{"id":6089,"date":"2020-03-17T16:07:09","date_gmt":"2020-03-17T14:07:09","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6089"},"modified":"2024-10-11T16:10:25","modified_gmt":"2024-10-11T14:10:25","slug":"ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-4-ndarjet-e-partive-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-4-ndarjet-e-partive-ne-maqedoni\/","title":{"rendered":"Ndarjet e partive politike n\u00eb Ballkan (4): Ndarjet e partive n\u00eb Maqedoni"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa e dyt\u00eb me ndarjen e partive t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb. Pjesa e tret\u00eb do t\u2019i shqyrtoj\u00eb ndarjet e partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, e kat\u00ebrta ndarjet e partive n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e pest\u00eb dhe e fundit do ta p\u00ebrmbledh\u00eb ndarjen e partive n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Prilli i vitit 1990. N\u00eb Maqedoni ka filluar organizimi i partive t\u00eb para politike si sihariqe t\u00eb pluralizmit politik. Edhe n\u00eb mesin e komunitetit shqiptar ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. N\u00eb Xhep\u00e7isht, nj\u00eb fshat af\u00ebr Tetov\u00ebs, krijohet Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD), e cila do t\u00eb ishte pjes\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb vitet 1992-1998.<\/p>\n<p>Por, fenomeni i ndarjeve t\u00eb brendshme e preku edhe PPD-n\u00eb. Tri vite m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb intelektual shqiptar nga Tetova, studiuesi i filozofis\u00eb dhe kultur\u00ebs, Arb\u00ebn Xhaferi, kthehet nga Prishtina ku vepronte prej pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh p\u00ebr t\u2019u ky\u00e7ur n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendlindjes. N\u00eb kongresin e shkurtit 1994, s\u00eb bashku me disa elemente radikale brenda PPD-s\u00eb, me n\u00eb krye Menduh Tha\u00e7in e Rufi Osmanin, Xhaferi e krijon nj\u00eb fraksion brenda partis\u00eb. Fraksioni mori mb\u00ebshtetje edhe nga presidenti shqiptar i koh\u00ebs, Sali Berisha. Fraksioni e akuzonte establishmentin e PPD-s\u00eb se ishte shitur tek partit\u00eb maqedonase dhe kishte tradh\u00ebtar interesat komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n<p>Fraksioni i ri do t\u00eb garonte si list\u00eb m\u00eb vete n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 1998 dhe, ndon\u00ebse doli si partia e dyt\u00eb shqipare, pas PPD-s\u00eb, u b\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs me partin\u00eb maqedonase VMRO-DPMNE. Fraksioni m\u00eb pas do t\u00eb quhej PDSh, Partia Demokratike Shqiptare dhe p\u00ebr nj\u00ebzet vitet e radh\u00ebs do t\u00eb ishte partia e dyt\u00eb m\u00eb e fuqishme shqiptare n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PPD-ja u kthye n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr ta shpallur shuarjen n\u00eb vitin 2017. Por, as vet\u00eb PDSh-ja m\u00eb pas nuk i shp\u00ebtoi ndarjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2006-2008 PDSh-ja s\u00ebrish do t\u00eb hynte n\u00eb qeveri koalicioni me VMRO-DPMNE-n\u00eb. Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri nga kjo parti, Imer Selmani, n\u00eb vitin 2008 do ta formonte nj\u00eb parti t\u00eb re t\u00eb quajtur \u201cDemokracia e Re\u201d e cila q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs, m\u00eb 2011, nuk ia doli t\u2019i merrte as 20 mij\u00eb vota dhe k\u00ebsisoj pesha e saj ishe minore.<\/p>\n<p>Por, d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh PDSh-s\u00eb do t\u2019ia b\u00ebnte ish-kryetari i Strug\u00ebs nga kjo parti, Ziadin Sela. Dy vite pasi q\u00eb u zgjodh kryebashkiak, m\u00eb 2015, Sela filloi ta akuzonte kryetarin e PDSh-s\u00eb, Menduh Tha\u00e7in, se po e d\u00ebrgonte partin\u00eb drejt gremin\u00ebs me humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme dhe se po e mbante at\u00eb n\u00eb kontroll me mjete autoritare. Ai e krijoi L\u00ebvizjen p\u00ebr Reforma n\u00eb PDSh (LR-PDSh), e cila m\u00eb 2016 fitoi tri ul\u00ebse dhe u riem\u00ebrtua si \u201cAleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PDSh-ja mori vet\u00ebm 2 deputet\u00eb dhe pes\u00eb mij\u00eb vota m\u00eb pak se \u201cAleanca\u201d.<\/p>\n<p>Ndarje ka pasur edhe partia m\u00eb e madhe shqiptare e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Maqedoni \u2013 Bashkimi Demokratik p\u00ebr Interim (BDI), parti e cila udh\u00ebhiqet nga struktura komanduese e ish-Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare (U\u00c7K). Por, ndarjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebmshme dhe kjo parti vazhdon t\u00eb ket\u00eb unitet t\u00eb lart\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe n\u00ebnkryetari i Parlamentit, gjeneral G\u00ebzim Ostreni, s\u00eb bashku me nj\u00eb deputet tjet\u00ebr dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb BDI-s\u00eb, n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2015 vendos\u00ebn ta braktisin BDI-n\u00eb dhe ta krijojn\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb re t\u00eb quajtur \u201cUniteti\u201d. Uniteti n\u00eb zgjedhjet e vitit 2016 do t\u00eb garonte n\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me \u201cAleanc\u00ebn\u201d, por nuk ia doli ta fitonte asnj\u00eb deputet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebrkund\u00ebr se m\u00eb 2016 i mori vet\u00ebm 10 deputet\u00eb, nga 19 sa i pati m\u00eb 2014, BDI-ja vazhdon t\u00eb jet\u00eb partia e par\u00eb n\u00eb bllokun shqiptar.<\/p>\n<p>Por, fenomeni i ndarjes s\u00eb partive politike ka qen\u00eb i pranish\u00ebm edhe tek blloku maqedonas. Ljub\u010do Georgievski u b\u00eb kryetar i partis\u00eb nacionaliste VMRO-DPMNE-s\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are n\u00eb vitin 1990. Ai q\u00ebndroi p\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb opozit\u00eb, ndon\u00ebse partia e tij doli si partia e par\u00eb. Por, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk e kishte siguruar e vetme shumic\u00ebn e ul\u00ebseve, VMRO-ja refuzonte t\u00eb b\u00ebnte koalicion me nj\u00eb parti shqiptare.<\/p>\n<p>Por, gj\u00ebrat ndryshuan n\u00eb vitin 1998 kur VMRO-ja pranoi t\u00eb b\u00ebnte koalicion me PDSh-n\u00eb e Xhaferit. Ky koalicion i humbi zgjedhjet e vitit 2002, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur t\u00eb vitit 2001 me U\u00c7K-n\u00eb. N\u00eb vitin 2003 u largua nga posti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb do t\u00eb hynte n\u00eb konflikt me kryetarin e ri, Nikola Gruevskin. P\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb, ky konflikt erdhi si pasoj\u00eb e divergjencave ideologjike \u2013 me Gruevskin q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr nj\u00eb qasje identitare promaqedone dhe gjeostrategjike proper\u00ebndimore dhe me Georgievskin q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte n\u00eb politikat identitare probullgare.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2004, Georgievski u largua nga partia q\u00eb e themeloi dhe udh\u00ebhoqi p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vite p\u00ebr ta krijuar VMRO-Partia Popullore, parti e cila asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas nuk ia doli t\u00eb mirrte as nj\u00eb deputet t\u00eb vet\u00ebm \u2013 p\u00ebrjashto vitin 2006 kur mori 6 deputet\u00eb dhe 57 mij\u00eb vota. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit vazhdoi t\u00eb ishte partia e par\u00eb n\u00eb Maqedoni edhe n\u00eb pes\u00eb pal\u00eb zgjedhjet parlamentare q\u00eb pasuan pas ndarjes.<\/p>\n<p>Partia tjet\u00ebr maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonis\u00eb (SDSM) \u2013 ndon\u00ebse pati shum\u00eb probleme t\u00eb brendshme, sidomos n\u00eb koh\u00ebn kur Vlado Bu\u010dkovski ishte kryetar i partis\u00eb \u2013 i shp\u00ebtoi ndonj\u00eb ndarjeje t\u00eb madhe q\u00eb do t\u00eb mund ta trandte baz\u00ebn e saj elektorale. Nj\u00eb ndarje q\u00eb ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb SDSM \u00ebsht\u00eb ajo e vitit 2005, kur nga partia doli ish-kryeparlamentari Tito Petkovski, duke e formuar Partin\u00eb e Re Socialdemokrate (NSDP). NSDP-ja n\u00eb zgjedhjet e vitit 2006 mori 6% t\u00eb votave dhe shtat\u00eb mandate deputet\u00ebsh, duke hyr\u00eb pas zgjedhjeve n\u00eb koalicion me VMRO-n\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2008, 2011 dhe 2016 garoi n\u00eb list\u00ebn e SDSM-s\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":411,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[988,1271,998],"ppma_author":[768],"class_list":["post-6089","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-ballkani-perendimor","tag-maqedonia","tag-politike"],"authors":[{"term_id":768,"user_id":411,"is_guest":0,"slug":"fitim-salihu","display_name":"Fitim Salihu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png"},"user_url":"","last_name":"Salihu","first_name":"Fitim","description":"Fitim Salihu \u00ebsht\u00eb politolog dhe merret kryesisht me studime kulturore e me studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Lindjen e Mesme, ShBA-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka punuar si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \"Z\u00ebri\", shkruan si kolumnist p\u00ebr gazet\u00ebn kroate \"Bilten\" dhe punon si hulumtues shkencor p\u00ebr disa institute vendore e t\u00eb jashtme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/411"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6089"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6089\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8257,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6089\/revisions\/8257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6089"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}