{"id":6875,"date":"2024-04-03T13:11:15","date_gmt":"2024-04-03T12:11:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6875"},"modified":"2024-07-19T13:18:13","modified_gmt":"2024-07-19T12:18:13","slug":"serbia-armiqesore-si-fakt-dhe-nevoje-politike-e-qeverise-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/serbia-armiqesore-si-fakt-dhe-nevoje-politike-e-qeverise-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Serbia armiq\u00ebsore si fakt dhe nevoj\u00eb politike e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Opinioni publik n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijesohet edhe aq shum\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb i vjen shtet\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. Investimi i Serbis\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm dhe i duksh\u00ebm nd\u00ebr vite \u2013 pa marr\u00eb parasysh se kush ka qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Ky investim \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr sabotimin e integrimit t\u00eb serb\u00ebve vendas n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe institucionet kosovare, luft\u00ebs aktive p\u00ebr ta parandaluar konsolidimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, luft\u00ebs s\u00eb vazhdueshme hibride p\u00ebr t\u00eb trazuar rendin dhe funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta ruajtur me \u00e7do kusht status-kuon\u00eb n\u00eb veri si gjendje e nj\u00eb territori t\u00eb kontestuar.<\/p>\n<p>Rishtazi, agresioni i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur edhe n\u00eb forma ekstreme. Sulmi terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb m\u00eb 24 shtator 2023 dhe mobilizimi ushtarak n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rastet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit m\u00eb esktrem.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb sot t\u00eb bindet askush \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht brezi q\u00eb e mban n\u00eb mend luft\u00ebn \u2013se Serbia zyrtare dhe skajshm\u00ebrisht revizioniste nuk \u00ebsht\u00eb af\u00ebr pranimit t\u00eb realitetit t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur, edhe n\u00ebse presioni i jasht\u00ebm do ta detyroj\u00eb drejt nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb till\u00eb. Edhe n\u00eb rastet e pakta kur Beogradi zyrtar flet p\u00ebr paqen, diskursi drejtohet kah paqja shqiptaro-serbe, si koncept m\u00eb i gjer\u00eb etnik, por jo te paqja me Kosov\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr integrim n\u00eb NATO, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohet ndaj \u00e7far\u00ebdo skenari t\u00eb agresionit nga fqinji verior. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb Kosova t\u00eb mundohet ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb synim p\u00ebrmes mekanizmave politik\u00eb si dialogu i Brukselit, sepse ky \u00ebsht\u00eb parakusht i path\u00ebn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr shqet\u00ebsimit legjitim ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit nga Serbia, ka di\u00e7ka thell\u00ebsisht problematike me m\u00ebnyr\u00ebn se si Kosova reagon dhe obsesionohet me Serbin\u00eb, duke e mbajtur at\u00eb si busull orientuese t\u00eb mendimit dhe veprimit t\u00eb vet politik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta tre vjet, Qeveria e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb prir\u00eb nga nj\u00eb vizion pozitiv p\u00ebr veten, por nga nj\u00eb vizion reagues dhe kund\u00ebrshtues ndaj Serbis\u00eb \u2013 thuajse Kosova akoma jeton n\u00ebn pushtimin serb.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se ky diskurs reaktiv po ndodh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Serbia asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb pak e pranishme n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 qoft\u00eb politikisht, kulturalisht, apo edhe ekonomikisht.<\/p>\n<p>Realiteti \u00ebsht\u00eb se Serbia, p\u00ebrkund\u00ebr ambicieve t\u00eb saja hegjemonike dhe armatosjes s\u00eb vazhdueshme, sot ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb manovruese, e rrethuar nga NATO dhe BE-ja. Agresioni rus mbi Ukrain\u00ebn dhe sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb e kan\u00eb ngushtuar edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, duke ndikuar negativisht n\u00eb pozicionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij dob\u00ebsimi relativ t\u00eb Serbis\u00eb, ajo asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb e pranishme n\u00eb imagjinat\u00ebn dhe diskursin ton\u00eb publik si gogol shpjegues i \u00e7do rrethane dhe zhvillimi politik.<\/p>\n<p>Ironia tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se projektimin e fuqis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb \u2013 e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb fuqin\u00eb e Serbis\u00eb mbi mendjet tona \u2013 e zmadhojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pik\u00ebrisht ata q\u00eb na prezantohen si nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb dhe si pararoj\u00eb e interesit komb\u00ebtar. Serbia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pranishme n\u00eb diskursin ton\u00eb publik, sepse ajo jeton \u201cpa qira\u201d n\u00eb mendjet e tyre dhe ua arsyeton ekzistenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Efekti i k\u00ebsaj psikoze kolektive prej vitesh po prodhon pasoja t\u00eb m\u00ebdha politike, duke e p\u00ebrmbysur racionalitetin e veprimeve tona si shtet, duke e keqlexuar Serbin\u00eb dhe duke e projektuar tek ajo nj\u00eb armik m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb sofistikuar dhe m\u00eb homogjen sesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Kjo psikoz\u00eb kolektive me Serbin\u00eb gjithashtu po prodhon efekte t\u00eb tjera an\u00ebsore, si zbehja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, sipas kryeministrit, nuk e shohin Serbin\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb. Psikoza gjithashtu po krijon frym\u00eb t\u00eb urrejtjes ndaj pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe po e shp\u00ebrq\u00ebndron v\u00ebmendjen e publikut nga prioritetet tona t\u00eb tjera zhvillimore.<\/p>\n<p>Kosova gjithsesi duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet rrezikut q\u00eb vjen nga Serbia, por jo me emocionalitetin dhe histerin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb pushtuari, por me qet\u00ebsin\u00eb dhe racionalitetin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur dhe sovran, i cili sillet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale, fillimisht ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe s\u00eb dyti ndaj partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje mbetet se cilat jan\u00eb shkaqet prapa k\u00ebtij iracionaliteti kolektiv q\u00eb na ka mb\u00ebrthyer n\u00eb rrethanat e liris\u00eb. Shpjegimet jan\u00eb t\u00eb shumta dhe shum\u00eb prej tyre mund t\u00eb jen\u00eb edhe psikologjike.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje t\u00eb pjesshme mund t\u00eb na jap\u00eb trauma post-koloniale e Kosov\u00ebs. Padrejt\u00ebsit\u00eb historike t\u00eb patrajtuara t\u00eb shum\u00eb brezave t\u00eb shqiptar\u00ebve na kan\u00eb ngujuar n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb kolektive t\u00eb viktim\u00ebs, edhe n\u00eb rrethanat e sotme kur kemi pushtet dominues n\u00eb shtetin ton\u00eb. Problemi i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb ngujuar n\u00eb identitetin e viktim\u00ebs \u00ebsht\u00eb se viktima nuk mund t\u2019i jap\u00eb vetes kuptim pa ekzistenc\u00ebn e armikut dhe ka varshm\u00ebri nga natyra armiq\u00ebsore e marr\u00ebdh\u00ebnies. P\u00ebr viktim\u00ebn, vet\u00eb ideja e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje paq\u00ebsore me armikun mund t\u00eb jet\u00eb destabilizuese.<\/p>\n<p>Trauma post-koloniale prodhon gjithashtu edhe vet\u00ebbesim t\u00eb ul\u00ebt kolektiv, paranoj\u00eb dhe nj\u00eb projektim t\u00eb zmadhuar t\u00eb armikut, q\u00eb burojn\u00eb nga e kaluara e t\u00eb qenit m\u00eb i dob\u00ebt dhe n\u00ebn pushtim.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat e liris\u00eb, ekzistenca dhe rreziku i vazhduesh\u00ebm prej armikut t\u00eb jasht\u00ebm ka gjithashtu edhe efekt terapeutik, sepse \u00ebsht\u00eb burim homogjeniteti shoq\u00ebror \u2013 n\u00eb p\u00ebrballje me armikun (Serbin\u00eb) ne jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb dhe i vendosim n\u00eb rrafsh dyt\u00ebsor p\u00ebr\u00e7arjet tona t\u00eb tjera shoq\u00ebrore (politike, rajonale, fetare, etj).<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej fenomeneve t\u00eb psikologjis\u00eb kolektive, Serbia si armike ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb politike jetike e pushtetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i ushqejn\u00eb k\u00ebto emocione dhe trauma n\u00eb opinion publik.<\/p>\n<p>Si\u00e7 na m\u00ebson historia politike e t\u00eb gjitha regjimeve autoritare, theksimi i tepruar i k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb instrumenti politik m\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebr shtypjen e pak\u00ebnaq\u00ebsive politike t\u00eb brendshme dhe i delegjitimimit t\u00eb kritik\u00ebs ndaj qeveris\u00eb si armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht, sot e gjith\u00eb kritika ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs etiketohet n\u00eb kall\u00ebp nga figura t\u00eb pushtetit dhe nga agjent\u00ebt e tyre mediatik\u00eb si e frym\u00ebzuar dhe sponsorisuar nga Serbia. Dhe, jo rast\u00ebsisht, n\u00eb rrethanat e munges\u00ebs s\u00eb rezultateve qeveris\u00ebse, mbahet gjall\u00eb fryma e k\u00ebrc\u00ebnimit permanent dhe prodhohen drama t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia ka synime armiq\u00ebsore ndaj shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe prej vitesh po detyrohet me zor nga Per\u00ebndimi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb paqe me t\u00eb. Por, fatkeq\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb skenar nuk e duam as ne. Kjo sepse Serbia armiq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb edhe mik i pandash\u00ebm dhe i dobish\u00ebm i mbulimit t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opinioni publik n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijesohet edhe aq shum\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb i vjen shtet\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. Investimi i Serbis\u00eb zyrtare p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm dhe i duksh\u00ebm nd\u00ebr vite \u2013 pa marr\u00eb parasysh se kush ka qen\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":6868,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[998,1001,12],"ppma_author":[985],"class_list":["post-6875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-politike","tag-qeveria-e-kosoves","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6875"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6876,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6875\/revisions\/6876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6875"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}