{"id":6131,"date":"2020-02-20T16:08:04","date_gmt":"2020-02-20T14:08:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6131"},"modified":"2024-10-07T16:09:43","modified_gmt":"2024-10-07T14:09:43","slug":"1999-2020","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/1999-2020\/","title":{"rendered":"1999\/2020"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Nuk e di se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb 20 apo 30 vitet e ardhshme. Nuk e di as \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Mbase nuk e di as \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr, madje, nuk e di tamam as fundin e k\u00ebtij shkrimi. Por nj\u00eb gj\u00eb e di me siguri: Kosova \u00ebsht\u00eb Republik\u00eb. Republika q\u00eb aq shum\u00eb e k\u00ebrkuam dhe tani kaq pak po e duam (sic). Dikur e nj\u00eb koh\u00eb as n\u00eb \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb shfrenuara ne (shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs) nuk kemi besuar se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb \u00e7lirohemi nga pushteti i Serbis\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi shtet i pavarur, e i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht; se n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb okupuar do t\u00eb vij\u00eb aleanca m\u00eb e madhe bot\u00ebrore, NATO, e udh\u00ebhequr nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb. Mir\u00ebpo, ja q\u00eb ndodhi. Di\u00e7ka q\u00eb ne e mendonim dhe e besonim si t\u00eb pamundur, n\u00eb fakt kishte ndodhur. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e gjat\u00eb p\u00ebr liri dhe n\u00eb fund nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim, n\u00eb hart\u00ebn e shteteve t\u00eb bot\u00ebs, i dha identitet politik dhe shtet\u00ebror Kosov\u00ebs. Entuziazmi i qytetar\u00ebve pothuajse e kishte prekur kup\u00ebn e qiellit. Nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb till\u00eb ve\u00e7 Hollywood-i do t\u00eb mund ta prodhonte.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pas gjith\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi t\u00eb suksessh\u00ebm, gradualisht entuziazmi fillon t\u00eb bjerret gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve, nga keqqeverisja, e sidomos pas 17 shkurtit 2008. Edhe ato veprime t\u00eb mira q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebheshin, humbnin n\u00eb mjegull\u00ebn e madhe q\u00eb villnin pushtetet e korruptuara. Nga kjo keqqeverisje l\u00ebndohen edhe vet\u00eb themelet e shtetit. Ata q\u00eb keqp\u00ebrdornin pozitat shtet\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb se po b\u00ebnin d\u00ebme t\u00eb tipit kolateral, jo, ata po rrezikonin substratin e shtetit, sepse keqp\u00ebrdorimet ishin strukturore. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, vet\u00eb 17 shkurti, pra, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, krijoi edhe nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb raport me Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb e thellon edhe m\u00eb shum\u00eb deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa e b\u00ebn edhe kauz\u00eb politike kryeministri aktual, i cili m\u00eb 2010 ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs bashk\u00eb me partin\u00eb e tij, e q\u00eb p\u00ebr agjend\u00eb politike kishte kund\u00ebrshtimin e themeleve t\u00eb shtetit, q\u00eb p\u00ebr fundament kishte Pakon e Ahtisarit. P\u00ebr afro 10 vjet ky diskurs destruktiv q\u00eb atakonte ekzistenc\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb kishte krijuar nj\u00eb koh\u00ebsisht dy defekte afatgjata. E para: sjellja destruktive me shtetin, e b\u00ebnte destruktiv edhe me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit shihej si i papranuesh\u00ebm, dhe e dyta (q\u00eb derivon nga e para): kjo sjellje agresive dhe destruktive ishte b\u00ebr\u00eb mir\u00ebmbajt\u00ebsi m\u00eb i mir\u00eb i nj\u00eb klase politike t\u00eb korruptuar. Pra, para qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishin dy oferta: nj\u00ebra ofert\u00eb ishin politikan\u00ebt e korruptuar, por t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm dhe deridiku konstruktiv me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe oferta tjet\u00ebr ishin kund\u00ebrshtar\u00ebt fundamentalist t\u00eb shtetit dhe t\u00eb pothuajse \u00e7far\u00ebdo bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, ku n\u00ebnj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kishim pushtetar\u00ebt abuzues me shtetin dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr opozit\u00ebn e cila kund\u00ebrshtonte gjith\u00e7ka q\u00eb ishte arritur, n\u00eb mes ishin qytetar\u00ebt. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb thellohej kjo ndasi, aq m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt po e humbnin dashurin\u00eb dhe respektin p\u00ebr vendin e tyre. Nj\u00eb shpres\u00eb aq e madhe q\u00eb kishte ardhur m\u00eb 1999 dhe m\u00eb 17 shkurt 2008, u tret n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive njer\u00ebzit po largohen nga ky vend, thuajse po ikun nga kolera. Pothuajse, secili \u00ebsht\u00eb duke e pritur nj\u00eb lajm nga ambasadat e huaja, q\u00eb t\u00eb largohet. Edhe ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebtu, duket se mendjen e kan\u00eb diku gjetk\u00eb. Pra, jan\u00eb t\u00eb rralla rastet, kuriozitet madje, t\u00eb d\u00ebgjosh dik\u00eb q\u00eb thot\u00eb me plot\u00eb goj\u00ebn se \u201cun\u00eb dua t\u00eb rri k\u00ebtu dhe f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb rriten n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d. Askush nga akter\u00ebt politik\u00eb serioz\u00eb nuk ia kishte v\u00ebn\u00eb gishtin kok\u00ebs dhe t\u00eb shtronte pyetjen se ku d\u00ebrgon nj\u00eb qasje e till\u00eb. P\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e qeverisjes me k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb varf\u00ebr, shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, disa thirren n\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur, disa n\u00eb rezistenc\u00eb paq\u00ebsore, e disa n\u00eb moralitetin e t\u00eb pakorruptueshm\u00ebris\u00eb, por askush nuk thirret n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetare dhe kushtetuese. Mend\u00ebsi fisnore, e bajrakut, me qeverisjen e shtetit n\u00eb koh\u00ebn digjitale (sic).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si\u00e7 e thot\u00eb edhe Voltaire tek libri i tij\u00a0<em>Candide<\/em>, \u201cpas \u00e7do t\u00eb keqeje, vjen e mira\u201d, at\u00ebher\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit 2019, do t\u00eb duhej t\u00eb prodhonin di\u00e7ka ndryshe, p\u00ebrmbajt\u00ebsore dhe q\u00eb ne t\u00eb mund t\u00eb themi m\u00eb n\u00eb fund se kjo \u00ebsht\u00eb e mira. Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb\u00a0<em>hopi cil\u00ebsor<\/em> duhet q\u00eb lojaliteti ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i sinqert\u00eb dhe jo vet\u00ebm protokollar dhe, po ashtu, p\u00ebr ta rikthyer shpres\u00ebn te qytetar\u00ebt krahas nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb dakordim me miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb raport me marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb. Mbase aktualiteti politik k\u00ebrkon q\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb jet\u00eb primar dhe Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej q\u00eb seriozisht t\u2019i qaset k\u00ebsaj agjende. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, moszgjidhja e k\u00ebtij problemi do ta thelloj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb kriz\u00ebn si brenda ashtu edhe jasht\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe sikur k\u00ebto 20 vitet q\u00eb kaluan, ashtu edhe m\u00eb tutje, Serbia do t\u00eb mbetet \u201cmir\u00ebmbajt\u00ebse\u201d e politik\u00ebs kosovare. Ata q\u00eb qeverisnin dhe b\u00ebnin opozit\u00eb dje, do t\u00eb duhej t\u00eb ndryshonin nga k\u00ebta q\u00eb qeverisin dhe b\u00ebjn\u00eb opozit\u00ebn sot. N\u00ebse dallimi to t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm simbolik, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimi do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsor.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e di se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb 20 apo 30 vitet e ardhshme. Nuk e di as \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Mbase nuk e di as \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr, madje, nuk e di tamam as fundin e k\u00ebtij shkrimi. Por nj\u00eb gj\u00eb e di me siguri: [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":7966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1235,972,1236],"ppma_author":[733],"class_list":["post-6131","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-candide","tag-kosove","tag-kosove-serbi"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6131"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8029,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6131\/revisions\/8029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6131"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}