{"id":6094,"date":"2020-03-12T16:07:07","date_gmt":"2020-03-12T14:07:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6094"},"modified":"2024-10-11T16:08:43","modified_gmt":"2024-10-11T14:08:43","slug":"ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-3-ndarjet-e-partive-politike-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-3-ndarjet-e-partive-politike-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Ndarjet e partive politike n\u00eb Ballkan (3): Ndarjet e partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa e dyt\u00eb me ndarjen e partive t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb. Pjesa e tret\u00eb do t\u2019i shqyrtoj\u00eb ndarjet e partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, e kat\u00ebrta ndarjet e partive n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e pest\u00eb dhe e fundit do ta p\u00ebrmbledh\u00eb ndarjen e partive n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Rajoni nuk i shp\u00ebtoi sindromit t\u00eb ndarjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb partive politike. Gushti i vitit 1992. Shqip\u00ebria po e jeton muajin e pest\u00eb si nj\u00eb shtet me presidentin e par\u00eb jokomunist pas gati pes\u00eb dekadash t\u00eb regjimit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. N\u00eb mars t\u00eb atij viti Sali Berisha u zgjodh President i vendit, duke e pasuar ish-trash\u00ebgimtarin e diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alin\u00eb. Berisha ishte kryetar i PD-s\u00eb \u2013 t\u00eb par\u00ebs parti opozitare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Por, edhe brenda k\u00ebsaj partie u ngjall\u00ebn z\u00ebra rebel\u00eb. Nj\u00eb grup themeluesish e deputet\u00ebsh po pretendonin q\u00eb Berisha ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb President shteti dhe kryetar partie autoritarist. N\u00eb gusht 1992, n\u00eb konferenc\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ky grup i deputet\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqur p\u00ebrmes nj\u00eb mocioni e akuzuan klanin e Berish\u00ebs poashtu edhe p\u00ebr humbjen n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb muajit korrik. Berisha reagoi duke i etiketuar si \u201cmocionist\u00eb\u201d, \u201cpu\u00e7ist\u00eb\u201d, \u201ckomunist\u00eb\u201d, etj. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, n\u00ebn presionin e presidentit Berisha, vendosi q\u00eb t\u2019i p\u00ebrjashtonte deputet\u00ebt rebel\u00eb, n\u00eb stilin q\u00eb dikur Partia e Pun\u00ebs p\u00ebrjashtonte \u201cgrupet armiq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Pre\u00e7 Zogaj, Arben Imami e Arben Demeti ishin vet\u00ebm disa nga themeluesit e PD-s\u00eb q\u00eb u p\u00ebrjashtuan at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb tetor, ata e themeluan Partin\u00eb Aleanca Demokratike (PAD). N\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs t\u00eb vitit 1996 opozita \u2013 Partia Socialiste (PS), Partia Socialdemokrate, PAD-ja, etj. \u2013 deklaruan se PD kishte manipuluar zgjedhjet. Me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim asokohe\u00a0<a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2011\/04\/16\/dossier-zgjedhje-%E2%80%9896-manipulimi-i-26-majit-dhe-%E2%80%9Cstandardet%E2%80%9D-e-20-tetorit\/\">u pajtua<\/a>\u00a0edhe OSBE-ja. Por, n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs, ato t\u00eb vitit 1997, ndon\u00ebse PAD-ja mori vet\u00ebm 36 mij\u00eb vota dhe asnj\u00eb deputet, PD-ja i humbi zgjedhjet dhe doli n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer n\u00eb pushtet p\u00ebr tet\u00eb vitet e radh\u00ebs. PAD-ja, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, do t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs politike duke fituar m\u00eb pas gjasht\u00eb deputet\u00eb m\u00eb 2001 dhe tre syresh m\u00eb 2005. Madje, pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2005 PAD-ja u pajtua me PD-n\u00eb e Berish\u00ebs dhe bashk\u00ebqeverisi me t\u00eb n\u00eb vitet 2005-2009.<\/p>\n<p>Edhe vitet n\u00eb opozit\u00eb u shkaktua nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7arje n\u00eb PD. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1999, n\u00ebnkryetari i k\u00ebsaj partie, Genc Pollo u p\u00ebrjashtua nga partia dhe krijoi Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Re (PDR), ndon\u00ebse nuk pati shum\u00eb impakt dhe pas vitit 2005 u rikthye n\u00eb PD, fillimisht si pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs e m\u00eb pas duke u shkrir\u00eb n\u00eb \u201cfolen\u00eb e vjet\u00ebr\u201d m\u00eb 2008.<\/p>\n<p>Por, rikthimi i PD-s\u00eb n\u00eb pushtet m\u00eb 2005 solli s\u00ebrish ndarje n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. N\u00eb vitin 2012, tekq\u00eb po i skadonte mandati si President i Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi, ish-n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb, vendosi t\u00eb largohej nga kjo parti mes shum\u00eb kritikash ndaj qeverisjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe ta krijonte nj\u00eb parti t\u00eb re, Forca e Re Demokratike (FRD). Ndon\u00ebse s\u00eb bashku me t\u00eb doli edhe Gazmend Oketa, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Berish\u00ebs, kjo parti nuk ia doli t\u00eb futej n\u00eb Parlament n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013 dhe humbja e PD-s\u00eb n\u00eb ato zgjedhje v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i atribuohet krijimit t\u00eb FRD-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7arje dhe ndarje ka pasur edhe tek partia tjet\u00ebr e madhe politike n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 Partia Socialiste (PS). N\u00eb fakt, PS-ja ia doli ta ruante nj\u00eb far\u00eb uniteti n\u00eb koh\u00ebn sa ishte opozit\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb vitet 1992-97, por pas ardhjes n\u00eb pushtet m\u00eb 1997 gj\u00ebrat filluan t\u00eb ndryshonin. Ndon\u00ebse gara e ngusht\u00eb elektorale p\u00ebr kreun e partis\u00eb mes Fatos Nanos (kryetarit t\u00eb partis\u00eb) dhe Pandeli Majkos (kryeministrit t\u00eb vendit) n\u00eb muajin tetor t\u00eb 1999-s nuk solli ndarje t\u00eb partis\u00eb, Majkoja dha dor\u00ebheqje dhe n\u00eb vend t\u00eb tij si kryeminist\u00ebr u vu Ilir Meta, asokohe aleat i Nanos.<\/p>\n<p>Qeverisja e Met\u00ebs pastaj solli edhe divergjencat e para me kryetarin e partis\u00eb, Nanon. N\u00eb shkurt 2002 Meta dha dor\u00ebheqje nga posti i kryeministrit, por vazhdoi si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm gjer n\u00eb korrik 2003, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrplasjeve me kryetarin e partis\u00eb e m\u00eb pas kryeministrin Nano. Si pasoj\u00eb e akuzave t\u00eb vazhdueshme ndaj nj\u00ebri-tjetrit \u2013 me Nanon q\u00eb e akuzonte p\u00ebr keqqeverisje dhe Met\u00ebn q\u00eb e akuzonte at\u00eb p\u00ebr autokraci \u2013 n\u00eb shtator 2004, Meta u nda nga PS-ja p\u00ebr ta krijuar L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim (LSI).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, p\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb, ndarja e LSI-s\u00eb ishte nj\u00eb prej arsyeve kryesore p\u00ebrse PS-ja e Nanos humbi zgjedhjet e ver\u00ebs 2005 dhe mund\u00ebsoi rikthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr tet\u00eb vitet e radh\u00ebs. LSI-ja q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb e luan rolin e\u00a0<em>kingmaker<\/em>-it n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare, duke u d\u00ebshmuar si determinante n\u00eb formimin e dy qeverive t\u00eb koalicionit \u2013 m\u00eb 2009 me PD-n\u00eb dhe m\u00eb 2013 me PS-n\u00eb.<\/p>\n<p>Pas humbjes s\u00eb vitit 2005, Nanoja dha dor\u00ebheqje nga pozita e kryetarit t\u00eb partis\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb tij u zgjodh Edi Rama, kryebashkiaku karizmatik i kryeqytetit i cili shquhej p\u00ebr stilin e tij ekstravagant t\u00eb qeverisjes n\u00eb kryeqytet dhe q\u00eb m\u00eb 2004 ishte zgjedhur si krybashkiaku m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Por, edhe gjat\u00eb udh\u00ebheqjes nga Rama, PS-ja nuk i shp\u00ebtoi ndarjeve t\u00eb tjera, ndon\u00ebse jo aq traumatike sa ajo e vitit 2004. M\u00eb 2007 PS-ja vendosi t\u2019i p\u00ebrjashtonte gjasht\u00eb deputet\u00eb q\u00eb kishin votuar p\u00ebr kandidatin e PD-s\u00eb p\u00ebr President, Bamir Topin. PS-ja pretendonte se grupi nxitej nga ish-kryetari Nano. Grupi n\u00eb fjal\u00eb m\u00eb pas doli nga PS-ja p\u00ebr ta formuar \u201cPartin\u00eb Socialiste t\u00eb V\u00ebrtet\u00eb \u201891\u201d me n\u00eb krye ish-ministrin e Brendsh\u00ebm, Petro Ko\u00e7i, por nuk pat\u00ebn asnj\u00eb fuqi reale n\u00eb sken\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Fuqi reale nuk krijoi as Lista e Barabart\u00eb, \u201cLibra\u201d, partia e krijuar nga nj\u00eb prej deputet\u00ebve m\u00eb popullor\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, ish-gazetari dhe shkrimtari Ben Blushi, i cili, n\u00eb mesin e akuzave p\u00ebr korruptimin e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs dhe autokracin\u00eb brendapartiake, n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2016 doli nga PS-ja dhe e krijoi partin\u00eb e re, por nuk ia doli ta fitonte asnj\u00eb deputet n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit pasues, ndon\u00ebse mori gati 20 mij\u00eb vota.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":411,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[988,998,987],"ppma_author":[768],"class_list":["post-6094","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-ballkani-perendimor","tag-politike","tag-shqiperia"],"authors":[{"term_id":768,"user_id":411,"is_guest":0,"slug":"fitim-salihu","display_name":"Fitim Salihu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png"},"user_url":"","last_name":"Salihu","first_name":"Fitim","description":"Fitim Salihu \u00ebsht\u00eb politolog dhe merret kryesisht me studime kulturore e me studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Lindjen e Mesme, ShBA-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka punuar si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \"Z\u00ebri\", shkruan si kolumnist p\u00ebr gazet\u00ebn kroate \"Bilten\" dhe punon si hulumtues shkencor p\u00ebr disa institute vendore e t\u00eb jashtme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/411"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6094"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6094\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8255,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6094\/revisions\/8255"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6094"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}