{"id":6866,"date":"2024-03-26T11:01:07","date_gmt":"2024-03-26T10:01:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6866"},"modified":"2024-07-19T13:01:37","modified_gmt":"2024-07-19T12:01:37","slug":"sovranizmi-semi-sovran-i-qeverise-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/sovranizmi-semi-sovran-i-qeverise-kurti\/","title":{"rendered":"Sovranizmi Semi-Sovran i Qeveris\u00eb Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Me ardhjen n\u00eb pushtet m\u00eb 2021, kryeministri Kurti <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/interviste-albin-kurti-dialogu-tarifa-reciprociteti\/30422921.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">paralajm\u00ebroi<\/a> nj\u00eb qasje t\u00eb re politike p\u00ebr dallim nga qeverit\u00eb e kaluara. Strategjia e re fokusohej n\u00eb nj\u00eb drejtim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kundrejt Serbis\u00eb n\u00eb negociata, qasje m\u00eb unilaterale dhe t\u00eb pakoordinuar me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt strategjik\u00eb, si dhe nj\u00eb kahe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sovraniste me q\u00ebllim t\u00eb konsolidimit t\u00eb shtetit duke targetuar pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit, e populluar kryesisht me serb\u00eb.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb, mund t\u00eb argumentohet se kjo qasje mund t\u00eb ket\u00eb rezultuar pozitivisht n\u00eb konsolidim t\u00eb sovranitetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i largimit t\u00eb stiker\u00ebve p\u00ebr targa, njohja e tabelave t\u00eb automjeteve, faturimi i energjis\u00eb elektrike, si dhe shtimi i kontrolleve dhe pranis\u00eb s\u00eb policis\u00eb, mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto veprime jan\u00eb shoq\u00ebruar shpesh me veprime unilaterale (pa koordinim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt), t\u00eb shtyra nga prirja e Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00ebn kontroll gj\u00ebrat duke u thirrur n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e shtetit. P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs legale q\u00eb ka Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb, aktualisht, qasja sovraniste politikisht e sfidon direkt konsolidimin shtet\u00ebror t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qasja aktuale e Qeveris\u00eb p\u00ebrputhet me parimet e sovranizmit. Sovranizmi si koncept i gjer\u00eb rrjedh nga ideja e t\u00eb qenit sovran n\u00eb kuptimin klasik t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb brenda vendit, dhe pasfidueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e sovranitetit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sovranizmi i qeveris\u00eb aktuale fokusohet n\u00eb konsolidimin e sovraniteteit t\u00eb brendsh\u00ebm nga komuniteti joshumic\u00eb serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe indirekt nga Serbia, si dhe n\u00eb zvog\u00eblimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb politikat e brendshme t\u00eb vendit, kryesisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e dialogut me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qasja sovraniste e Kurtit thellon hendekun mes serb\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>Qasja sovraniste e Qeveris\u00eb Kurti ndaj komunitetit serb \u00ebsht\u00eb duke u d\u00ebshmuar si jo e q\u00ebndrueshme n\u00eb kuptimin e rezultateve q\u00eb ka prodhuar dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb objektivave t\u00eb saj. Qeveria Kurti vazhdon t\u00eb veproj\u00eb unilaterlaisht dhe pa u konsultuar me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat, kjo e ka zbehur besimin e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj institucioneve t\u00eb vendit dhe ka ndikuar n\u00eb bojkotin e tanish\u00ebm t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb komunave veriore ndaj institucioneve t\u00eb vendit, si dhe largimin e tyre nga institucionet q\u00eb deri diku formalisht ishin pjes\u00eb e tyre, si nga policia, gjykatat, e sidomos me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, v\u00ebrejm\u00eb nj\u00eb largim t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb serb\u00ebve nga institucionet e vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb shtyr\u00eb e t\u00eb mb\u00ebshtetur politikisht e financiarisht nga Serbia, dhe me mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, zhvillohen edhe apetitet e k\u00ebrkesat politike t\u00eb serb\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shtuar garancit\u00eb e mbrojtjes nga veprimet sovraniste shpesh t\u00eb manifestuara si veprime t\u00eb ngutshme ad-hoc, unilaterale e t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb potencohet q\u00eb qasja sovraniste e qeveris\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrdorur nga komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nga Serbia p\u00ebr zhvillimin e kauzave politike si p\u00ebrgjigje ndaj veprimeve sovraniste, duke rrezikuar t\u00eb arriturat e deritanishme, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu kredibilitetin dhe legjitimitetin e vendit, i nd\u00ebrtuar dhe i pranuar mbi karakterin multietnik.<\/p>\n<p>Qeveria duket se po e konsideron t\u00eb kushtueshme p\u00ebrfshirjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e dialogut dhe relacionet me Serbin\u00eb dhe komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Moskoordinimi i Kurtit me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb d\u00ebmton objektivat e p\u00ebrgjithsh\u00ebm shtet\u00ebror\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr objektivat ky\u00e7 t\u00eb Kosov\u00ebs mbeten integrimi n\u00eb strukturat euro-atlantike dhe shtimi i njohjeve t\u00eb reja, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me Per\u00ebndimin. Pothuajse \u00e7do p\u00ebrparim i Kosov\u00ebs p\u00ebr njohje t\u00eb reja dhe integrim n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare kalon p\u00ebrmes Per\u00ebndimit, sidomos ShBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sovranizmi i Qeveris\u00eb Kurti n\u00eb raport me dialogun dhe serb\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebrmes veprimeve unilaterale, pa koordinim me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, ka d\u00ebmtuar komunikimin me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Var\u00ebsia e vendit nga Per\u00ebndimi vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pothuajse e domosdoshme dhe e paz\u00ebvend\u00ebsueshme. Megjithat\u00eb, duket se Qeveria Kurti nuk e ka konsideruar seriozisht k\u00ebt\u00eb faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur ka dizajnuar politik\u00ebn e vet sovraniste.<\/p>\n<p>Idealizmi ideologjik q\u00eb ka partia n\u00eb pushtet, me nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb theksuar nacionalizmi, e materializuar n\u00eb sjelljen politike t\u00eb deridjeshme si opozit\u00eb, duket q\u00eb ka mjegulluar arsyen dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr pragmatiz\u00ebm, q\u00eb i duhet Qeveris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe qasjen ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit, sidomos ShBA-s\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e domosdoshmja.<\/p>\n<p>Konsolidimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs ka arritur deri k\u00ebtu fal\u00eb mb\u00ebshtetjes per\u00ebndimore. Andaj, idealizmi sovranist i Qeveris\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb lajthitje k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje dhe do t\u00eb ket\u00eb kosto t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr shtetin dhe vendin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i pakontestuesh\u00ebm q\u00eb Kosova si shtet \u00ebsht\u00eb krijuar me mb\u00ebshtetje t\u00eb domosdoshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Kjo domosdoshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb ende aktuale dhe jetike p\u00ebr shkak se subjektiviteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs mbetet i pafinalizuar, i kontestuar nga gati gjysma e vendeve t\u00eb bot\u00ebs, pa an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB dhe shum\u00eb organizata t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00e7\u00ebshtja b\u00ebhet edhe m\u00eb komplekse n\u00ebse marrim p\u00ebr baz\u00eb munges\u00ebn e kapaciteteve q\u00eb ka vendi p\u00ebr t\u2019i zbatuar zotimet sovraniste. Vendi vazhdon t\u00eb ket\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madhe institucionale n\u00eb KFOR, n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb ndan sovranitetin me KFOR-in, pa kapacitete t\u00eb veta p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb vendimet e detyrueshme e p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb zot synimeve sovraniste.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar edhe n\u00eb rrjedhjen e incidenteve t\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb veri. T\u00eb vetmin potencial afatshkurt\u00ebr sovranist q\u00eb ka Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja emocionale e masave popullore, q\u00eb mund t\u00eb transformohet n\u00eb vota, dhe destabilizimi e konflikti i mundsh\u00ebm, nga i cili vendi mund vet\u00ebm t\u00eb humbas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, mostrajtimi i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrtej dogmatizmit ideologjik sovranist, zvog\u00eblon mund\u00ebsit\u00eb e konsolidimit shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrezikon t\u00eb ardhmen e vendit drejt aspiratave integruese euro-atlantike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me ardhjen n\u00eb pushtet m\u00eb 2021, kryeministri Kurti paralajm\u00ebroi nj\u00eb qasje t\u00eb re politike p\u00ebr dallim nga qeverit\u00eb e kaluara. Strategjia e re fokusohej n\u00eb nj\u00eb drejtim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kundrejt Serbis\u00eb n\u00eb negociata, qasje m\u00eb unilaterale dhe t\u00eb pakoordinuar me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt strategjik\u00eb, si dhe nj\u00eb kahe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb sovraniste me q\u00ebllim [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":440,"featured_media":6868,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[998,996,995,994],"ppma_author":[997],"class_list":["post-6866","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-politike","tag-qeveria-kurti","tag-semi-sovran","tag-sovranizmi"],"authors":[{"term_id":997,"user_id":440,"is_guest":0,"slug":"avdi-smajlaj","display_name":"Avdi Smajljaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/03-2-1-scaled.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/03-2-1-scaled.jpg"},"user_url":"","last_name":"Smajljaj","first_name":"Avdi","description":"Ka p\u00ebrfunduar doktoratur\u00ebn n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Duisburg-Essen. Esht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Shkencave Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Epoka n\u00eb Tiran\u00eb. Ka ligj\u00ebruar n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb vendit. Ka botuar nj\u00eb lib\u00ebr dhe disa punime n\u00eb revista shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Fushat e interesit t\u00eb tij p\u00ebr hulumtimit jan\u00eb: demokratizimi, populizmi, partit\u00eb politike, integrimi evropian."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/440"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6866"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6871,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6866\/revisions\/6871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6866"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}