{"id":7397,"date":"2022-12-09T15:11:39","date_gmt":"2022-12-09T13:11:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7397"},"modified":"2024-09-09T15:17:25","modified_gmt":"2024-09-09T13:17:25","slug":"miti-i-kontrates-shoqerore-krijimi-i-qytetarise-dhe-autoritetit-politik-sipas-hobbes-it-dhe-locke-ut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/uncategorized\/miti-i-kontrates-shoqerore-krijimi-i-qytetarise-dhe-autoritetit-politik-sipas-hobbes-it-dhe-locke-ut\/","title":{"rendered":"Miti i kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore: krijimi i qytetaris\u00eb dhe autoritetit politik sipas Hobbes-it dhe Locke-ut"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fillim, njer\u00ebzit ishin t\u00eb lir\u00eb; as kishte mbret\u00ebr p\u00ebr t\u2019i sundu, as qeveri a ligje p\u00ebr t\u2019i qeveris\u00eb, as kishte shtet mbi ta, sepse nuk kishte as shoq\u00ebri politike q\u00eb t\u00eb sundohej nga nj\u00eb autoritet politik. Njer\u00ebzit jetonin n\u00eb nj\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">gjendje natyrore<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">: ata g\u00ebzonin \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb natyra lejonte. N\u00eb at\u00eb gjendje natyrore, ata qeverisnin vetveten qyshdo q\u00eb donin e mundnin dhe me t\u00eb tjer\u00ebt silleshin qyshdo q\u00eb donin e mundnin. Kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb gjendje kaotike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb i forti mbizot\u00ebronte, por as mbizot\u00ebrimi i tij nuk ishte i q\u00ebndruesh\u00ebm, se gjithnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb i fort\u00eb. Ishte gjendje e \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">luft\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, gjendje e frik\u00ebs konstante dhe rezikut nga vdekja e dhunshme. N\u00eb gjendjen natyrore, askush nuk ishte i sigurt nga sulmi i t\u00eb tjer\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nuk ishte e shkruar q\u00eb kjo gjendje natyrore t\u00eb zgjaste p\u00ebrgjithmon\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, njer\u00ebzit vendos\u00ebn q\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb secili prej tyre t\u00eb hiqte dor\u00eb nga t\u00eb drejtat n\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb organizim politik mbi ta, nj\u00eb pushtet qendror, nj\u00eb sovran, nj\u00eb mbret, nj\u00eb shtet tek i cili do t\u00eb bartnin t\u00eb drejtat e tyre q\u00eb i g\u00ebzonin n\u00eb gjendjen e par\u00ebhershme natyrore, pasi t\u00eb ken\u00eb hequr dor\u00eb prej tyre. Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, lidh\u00ebn nj\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kontrat\u00eb shoq\u00ebrore<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebshtu, njer\u00ebzit konstituuan veten si shoq\u00ebri politike dhe m\u00eb pas krijuan garantuesin e kontrat\u00ebs, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">sovranin<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> q\u00eb sundonte mbi ta. Duke u ngrit\u00eb mbi ekzistenc\u00ebn e tyre individuale dhe mbi marr\u00ebdh\u00ebniet, interesat dhe detyrimet imediate t\u00eb lidhjeve t\u00eb gjakut dhe t\u00eb kominitetit t\u00eb ngusht\u00eb, njer\u00ebzit kaluan nga gjendja natyrore n\u00eb nj\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">gjendje politike<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. Kontrata parashihte formimin e shoq\u00ebris\u00eb qytetare dhe sovranin ose shtetin. K\u00ebshtu, ata u shnd\u00ebrruan n\u00eb shoq\u00ebri qytetare, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb qeveriset nga sovrani ose shteti\u00a0 dhe u b\u00ebn\u00eb shtetas, qytetar\u00eb t\u00eb shtetit q\u00eb e krijuan vet\u00eb. Nga ky \u00e7ast, vlera ose dinjiteti i njeriut nuk kusht\u00ebzohej nga mjedisi m\u00eb i af\u00ebrt i tij,\u00a0 nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb forc\u00ebn, por nga qytetaria, dometh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb qen\u00ebt pjes\u00ebtar i nj\u00eb komuniteti t\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve para ligjit dhe para shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Se kur u arrit kontrata, kush e shkroi dhe kush e n\u00ebnshkroi at\u00eb, nuk dihet. Por, kjo \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se ky rr\u00ebfim tregon jo nj\u00eb ngjarje historike, por p\u00ebrb\u00ebn themelin filozofik t\u00eb pushtetit t\u00eb sovranit dhe t\u00eb pushtetit qendor shtet\u00ebror. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ky rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit politik q\u00eb p\u00ebrbashkon qytetar\u00ebt rreth ides\u00eb s\u00eb kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore: rr\u00ebfen zanafill\u00ebn e krijimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb politike dhe t\u00eb autoritetit politik dhe themelon iden\u00eb q\u00eb autoriteti politik duhet t\u00eb kuptohet si t\u00eb ishte rezultat i nj\u00eb kontrate mes njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb q\u00eb e krijojn\u00eb at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebt\u00eb mit politik e ka propozuar filozofi anglez Thomas Hobbes] n\u00eb librin e tij: \u201c<\/span><a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/filozofia-sociologjia\/1266-leviatani-thomas-hobbes-9789994372775.html\"><span style=\"font-weight: 400;\">Leviatani: L\u00ebnda, forma dhe fuqia e nj\u00eb shteti kishtar dhe civil<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. Libri u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1651 n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb trazirash qytetare n\u00eb Angli. Hobbesi k\u00ebrkonte arsyetim filozofik p\u00ebr nj\u00eb autoritet p\u00ebrfundimtar, p\u00ebr nj\u00eb sovran q\u00eb mban pushtetin e plot\u00eb dhe nuk e ndan at\u00eb me ask\u00eb. Sovrani, pra, ose \u00ebsht\u00eb krejt sovran ose nuk \u00ebsht\u00eb fare. N\u00eb p\u00ebrfytyrimin e Hobbesit, sovrani ishte si figura mitike biblike Leviatani, nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh i st\u00ebrmadh q\u00eb \u201cnuk ka fuqi mbi dh\u00e9 q\u00eb mund t\u00eb krahasohet me t\u00eb\u201d (Bibla).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrse Hobbesi e shihte zgjidhjen te nj\u00eb sovran i gjithfuqish\u00ebm q\u00eb e mban t\u00ebr\u00eb pushtetin dhe nuk e ndan me ask\u00eb tjet\u00ebr? Ai zhvilloi nj\u00eb filozofi t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore dhe mbi t\u00eb e themeloi filozofin\u00eb e tij politike t\u00eb sovranitetit absolut. P\u00ebr ta zbuluar natyr\u00ebn njer\u00ebzore, ai na \u00e7on larg n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kur nuk kishte mbret, n\u00eb gjendjen natyrore q\u00eb ishte nj\u00eb gjendje lufte e t\u00eb gjith\u00ebve kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, ku gjithkush kishte t\u00eb drejt\u00ebn natyrore: lirin\u00eb \u201ct\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fuqin\u00eb e tij si\u00e7 do ai vet\u00eb\u201d (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Leviatani, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">f.80). N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, jeta ishte \u201ce neveritshme, e vrazhd\u00eb dhe e shkurt\u00ebr\u201d (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Leviatani, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">f.78-9), me nj\u00eb fjal\u00eb, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">e pajetueshme<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb pajetueshme, njer\u00ebzit lidhin nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr paqe: duke heq\u00eb dor\u00eb nga e drejta natyrore (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Leviatani, <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">f.81) dhe liria p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fuqin\u00eb, njer\u00ebzit krijojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb qytetare, e cila m\u00eb pas, krijon sovranin tek i cili jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruara t\u00eb gjitha fuqit\u00eb politike, sepse nuk mund t\u2019u lihet njer\u00ebzve t\u00eb vendosin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave, interpretimeve dhe pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre, pasi ato mbarojn\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshje, dhe m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb kthim n\u00eb gjendjen natyrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Disa dekada pas \u201cLeviatanit\u201d, n\u00eb vitin 1689 nj\u00eb filozofi tjet\u00ebr anglez, John Locke, shkroi esen\u00eb \u201c<\/span><a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/filozofia-sociologjia\/4782-traktati-i-dyte-per-qeverisjen-dhe-shkrime-te-tjera-john-locke-9789994372750.html\"><span style=\"font-weight: 400;\">Traktati i dyt\u00eb p\u00ebr qeverisjen: ese mbi zanafill\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, shtrirjen dhe q\u00ebllimim e qeverisjes civile<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ide themelore t\u00eb kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore, e gjejm\u00eb edhe te Lockeu: kalimi nga gjendja natyrore n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb krijon komunitetin politik, q\u00eb lidh e bashkon njer\u00ebzit n\u00eb nj\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">trup politik<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, e pastaj, n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb vijuese, krijon <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">qeverin\u00eb civile<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. Me t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e komunitetit politik, njeriu heq dor\u00eb nga liria dhe e drejta natyrore, pra, nga t\u00eb drejtat q\u00eb i g\u00ebzonte n\u00eb gjendjen natyrore ose para kontrat\u00ebs. Njer\u00ebzit e lir\u00eb pajtohen nj\u00ebz\u00ebri t\u00eb formojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb qytetare, komunitetin, qeverin\u00eb, dhe k\u00ebshtu ia besojn\u00eb pushtetin nj\u00eb forme t\u00eb qeverisjes q\u00eb e shohin t\u00eb p\u00ebrshtatshme (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Traktati i dyt\u00eb,<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> f.95).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si Hobbesi m\u00eb par\u00eb, ashtu dhe Lockeu teorizuan se secili pjes\u00ebtar i komunitetit politik ka obligim ndaj parimeve dhe ligjeve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave qeveriset shoq\u00ebria. Ky obligim politik i secilit qytetar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb morale ndaj bashk\u00ebqytetar\u00ebve. Dallimi n\u00eb mes dy filozof\u00ebve \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrsa Hobbesi teorizonte se ky obligim politik i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb absolut, dometh\u00ebn\u00eb pa kushte, n\u00eb filozofin\u00eb e Lockeut, obligimi politik \u00ebsht\u00eb me kusht q\u00eb qeverisja civile t\u00eb ruaj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se\u00e7 mund t\u2019i ruanin njer\u00ebzit t\u00eb drejtat e tyre natyrore n\u00eb gjendjen natyrore: jet\u00ebn, sh\u00ebndetin, lirin\u00eb dhe pron\u00ebn e qytetar\u00ebve (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Traktati i dyt\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, f. 81).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb qeveri themelohet nga shoq\u00ebria p\u00ebr t\u00eb siguruar k\u00ebto dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e ekzistimit t\u00eb shtetit (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">raison d\u2019etat<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">)<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> Rrjedhimisht, shoq\u00ebria rezervon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos iu bindur qeverisjes dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund asaj at\u00ebher\u00eb kur qeverisja nuk e p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb ekzistimit t\u00eb saj. Qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb obligimi moral ndaj nj\u00eb qeverisjeje q\u00eb d\u00ebshton t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat natyrore t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb fund t\u00eb fundit, vet\u00eb qytetar\u00ebt, para se t\u00eb ishin qytetar\u00eb, ishin bashkuar n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm politik p\u00ebr t\u00eb themeluar dhe autorizuar, me an\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore, nj\u00eb qeverisje civile tek e cila i kishin bartur ato t\u00eb drejta p\u00ebr t\u2019i ruajtur m\u00eb mir\u00eb ato. K\u00ebshtu, Locke argumenton p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr mosbindje qytetare dhe p\u00ebr t\u00eb ngritur krye kund\u00ebr nj\u00eb qeverisje q\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fuqit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb rrezikuar a shkelur t\u00eb drejtat natyrore, dometh\u00ebn\u00eb ato t\u00eb drejta q\u00eb njer\u00ebzit i g\u00ebzonin n\u00eb gjendjen e tyre natyrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cLeviatani\u201d i Hobbesit dhe \u201cTraktati i dyt\u00eb i qeverisjes\u201d i Lockeut vihen n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb themeleve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb politike, \u201csovranit\u201d ose \u201cqeveris\u00eb civile\u201d, dometh\u00ebn\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpjegim se si \u00ebsht\u00eb kaluar nga jeta e njeriut n\u00eb gjendje natyrore n\u00eb gjendje qytetare ose n\u00eb bashk\u00ebsi politike. Pik\u00ebnisja e Hobbesit dhe e Lockeut \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, por rrug\u00ebt e tyre ndahen derisa argumenti zhvillohet: nd\u00ebrsa Hobbesi p\u00ebrligj absolutizmin, Lockeu arsyeton lirin\u00eb, pushtetin e kufizuar t\u00eb sovranit, p\u00eblqimin e t\u00eb qeverisurve dhe t\u00eb drejt\u00ebn e rezervuar t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr p\u00eblqimin dhe p\u00ebr t\u00eb ngritur krye kund\u00ebr pushtetit t\u00eb qeverisjes civile, kurdo q\u00eb mungon arsyeja e ekzistimit t\u00eb qeverisjes ose shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shp\u00ebtimin nga gjendja \u201ce neveritshme, e vrazhd\u00eb dhe e shkurt\u00ebr\u201d natyrore, miti i kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore nuk e gjen jasht\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, te nj\u00eb zot i p\u00ebrnalt\u00eb ose nj\u00eb hegjemon i jasht\u00ebm, por n\u00eb vet\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb: n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb qytetare q\u00eb krijon obligimin politik dhe legjitimon autoritetin politik, shtetin, monarkun, qeverin\u00eb, ligjin. Dhe kjo, po q\u00eb ishte nj\u00eb ide novatore dhe e \u201crrezikshme\u201d n\u00eb shekullin e larg\u00ebt XVII, kur e drejta e sovranit p\u00ebr t\u00eb qeverisur kuptohej si prerogativ\u00eb e sovran\u00ebve t\u00eb lindur, dometh\u00ebn\u00eb si e drejt\u00eb e posa\u00e7me e njer\u00ebzve t\u00eb nj\u00eb gjaku t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb Per\u00ebndia. P\u00ebrmes teoris\u00eb s\u00eb kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore, q\u00eb parashtron mitin e zanafill\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb qytetare dhe krijimin e autoritetit politik, Hobbes dhe Locke kan\u00eb zhvilluar koncepte p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim sovranitetit, shtetit, qeveris\u00eb. Locke konsiderohet themelues i ides\u00eb s\u00eb kushtetueshm\u00ebris\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb qeverisjes me parime kushtetuese n\u00eb Angli, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar si parim i teoris\u00eb liberale t\u00eb qeverisjes dhe ides\u00eb s\u00eb qeverisjes republikane n\u00eb Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrkund\u00ebr dallimeve n\u00eb mes sovranit absolut t\u00eb Hobbesit dhe qeverisjes civile t\u00eb Lockeut, ajo \u00e7far\u00eb ky mit politik thot\u00eb p\u00ebr autoritetin politik \u00ebsht\u00eb se themeli i shtetit \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebror; ky \u00ebsht\u00eb momenti zanafillor i krijimit t\u00eb autoritetit politik ose shtetit, q\u00eb n\u00ebnkupton se shteti nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me institucionet formale politike, si parlamenti, ministrit\u00eb, gjykatat, policia, e tjera, por ai ka nj\u00eb dimension shoq\u00ebror n\u00eb themel t\u00eb tij. Gjithashtu, miti parashtron iden\u00eb q\u00eb autoriteti politik duhet ta justifikoj\u00eb pushtetin mbi subjektet e tij, duke qen\u00eb se ai nuk mund t\u00eb merret si i mir\u00ebqen\u00eb, por i bie barra t\u2019i p\u00ebrgjigjet pyetjes p\u00ebrse duhet t\u2019i bindemi atij. Pra, autoriteti politik duhet ta justifikoj\u00eb pushtetin dhe pretendimin e tij se qytetar\u00ebt kan\u00eb obligim moral p\u00ebr t\u2019iu bindur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo na shpie te problemi i obligimit politik, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pyetjen se si p\u00ebrfton legjitimitet nj\u00eb autoritet politik, a kemi obligim me iu bind atij autoriteti dhe ligjeve t\u00eb tij. Nga nj\u00eb lexim i kujdessh\u00ebm i argumenteve t\u00eb kontrat\u00ebs shoq\u00ebrore, del se, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne si qytetar\u00eb kemi obligim politik p\u00ebr t\u2019iu bindur ligjeve legjitime t\u00eb shtetit, mir\u00ebpo ky obligim \u00ebsht\u00eb ndaj bashk\u00ebqytetar\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt kemi nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar shoq\u00ebrin\u00eb qytetare dhe jo ndaj shtetit, t\u00eb cilin e kemi krijuar dhe e kemi veshur me pushtet. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, obligim politik kemi ndaj atyre me t\u00eb cil\u00ebt e ndajm\u00eb fatin politik, sepse ne, si njer\u00ebz q\u00eb jemi, jemi qenie morale, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapacitet njer\u00ebzor mund t\u00eb flasim p\u00ebr obligime morale ndaj nj\u00ebri-tjetrit, por kurrsesi ndaj shtetit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb entitet moral, por aparat i forc\u00ebs detyruese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Obligimi politik \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb barabart\u00eb. Qytetaria ose shoq\u00ebria qytetare, raportet n\u00eb mes njer\u00ebzve i nd\u00ebrton jo mbi baz\u00ebn e forc\u00ebs fizike, forc\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs demografike a politike, forc\u00ebs ekonomike, fuqis\u00eb intelektuale, a \u00e7far\u00ebdo force tjet\u00ebr, por vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">dinjitetit qytetar<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">barazis\u00eb qytetare<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">: secilit i njihet dinjiteti qytetar, t\u00eb drejtat e barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak forc\u00eb, nj\u00ebsoj. \u00c7far\u00ebdo ideologjie q\u00eb thot\u00eb, bie fjala, se vet\u00ebm pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb gjakut a t\u00eb komunitetit ton\u00eb (familjes, fshatit, qytetit, rajonit, etnis\u00eb, fes\u00eb ton\u00eb, etj.) jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr respekt dhe se obligime politike kemi vet\u00ebm ndaj grupit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizuar ngusht\u00eb, nd\u00ebrsa me grupet tjera kemi vet\u00ebm raporte t\u00eb interesave ekonomike ose detyrime nga zori, e rr\u00ebnon vet\u00eb iden\u00eb e qytetaris\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb komunitetit t\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mbi parimin e barazis\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar shoq\u00ebria qytetare dhe vet\u00ebm ruajtja e k\u00ebtij parimi \u00ebsht\u00eb garant i shoq\u00ebris\u00eb qytetare. Qytetaria, si komunitet politik i t\u00eb barabart\u00ebve, nuk shkon me iden\u00eb e mbizot\u00ebrimit t\u00eb shumic\u00ebs. Shumica nuk ka autoritet t\u00eb shfuqizoj\u00eb t\u00eb drejtat qytetare, t\u00eb kufizoj\u00eb lirin\u00eb, ose t\u2019i konsideroj\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e pakic\u00ebs si qytetar\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dyt\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb si \u201cm\u00eb pak\u201d qytetar\u00eb se pjes\u00ebtar\u00ebt e shumic\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shumica mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por vet\u00ebm duke rr\u00ebnuar qytetarin\u00eb.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim, njer\u00ebzit ishin t\u00eb lir\u00eb; as kishte mbret\u00ebr p\u00ebr t\u2019i sundu, as qeveri a ligje p\u00ebr t\u2019i qeveris\u00eb, as kishte shtet mbi ta, sepse nuk kishte as shoq\u00ebri politike q\u00eb t\u00eb sundohej nga nj\u00eb autoritet politik. Njer\u00ebzit jetonin n\u00eb nj\u00eb gjendje natyrore: ata g\u00ebzonin \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb natyra lejonte. N\u00eb at\u00eb gjendje natyrore, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[954,1101,1099],"ppma_author":[700],"class_list":["post-7397","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized","tag-filozofi","tag-letersi","tag-vita-contemplativa"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7397"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7397\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7398,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7397\/revisions\/7398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7397"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}