{"id":6119,"date":"2020-02-24T15:27:16","date_gmt":"2020-02-24T13:27:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6119"},"modified":"2024-10-16T15:30:34","modified_gmt":"2024-10-16T13:30:34","slug":"cburrnimi-i-shtetit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/cburrnimi-i-shtetit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7burrnimi\u201d i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Me zgjedhjet e fundit ndodhi \u201c\u00c7burrnimi\u201d i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Mend\u00ebsia e odave, ku burrat e pleqt\u00eb mblidheshin e kuvendonin, fatkeq\u00ebsisht nuk u ruajt vet\u00ebm si histori kulturore e s\u00eb kaluar\u00ebs, mir\u00ebpo ajo mend\u00ebsi patriarkale vazhdoi e u instalua n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet kryesore t\u00eb shtetit p\u00ebr 20 vite.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb s\u00eb pasluft\u00ebs, grat\u00eb mund t\u00eb shpresonin se pozita e vetme q\u00eb mund ta merrnin ishte t\u00eb b\u00ebheshin deputete n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Jo pse ne votonim gra, por sepse k\u00ebt\u00eb ua mund\u00ebsonte kuota gjinore, kuot\u00eb kjo e futur n\u00eb ligjet tona me insistimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Aty &#8211; k\u00ebtu ato mund t\u00eb shpresonin edhe n\u00eb ndonj\u00eb post ministror si rezultat i presionit t\u00eb mediave dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, mir\u00ebpo ky num\u00ebr gjithmon\u00eb ishte simbolik. Kuota gjinore u arrit p\u00ebrmes presionit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, postet ministrore me an\u00eb t\u00eb presionit t\u00eb mediave e shoq\u00ebris\u00eb civile, e s\u00ebrish p\u00ebrmes presionit grat\u00eb n\u00eb vitin 2011 e sh\u00ebnuan suksesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb kur Atifete Jahjaga u b\u00eb Presidentja e par\u00eb grua e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tri institucionet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore (me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb mandati t\u00eb Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga) jan\u00eb udh\u00ebhequr p\u00ebr nj\u00ebzet vite nga burrat. Po t\u2019i mbledhim ato i bie q\u00eb \u201cBurrnimi\u201d i ka udh\u00ebhequr k\u00ebto tri institucione 55 vite.<\/p>\n<p>Pa e mohuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pozit\u00ebs s\u00eb Presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, zgjedhjen e saj nuk \u00ebsht\u00eb se mund ta quajm\u00eb v\u00ebrtet triumf p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, pasi q\u00eb kjo pozit\u00eb nuk u fitua nga vet\u00ebdija jon\u00eb qytetare e as nga vet\u00ebdija e burrave udh\u00ebheq\u00ebs, por fal\u00eb presionit nga jasht\u00eb. Presidentja e zarfit si\u00e7 e quanin burrat udh\u00ebheq\u00ebs erdhi nga zarfi i Ambasadorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Christopher Dell. Po t\u00eb mos ishin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me shum\u00eb gjas\u00eb Presidentja tani do t\u00eb ishte duke punuar akoma n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Fundi i vitit 2019 dhe fillimi i vitit 2020 sh\u00ebnon epok\u00ebn e \u201c\u00c7burrnimit\u201d t\u00eb shtetit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs nj\u00eb grua u kandidua p\u00ebr pozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse, at\u00eb t\u00eb kryeministres, nga nj\u00eb prej partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend. Kjo nuk erdhi si rezultat i vet\u00ebdijes s\u00eb partis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, por si rezultat i nj\u00eb lufte t\u00eb pakompromis q\u00eb Vjosa Osmani p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 5 vite e b\u00ebri me burrat e partis\u00eb. \u201c\u00c7burrnimi\u201d vet\u00ebm se filloi me kandidimin e Vjosa Osmanit p\u00ebr kryeministre e ky \u201c\u00c7burrnim\u201d vazhdoi me dat\u00ebn 6 tetor, kur nj\u00eb grua si kandidate p\u00ebr kryeministre arriti t\u2019i mbledh\u00eb 206.516 vota dhe e ngriti partin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb burrat nuk kishin mundur ta ngrisin q\u00eb nga viti 2004. \u201c\u00c7burrnimi\u201d vazhdoi edhe n\u00eb fillimin e vitit 2020, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, nj\u00eb grua arriti ta marr\u00eb nj\u00eb nga tri pozitat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. K\u00ebsaj here pa presionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pa presionin e mediave e shoq\u00ebris\u00eb civile. K\u00ebsaj here nj\u00eb grua e mori k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb fal\u00eb votave dhe besimit qytetar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb i \u201c\u00c7burrnimit\u201d, pasi q\u00eb ky fenomen vazhdoi me em\u00ebrimin e grave n\u00eb 30% t\u00eb posteve ministrore. T\u00eb gjitha k\u00ebto poste ministrore n\u00eb t\u00eb cilat u em\u00ebruan grat\u00eb, n\u00eb qeverin\u00eb e kaluar ishin t\u00eb udh\u00ebhequra nga burrat, p\u00ebrve\u00e7 Ministris\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal,e cila udh\u00ebhiqej nga minoritetet. Tani Vjosa Osmani, po e z\u00ebvend\u00ebson Kadri Veselin, Albulena Haxhiu po e z\u00ebvend\u00ebson Abelard Tahirin, Rozeta Hajdari po e z\u00ebvend\u00ebson Valdrin Lluk\u00ebn, Hykmete Bajrami po e z\u00ebvend\u00ebson Shyqiri Byty\u00e7in, Vlora Dumoshi po e z\u00ebvend\u00ebson Kujtim Gashin. T\u00eb gjitha k\u00ebto gra kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb dikasteret q\u00eb po i udh\u00ebheqin edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb p\u00ebrmes pozit\u00ebs s\u00eb tyre si deputete n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebrmes komisioneve parlamentare q\u00eb i kan\u00eb udh\u00ebhequr.<\/p>\n<p>N\u00eb fenomenin e \u201c\u00c7burrnimit\u201d t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb pasur rol shum\u00eb faktor\u00eb. D\u00ebshtimi ose mosarritja e ndonj\u00eb suksesi t\u00eb madh t\u00eb burrave q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr n\u00eb pozita t\u00eb larta, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb populli t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb gra duke pasur parasysh se n\u00eb pozitat q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr grat\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk ka pasur skandale si\u00e7 ka pasur n\u00eb ministrit\u00eb e udh\u00ebhequra nga burrat. Konstruktiviteti dhe puna e shum\u00eb prej tyre gjat\u00eb koh\u00ebs sa kan\u00eb qen\u00eb deputet\u00eb rriti numrin e votuesve p\u00ebr to. Bashk\u00eb me numrin e votave p\u00ebr to u rrit edhe fryma n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb grave. P\u00ebrfaq\u00ebsimi i dinjitetsh\u00ebm q\u00eb Vlora \u00c7itaku ia b\u00ebri Kosov\u00ebs si ambasadore n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb OKB, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb pati benefite p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb po paraqitej dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb, pati rol t\u00eb madh edhe n\u00eb pozit\u00ebn e gruas n\u00eb institucione. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb po e p\u00ebrfaq\u00ebsonte shtetin ton\u00eb, Vlora \u00c7itaku po i p\u00ebrfaq\u00ebsonte edhe grat\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndikoi q\u00eb besimi n\u00eb gra t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shtysa m\u00eb e madhe e \u201c\u00c7burrnimit\u201d erdhi si rezultat i kuot\u00ebs gjinore, kuot\u00eb kjo e kritikuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullit. Kuota ua mund\u00ebsoi t\u00eb gjitha k\u00ebtyre grave q\u00eb fillimisht t\u00eb hynin n\u00eb Kuvend, pasi q\u00eb mend\u00ebsia patriarkale e shumic\u00ebs s\u00eb popullit nuk iu linte hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb ta tregonin veten. Popullit t\u00eb Kosov\u00ebs iu desh nj\u00eb imponim nga kuota, p\u00ebr ta fituar besimin dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se grat\u00eb posedojn\u00eb dituri, shkatht\u00ebsi, guxim e vendosm\u00ebri n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb fillimet e shtetit thuajse t\u00eb gjitha grat\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs hynin p\u00ebrmes kuot\u00ebs. Ato e shfryt\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta treguar veten dhe p\u00ebr t\u2019i \u00e7instaluar paragjykimet q\u00eb populli i kishte p\u00ebr to. Si rezultat i k\u00ebsaj, tashm\u00eb kuota thuajse e ka humbur efektin e saj, pasi n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 m\u00eb s\u00eb paku gra n\u00eb historin\u00eb e Kuvendit i siguruan ul\u00ebset me ndihm\u00ebn e kuot\u00ebs. Vet\u00ebm 13 nga 39 gra hyn\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebrmes kuot\u00ebs. K\u00ebt\u00eb num\u00ebr e rrit\u00ebn partit\u00eb e vogla si dhe partit\u00eb e komuniteteve, pasi partia e par\u00eb n\u00eb zgjedhje L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE i siguroi t\u00eb gjitha ul\u00ebset pa ndihm\u00ebn e kuot\u00ebs. N\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs 9 nga 11 deputete kan\u00eb hyr\u00eb pa kuot\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i rrug\u00ebs s\u00eb \u201c\u00c7burrnimit\u201d t\u00eb shtetit, pasi q\u00eb p\u00ebrfundimtarja do t\u00eb jet\u00eb at\u00ebher\u00eb kur diferenca mes gjinive n\u00eb dy institucionet shtet\u00ebrore at\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Kuvendit\u00a0 t\u00eb jet\u00eb 50% &#8211; 50%. Q\u00eb ka akoma pun\u00eb deri n\u00eb \u201c\u00c7burrnimin\u201d p\u00ebrfundimtar po e d\u00ebshmon edhe em\u00ebrimi i z\u00ebvend\u00ebs ministrave. Deri tani nga 11 z\u00ebvend\u00ebs ministra t\u00eb em\u00ebruar nga qeveria, vet\u00ebm nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Kjo situat\u00eb shp\u00ebrfaq\u00eb edhe nj\u00eb mend\u00ebsi kontrolluese dhe mosbesuese pasi n\u00eb t\u00eb gjitha ministrit\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqen nga grat\u00eb, z\u00ebvend\u00ebs ministrat jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb rolin e \u201cRojtar\u00ebve\u201d. N\u00ebse deri n\u00eb fund t\u00eb em\u00ebrimeve t\u00eb z\u00ebvend\u00ebs ministrave nuk ndryshon kjo situat\u00eb, at\u00ebher\u00eb qeveria nuk duhet t\u00eb thirret n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim gjinor prej 30%, pasi edhe postet z\u00ebvend\u00ebs ministrore jan\u00eb pjes\u00eb e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me zgjedhjet e fundit ndodhi \u201c\u00c7burrnimi\u201d i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Mend\u00ebsia e odave, ku burrat e pleqt\u00eb mblidheshin e kuvendonin, fatkeq\u00ebsisht nuk u ruajt vet\u00ebm si histori kulturore e s\u00eb kaluar\u00ebs, mir\u00ebpo ajo mend\u00ebsi patriarkale vazhdoi e u instalua n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet kryesore t\u00eb shtetit p\u00ebr 20 vite. Gjat\u00eb historis\u00eb son\u00eb s\u00eb pasluft\u00ebs, grat\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":87,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1334,11,1332],"ppma_author":[99],"class_list":["post-6119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-cburrnimi","tag-kosova","tag-opinion"],"authors":[{"term_id":99,"user_id":87,"is_guest":0,"slug":"paris-guri","display_name":"Paris Guri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/hq720.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/hq720.jpg"},"user_url":"","last_name":"Guri","first_name":"Paris","description":"Parisi \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb \u201cShkenc\u00eb Politike dhe Diplomaci\u201d n\u00eb Kolegjin AAB. Aktualisht ndjek studimet master n\u00eb \u201cAdministrat\u00eb Publike dhe Integrime Europiane\u201d n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Parisi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga themeluesit e iniciativ\u00ebs \u201cRepublika KsKs\u201d dhe \u00ebsht\u00eb aktivist i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Aktualisht \u00ebsht\u00eb asistent i projekteve n\u00eb Sbunker."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/87"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6119"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8397,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6119\/revisions\/8397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6119"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}