{"id":6844,"date":"2024-03-08T09:19:51","date_gmt":"2024-03-08T08:19:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6844"},"modified":"2024-07-18T09:36:34","modified_gmt":"2024-07-18T08:36:34","slug":"kercenimi-biologjik-i-races-superiore-si-paradigme-ideologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/kercenimi-biologjik-i-races-superiore-si-paradigme-ideologjike\/","title":{"rendered":"K\u00ebrc\u00ebnimi biologjik i rac\u00ebs superiore si paradigm\u00eb ideologjike"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kush jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Projekt-kodit Civil dhe Projekt-ligjit p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues dhe Fertilizim t\u00eb Asistuar t\u00eb cil\u00ebt frik\u00ebsohen se do ta humbin pushtetin mbi burrat dhe grat\u00eb, se nuk do t\u00eb mund ta ushtrojn\u00eb pushtetin e tyre mbi jet\u00ebn? \u00c7far\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz pa teorit\u00eb e tyre raciste p\u00ebrmes t\u00eb cilave k\u00ebrkojn\u00eb ta ushtrojn\u00eb pushtetin e tyre mbi jet\u00ebt, trupat dhe d\u00ebshirat e grave? Kush jan\u00eb k\u00ebto roje t\u00eb rendit natyror, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb n\u00eb substanca metafizike si t\u00eb v\u00ebrtetat p\u00ebrfundimtare t\u00eb njeriut?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ata duket se fantazojn\u00eb se p\u00ebrmes refuzimit t\u00eb dy projekteve legjislative t\u00eb cilat, mes tjerash, do ta rregullonin \u00e7\u00ebshtjen e bashk\u00ebjetes\u00ebs mes \u00e7ifteve t\u00eb gjinis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe shtatz\u00ebnin\u00eb e asistuar mjek\u00ebsore p\u00ebr grat\u00eb pa partner, po e mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rend natyror pa qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb roje t\u00eb teorive raciste. Si gardian\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rendi t\u00eb supozuar, ata besojn\u00eb se gj\u00ebrat kan\u00eb nj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb past\u00ebr ku ruhen t\u00eb v\u00ebrtetat origjinale t\u00eb k\u00ebsaj dhe asaj bote.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por origjinali nuk ekziston, ekzistojn\u00eb vet\u00ebm kopje t\u00eb kopjeve t\u00eb cilat prodhohen e riprodhohen n\u00eb nj\u00eb proces pa fillim e pa mbarim, pa burim origjinal e pa cak p\u00ebrfundimtar. Miti i origjinalit \u00ebsht\u00eb miti i zanafill\u00ebs, i <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Njeriut t\u00eb Par\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, fetusit mitik nga i cili buron e t\u00ebr\u00eb raca njer\u00ebzore. Besimi n\u00eb origjinal dhe n\u00eb gj\u00ebra natyrore e t\u00eb natyrshme \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr pushtet mbi jet\u00ebn si proces dhe mbi jet\u00ebt e individ\u00ebve dhe t\u00eb kolektivit, mbi natyr\u00ebn dhe kafsh\u00ebt; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta kontrolluar dhe dominuar realitetin duke mir\u00ebmbajtur nj\u00eb hierarki var\u00ebsish e asimetrish.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebkuptim nuk mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi, aksident, apo thjesht lotari, kombinatorik\u00eb numrash e kontingjencash. \u00cbsht\u00eb paragjykimi i vjet\u00ebr mbi jet\u00ebn si relacion i shkakut me pasoj\u00ebn. \u00c7do gj\u00eb e ka nj\u00eb shkak, dhe \u00e7do shkak e ka nj\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm <\/span><b><i>shkak-pasoj\u00eb<\/i><\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. Ngjarjet ndodhin si pasoj\u00eb e agjencis\u00eb njer\u00ebzore, sipas supozimit se njeriu ka kontroll mbi jet\u00ebn dhe mjedisin e tij; se n\u00ebse e humb kontrollin \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gabimi n\u00eb gjykim ose veprim. Se vet\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb l\u00ebviz\u00ebsi t\u00eb par\u00eb i cili e mban at\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Paragjykimi i dyt\u00eb i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb <\/span><b><i>racionale<\/i><\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. Kozmosi \u00ebsht\u00eb rend racional p\u00ebrbrenda t\u00eb cilit \u00e7do gj\u00eb ndodh si pjes\u00eb e nj\u00eb ekuilibri t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm grandioz, madje t\u00eb planifikuar, ku secila pjes\u00eb e tij e ka funksionin dhe q\u00ebllimin e vet p\u00ebrfundimtar, pavar\u00ebsisht sa e vog\u00ebl dhe e par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb dukje. Si p\u00ebr shembull, jeta njer\u00ebzore. Vet\u00eb Toka \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb e kalt\u00ebr e zbeht\u00eb, si\u00e7 e quan Karl Sagan, n\u00eb universin e pafundm\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rendi n\u00eb tok\u00eb \u00ebsht\u00eb imitim ose derivat i k\u00ebtij gjoja rendi kozmik racional. Besimet, moralet, etika, ligjet, rregullat, dija, shkenca, filozofia, k\u00ebrkimit i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe konceptet bazike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb supozimin se jeta n\u00eb thelbin e saj metafizik \u00ebsht\u00eb <\/span><b>racionalitet<\/b><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe racionale. N\u00eb fund, \u00e7do gj\u00eb barazohet si kalkulim matematikor i k\u00ebtij racionaliteti integral. Ideja e progresit \u00ebsht\u00eb ky besim i vjet\u00ebr se n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mundimshme t\u00eb p\u00ebrsosjes njer\u00ebzore, drejt\u00ebsia dhe barazia do t\u00eb ngadh\u00ebnjejn\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shembja e k\u00ebtyre besimeve t\u00eb vjetra, ironikisht si pasoj\u00eb e vet\u00eb t\u00eb menduarit racional e kalkulativ, para se ta sjell\u00eb nihilizmin, do t\u2019i sjell\u00eb p\u00ebrpjekjet e pashpresa t\u00eb njeriut p\u00ebr ta mbajtur kontrollin dhe dominimin mbi realitetin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij, me \u00e7do kusht. Tendenca \u00ebsht\u00eb shtrirja e dominimit absolut mbi \u00e7do gj\u00eb, mbi \u00e7do form\u00eb jete, mbi \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb dhe mbi vet\u00eb koh\u00ebn. \u00c7do gj\u00eb dhe \u00e7dokush duhet ta ket\u00eb nj\u00eb dobi racionale p\u00ebrbrenda mekanizmit gjigand kalkulativ-funksional. T\u00eb pap\u00ebrshtatshmit dhe t\u00eb padobishmit hidhen n\u00eb \u00e7mendina, burgje, mir\u00ebqenie sociale dhe institucione t\u00eb tjera rehabilitimi. N\u00eb aspektin psikologjik krijohen karaktere posesive, narcisiste, dhe dominuese. Nd\u00ebrsa n\u00eb sistemin politik krijohen karaktere revolucionare, historike e mesazh-bart\u00ebse nga nj\u00eb dimension i p\u00ebrtejm\u00eb; i t\u00ebr\u00eb sistemi politik nd\u00ebrtohet si nj\u00eb struktur\u00eb kuazi-religjioze me figurat e simbolikat e veta, me shenjt\u00ebt e t\u00eb v\u00ebrtetat e tij t\u00eb paprekshme. <\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><span style=\"font-weight: 400;\"><br \/>\n<\/span><b>Biopushteti dhe racizmi<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra \u00e7orb\u00eb karakteresh, pak a shum\u00eb si kund\u00ebrshtar\u00ebt e dy projekt-ligjeve, kopjet e kopjeve t\u00eb teoricien\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb, liberal\u00eb e utilitarian\u00eb, t\u00eb biopushtetit racist. P\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga dominimi dhe kontrollimi i realitetit, \u00ebsht\u00eb ta shtrosh pyetjen: \u201cat\u00ebher\u00eb kush jam un\u00eb\u201d? Mir\u00ebpo kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb subjektiviteti, s\u00eb cil\u00ebs nuk jam i sigurt se ata do t\u2019i mbijetonin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pushteti mbi jet\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb ide origjinale e tyre, si m\u00ebnyr\u00eb e intervenimit ndaj jet\u00ebs, t\u00eb menaxhimit, kontrollimit, shtimit, zhvillimit e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb saj, pushteti mbi jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb zhvilluar gjat\u00eb shekujve tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore. Michel Foucault e ka quajtur <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">biopushtet<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> intervenimin e shtetit modern mbi jet\u00ebn, i cili sipas tij shtrihet p\u00ebrmes dy poleve. Nj\u00ebri pol jan\u00eb praktikat disiplinuese t\u00eb cilat i shnd\u00ebrrojn\u00eb trupat individual\u00eb n\u00eb trupa t\u00eb bindur dhe t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">anatomo-politika<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> e trupit, kurse poli tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb menaxhimi n\u00eb nivel t\u00eb popullat\u00ebs, biopolitika e masave (regjistrimi i numrit t\u00eb vdekjeve, lindjeve, menaxhimi i epidemive, statistikat e p\u00ebrgjithshme, planifikimi urban, etj.). Pika ku k\u00ebto dy pole kryq\u00ebzohen m\u00eb s\u00eb qarti jan\u00eb seksi dhe seksualiteti.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb bashkohen edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb nivel biopolitik duke diktuar se <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kush<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">si<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb familje, duke e definuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u00ebsht\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> familja dhe duke e mir\u00ebmbajtur at\u00eb si nj\u00ebsin\u00eb baz\u00eb t\u00eb organizimit shoq\u00ebror, dhe n\u00eb nivel t\u00eb trupave individual\u00eb duke e p\u00ebrcaktuar se si dhe n\u00ebn \u00e7far\u00eb kushtesh mund ta organizojn\u00eb jet\u00ebn e tyre individ\u00ebt, se <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">me k\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">si<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> mund t\u00eb jetojn\u00eb, qoft\u00eb si bashk\u00ebsi familjare apo si d\u00ebshira trupore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Seksi dhe seksualiteti jan\u00eb cak i biopushtetit edhe n\u00eb nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb kuptuarit e seksit biologjik sipas teorive t\u00eb shekullit n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb sipas t\u00eb cilave njeriu mund ta ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb seks dhe ky seks duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me gjinin\u00eb e tij. Ai mund t\u00eb jet\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">o<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> burr\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">o<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> grua, por nuk mund t\u00eb jet\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">edhe<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> burr\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">edhe<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> grua, apo <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">as<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> burr\u00eb dhe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">as<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> grua, apo ndonj\u00eb kombinim i tyre, si\u00e7 ndodh me personat interseks. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim makro dhe mikromenaxhimi i jet\u00ebve kolektive dhe individuale, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i mundur pa teorit\u00eb raciste t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb gjakut dhe rac\u00ebs. Ndon\u00ebse edhe vet\u00eb Kodi Civil e Ligji p\u00ebr Fertilizim t\u00eb Asistuar jan\u00eb praktika biopolitike, ato nuk jan\u00eb kufizuese sepse synojn\u00eb t\u2019i akomodojn\u00eb interesat e t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira pa paragjykim. Ajo q\u00eb e b\u00ebn biopushtetin problematik \u00ebsht\u00eb kur e nd\u00ebrfut racizmin si mekaniz\u00ebm pushteti t\u00eb shtetit modern.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kund\u00ebrshtimet se \u201cdonatori mund t\u00eb jet\u00eb sllav\u201d, se \u201cmund t\u00eb ndodh\u00eb incesti\u201d, apo se dikush \u201cmund t\u00eb sterilizohet me d\u00ebshir\u00eb\u201d, jan\u00eb kund\u00ebrshtime q\u00eb n\u00eb konkluzionin e tyre ekstrem e logjik kan\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e diskursit (dhe praktik\u00ebs) naziste. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb past\u00ebrtia e gjakut, e rac\u00ebs, e cila nuk guxon t\u00eb p\u00ebrzihet me gjak t\u00eb papast\u00ebr barbar. Duke i p\u00ebrcaktuar dhe kontrolluar politikat e natalitetit synohet t\u00eb p\u00ebrcaktohet ruajtja dhe perfeksionimi i rac\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr trupa jo t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, p\u00ebr trupa t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, p\u00ebr \u2018monstra\u2019 incesti e p\u00ebrdhunimesh, p\u00ebr njer\u00ebz me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebr trupa t\u00eb \u2018devijuar\u2019, apo p\u00ebr ata q\u00eb nuk e mish\u00ebrojn\u00eb imazhin e p\u00ebrkryer t\u00eb subjektit heteroseksual. Me nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrshtatshmit e t\u00eb padobishmit e k\u00ebtij racionaliteti politik. Aty ka hap\u00ebsir\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rac\u00ebn e p\u00ebrsosur me gjak t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, gjaku i papast\u00ebr e barbar duhet t\u00eb eliminohet dhe t\u00eb zhduket. K\u00ebrkimi i t\u00eb p\u00ebrsosur\u00ebs \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje n\u00eb vete, \u00ebsht\u00eb narcisiz\u00ebm politik q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb \u00e7menduri kolektive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas Foucault-s\u00eb shteti modern nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa e integruar k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb re t\u00eb racizmit n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb tij, megjith\u00ebse p\u00ebrbrenda disa kushteve e limiteve. Ky raciz\u00ebm i ri i vendos jet\u00ebn e nj\u00ebrit dhe vdekjen e tjetrit n\u00eb nj\u00eb relacion biologjik, e jo n\u00eb kuptimin e vjet\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies ushtarake apo luftarake ku nj\u00ebri duhet t\u00eb vdes\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb tjetri t\u00eb jetoj\u00eb. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie biologjike do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb species inferiore q\u00eb vdesin, aq m\u00eb e fuqishme b\u00ebhet jeta ime si specie, sa m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb anormal\u00eb apo t\u00eb degjeneruar q\u00eb eliminohen aq m\u00eb shum\u00eb un\u00eb jetoj dhe jeta ime shumohet. Ose p\u00ebr ta cituar direkt Foucault-n\u00eb: \u201cFakti q\u00eb tjetri vdes, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb thjesht jetoj n\u00eb kuptimin q\u00eb vdekja e tij e garanton sigurin\u00eb time; vdekja e tjetrit, vdekja e rac\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt, e rac\u00ebs inferiore (ose e t\u00eb degjeneruarit, apo e anormalit) \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme: m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe m\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u201d (M. Foucault, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Society Must Be Defended<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">).\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>Lufta e rac\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra ky raciz\u00ebm shprehet jo vet\u00ebm n\u00eb relacion me rac\u00ebn apo kombin kund\u00ebrshtar ose armik, por shprehet m\u00eb fort dhe m\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs rac\u00eb t\u00eb cil\u00ebt <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">e ndotin<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe e dob\u00ebsojn\u00eb rac\u00ebn. Prandaj zhdukja e tyre siguron rigjenerimin dhe p\u00ebrforcimin e rac\u00ebs. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb vdesin, qoft\u00eb p\u00ebrbrenda apo n\u00eb luft\u00ebra me armiq, aq m\u00eb shum\u00eb purifikohet dhe forcohet raca. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, an\u00ebtar\u00ebt inferior\u00eb t\u00eb rac\u00ebs jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim biologjik eliminimi i t\u00eb cil\u00ebve e eliminon k\u00ebrc\u00ebnimin biologjik dhe e p\u00ebrforcon rac\u00ebn.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Biopushteti \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00ebmbajtjes dhe e zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs, por m\u00ebnyra e vetme sesi kjo form\u00eb pushteti mund ta arsyetoj\u00eb vrasjen dhe vdekjen e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebrderisa e promovon jet\u00ebn, \u00ebsht\u00eb duke e funksionalizuar racizmin si mekaniz\u00ebm t\u00eb shtetit modern. Gjuha biologjike, evolucioniste, e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb rac\u00ebs s\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ishte m\u00ebnyra sesi logjikohej kolonizimi, domosdoshm\u00ebria e luft\u00ebrave, sesi mendohej p\u00ebr s\u00ebmundjet mendore e kriminalitetin: ajo qe m\u00ebnyra sesi mendohej n\u00eb kontekstin \u2018darvinian\u2019 t\u00eb \u2018p\u00ebrzgjedhjes natyrore\u2019 dhe \u2018mbijetes\u00ebs s\u00eb m\u00eb t\u00eb fortit\u2019 kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshtrimin dhe zhdukjen e tjetrit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">A nuk \u00ebsht\u00eb kjo e nj\u00ebjta m\u00ebnyr\u00eb rezonimi q\u00eb e p\u00ebrdorin disa deputet\u00eb e politikan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb? A s\u2019e kan\u00eb ata parasysh past\u00ebrtin\u00eb dhe p\u00ebrforcimin e rac\u00ebs p\u00ebrmes eliminimit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve biologjike ndaj saj kur flasin kund\u00ebr Kodit Civil e Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar? A nuk flasin gjithmon\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ata sa her\u00eb flasin p\u00ebr grat\u00eb e komunitetin LGBTQI+? Dhe p\u00ebr pakicat e tjera?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb dhe pasojat e saj konkrete t\u00eb saj shekulli i nj\u00ebzet\u00eb i ka par\u00eb n\u00eb form\u00ebn e shtetit nazist, politikat e t\u00eb cilit ishin vet\u00ebm ekstremi logjik i k\u00ebsaj gjuhe dhe k\u00ebsaj m\u00ebnyre t\u00eb t\u00eb menduarit. A nuk p\u00ebrdoret e nj\u00ebjta gjuh\u00eb sot nga ekstremi i djatht\u00eb dhe grupet radikale serbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nga vet\u00eb shteti serb, sipas t\u00eb cil\u00ebve shqiptar\u00ebt jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi biologjik i rac\u00ebs superiore serbe? Kur mendohet sipas k\u00ebtyre formave t\u00eb racizmit biopushtetar, at\u00ebher\u00eb arsyetohen leht\u00eb prej l\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7areje t\u00eb vdes\u00eb e deri te gjenocidi shfaros\u00ebs ndaj nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Mjafton q\u00eb ata t\u00eb shpallen k\u00ebrc\u00ebnim biologjik p\u00ebr mbijetes\u00ebn e rac\u00ebs s\u00eb past\u00ebr.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Projekt-kodit Civil dhe Projekt-ligjit p\u00ebr Sh\u00ebndetin Riprodhues dhe Fertilizim t\u00eb Asistuar t\u00eb cil\u00ebt frik\u00ebsohen se do ta humbin pushtetin mbi burrat dhe grat\u00eb, se nuk do t\u00eb mund ta ushtrojn\u00eb pushtetin e tyre mbi jet\u00ebn? \u00c7far\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz pa teorit\u00eb e tyre raciste p\u00ebrmes t\u00eb cilave k\u00ebrkojn\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":388,"featured_media":6845,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[989,990,991],"ppma_author":[382],"class_list":["post-6844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-inteligjenca-artificiale","tag-racizmi","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":382,"user_id":388,"is_guest":0,"slug":"alban-bokshi","display_name":"Alban Bokshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg"},"user_url":"","last_name":"Bokshi","first_name":"Alban","description":"Alban Bokshi ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari p\u00ebr Studime Evropiane dhe Shkenca Politike\/Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe MA nga Universiteti i Sussex-it, UK, n\u00eb Studime Bashk\u00ebkohore Evropiane. Ka punuar nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile si hulumtues dhe menaxher projektesh n\u00eb Organizat\u00ebn \u00c7ohu!, Institutin Kosovar p\u00ebr Stabilitet, Klubin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Transparency International, etj. Po ashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb me administrat\u00ebn publike si k\u00ebshilltar p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, me DFID dhe CDF. S\u00eb fundmi punon si K\u00ebshilltar Politik i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe po vazhdon studimet e Masterit n\u00eb Filozofi n\u00eb Universitetin e Staffordshire, UK."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/388"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6846,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6844\/revisions\/6846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6844"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}