqiptar dhe cilin shtet e territor e kishte n\u00eb pron\u00ebsi? Masi po thot\u00eb n\u00eb shkrim se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb nda dhunsh\u00ebm nga kombi shqiptar, (kur, nga kush dhe si?) pra ajo duhet me e dit\u00eb kur kan\u00eb jetu shqiptar\u00ebt n\u00eb ni komb unik dhe n\u00eb ni entitet juridik-politik t\u2019quejtun Shqipni, e t\u2019njoftun nd\u00ebrkombtarisht, pos n\u00eb tre vjet\u00ebt e pushtimit nazifashist dhe at\u00ebbot\u00eb, jo e t\u00e2n Kosova, sepse ishte e ndame n\u00eb tre Zona ndikimi, prej t\u00eb cillave ve\u00e7 Zona e ndikimit italian ishte n\u00eb ni administrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund apo s\u2019dheti, kombet jan\u00eb produkte t\u00eb nacionalizmit dhe industrializmit e dyja bashk\u00eb derivate t\u00eb modernitetit (fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19, porse shum\u00eb kombeve p\u00ebr me u maturue iu desht edhe fillimi i shekullit 20,) e ve\u00e7ue kombeve tjer\u00eb, shqiptar\u00ebt nis\u00ebn maturimin si komb m\u00eb 1912 e me Ligjin e par\u00eb Kushtetues dhe Kushtetut\u00ebn e Par\u00eb (vitet \u201820-25) ata e fituen pesh\u00ebn e ni kombi t\u00eb ri. Kombin shqiptar nuk e krijuen ilir\u00ebt, as Sk\u00ebnderbeu porse nuk e maturuen as Rilindasit.\u00a0Ngjizj\u00ebn e kombit shqiptar e ndihmuen filolog\u00ebt austrohungarez\u00eb dhe politika e Perandoris\u00eb dubioze Austro-Hungareze, pra intervenimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai lindi si pasoj\u00eb e konfliktit (lufta ruso -turke\/kriza lindore dhe shp\u00ebrbamja e Perandoris\u00eb Osmane, si dhe hovi i nacionalizmit shqiptar dhe intervenimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar (austriak) ngjash\u00ebm me lindj\u00ebn e kombit kosovar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faktor\u00eb autokton\u00eb e kan\u00eb ndihmu kombkrijimin n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 t\u00eb tilla si p\u00ebrvoja paraprake demokratike, niveli i zhvillimit ekonomik, dhe homogjeniteti social \u2013 mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb leht\u00ebsin\u00eb apo v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb kombit, por p\u00ebrcaktuesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kontrolluesh\u00ebm duket t\u00eb jet\u00eb niveli i p\u00ebrpjekjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, matur n\u00eb trupat, t\u00eb hollat dhe koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Kombi kosovar \u00e2sht produkt i nacionalizmit etnik shqiptar, q\u00eb ka dal\u00eb nga konflikti dhe e ka finalizu l\u00ebvizj\u00ebn e vet komb\u00ebtare me pron\u00ebsi mbi shtetin nacional m\u00eb 2008. Sepse komb pa shtet e ni Kushtetut\u00eb (ku t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt u n\u00ebnshtrohen ligjeve t\u00eb nj\u00e2jta) nuk ka! Pra kombi kosovar nuk munet me u injektu n\u00eb ADN, sepse nuk \u00e2sht tablo biologjistike por thjesht konstrukt politik.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj tek vlerat qytetare dhe kombet me baz\u00eb qytetare dhe jo sidomos tek definicioni i Stalinit p\u00ebr kombet, e t\u00eb cilin e ka n\u00eb mbamendje autorja dhe besimi se ekziston ni komb shqiptar i ndam\u00eb n\u2019dysh, \u00e2sht v\u00ebrtet gjithshqiptare, q\u00eb nga secili bari deri tek dy kryeministrat e dy shteteve me shumic\u00eb dermuese shqiptare.<\/p>\n<p>E po, k\u00ebto argumente me gjas\u00eb nuk vlejn\u00eb p\u00ebr autoren, madje as kur n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs &#8211; me germ\u00eb dhe frym\u00eb &#8211; thuhet se FSK-ja \u00e2sht forc\u00eb komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs, as kur Tony Blair thot\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs se \u2018kosovar\u00ebt jan\u00eb komb i dalun nga konflikti\u2019, as kur Kosova u b\u00e2 pjes\u00eb e FIFA-s dhe UEFA-s dhe merr pjes\u00eb n\u00eb Lig\u00ebn e kombeve (futboll) as q\u00eb ka ni Teat\u00ebr komb\u00ebtar, ni Bibliotek\u00eb komb\u00ebtare apo ni Asamb\u00ebl komb\u00ebtar t\u00eb kang\u00ebve e valleve&#8230;!?<\/p>\n<p>P\u00ebr autoren me r\u00e2nd\u00easi \u00e2sht qysh menon shumica e jo \u00e7ka thojn\u00eb argumentet.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dhet\u00eb argumentet e mia, p\u00ebr t\u00eb cillat jan\u00eb kund\u00ebrargumentet e Zoj\u00ebs Prishtina, un\u00eb n\u00eb reagimin e saj emotiv, nuk i gjeta.<\/p>\n<p><strong>P.S.<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb ni debat t\u00eb argumentuem publik n\u00eb fush\u00eb t\u00eb sociologjis\u00eb, shkencave politike e historis\u00eb, tendenca me b\u00e2 kuazi psikanaliz\u00eb (se \u00e7ka ka pas\u00eb autori n\u00eb n\u00ebndije kur ka p\u00ebrdor termat \u2018folklorik\u2019, \u2018interes serb\u2019, \u2018komb unik shqiptar\u2019 etj.) si dhe me mbajt\u00eb or\u00eb biologjie e besimesh (teologji) nuk i ndihmojn\u00eb p\u00ebrafrimit me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ve\u00e7 sa e turbullojn\u00eb at\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>E nderuemja Prishtina, duhet me u bind se k\u00ebto fjal\u00eb (nocione) nuk i kam p\u00ebrdor me asni q\u00ebllim t\u00eb msheft, as n\u00eb kuptim p\u00ebrjashtues, por n\u00eb burimin e tyne etimologjik. Shkrimi j\u00e9m nuk \u00e2sht eskatologjik, nuk ka t\u2019b\u00e2j me<\/strong>\u00a0<strong>vdekjen, gjykimin dhe fatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shpirtit dhe t\u00eb njer\u00ebzimit. Pra jo me \u201cshkenc\u00ebn e gj\u00e2nave t\u00eb fundit\u201d por me jet\u00ebn dhe raportet praktike sociale n\u00eb shoqnit\u00eb reale njer\u00ebzore.<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(P\u00ebrgjigje n\u00eb shkrimin \u201cHem i \u00e7liruem, hem rob\u201d t\u00eb Ardiana Shala Prishtina, publiku n\u00eb Sbunker m\u00eb 13 dhjetor 2021.) Spari, po e marr guximin dhe \u00fb,\u00a0\u00a0me shkru ni p\u00ebrgjegje n\u00eb gegnisht, tue respektu gjuh\u00ebn me t\u00eb cillen shprehet autorja. Sepse i shkruej dhe i flas dy versionet e shqipes, e let\u00ebrsi shkruej ve\u00e7 gegnisht. Q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1322,1353,1163],"ppma_author":[282],"class_list":["post-6054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kritike","tag-replike","tag-shkrimi"],"authors":[{"term_id":282,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"halil-matoshi","display_name":"Halil Matoshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Halil Matoshi \u00ebsht\u00eb gazetar dhe analist i rregullt i zhvillimeve politike. Ka punuar n\u00eb gazetat \"Bota e re\", \"Z\u00ebri\", \"Lajm\", \"Express\" dhe \"Koha Ditore\". Gjithashtu ka botuar libra me poezi, tregime, studime dhe ditar, nd\u00ebrsa poezit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjermanisht, spanjollisht, rumanisht, greqisht dhe anglisht."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6054"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8494,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6054\/revisions\/8494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6054"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}