{"id":7116,"date":"2024-07-29T14:30:06","date_gmt":"2024-07-29T13:30:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7116"},"modified":"2024-07-29T14:32:35","modified_gmt":"2024-07-29T13:32:35","slug":"marreveshja-per-litiumin-vulos-heshtjen-e-be-se-per-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/marreveshja-per-litiumin-vulos-heshtjen-e-be-se-per-serbine\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja p\u00ebr litiumin vulos heshtjen e BE-s\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu\/news\/eu-and-serbia-sign-strategic-partnership-sustainable-raw-materials-battery-value-chains-and-electric-2024-07-19_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Memorandumi i mir\u00ebkuptimit<\/a> midis Serbis\u00eb dhe BE-s\u00eb, i n\u00ebnshkruar m\u00eb 19 korrik n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale t\u00eb BE-s\u00eb kundrejt parimeve dhe vlerave demokratike t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, Beogradi dhe Brukseli zyrtarizojn\u00eb \u2018partneritetin strategjik\u2019 mbi l\u00ebnd\u00ebt e para, zinxhir\u00ebt e prodhimit t\u00eb baterive dhe veturat elektrike. Ky planifikim i mund\u00ebson BE-s\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb shum\u00eb ekonomikisht n\u00eb rrethin\u00ebn e saj, e k\u00ebsisoj t\u00eb largohet gradualisht nga Kina, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb \u00e7do premtimi demokratik q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb shoq\u00ebris\u00eb serbe dhe shteteve q\u00eb jan\u00eb duke pritur t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje pasqyron se dyshimi q\u00eb BE-ja po e \u2018p\u00ebrk\u00ebdhel\u2019 Serbin\u00eb p\u00ebr ta ftohur nga boshti Mosk\u00eb-Bejing nuk iu p\u00ebrgjigj vet\u00ebm shantazhit mjesht\u00ebror gjeopolitik t\u00eb Beogradit, apo d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar <em>elefantin n\u00eb dhom\u00eb, <\/em>por motivit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitim ekonomik. Tani, Brukseli e thur nj\u00eb fill t\u00eb ri n\u00eb ng\u00ebr\u00e7in e nd\u00ebrlikuar me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prej Pengut n\u00eb Bashk\u00ebpun\u00ebtor <\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja buron nga projekti kontrovers i nxjerrjes s\u00eb litiumit, menaxhuar nga kompania multinacionale e g\u00ebrmimit n\u00eb miniera Rio Tinto, sakt\u00ebsisht nga plani 2.4 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Lugin\u00ebn e Jadarit, af\u00ebr Llozhnic\u00ebs n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb, minier\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nxjerrjes s\u00eb litiumit p\u00ebr sa i takon prodhimit.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt e mjedisit dhe z\u00ebrat kund\u00ebrshtues b\u00ebn\u00eb fushat\u00eb t\u00eb fuqishme kund\u00ebr k\u00ebtij projekti, n\u00ebp\u00ebrmjet <a href=\"https:\/\/www.reuters.com\/world\/europe\/green-groups-block-roads-serbia-protest-rio-tintos-mining-project-2021-12-11\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">protestave masive n\u00eb rrug\u00eb<\/a> m\u00eb 2021, gj\u00eb q\u00eb e shtyri qeverin\u00eb ta nd\u00ebrpres\u00eb projektin n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022. Shqet\u00ebsimet e protestuesve fokusoheshin <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/australia-news\/2020\/may\/26\/rio-tinto-blasts-46000-year-old-aboriginal-site-to-expand-iron-ore-mine\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Rio Tintos p\u00ebr katastrofat mjedisore n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn<\/a>, d\u00ebmtimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe rrezikun e shpopullimit t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky projekt u <a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2024\/01\/22\/serbian-environmentalists-alarmed-by-renewed-talk-of-rio-tinto-mine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ringjall shpejt<\/a> sapo Partia Progresive e Serbis\u00eb (SNS), n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, i fitoi bindsh\u00ebm zgjedhjet parlamentare dhe, rrjedhimisht, brenda pak muajve, i m\u00ebnjanoi t\u00eb gjitha pengesat potenciale institucionale, ligjore dhe burokratike. Po kaq i shpejt\u00eb ishte edhe njoftimi se Serbia dhe BE-ja po lidhnin marr\u00ebveshje, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ajo m\u00eb von\u00eb mund t\u2019i diversifikonte strategjikisht burimet e saj t\u00eb litiumit, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb baterit\u00eb e veturave elektrike, pa qen\u00eb t\u00eb varur nga Kina.<\/p>\n<p>Duke tentuar shk\u00ebputjen ekonomike nga Bejingu, Brukseli e pa t\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb investoj\u00eb dhe ta p\u00ebrkrah\u00eb Beogradin \u2013 duke e lidhur veten, n\u00eb fakt, me nj\u00eb regjim po ashtu jodemokratik, por q\u00eb del t\u00eb jet\u00eb fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ironia politike midis shqet\u00ebsimeve mjedisore <\/strong><\/p>\n<p>Ironikisht, marr\u00ebveshja u lidh vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u p\u00ebrkrah p\u00ebr mandatin e dyt\u00eb nga nj\u00eb shumic\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parlamentit Europian, me <a href=\"https:\/\/www.lemonde.fr\/en\/international\/article\/2024\/07\/20\/green-votes-secure-ursula-von-der-leyen-re-election-as-president-of-the-european-commission_6691041_4.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mb\u00ebshtetjen kruciale t\u00eb T\u00eb Gjelb\u00ebrve t\u00eb Europ\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr litiumin, grupet progresive politike n\u00eb Parlamentin Europian, e ve\u00e7an\u00ebrisht T\u00eb Gjelbrit, ve\u00e7se kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb llogari presidentes. Kjo detyr\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet gjithnj\u00eb m\u00eb e nevojshme gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb pes\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb von der Leyen-it, marr\u00eb parasysh precedentin e dyshimt\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb raportet e Brukselit me shtetet kandidate.<\/p>\n<p>Me ndarjen e thell\u00eb ideologjike midis 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bashkimit Europian, mandati i ardhsh\u00ebm i Komisionit Europian duket t\u00eb jet\u00eb jo i sigurt dhe jo i leht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shum\u00eb vendime politike, si ato p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Gjelb\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, do t\u00eb kontestohen, zbuten apo edhe t\u00eb anulohen.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrkund\u00ebr ndikimit t\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb Parlamentin Europian, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe partit\u00eb progresive n\u00eb nivel t\u00eb BE-s\u00eb duhet ta kusht\u00ebzojn\u00eb sistematikisht mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr <a href=\"https:\/\/commission.europa.eu\/about-european-commission\/president-elect-ursula-von-der-leyen_en\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">agjend\u00ebn e ardhshme t\u00eb von der Leyen-it<\/a> me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe standardeve mjedisore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb sfiduese t\u00eb sigurohen k\u00ebto koncesione, me prirjet e preferuara ideologjike t\u00eb von der Leyen-it p\u00ebr grupin ECR t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme t\u00eb Meloni-t, q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb votimin apo bllokimin e politikave t\u00eb caktuara, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr T\u00eb Gjelbrit.<\/p>\n<p>Dal\u00ebngadal\u00eb, BE-ja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb peng i shantazhit gjeostrategjik t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 \u201cas Lindja, as Per\u00ebndimi, ose&#8230;\u201d \u2013 dhe tashm\u00eb Brukseli po e ndihmon ta mbroj\u00eb at\u00eb. Me rishpikjen e shkath\u00ebt dhe t\u00eb volitshme t\u00eb parimeve, Komisioni Europian tani \u00ebsht\u00eb kontribues aktiv n\u00eb platform\u00ebn e guximshme t\u00eb Vu\u00e7iqit p\u00ebr dominim politik e ekonomik, me an\u00eb t\u00eb zgjatjes s\u00eb pushtetit t\u00eb tij. Brukseli \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i p\u00ebrsosur i Beogradit.<\/p>\n<p>Teksa nd\u00ebrmarrja e minierave Rio Tinto po festohet politikisht midis g\u00ebzimesh diplomatike, efektet e pritura \u2013 direkte dhe t\u00eb t\u00ebrthorta \u2013 p\u00ebr qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb, e jo vet\u00ebm banor\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Jadarit, jan\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese. Ekstraktimi i litiumit mund t\u00eb shkaktoj\u00eb ndotje t\u00eb ujit dhe tok\u00ebs, si dhe <a href=\"https:\/\/www.banktrack.org\/article\/in_the_mire_new_risk_briefing_on_rio_tinto_s_planned_lithium_mine_in_serbia\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">degradim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mjedisor<\/a>, teksa, nisur nga pjellshm\u00ebria e lart\u00eb e tok\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij rajoni, mund t\u00eb ket\u00eb edhe ngritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore. Minierat e litiumit, p\u00ebr shkak t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.carbonchain.com\/blog\/understand-lithium-minings-environmental-impact\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">metodave disruptive dhe me kemikate<\/a> t\u00eb ekstraktimit t\u00eb mineraleve, njihen p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e pyjeve dhe natyr\u00ebs, emetim t\u00eb gazrave t\u00eb efektit serr\u00eb, si dhe ndotje t\u00eb ajrit.<\/p>\n<p><strong>Pasurimi i elit\u00ebs dhe biznesit, si zakonisht <\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, marr\u00ebveshja do t\u2019u leverdis\u00eb \u2013 sepse do t\u2019ua mbush\u00eb xhepat edhe m\u00eb shum\u00eb \u2013 elitave nacionale dhe lokale, q\u00eb i kan\u00eb pla\u00e7kitur burimet publike dhe natyrore t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, do ta rikonfirmoj\u00eb marrjen e konsoliduar n\u00ebn kontroll t\u00eb Europ\u00ebs periferike nga bizneset e m\u00ebdha, t\u00eb cilat, s\u00eb pari, funksionojn\u00eb pa kontroll dhe pa nd\u00ebshkim, duke anashkaluar qart\u00ebsisht mir\u00ebqenien publike n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fitimit privat.<\/p>\n<p>I qart\u00eb \u00ebsht\u00eb mesazhi kryesor i BE-s\u00eb p\u00ebr fqinj\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor: \u201cB\u00ebhuni t\u00eb leverdish\u00ebm, ose zhdukuni\u201d. Nuk pritet q\u00eb premtimet p\u00ebr integrimin sipas merit\u00ebs n\u00eb BE t\u00eb k\u00ebtyre vendeve t\u00eb kanalizohen te harmonizimi i politikave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e nxehta, por te r\u00ebnd\u00ebsia ekonomike-tregtare. Kjo b\u00ebhet shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb rajonit, kapacitetet m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta ekonomike dhe resurset m\u00eb t\u00eb mang\u00ebta t\u00eb s\u00eb cilave mund ta ndikojn\u00eb pozicionimin e tyre vizavi qasjes transaksionale t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr litiumin u jep shtytje udh\u00ebheq\u00ebsve rajonal\u00eb, si Vu\u00e7iqit, Dodikut dhe Ram\u00ebs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb shesh se sa pak p\u00ebrpjekje demokratike duhen p\u00ebr ta pasur BE-n\u00eb n\u00eb grusht. Shto k\u00ebtu edhe mosd\u00ebshir\u00ebn evidente t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur forcat prodemokratike n\u00eb Serbi dhe m\u00eb gjer\u00eb, ku opozitat proeuropiane, n\u00ebse nuk injorohen n\u00eb plotni, jan\u00eb pothuajse t\u00eb pav\u00ebrejtura.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor mund ta shijojn\u00eb nj\u00ebsoj mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb kuptuarit p\u00ebrfundimisht se nj\u00eb dimension i konsideruesh\u00ebm i nocionit t\u00eb tepruar \u2013 \u201cautonomia strategjike europiane\u201d \u2013 reduktohet n\u00eb plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, jo m\u00eb nga partner\u00ebt e pabesuesh\u00ebm 8,000 km larg, por nga ata m\u00eb af\u00ebr \u2013 pra, zhvendosjen e tyre n\u00eb partner\u00eb t\u00eb leverdish\u00ebm (por, barabar\u00ebsisht t\u00eb pabesuesh\u00ebm) n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth. Pasojat alarmante t\u00eb k\u00ebsaj situate po zbulohen p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Memorandumi i mir\u00ebkuptimit midis Serbis\u00eb dhe BE-s\u00eb, i n\u00ebnshkruar m\u00eb 19 korrik n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale t\u00eb BE-s\u00eb kundrejt parimeve dhe vlerave demokratike t\u00eb saj. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, Beogradi dhe Brukseli zyrtarizojn\u00eb \u2018partneritetin strategjik\u2019 mbi l\u00ebnd\u00ebt e para, zinxhir\u00ebt e prodhimit t\u00eb baterive dhe veturat [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":446,"featured_media":7120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[672,762,624,1059,1058,12,1057],"ppma_author":[1030],"class_list":["post-7116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-eu","tag-germany","tag-kryesore","tag-lithium","tag-scholz","tag-serbia","tag-vucic"],"authors":[{"term_id":1030,"user_id":446,"is_guest":0,"slug":"alejandro-perez","display_name":"Alejandro Esteso P\u00e9rez","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/IMG_2533.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/IMG_2533.webp"},"user_url":"","last_name":"Esteso P\u00e9rez","first_name":"Alejandro","description":"Alejandro Esteso P\u00e9rez is a political scientist and researcher specialising in EU enlargement and Western Balkan politics. He is a 2023 Fellow at the Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG) and an external lecturer on contemporary Western Balkan politics at the Complutense University of Madrid (UCM). He currently pursues doctoral studies at the University of Graz in Austria."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/446"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7116"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7116\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7117,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7116\/revisions\/7117"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7116"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}