{"id":6646,"date":"2024-02-22T14:52:56","date_gmt":"2024-02-22T13:52:56","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6646"},"modified":"2024-02-22T14:56:24","modified_gmt":"2024-02-22T13:56:24","slug":"dikotomia-e-gervalla-schwarz-ministre-ne-kosove-rezidente-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/dikotomia-e-gervalla-schwarz-ministre-ne-kosove-rezidente-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"Dikotomia e G\u00ebrvalla-Schwarz: Ministre n\u00eb Kosov\u00eb, rezidente n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, u raportua se ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla-Schwarz, kishte k\u00ebrkuar <a href=\"https:\/\/albanianpost.com\/ekskluzive-donika-gervalla-i-ka-kerkuar-gjermanise-ta-largoje-ambasadorin-joern-rohde-nga-kosova-po-perzihet-shume\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00ebrheqjen e ambasadorit gjerman<\/a> n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>N\u00eb lajmin e botuar ishin cituar dy burime: nj\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme dhe nj\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke iu referuar atij raportimi, skandali thellohej se G\u00ebrvalla nuk kishte pak\u00ebnaq\u00ebsi vet\u00ebm me ambasadorin Rohde, por edhe me emisarin gjerman p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Manuel Sarrazin, dhe me k\u00ebshilltarin e kancelarit gjerman, Jens Plotner.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla-Schwartz, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, i ka <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/ministrja-gervalla-reagon-per-ceshtjen-e-largimit-te-ambasadorit-gjerman-nga-kosova\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">demantuar<\/a> k\u00ebto raportime, duke i quajtur t\u00eb pav\u00ebrteta. Mir\u00ebpo, v\u00ebrtet\u00ebsia e k\u00ebtyre pretendimeve nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i k\u00ebtij shkrimi, por sjella e G\u00ebrvalla-Schwarz-it e veshur me pushtetin e kryediplomates, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe trajtimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i sjelljeve t\u00eb shteteve n\u00eb raport me diplomat\u00ebt e huaj, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ardhja n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla-Schwarz, ka qen\u00eb kampione e <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ngerci-i-politikes-se-jashtme-te-kosoves-viti-i-trete-i-qeverise-kurti\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">skandaleve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme<\/a>. Ajo mandatin e saj e filloi mbrapsht me p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs jodiplomatike n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, e m\u00eb pas e vazhdoi edhe me skandalet n\u00eb diplomacin\u00eb digjitale, duke b\u00ebr\u00eb gabime pothuajse n\u00eb secilin postim, e duke ngat\u00ebrruar flamujt e vendeve, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas me skandale n\u00eb shkarkim e ngarkim t\u00eb stafit diplomatik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, G\u00ebrvalla-Schwarz i shkarkoi <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/271862\/fshesa-e-ministres-gervalla-shkarkon-te-gjithe-ambasadoret-politike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">12 ambasador\u00eb<\/a> nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas me reduktimin e stafit n\u00ebp\u00ebr misionet diplomatike e konsullore, e deri tek em\u00ebrimi i zyrtar\u00ebve t\u00eb ish-Ministris\u00eb s\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00ebp\u00ebr pozita diplomatike, edhe pse t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kishin pasur as grada diplomatike.<\/p>\n<p>Prandaj, duke e pasur parasysh historikun e G\u00ebrvalla-Schwarz-it si ministre e Jashtme dhe skandalet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, nuk do t\u00eb ishte \u00e7udi sikur raportimi m\u00eb i fundit p\u00ebr k\u00ebrkesat e saj drejtuar Gjermanis\u00eb t\u00eb dal\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkak se G\u00ebrvalla-Schwarz ka jetuar gjat\u00eb n\u00eb Gjermani, ku ka qen\u00eb aktiviste politike si dhe bashk\u00ebshorte e ish-deputetit t\u00eb Bundestagut, Stefan Schwarz. Rrjedhimisht, ajo mund t\u00eb ndiej\u00eb nj\u00eb lloj t\u00eb drejte p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzier n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Gjermanis\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo e drejt\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz-it i ka mbaruar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, kur ka marr\u00eb detyr\u00ebn e kryediplomates s\u00eb Kosov\u00ebs dhe, p\u00ebr aq koh\u00eb sa vazhdon k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb luaj\u00eb me dy karta.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se konfirmohet lajmi se G\u00ebrvalla-Schwarz nj\u00ebmend ka k\u00ebrkuar largimin e ambasadorit gjerman \u2013 pasi, fundja, nuk guxojm\u00eb t\u2019i ikim parimit juridik t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb \u2013 ajo me automatiz\u00ebm do t\u00eb duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>Por, marr\u00eb parasysh se dor\u00ebheqjen si akt moral G\u00ebrvalla-Schwarz do t\u00eb duhej ta ofronte shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr gjitha skandalet e saj n\u00eb k\u00ebta tre vjet, e q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb, at\u00ebher\u00eb as k\u00ebsaj radhe nuk besoj t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Megjithat\u00eb, kryeministri Kurti do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb ndalonte s\u00eb amnistuari ministren G\u00ebrvalla-Schwarz dhe ta shkarkonte at\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjen e p\u00ebrfshirjes s\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb politikat e brendshme t\u00eb shtetit prit\u00ebs e ka zgjidhur <a href=\"https:\/\/legal.un.org\/ilc\/texts\/instruments\/english\/conventions\/9_1_1961.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Konventa e Vjen\u00ebs<\/a> p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Diplomatike, e vitit 1961. Neni 9 i k\u00ebsaj konvente i jep t\u00eb drejt\u00eb shtetit prit\u00ebs q\u00eb ta shpall\u00eb persona non grata (person t\u00eb pad\u00ebshiruar) cilindo diplomat t\u00eb huaj, e madje ky nen i l\u00eb n\u00eb diskrecion shtetit prit\u00ebs q\u00eb as t\u00eb mos jap\u00eb shpjegime p\u00ebr arsyet e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shtetet r\u00ebndom e rezervojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ato vende me t\u00eb cilat nuk kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore, e q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rasti mes Kosov\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb. Madje, Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Kosov\u00ebs brenda Bashkimit Europian, qoft\u00eb kjo p\u00ebr politikat e zgjerimit, ato t\u00eb dialogut, e madje edhe ato t\u00eb siguris\u00eb \u2013 ku hi\u00e7 m\u00eb larg se n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, ministri i Mbrojtjes i Gjermanis\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/408530\/vuciqi-e-pyet-ministrin-gjerman-se-pse-po-armatoset-kosova\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Boris Pistorius<\/a>, n\u00eb mes t\u00eb Beogradit tregoi arsyet se pse Gjermania vazhdon armatosjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb ishte e pamendueshme q\u00eb ta vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje, kur merret parasysh kostoja e madhe q\u00eb vendi mund t\u00eb paguaj\u00eb n\u00eb rast t\u00eb ftohjes s\u00eb raporteve. N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shtetet r\u00ebndom operojn\u00eb me konceptin e reciprocitetit dhe nuk do t\u00eb ishte largmendsh q\u00eb edhe Gjermania t\u2019i ftohte raportet me Kosov\u00ebn, e madje edhe ta shpallte persona non grata ambasadorin ton\u00eb atje, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e supozuar t\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz-it.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe sikur t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ambasadori Rohde \u201cp\u00ebrzihet shum\u00eb\u201d \u2013 si\u00e7 u raportua \u2013 e edhe sikur G\u00ebrvalla t\u00eb donte ta shpallte at\u00eb persona non grata, me shum\u00eb gjas\u00eb ajo nuk do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetje nga krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, si presidentja e kryeministri, t\u00eb cil\u00ebt mbase edhe mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm sesa G\u00ebrvalla-Schwarz p\u00ebr rrezikun q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb ng\u00ebrthen.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ishte e befasishme q\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz t\u2019i ket\u00eb shprehur ca pik\u00ebpamje t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb mbyllur, e t\u00eb cilat mund edhe t\u2019i ken\u00eb dal\u00eb n\u00eb publik, p\u00ebr shkak se, pavar\u00ebsisht se te ne nuk ka komunikim t\u00eb rregullt mes legjislativit e ekzekutivit, n\u00eb vendet e tjera ky komunikim \u00ebsht\u00eb normativ.<\/p>\n<p>Mbi premis\u00ebn e k\u00ebtij supozimi, G\u00ebrvalla mund t\u00eb jet\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi, e tanim\u00eb t\u00eb mundohet t\u2019i mohoj\u00eb k\u00ebto raportime \u2013 madje duke i mb\u00ebshtjell\u00eb ato edhe me nj\u00eb doz\u00eb <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/donikagervallakosova\/posts\/968036914687589?ref=embed_post\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">cinizmi<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se dit\u00ebve n\u00eb vijim v\u00ebrtetohet q\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013 qoft\u00eb edhe jozyrtarisht \u2013 krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb distancoheshin nga kjo k\u00ebrkes\u00eb dhe t\u00eb vendosnin interesat e vendit para tekeve t\u00eb nj\u00eb ministreje t\u00eb pakualifikuar dhe skandaloze, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb G\u00ebrvalla-Schwarz.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shtet, e aq m\u00eb pak Kosova, nuk e ka luksin q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb t\u00eb ket\u00eb dik\u00eb q\u00eb nuk di t\u00eb kontrolloj\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb e at\u00eb q\u00eb vepron; dik\u00eb q\u00eb sillet me impuls. Kjo p\u00ebr faktin se kostoja \u00ebsht\u00eb tejet e lart\u00eb, e p\u00ebrfitimi inekzistent.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, u raportua se ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla-Schwarz, kishte k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen e ambasadorit gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Gjermani. N\u00eb lajmin e botuar ishin cituar dy burime: nj\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme dhe nj\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke iu referuar atij raportimi, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":6648,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[975,974,972,624],"ppma_author":[22],"class_list":["post-6646","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-diplomaci","tag-gjermani","tag-kosove","tag-kryesore"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6646"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6646\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6647,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6646\/revisions\/6647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6646"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}