{"id":7402,"date":"2023-07-26T15:21:39","date_gmt":"2023-07-26T13:21:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7402"},"modified":"2024-09-09T15:26:20","modified_gmt":"2024-09-09T13:26:20","slug":"qytetet-dhe-pergjigja-ndaj-ndryshimeve-klimatike-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/qytetet-dhe-pergjigja-ndaj-ndryshimeve-klimatike-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Qytetet dhe p\u00ebrgjigja ndaj ndryshimeve klimatike n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>Duke u p\u00ebrballur me shum\u00eb kriza n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qytetet n\u00eb dit\u00ebt e sotme duhet t\u00eb planifikojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr reduktimin dhe reagimin ndaj fatkeq\u00ebsive dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb sisteme t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Duket se nd\u00ebrsa njer\u00ebzimi ka koh\u00eb q\u00eb i ka form\u00ebsuar mjediset e jetes\u00ebs p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrshtatur nevojave t\u00eb tij, praktikat e pakontrolluara dhe lakmitare po japin rezultate t\u00eb kund\u00ebrta. Humbja e tok\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr dhe produktive bujq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja dhe zhvillimeve infrastrukturore, ekstraktimit t\u00eb tepruar dhe konsumit joefikas t\u00eb burimeve p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur popullsin\u00eb n\u00eb rritje dhe standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs, ja t&#8217;i p\u00ebrmendim disa.<\/p>\n<p>Qytetet emetojn\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/unfccc.int\/news\/united-in-science-we-are-heading-in-the-wrong-direction\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rreth 70% t\u00eb emetimeve totale globale t\u00eb gazeve serr\u00eb<\/a>, prandaj jan\u00eb kontribuesit kryesor\u00eb t\u00eb ngrohjes globale. Megjithat\u00eb, edhe n\u00ebse p\u00ebrpjekjet globale rriten dhe arrijn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb ngrohjen globale n\u00eb 1.5\u00a0<sup>o<\/sup>C deri n\u00eb vitin 2030, efektet negative t\u00eb ngrohjes aktuale do t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Planifikimi dhe zhvillimi i keq i qytetit = rritje e rreziqeve t\u00eb ndryshimeve klimatike<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, shum\u00eb qytete, si n\u00eb vendet e zhvilluara ashtu edhe n\u00eb ato n\u00eb zhvillim, po p\u00ebrballen tashm\u00eb me ndikimet e ndryshimeve klimatike. Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk jan\u00eb p\u00ebrjashtim pasi rajoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat e nxehta t\u00eb ngrohjes globale. Kosova tashm\u00eb ka qen\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/unsdg.un.org\/latest\/blog\/hotspot-ahead-its-time-kosovo-has-been-feeling-heat-1960s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">d\u00ebshmitare<\/a>\u00a0e rritjes s\u00eb temperaturave, ku dy dekadat e fundit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ngrohtat e regjistruara. Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb rritje t\u00eb frekuenc\u00ebs s\u00eb val\u00ebve t\u00eb t\u00eb nxehtit, that\u00ebsirave, zjarreve n\u00eb pyje dhe ngjarjeve t\u00eb p\u00ebrmbytjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebmet nga p\u00ebrmbytjet kan\u00eb qen\u00eb kryesisht financiare (si d\u00ebmtimi i tok\u00ebs ose kulturave bujq\u00ebsore, shembja ose d\u00ebmtimi i infrastruktur\u00ebs, nd\u00ebrtesave dhe komprometimi i struktur\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtuar) n\u00eb shumic\u00ebn e komunave deri m\u00eb tani, gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve t\u00eb janarit 2021 njer\u00ebzit duhej t\u00eb evakuoheshin n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/prishtinainsight.com\/floods-across-kosovo-cause-disruptions-and-evacuations\/\">Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Gjakov\u00eb<\/a>, kurse n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 nga p\u00ebrmbytjet n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/euronews.al\/en\/mother-and-her-young-child-died-after-kosovo-floods\/\">Pej\u00eb<\/a>\u00a0vdiq nj\u00eb pes\u00ebvje\u00e7ar dhe n\u00ebna e tij e re. N\u00eb p\u00ebrmbytjet e janarit t\u00eb vitit 2023, vet\u00ebm nj\u00eb komun\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/gazeta10.com\/vershimet-ne-skenderaj-kaq-eshte-vlera-e-sakte-e-demeve-te-shkaktuara\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sk\u00ebnderaj<\/a>, p\u00ebsoi pothuajse 12 milion\u00eb euro d\u00ebme n\u00eb asetet fizike dhe infrastruktur\u00ebn.<\/p>\n<p>Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi joefikas i qytetit kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e emetimeve dhe ndotjes nga gazrat serr\u00eb, por ato gjithashtu mund t\u00eb rrisin ekspozimin dhe cenueshm\u00ebrin\u00eb ndaj ndikimeve aktuale ose t\u00eb pritshme t\u00eb ndryshimeve klimatike. Gjat\u00eb periudh\u00ebs nd\u00ebrmjet viteve 2000 dhe 2018, sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme urbane n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 57%, duke u rritur nga\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/rriten-zonat-urbane-kosova-ende-pa-harte-zonale\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">1% e territorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb 1.5%<\/a>. Migrimi nga fshati n\u00eb qytet, s\u00eb bashku me munges\u00ebn e kapaciteteve institucionale, planifikimin dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb dokumenteve fillestare t\u00eb planifikimit hap\u00ebsinor, si dhe procedurat e zgjatura p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit ishin disa nga faktor\u00ebt q\u00eb kontribuan n\u00eb nd\u00ebrtimet e reja t\u00eb paligjshme dhe joformale q\u00eb ndodhin n\u00eb t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sciendo.com\/article\/10.2478\/seeur-2022-0010\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs<\/a>\u00a0\u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb zonat me prirje rreziku.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/konsultimet.rks-gov.net\/Storage\/Consultations\/14-13-59-04102018\/Climate%20Change%20Strategy%20and%20Action%20Plan_sep_2018.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Strategjia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Ndryshimet Klimatike 2019-2028<\/a>\u00a0identifikon urbanizimin e pakontrolluar, shfryt\u00ebzimin joadekuat t\u00eb tok\u00ebs dhe planifikimin komunal, nd\u00ebrtimet ilegale n\u00eb zona t\u00eb rrezikshme dhe mosrespektimin e kodeve t\u00eb nd\u00ebrtimit si faktor\u00eb q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e rreziqeve klimatike. Edhe pse zhvillimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka qen\u00eb m\u00eb i kontrolluar n\u00eb vitet e fundit, ka ende zhvillim joefikas t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb tilla si rrafshimi dhe humbja e hap\u00ebsirave t\u00eb hapura dhe t\u00eb gjelbra urbane p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Rajonal, rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor pritet t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rcc.int\/download\/docs\/2018-05-Study-on-Climate-Change-in-WB-2a-lowres.pdf\/06af8f7432484a6ce384ebcb8c05e8d7.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ngrohje prej 1.7 &#8211; 4<sup>o<\/sup>C<\/a>\u00a0deri n\u00eb fund t\u00eb shekullit. Temperaturat n\u00eb zonat malore do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rritje, duke shkaktuar k\u00ebshtu m\u00eb pak mbules\u00eb bore dhe rritje t\u00eb p\u00ebrmbytjeve pranverore. Zonat urbane pritet t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb rritje t\u00eb temperaturave, munges\u00eb uji, por edhe p\u00ebrmbytje t\u00eb rr\u00ebmbyeshme. K\u00ebto dukuri kan\u00eb efekte t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, infrastruktur\u00ebn fizike, produktivitetin bujq\u00ebsor, ekosistemet, biodiversitetin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve. Ato \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta ekonomike dhe p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb pabarazit\u00eb sociale meqen\u00ebse jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mjete p\u00ebr t&#8217;u zhvendosur ose p\u00ebrshtatur.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-17945 size-full aligncenter\" src=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/klimatskata-otpornost-na-gradovite-vo-kosovo-featured.jpg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"800\" \/>Burimi:\u00a0<a href=\"https:\/\/pixabay.com\/photos\/kosovo-prishtina-pristina-balkan-4458639\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pixabay.com<\/a><\/p>\n<p>Sipas hulumtimit t\u00eb vitit 2021 t\u00eb kryer nga\u00a0<a href=\"https:\/\/unhabitat-kosovo.org\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/Spatial-Planning-Climate-Change-Survey.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">UN-Habitat Kosova<\/a>\u00a0n\u00eb t\u00eb gjitha 38 komunat, shum\u00eb komuna kan\u00eb filluar t\u00eb nd\u00ebrmarrin disa masa p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrshtatur ndryshimeve klimatike. P\u00ebr shembull, Lipjani, Gjilani, Peja, Klina, Sht\u00ebrpca, Mitrovica e Jugut dhe Zubin Potoku kan\u00eb kufizuar zgjerimin e pakontrolluar t\u00eb vendbanimeve dhe kan\u00eb kufizuar nd\u00ebrtimin n\u00eb zonat e rrezikuara p\u00ebrmes Planeve t\u00eb tyre Zhvillimore Komunale, nd\u00ebrsa Vushtrria dhe Suhareka kan\u00eb futur n\u00eb hart\u00eb zonat e rrezikuara nga p\u00ebrmbytjet brenda hartave t\u00eb tyre t\u00eb hap\u00ebsirave komunale p\u00ebr t\u00eb reduktuar rreziqet dhe p\u00ebr t\u00eb rritur mbrojtjen e komunitetit, infrastruktur\u00ebs dhe tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Peja, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Rahoveci dhe Ranillugu gjithashtu kan\u00eb restauruar shtret\u00ebrit e lumenjve si masa mbrojt\u00ebse nga p\u00ebrmbytjet. Zubin Potoku, Sht\u00ebrpca, Ranillugu dhe Vitia kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr rip\u00ebrtrirjen e ekosistemeve t\u00eb d\u00ebmtuara nga zjarret, nd\u00ebrsa Mitrovica e Jugut, Zve\u00e7ani dhe Theranda kan\u00eb investuar n\u00eb rritjen e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa d\u00ebmet dhe humbjet nga ndikimet e p\u00ebrmendura vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, nevojiten shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrkushtim, planifikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe investime m\u00eb t\u00eb zgjuara.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrballur me shum\u00eb kriza n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qytetet n\u00eb dit\u00ebt e sotme duhet t\u00eb planifikojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr reduktimin dhe reagimin ndaj fatkeq\u00ebsive dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb sisteme t\u00eb q\u00ebndrueshme. Duke marr\u00eb parasysh karakterin rregullator dhe ndikimin n\u00eb aspektin e shp\u00ebrndarjes hap\u00ebsinore t\u00eb aktiviteteve dhe intensitetit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs, planifikimi hap\u00ebsinor po fiton nj\u00eb rol gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb menaxhimin e ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Planifikuesit urban\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi dhe njohuri t\u00eb ve\u00e7anta (duke punuar n\u00eb shkall\u00eb dhe nivele t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrdorur softuer t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe analiza t\u00eb bazuara nga t\u00eb dh\u00ebnat, si dhe nga reagimet e komunitetit) dhe planifikimet i mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afatgjat\u00eb, prandaj mund t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar fotografin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe balancimin e nevojave t\u00eb komunitetit sa i p\u00ebrket hap\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<h4><strong>L\u00ebvizja drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje neto-zero<\/strong><\/h4>\n<p>P\u00ebrderisa shum\u00eb vende dhe qytete anemban\u00eb bot\u00ebs i kan\u00eb futur ndryshimet klimatike si nj\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb tyre ligjore dhe strategjive zhvillimore, nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sciendo.com\/article\/10.2478\/seeur-2022-0010\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">studim i vitit 2022<\/a>\u00a0tregon se Ligji aktual p\u00ebr Planifikimin dhe Planin Hap\u00ebsinor t\u00eb Kosov\u00ebs nuk p\u00ebrfshin mjaftuesh\u00ebm konsideratat e ndryshimeve klimatike. Marrja n\u00eb konsiderat\u00eb dhe integrimi i ndryshimeve klimatike n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb planifikimin hap\u00ebsinor, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr nd\u00ebrtimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe arritjen e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje neto-zero.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me kapacitete t\u00eb kufizuara njer\u00ebzore dhe financiare, p\u00ebrshtatja ndaj ndryshimeve klimatike n\u00eb komunat e Kosov\u00ebs b\u00ebhet m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb; duke rritur k\u00ebshtu cenueshm\u00ebrin\u00eb e tyre. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, konteksti ekzistues (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mosp\u00ebrputhja me planet hap\u00ebsinore, nd\u00ebrtesat ilegale dhe vendbanimet informale) rrit ekspozimin ndaj ndikimeve t\u00eb nd\u00ebrlidhura. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb dh\u00ebnat e pamjaftueshme n\u00eb lidhje me mjedisin dhe klim\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb planifikimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Si rezultat, ekziston nevoja p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/cgscholar.com\/bookstore\/works\/a-scientometric-analysis-of-climate-change-research-in-kosovo?category_id=climate-change-impacts-and-responses\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rritje t\u00eb k\u00ebrkimeve<\/a>, ngritjes s\u00eb kapaciteteve dhe rritjes s\u00eb investimeve p\u00ebr p\u00ebrshtatjen klimatike dhe nd\u00ebrtimin e rezistenc\u00ebs dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke u p\u00ebrballur me shum\u00eb kriza n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qytetet n\u00eb dit\u00ebt e sotme duhet t\u00eb planifikojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr reduktimin dhe reagimin ndaj fatkeq\u00ebsive dhe t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb sisteme t\u00eb q\u00ebndrueshme. Duket se nd\u00ebrsa njer\u00ebzimi ka koh\u00eb q\u00eb i ka form\u00ebsuar mjediset e jetes\u00ebs p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrshtatur nevojave t\u00eb tij, praktikat e pakontrolluara [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":7370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1096,1095],"ppma_author":[863],"class_list":["post-7402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1096","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":863,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"fjolle-caka","display_name":"Fjoll\u00eb Caka","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Fjolle-Caka.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Fjolle-Caka.png"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Fjoll\u00eb Caka \u00ebsht\u00eb arkitekte, sociologe dhe planifikuese urbane nga Prishtina (Kosov\u00eb), duke punuar drejt zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, rezistent dhe pa karbon t\u00eb qyteteve dhe komuniteteve. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve t\u00eb doktarat\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore (Maqedonia e Veriut), si dhe ambasadore e GYCN p\u00ebr Klim\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2021."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7402"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7405,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7402\/revisions\/7405"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7402"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}