{"id":6074,"date":"2021-12-02T16:01:08","date_gmt":"2021-12-02T14:01:08","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6074"},"modified":"2024-10-14T16:06:43","modified_gmt":"2024-10-14T14:06:43","slug":"sherbimet-dhe-integriteti-i-te-dhenave-ne-kosoven-digjitale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/sherbimet-dhe-integriteti-i-te-dhenave-ne-kosoven-digjitale\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebrbimet dhe integriteti i t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Kosov\u00ebn digjitale"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\">Platforma <a href=\"https:\/\/ekosova.rks-gov.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e-Kosova<\/a>, edhe pse e themeluar vite m\u00eb par\u00eb, u funksionalizua n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19. Zyrtar\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Informative (ASHI) vler\u00ebsojn\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb qytetar\u00ebt\/et kan\u00eb mundur t\u2019i hasin gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb platform\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr regjistrim online p\u00ebr vaksinim, shmangia e pritjes n\u00eb rend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb termin dhe p\u00ebr t\u2019u ftuar p\u00ebr vaksinim m\u00eb von\u00eb, e kan\u00eb leht\u00ebsuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jo vet\u00ebm pun\u00ebn e sh\u00ebrbyesve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, por edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e qytetar\u00ebve me vaksinim n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u201cMe mbi 1 milion e 500 vaksina t\u00eb administruara, kjo platform\u00eb ndihmoi n\u00eb caktimin e termin\u00ebve dhe sigurimin e pasaportave elektronike,\u201d \u2013 tha Burim Balaj, menaxher i platform\u00ebs e-Kosova.<\/p>\n<p>Platforma n\u00eb fjal\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se 6000 p\u00ebrdorues t\u00eb regjistruar dhe brenda nj\u00eb periudhe 6-7-mujore ka pranuar rreth 100 milion\u00eb vizita.<\/p>\n<p>E-Kosova nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e vetme drejt digjitalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe qeverisjes s\u00eb hapur.\u00a0<a href=\"https:\/\/opendatakosovo.org\/sq\/portfolio\/e-prokurimi\/)\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">E-prokurimi<\/a>, si hap fillestar i transparenc\u00ebs, ndryshoi t\u00eb gjith\u00eb qasjen e komunitetit rreth procedurave t\u00eb prokurimit n\u00eb vend. Organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura e cil\u00ebsojn\u00eb e-prokurimin si t\u00eb arritur shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e transparenc\u00ebs fiskale. \u201cAjo q\u00eb filloi me prokurimin publik, u p\u00ebrhap dhe u replikua edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb\u201d, tha Blerta Thaqi, drejtore ekzekutive e Open Data Kosovo (ODK).<\/p>\n<p>Akter\u00eb dhe profesionist\u00eb\/e t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes s\u00eb hapur dhe digjitalizimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave pajtohen se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit sa u p\u00ebrket digjitalizimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe pjes\u00ebmarrjes qytetare. Kjo v\u00ebrehet me qasjen transparente t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kuvendikosoves.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kuvendit<\/a>\u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrpjekjeve n\u00eb nivel\u00a0<a href=\"https:\/\/prishtinaonline.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">komunal<\/a>, n\u00eb rritjen e kapaciteteve t\u00eb ASHI, p\u00ebrfshi platform\u00ebn e-Kosova, si platforma kryesore p\u00ebr identitetin digjital t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb centralizuar t\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve elektronike q\u00eb ofrohen nga institucionet qeveritare.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile n\u00eb vend, p\u00ebrve\u00e7 rolit t\u00eb saj edukues dhe avokues, ka rol pro-aktiv n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes s\u00eb hapur. Sipas Fidan Kalaj\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebs i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Open Government Partnership (OGP), nj\u00ebher\u00ebsh edhe koordinator nacional p\u00ebr hartimin e Planit t\u00eb ri t\u00eb Veprimit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OGP, shoq\u00ebria civile jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hartimit t\u00eb planit t\u00eb ri t\u00eb veprimit p\u00ebr Open Government Partnership (OGP), por po ashtu luan rol krucial, sepse \u00ebsht\u00eb edhe shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rol pro-aktiv manifestohet me kontribut konkret. Open Data Kosovo ka propozuar nj\u00eb zgjidhje shtes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe me mb\u00ebshtetje nga Ambasada e Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebrbimi n\u00eb fjal\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me digjitalizimin dhe verifikimin e kartel\u00ebs s\u00eb vaksinimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, e cila ka lindur si nevoj\u00eb dhe inspirim nga suksesi i procesit t\u00eb evidentimit t\u00eb vaksin\u00ebs t\u00eb COVID-19,\u201d tha Blerta Thaci, drejtore ekzekutive n\u00eb ODK.<\/p>\n<p>Sipas saj, p\u00ebrmes k\u00ebtij moduli shtes\u00eb, secili f\u00ebmij\u00eb qysh nga lindja e deri n\u00eb mosh\u00ebn madhore do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi ta evidentoj\u00eb historikun e marrjes s\u00eb vaksinave t\u00eb p\u00ebrgjithshme. \u201cI nj\u00ebjti modul do t\u00eb ofroj\u00eb edhe verifikim shtes\u00eb p\u00ebrmes QR code n\u00eb e-Kosova, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoruesi ta ket\u00eb n\u00eb dispozicion sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr dokumentacion, si d\u00ebshmi e vaksinimit, p\u00ebr shembull kur prind\u00ebrit i regjistrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kopsht apo n\u00eb shkoll\u00eb. Ky modul n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb e-Kosova do t\u00eb lansohet s\u00eb shpejti\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht arritjeve t\u00eb dukshme drejt qeverisjes s\u00eb hapur dhe digjitalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve, Kosova ende p\u00ebrballet me probleme t\u00eb theksuara. Mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sektor\u00eb esencial\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb problem qendror n\u00eb p\u00ebrpjekjet drejt qeverisjes s\u00eb hapur dhe digjitalizimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb vend. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm edhe Kalaja, i cili konsideron se t\u00eb dh\u00ebnat e hapura, p\u00ebr shembull n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, do t\u2019i ndihmonin sektorit privat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza p\u00ebr investime potenciale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin kemi munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura q\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb bizneseve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb analiza p\u00ebr investime t\u00eb ndryshme. Prandaj, \u00ebsht\u00eb kruciale q\u00eb t\u00eb kemi qasje pro-aktive n\u00eb hapje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb leht\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe operator\u00ebt ekonomik\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Instituti p\u00ebr Politika Zhvillimore INDEP, institut k\u00ebrkimor q\u00eb promovon qytetari aktive dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeverisje, cil\u00ebson energjin\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebr fushat kryesore ku t\u00eb dh\u00ebnat e hapura jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr zhvillim dhe prosperitetit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave rreth performanc\u00ebs energjetike t\u00eb nd\u00ebrtesave. T\u00eb dh\u00ebnat mbi k\u00ebt\u00eb aspekt do t\u00eb mund\u00ebsonin kalkulimet e efi\u00e7ienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe p\u00ebrllogaritjet mbi nivelin e kursimit t\u00eb energjis\u00eb, si dhe investimeve q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna dhe studime mbi kapacitetet e burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme, krahas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qasshme mbi infrastruktur\u00ebn e bartjes s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale\u201d, tha Dora Musa nga ky institut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rutinore. P\u00ebr shembull, t\u00eb dh\u00ebnat e sportit jan\u00eb publikuar nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe prej asaj kohe asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar. Kjo ndikon q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe profesionist\u00ebt e sportit n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb mir\u00ebinformuar se \u00e7ka b\u00ebhet n\u00eb fush\u00ebn e sportit n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, mungesa e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara e v\u00ebshtir\u00ebson edhe hartimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb politikave p\u00ebr sportin.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sfidave me t\u00eb dh\u00ebnat e mjaftueshme dhe t\u00eb mbledhjes rutinore, cil\u00ebsia e t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb tejet diskutabile. Dita Dobranja, ekonomiste, njoh\u00ebse dhe entuziaste e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb hapura, v\u00eb n\u00eb pah diskrepanc\u00ebn n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ofrohen prej institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, n\u00ebse m\u00eb nevojiten t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb fush\u00ebn e edukimit, un\u00eb i k\u00ebrkoj ato nga Ministria e Arsimit dhe nga drejtorit\u00eb e arsimit n\u00eb komuna p\u00ebrkat\u00ebse. Pastaj, Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) e publikon nj\u00ebfar\u00eb baze me t\u00eb dh\u00ebna, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe e strukturuar nga ato q\u00eb i prezanton p\u00ebr shembull Ministria e Arsimit n\u00eb ditarin statistikor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshon ndonj\u00eb p\u00ebrqindje dhe nuk e di se cil\u00ebn t\u00eb dh\u00ebn\u00eb duhet p\u00ebrdorur apo raportuar. K\u00ebtu nd\u00ebrpritet liria e hulumtuesit\/es\u201d, tha Dobranja.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, Dobranja thekson q\u00eb mungesa e p\u00ebrgjithshme e t\u00eb dh\u00ebnave na b\u00ebn q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb atyre pak t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb dispozicion q\u00eb publikohen, t\u2019u besojm\u00eb plot\u00ebsisht dhe t\u2019i marrim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqena. Ajo thekson q\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb mesin e grave dhe burrave, qofshin qytetar\u00eb, studiues, hulumtues, etj., t\u00eb rritet mendimi kritik p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i konsumojn\u00eb. Rrjedhimisht, Dobranja inkurajon p\u00ebrdoruesit\/et e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb dhe flasin vet\u00ebm p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, por edhe p\u00ebr integritetin e tyre.<\/p>\n<p><em>*Ky artikull \u00ebsht\u00eb publikuar nga Open Data Kosovo, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cIniciativa p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Hapur dhe t\u00eb Mir\u00eb\u201d, financuar nga programi MATRA 2020 n\u00eb Ambasad\u00ebn e Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Open Data Kosovo dhe nuk reflekton pik\u00ebpamjet e Ambasad\u00ebs s\u00eb Holand\u00ebs.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Platforma e-Kosova, edhe pse e themeluar vite m\u00eb par\u00eb, u funksionalizua n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb COVID-19. Zyrtar\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Informative (ASHI) vler\u00ebsojn\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb qytetar\u00ebt\/et kan\u00eb mundur t\u2019i hasin gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb platform\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, mund\u00ebsia p\u00ebr regjistrim online p\u00ebr vaksinim, shmangia e pritjes n\u00eb rend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb termin dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1282,1283,1284,972],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-6074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-digjitalizmi","tag-e-kosova","tag-e-prokurimi","tag-kosove"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6074"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8296,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6074\/revisions\/8296"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6074"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}