{"id":6100,"date":"2020-03-06T16:07:12","date_gmt":"2020-03-06T14:07:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6100"},"modified":"2024-10-11T16:11:57","modified_gmt":"2024-10-11T14:11:57","slug":"ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-2-rastet-e-tjera-te-ndarjeve-ne-skenen-politike-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-2-rastet-e-tjera-te-ndarjeve-ne-skenen-politike-kosovare\/","title":{"rendered":"Ndarjet e partive politike n\u00eb Ballkan (2): Rastet e tjera t\u00eb ndarjeve n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa e dyt\u00eb me ndarjen e partive t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb. Pjesa e tret\u00eb do t\u2019i shqyrtoj\u00eb ndarjet e partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, e kat\u00ebrta ndarjet e partive n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e pest\u00eb dhe e fundit do ta p\u00ebrmbledh\u00eb ndarjen e partive n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Fatin e ndarjes nuk e pati vet\u00ebm VV-ja. Ndarjet ndodh\u00ebn edhe tek partit\u00eb e tjera politike n\u00eb Kosov\u00eb. \u00c7arja e par\u00eb serioze n\u00eb nj\u00eb parti politike t\u00eb sken\u00ebs politike kosovare t\u00eb pasluft\u00ebs ndodhi n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK). Pas vdekjes s\u00eb liderit t\u00eb saj historik dhe Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugov\u00ebs, n\u00eb janarin e vitit 2006, n\u00eb parti dol\u00ebn n\u00eb pah dy grupe kryesore rivale. Nj\u00ebri grup udh\u00ebheqej nga Fatmir Sejdiu, ish sekretari i partis\u00eb dhe pasuesi i Rugov\u00ebs si President i Kosov\u00ebs. Grupi tjet\u00ebr udh\u00ebheqej nga Nexhat Daci, kryetari i dy legjislaturave t\u00eb para t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndarjet n\u00eb LDK kishin natyr\u00eb m\u00eb pak ideologjike dhe argumenti kryesor, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i vet\u00ebm, i t\u00eb grupeve ishte se cili grup ishte m\u00eb \u201crugovist\u201d se tjetri.<\/p>\n<p>I t\u00ebr\u00eb viti 2006 u karakterizua nga fushata intensive mes dy kandidat\u00ebve p\u00ebr kreun e LDK-s\u00eb. P\u00ebrpos q\u00eb ishte p\u00ebr\u00e7arja e par\u00eb serioze n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare, ky nj\u00ebherazi ishte edhe shembulli i par\u00eb q\u00eb nj\u00eb parti do ta zgjedhte kryetarin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, me fushat\u00eb normale parazgjedhore, me gar\u00eb korrekte dhe me zgjedhje t\u00eb rregullta e t\u00eb lira. Njashtu, ky ishte rast i rrall\u00eb kur nj\u00eb lider me reputacion gati religjioz n\u00eb mesin e militant\u00ebve t\u00eb tij, si\u00e7 ishte Rugova, nuk em\u00ebroi ndonj\u00eb pasardh\u00ebs ta paracaktuar. Kjo b\u00ebri q\u00eb gara n\u00eb LDK t\u00eb eskalonte.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb n\u00ebntor 2006 Kuvendi i LDK-s\u00eb e zgjodhi me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb votash Fatmir Sejdiun si kryetar t\u00eb partis\u00eb, krahu tjet\u00ebr reagoi dhunsh\u00ebm duke aluduar se procesi ka pasur probleme. P\u00ebrplasja e tyre precipitoi n\u00eb dhun\u00eb fizike dhe rrahja e delegat\u00ebve t\u00eb kuvendit me karrige u kthye n\u00eb sinonim t\u00eb ndarjes s\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebr 17 vite kishte qen\u00eb partia m\u00eb e madh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kuvendi n\u00eb fjal\u00eb akoma sot njihet si \u201cKuvendi i karrigeve\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pasoi ishte q\u00eb kryeparlamentari Nexhat Daci, s\u00eb bashku me figura t\u00eb tjera si z\u00ebvend\u00ebskryemnistri Adem Salihaj, disa ministra, deputet\u00eb, kryetar\u00eb komunash dhe an\u00ebtar\u00eb kryesie u larguan nga LDK-ja dhe e themeluan Lidhjen Demokratike t\u00eb Dardanis\u00eb (LDD). Dardania \u00ebsht\u00eb territori ku mendohet t\u00eb ken\u00eb jetuar fisi i vjet\u00ebr ilir i dardan\u00ebve q\u00eb shtrihet pak a shum\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e sotme. Nacionalizmi shqiptar e ka si shtyll\u00eb t\u00eb tij m\u00ebtimin se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb ilir\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb (rrjedhimisht, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs si pasardh\u00ebs t\u00eb dardan\u00ebve).<\/p>\n<p>E, Rugova e kishte futur n\u00eb semantik\u00ebn e tij romantike nacionale iden\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shteti modern i dardan\u00ebve. K\u00ebsisoj, partia e re \u2013 e cila e shihte veten si pasuese t\u00eb Rugov\u00ebs dhe asaj q\u00eb ata e quanin \u201crugoviz\u00ebm\u201d \u2013 vendosi q\u00eb si em\u00ebr ta mbante k\u00ebt\u00eb toponim karakteristik t\u00eb ligj\u00ebrimit politik rugovian.<\/p>\n<p>Ndarja e LDK-s\u00eb i kushtoi asaj me humbje t\u00eb vendit t\u00eb par\u00eb pas 16 vitesh zgjedhje pluraliste dhe pas 7 vitesh q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs. N\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs, ato t\u00eb vitit 2007, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb doli si parti e par\u00eb Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) e Hashim Tha\u00e7it, rivalja historike e LDK-s\u00eb. LDK-ja, nga rreth 313 mij\u00eb vota sa pati m\u00eb 2004 (ose rreth 45 p\u00ebrqind), tri vit\u00eb m\u00eb von\u00eb ra n\u00eb rreth 196 mij\u00eb vota ose rreth 22%. LDD-ja i mori 57 mij\u00eb vota ose 10%, kurse m\u00eb von\u00eb s\u2019do ta kalonte pragun zgjedhor asnj\u00ebher\u00eb dhe shumica prej figurave t\u00eb saj, p\u00ebrjashto kryetarin Daci, u rikthyen m\u00eb pas n\u00eb LDK.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb pas mandatit t\u00eb par\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, simptoma e ndarjes u duk q\u00eb e preku edhe PDK-n\u00eb. Ndarja e partis\u00eb q\u00eb veten e shihte si pasuese t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u krijua mes dy ish-figurave kryesore t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u2013 Hashim Tha\u00e7it, kryetarit t\u00eb partis\u00eb, kryeministrit t\u00eb vendit dhe ish-Drejtorit Politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Fatmir Limajt, n\u00ebnkryetarit t\u00eb partis\u00eb, ministrit t\u00eb Transportit dhe nj\u00eb prej ish-komandant\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Grupi i Limajt \u2013 ku hynte edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i U\u00c7K-s\u00eb dhe sekretari i partis\u00eb \u2013 e akuzuan Tha\u00e7in p\u00ebr korrupsion dhe keqqeverisje. Njer\u00ebzit e Tha\u00e7it pretendonin se arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb grupit rival ishin pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre me ndarjen e posteve n\u00eb qeverin\u00eb e krijuar pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Ndarja faktike u dallua n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013, kur Limaj dhe Krasniqi nuk i p\u00ebrkrah\u00ebn kandidat\u00ebt e PDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb komunash, por p\u00ebrkrah\u00ebn nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201cIniciativ\u00eb Qytetare\u201d n\u00eb disa komuna prej nga vinin eksponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb grupit rebel brenda PDK-s\u00eb, sidomos n\u00eb Malishev\u00eb, Drenas dhe Prizren.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2014, ata dalin nga PDK-ja dhe e themelojn\u00eb partin\u00eb e tyre \u201cNisma p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d. N\u00eb zgjedhjet nacionale t\u00eb po atij viti, Nisma mori mbi 37 mij\u00eb vota ose pak m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebrqind. Por, kjo nuk u v\u00ebrejt n\u00eb rezultatin e PDK-s\u00eb, ndon\u00ebse shum\u00ebkush mendonte se ndarja do ta largonte PDK-n\u00eb nga vendi i par\u00eb. PDK mori rreth 222 mij\u00eb vota, vet\u00ebm 2 mij\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb zgjedhjet paraprake parlamentare, duke vazhduar k\u00ebsisoj t\u00eb ishte partia e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017, PDK dhe Nisma do t\u00eb ishin pjes\u00eb e koalicionit qeveritar gjer n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit 2019.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":411,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[988,972,998],"ppma_author":[768],"class_list":["post-6100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-ballkani-perendimor","tag-kosove","tag-politike"],"authors":[{"term_id":768,"user_id":411,"is_guest":0,"slug":"fitim-salihu","display_name":"Fitim Salihu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png"},"user_url":"","last_name":"Salihu","first_name":"Fitim","description":"Fitim Salihu \u00ebsht\u00eb politolog dhe merret kryesisht me studime kulturore e me studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Lindjen e Mesme, ShBA-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka punuar si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \"Z\u00ebri\", shkruan si kolumnist p\u00ebr gazet\u00ebn kroate \"Bilten\" dhe punon si hulumtues shkencor p\u00ebr disa institute vendore e t\u00eb jashtme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/411"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6100"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8259,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6100\/revisions\/8259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6100"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}