{"id":6125,"date":"2020-02-24T11:24:07","date_gmt":"2020-02-24T09:24:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6125"},"modified":"2024-10-08T11:43:05","modified_gmt":"2024-10-08T09:43:05","slug":"cfare-na-tregon-gafa-me-xhamaiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/cfare-na-tregon-gafa-me-xhamaiken\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb na tregon gafa me Xhamaik\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00ebkur Kosova mori njohjen e fundit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb 20 muajt e fundit vendi yn\u00eb ka vuajtur nga nj\u00eb ofensiv\u00eb e ashp\u00ebr diplomatike nga ana e Serbis\u00eb e cila ka aktivizuar motor\u00ebt e saj diplomatik\u00eb p\u00ebr \u00e7njohje. Lajmi se Xhamaika njohu Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur theu agonin\u00eb e gjat\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb von\u00eb q\u00eb kjo ishte e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga informacionet e para duket se Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i dhe Ministri i Jasht\u00ebm Glauk Konjufca nuk p\u00ebrfill\u00ebn rekomandimin e Ambasadores s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb SHBA q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet ndonj\u00eb reagim publik pa marr\u00eb zyrtarisht not\u00ebn verbale nga institucionet e Xhamaik\u00ebs. Mir\u00ebpo Tha\u00e7i e Konjufca nuk u duruan dhe uruan publikisht \u201cnjohjen\u201d nga Xhamaika.<\/p>\n<p>Duket se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka irituar zyrtar\u00ebt e Xhamaik\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb ndalojn\u00eb procesin e nisur t\u00eb njohjes. Mir\u00ebpo mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse k\u00ebto informacione jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. Pas vrapit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb meritat, pasoi edhe beteja p\u00ebr t\u00eb gjetur fajtorin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gaf\u00eb. K\u00ebto ngjarje tregojn\u00eb munges\u00ebn e madhe t\u00eb koordinimit nd\u00ebrinstitucional t\u00eb Kosov\u00ebs dhe komunikimin e dob\u00ebt mes zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo e kurthuar n\u00eb vorbull\u00ebn e sag\u00ebs s\u00eb njohjeve dhe \u00e7njohjeve, Kosova ka humbur sensin e orientimit strategjik n\u00eb nj\u00eb mjedis jasht\u00ebzakonisht t\u00eb vrazhd\u00eb dhe t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, d\u00ebmtimi i raporteve me partner\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe agjendat e shteteve mike q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me nevojat tona, Kosov\u00ebn e ka l\u00ebn\u00eb pa asistenc\u00ebn shum\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr navigim efektiv n\u00eb nj\u00eb terren gjithnj\u00eb e m\u00eb kompleks nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb \u00e7orientimit diplomatik dhe polarizimit t\u00eb brendsh\u00ebm rreth secil\u00ebs tem\u00eb, Kosova ka d\u00ebshtuar t\u00eb rendit\u00eb mir\u00ebfilli prioritetet e saj shtet\u00ebrore. Nga viti 2008 deri m\u00eb 2015 strategjia diplomatike e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e orientuar n\u00eb rrafshin bilateral t\u00eb sigurimit t\u00eb nj\u00eb numri sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb njohjeve nga shtete t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kur u kuptua se Kosova nuk mund t\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb se 116 njohje, me rekomandimin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, aktiviteti diplomatik u orientua drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si UNESCO dhe INTERPOL. Mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb agresivitetit t\u00eb Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, si dhe zbehjes s\u00eb ndikimit t\u00eb ShBA-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto organizata, kandidaturat e Kosov\u00ebs d\u00ebshtuan nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebto fakte tregojn\u00eb se Kosova ka arritur at\u00eb \u00e7far\u00eb ka mundur t\u00eb arrij\u00eb pa njohje nga Serbia. Kjo situat\u00eb e skajshme kufitare q\u00eb ka ekspozuar brisht\u00ebsin\u00eb dhe jorelevanc\u00ebn ton\u00eb ka prodhuar edhe frustrim t\u00eb brendsh\u00ebm. Me refuzimin p\u00ebr t\u00eb hequr ose pezulluar tarif\u00ebn dhe polarizim t\u00eb brendsh\u00ebm ne kemi r\u00ebnduar situat\u00ebn dhe kemi margjinalizuar dhe izoluar veten, duke e humbur edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vet\u00eb-imponim.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ka ndikuar q\u00eb natyra e relacioneve me partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet nga agjenda e harmonizuar dhe e sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb nj\u00eb kominikim koerciv p\u00ebrmes trysnive, paralajm\u00ebrimeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve jo shum\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjendja aktuale tregon se lidershipi kosovar duhet t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsohet n\u00eb dy drejtime, nj\u00ebri afatshkurt\u00ebr, tjetri afatgjat\u00eb. Drejtimi afatshkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi i kapacitetit ton\u00eb kreativ p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar tarif\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mjet efektiv p\u00ebr p\u00ebrforcimin e pozit\u00ebs ton\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Njohjet dhe \u00e7njohjet nga shtetet periferike pa relevanc\u00eb nd\u00ebrkombetare p\u00ebr ne as nuk e p\u00ebrforcojn\u00eb, as nuk e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn. Njohjet nga shtetet e tilla jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura dhe politikan\u00ebt q\u00eb pengojn\u00eb ardhjen e tyre duhet t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs, por impakti i njohjeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i kufizuar se q\u00eb pretendohet. E njohu apo nuk e njohu Xhamaika Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur, nuk ndryshon pozicioni yn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prandaj Kosova duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb strategjin\u00eb e saj diplomatike. N\u00eb suaza afatshkurt\u00ebra, Kosova duhet t\u00eb riaktivizoj\u00eb fushat\u00ebn e saj t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata shum\u00ebpal\u00ebshe. Nga betejat p\u00ebr njohjet dhe cnjohjet e vendeve margjinale, Kosova duhet t\u00eb synoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb organizatat e r\u00ebnd\u00ebsishme, si UNESCO dhe INTERPOL.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrb\u00ebn fakti q\u00eb k\u00ebto dy agjenda jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb. Nj\u00eb prej arsyeve se pse Serbia ka nisur fushat\u00ebn e \u00e7njohjeve ka qen\u00eb ulja e numrit t\u00eb njohjeve p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00ebn 95, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 50% t\u00eb totalit t\u00eb ul\u00ebsve n\u00eb OKB. Nj\u00eb cak i till\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i arritsh\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, por nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por as mbivler\u00ebsimi i k\u00ebsaj fushate nuk u sh\u00ebrben p\u00ebrpjekjeve tona p\u00ebr konsolidim t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto organizata duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb lart n\u00eb agjend\u00ebn e Kosov\u00ebs. Kosova duhet ta dij\u00eb se as me tarif\u00eb e as me reciprocitet nuk mund t\u00eb siguroj\u00eb njohje nga Serbia apo nga ndonj\u00eb shtet substancial p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Prandaj n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes s\u00eb tarif\u00ebs, lidershipi yn\u00eb duhet t\u00eb sigurohet se Serbia nuk do t\u00eb pengoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb kanditaturat e saj n\u00eb k\u00ebto organizata.<\/p>\n<p>N\u00eb terma afatgjat\u00eb, Kosova duhet ta dij\u00eb se as njohjet e shteteve me pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e as an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb UNESCO e INTERPOL nuk e rrumbullak\u00ebson n\u00eb plot\u00ebni pozit\u00ebn e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pa njohje nga Serbia, Kosova nuk do t\u00eb merr njohje nga Rusia, Kina dhe pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb, Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Kosova nuk ka prospekte p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, OKB e madje as n\u00eb NATO. E duke pasur parasysh fuqizimin e Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb n\u00eb UNESCO e INTERPOL, Kosova do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin edhe n\u00eb k\u00ebto organizata. Poashtu, jo rast\u00ebsisht \u00e7njohjet po vijn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nga Afrika, aty ku ShBA-ja ka humbur ndikimin e dikursh\u00ebm, kurse Rusia dhe sidomos Kina me investime marramend\u00ebs\u00eb jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb lojtar\u00eb vendimtar\u00eb strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo njohjen nga Serbia nuk do ta marrim pa dialog. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se suksesi \u00ebsht\u00eb i garantuar, por dialogu \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr kontestin ton\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sfida jon\u00eb afatgjate dhe kryesore strategjike, si n\u00eb aspektin politik, ekonomik dhe at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb e kujdesshme n\u00eb renditjen e prioriteteve t\u00eb saj dhe n\u00eb ruajtjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me ShBA-n\u00eb dhe vendet e BE-s\u00eb. Por para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb dialog, duhet nj\u00eb koordinim i brendsh\u00ebm dhe artikulim i nj\u00eb platforme koherente q\u00eb unifikon spektrin e fragmentarizuar politik n\u00eb Kosov\u00eb. E zhvillimet e fundit, bashk\u00eb me gafen e Xhamaik\u00ebs, tregojn\u00eb se Kosova nuk ka bashk\u00ebrendim t\u00eb q\u00ebndrimeve e veprimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00ebkur Kosova mori njohjen e fundit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb 20 muajt e fundit vendi yn\u00eb ka vuajtur nga nj\u00eb ofensiv\u00eb e ashp\u00ebr diplomatike nga ana e Serbis\u00eb e cila ka aktivizuar motor\u00ebt e saj diplomatik\u00eb p\u00ebr \u00e7njohje. Lajmi se Xhamaika njohu Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur theu agonin\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[548],"ppma_author":[778],"class_list":["post-6125","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-politics"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6125"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6125\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8089,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6125\/revisions\/8089"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6125"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}