{"id":7407,"date":"2021-12-02T15:27:28","date_gmt":"2021-12-02T13:27:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7407"},"modified":"2024-09-09T15:34:05","modified_gmt":"2024-09-09T13:34:05","slug":"nga-humanizmi-islam-te-kriza-dhe-kritika-e-arsyes-islame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nga-humanizmi-islam-te-kriza-dhe-kritika-e-arsyes-islame\/","title":{"rendered":"Nga \u201chumanizmi islam\u201d te kriza dhe kritika e arsyes islame"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Reflektime mbi librin \u201cLeximi kritik i Tekstit\u201d, redaktuar nga G\u00ebzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi.<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Me rastin e ribotimit t\u00eb librit \u201cLeximi kritik i Tekstit\u201d n\u00eb dy v\u00ebllime: (I) Kritik\u00eb e arsyes islame dhe (II) Hermeneutik\u00eb moderne e arsyes islame (Prishtin\u00eb, 2021) marrim shkas p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa sqarime dhe p\u00ebr t\u2019i adresuar disa nga dilemat q\u00eb jan\u00eb ngritur qysh nga botimi i par\u00eb t\u00eb librit gati dy vite m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Libri n\u00eb fjal\u00eb, tashm\u00eb i botuar n\u00eb dy v\u00ebllime, \u00ebsht\u00eb antologjia e par\u00eb e islamologjis\u00eb moderne n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr pjes\u00eb tematike q\u00eb p\u00ebrmbledhin fragmente t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga veprat e disa prej studiuesve m\u00eb eminent\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb t\u00eb islamologjis\u00eb. Secila nga kat\u00ebr pjes\u00ebt hapen me nga nj\u00eb shqyrtim hyr\u00ebs t\u00eb shkruar nga redaktor\u00ebt. V\u00ebllimi i par\u00eb ofron nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb diskursit fetar dhe problematizon raportin n\u00eb mes racionalitetit dhe dogm\u00ebs fetare. Nd\u00ebrsa v\u00ebllimi i dyt\u00eb ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb hermeneutik\u00ebs moderne t\u00eb tekstit t\u00eb shenj\u00eb islam dhe nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb kritik\u00ebs bashk\u00ebkohore feministe dhe leximeve feminsite n\u00eb Islam.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Libri konsiston n\u00eb zbatimin e qasjeve dhe metodave kritike shkencore n\u00eb studimin e teksteve dhe diskurseve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, qofshin ato fetare a jofetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, studimi kritik i teksteve klasike fetare (k\u00ebtu islame) dhe diskursit bashk\u00ebkohor fetar jan\u00eb vet\u00ebm raste ilustruese. Si i till\u00eb, libri pasuron literatur\u00ebn e shkencave shoq\u00ebrore e humane n\u00eb shqip. N\u00eb ve\u00e7anti, shpresojm\u00eb q\u00eb libri do t\u2019i kontribuoj\u00eb hapjes s\u00eb shtigjeve t\u00eb reja n\u00eb studime m\u00eb t\u00eb thella orientale-islame me metodat kritike t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore e humane, duke qen\u00eb se trajton tema t\u00eb debatueshme n\u00eb lidhje me teologjin\u00eb dhe mendimin fetar n\u00eb opinionin publik. Presim q\u00eb kjo t\u2019i kontribuoj\u00eb debatit duke ndihmuar q\u00eb ai t\u00eb zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb shkencore e m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar.<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00ebllimi dhe pritshm\u00ebrit\u00eb nga libri<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebse ne si redaktor\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr q\u00ebllimet e librit, at\u00ebher\u00eb q\u00ebllimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i kontribuoj\u00eb nxitjes s\u00eb mendimit. Kaq mund t\u00eb themi. Lexuesi duhet t\u00eb vendos\u00eb se cilave q\u00ebllime n\u00eb ve\u00e7anti u sh\u00ebrben libri, pra ata do t\u00eb vendosin se si do ta lexojn\u00eb librin dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh do ta p\u00ebrdorin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr ne m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb themi se se cil\u00ebt <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">nuk<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> jan\u00eb se sa cil\u00ebt jan\u00eb q\u00ebllimet e librit dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishim shpresuar nga ky lib\u00ebr. Nga koha e botimit t\u00eb par\u00eb, kemi v\u00ebrejtur disa keqkuptime t\u00eb librit. Duam t\u00eb theksojm\u00eb nj\u00ebrin prej tyre. Dikush ka pandehur se q\u00ebllimi i librit \u00ebsht\u00eb t\u00eb reformoj\u00eb Islamin. Mir\u00ebpo, libri nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb propozoj\u00eb reforma n\u00eb teologjin\u00eb islame ose ta rimendoj\u00eb dogm\u00ebn fetare. N\u00eb fokus t\u00eb librit \u00ebsht\u00eb hermeneutika moderne, dmth metodologjia e studimit t\u00eb prodhimit t\u00eb tekstit dhe kuptimeve t\u00eb tij, e jo reformimi i teologjis\u00eb. Si qasje kritike e dekonstruktuese, mundet me pas\u00eb, ose jo, implikim n\u00eb rimendimin e teksteve t\u00eb shenjta. Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb preokupim i librit, por pun\u00eb e intelektual\u00ebve fetar\u00eb, n\u00ebse duan t\u00eb ecin n\u00eb at\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, libri nuk ka q\u00ebllim t\u2019ua m\u00ebsoj\u00eb njer\u00ebzve besimin fetar, por t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb kritike t\u00eb dukuris\u00eb fetare duke u sh\u00ebrbyer me arritjet e shkencave bashk\u00ebkohore shoq\u00ebrore e humane. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr fen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme shkenc\u00ebrisht, duke dhunuar arsyen dhe anashkaluar faktet p\u00ebr hir t\u00eb ideve dhe interpretimeve t\u00eb pabazuara t\u00eb fes\u00eb. Kishim dasht\u00eb q\u00eb libri t\u00eb paralajm\u00ebronte nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebr fen\u00eb do t\u00eb flitej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb bazuar, si nga studiuesit, ashtu edhe nga klerik\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, duam t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim se ia l\u00ebm\u00eb lexuesit t\u00eb vendos\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh do ta p\u00ebrdorin librin dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigjjesh do t\u00eb marrin prej tij. Tash p\u00ebr tash, nuk na lejohet t\u00eb jemi shum\u00eb optimist: ky lib\u00ebr u p\u00ebrgjigjet pyetjeve q\u00eb ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. N\u00eb lib\u00ebr tentohet t\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr pyetjesh q\u00eb ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, sepse pengohen nga opinioni dominues ose bien n\u00eb fush\u00ebn e dogm\u00ebs ku nuk mendohet dhe nuk pyetet. Sidoqoft\u00eb, e ndiejm\u00eb se ka parehati, dilema dhe kureshtje, sidomos nga brezi i ri dhe nuk do t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb ato t\u00eb artikulohen si pyetje konkrete. Kur t\u00eb b\u00ebhen ato pyetje, ky lib\u00ebr do t\u00eb sugjeroj\u00eb drejtimet e p\u00ebrgjigjeve n\u00eb drit\u00eb t\u00eb qasjes dhe metod\u00ebs shkencore. Nuk \u00ebsht\u00eb nga ata librat q\u00eb i p\u00ebrshtaten rrym\u00ebs dominante dhe qejfeve t\u00eb lexuesve q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar me nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb caktuar shkrimi e mendimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga ata libra p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gati se nuk ka lexues, por vet\u00eb libri synon t\u00eb krijoj\u00eb lexues t\u00eb k\u00ebtyre qasjeve nga mesi i atyre q\u00eb do t\u00eb shtrojn\u00eb pyetje.<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">A mund t\u00eb studiohet feja me qasje e metoda shkencore?<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dikush mund t\u00eb ket\u00eb dilem\u00eb n\u00ebse feja mund t\u00eb studiohet me qasje e metod\u00eb shkencore. Mir\u00ebpo, duhet kujtuar se dukuria fetare gjithnj\u00eb ka qen\u00eb tem\u00eb shqyrtimi filozofik dhe objekt studimi i shkencave shoq\u00ebrore e humane. Argumenti kryesor i librit \u00ebsht\u00eb se tekstet, interpretimet, diskurset, besimet e praktikat fetare mund dhe duhet t\u00eb studiohen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb arritjeve t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore e humane bashk\u00ebkohore. Po, feja \u00ebsht\u00eb objekt studimi i teologjis\u00eb, mir\u00ebpo teologjia nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb monopolin e studimit t\u00eb fes\u00eb. Feja \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm teolog\u00ebve t\u00eb merren me t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00c7\u00ebshtjet e temat p\u00ebr studim q\u00eb sot merren si \u00e7\u00ebshtje ekskluzivisht fetare, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb tema t\u00eb trajtuara nga diciplina q\u00eb sot quhen \u201cjofetare\u201d ose \u201cshekullare\u201d t\u00eb dijes shkencore. P\u00ebr ilustrim, Kurani, dometh\u00ebn\u00eb teksti i Kuranit \u00ebsht\u00eb trajtuar si subjekt hulumtimi n\u00eb disa diciplina me metoda t\u00eb kritik\u00ebs historike, filologjike, gjuh\u00ebsore, gramatikore, logjike, etj., dhe nuk ka qen\u00eb monopol studimor vet\u00ebm i teolog\u00ebve, si\u00e7 pretendohet sot. Ato \u00e7far\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb etabluara t\u00eb ortodoksis\u00eb (besimit \u201ct\u00eb drejt\u00eb\u201d) dhe ortopraksis\u00eb (praktik\u00ebs \u201cs\u00eb drejt\u00eb\u201d), dikur kan\u00eb qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat ka munguar konsensusi n\u00eb mesin e brezave t\u00eb par\u00eb t\u00eb komunitetit t\u00eb besimtar\u00ebve dhe, m\u00eb von\u00eb, tema debati e trajtimi argumentativ, pra arsyetimi sistematik e rigoroz t\u00eb shkollave t\u00eb mendimit filozofik, ligjor e teologjik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebshtu ka qen\u00eb edhe n\u00eb historin\u00eb intelektuale t\u00eb Islamit gjat\u00eb shekujve t\u00eb mesjet\u00ebs, ku ka pasur nj\u00eb l\u00ebvizje intelektuale, q\u00eb nj\u00ebri nga autor\u00ebt e antologjizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje, Mohammed Arkoun, e ka quajtur \u201chumaniz\u00ebm islam\u201d. Sot teologjia islame \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, pik\u00ebrisht ngase \u00ebsht\u00eb e mbyllur ndaj diciplinave t\u00eb tjera t\u00eb dijes q\u00eb e ndihmojn\u00eb zhvillimin e saj dhe ndaj kritik\u00ebs shkencore.<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">A nuk e rr\u00ebnon kritika shkencore shenjt\u00ebrin\u00eb e fes\u00eb!<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Libri pandeh se fes\u00eb i duhet kritika shkencore pik\u00ebrisht sepse feja formon sisteme njohjeje, besimi dhe etike q\u00eb merren si t\u00eb shenjta. K\u00ebto jan\u00eb nd\u00ebrmarrje njer\u00ebzore. Asgj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb kuptimin absolut e hyjnor, nuk ka aty. \u00cbsht\u00eb shenjt\u00ebrimi i k\u00ebtyre dijeve, besimeve dhe praktikave q\u00eb e b\u00ebn fen\u00eb t\u00eb pamenduar dhe t\u00eb pamendueshme. Ky lib\u00ebr th\u00ebrret q\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb mbi k\u00ebto sisteme t\u00eb shenjt\u00ebruara. Andaj, p\u00ebr aq sa feja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me prodhimin njer\u00ebzor historik, at\u00ebher\u00eb racionaliteti dhe kritika shkencore gjithsesi i duhet fes\u00eb. Mendojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr fen\u00eb, pasi ajo duhet t\u00eb diciplinohet nga arsyeja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kaloj\u00eb n\u00eb dogm\u00eb lejuese t\u00eb gjith\u00e7kas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit ose besimit dhe praktik\u00ebs \u201cs\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb problem q\u00eb na del k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se kritika shkencore nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa e rr\u00ebnuar, s\u00eb paku deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, shenjt\u00ebrin\u00eb e fes\u00eb. Megjithat\u00eb, ngulim k\u00ebmb\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb kritik\u00eb shkencore dhe t\u00eb ruhet shenjt\u00ebria e fes\u00eb, p\u00ebr aq sa shkenca nuk e adreson mund\u00ebsin\u00eb ose pamund\u00ebsin\u00eb e burimit hyjnor t\u00eb fes\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shenjt\u00ebria e fes\u00eb nuk cenohet. Qasja ose metodologjia shkencore \u00ebsht\u00eb agnostike; as e mohon, as e pohon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb hyjni t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb profet ose t\u00eb komunikoj\u00eb me t\u00eb, porse fokusi studimor i saj \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me prodhimin e teksteve fetare dhe kodifikimin e rregullave fetare, si dhe me njohjen fetare dhe dijen teologjike q\u00eb rezultojn\u00eb nga kjo.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duhet pranuar, gjithashtu, se kritika e fes\u00eb mund t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb dhe provokoj\u00eb besimtar\u00ebt n\u00eb fe. Autor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb antologji, nuk i druhen provokimit q\u00eb kritika e tyre mund t\u00eb shkaktoj\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr e kemi b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb provokuar, por p\u00ebr t\u00eb provokuar mendim, jo emocion. Studimi kritik i fes\u00eb q\u00eb e nxit ky lib\u00ebr i ndihmon edhe komunitetit t\u00eb besimtar\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb cil\u00ebve, sidomos t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb arsimuarit n\u00eb mesin e tyre, kan\u00eb dilema dhe shtrojn\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me t\u00eb v\u00ebrtetat fetare q\u00eb kleri i predikon. Andaj, kishte me qen\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi e klerik\u00ebve dhe d\u00ebm p\u00ebr komunitetin e besimtar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00ebse klerik\u00ebt, predikuesit, hoxhallar\u00ebt dhe arsimtar\u00ebt e teologjis\u00eb nuk provokohen nga ky lib\u00ebr. Ka nj\u00eb brez t\u00eb ri q\u00eb po rritet n\u00eb frym\u00ebn e nocioneve liberale t\u00eb liris\u00eb, po shkollohet me kultur\u00ebn shkencore dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb rrjedhat globale t\u00eb komunikimit, konsumit, prodhimit kulturor, shkencor e artistik. P\u00ebr ta nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vlefshme interpretimet fetare t\u00eb shekujve t\u00eb kaluar t\u00eb prodhuara n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme politike, intelektuale dhe estetike. Andaj, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nxitur mendim. \u00cbsht\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr debat.<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">A mund t\u00eb flitet p\u00ebr \u201carsyen islame\u201d, nd\u00ebrsa feja \u00ebsht\u00eb besim literal n\u00eb zbules\u00ebn hyjnore?<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00cbsht\u00eb i p\u00ebrhapur nj\u00eb kuptim se feja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin e arsyes. Mir\u00ebpo, besojm\u00eb se ky mendim \u00ebsht\u00eb i gabuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, feja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kuptim literal i teksteve t\u00eb shenjta. Kuptimi i tekstit gjithnj\u00eb dhe pashmangsh\u00ebm nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga nj\u00eb interpretim, edhe at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb lexues besimplot\u00eb pretendon \u201ckuptimin literal\u201d t\u00eb tekstit. Origjina e ligjit t\u00eb shenjt\u00eb islam, ose e sheriatit, dometh\u00ebn\u00eb dogm\u00ebs, etik\u00ebs e ligjit fetar, nuk ka qen\u00eb tekstuale, por nd\u00ebrmarrje racionale me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim tekstit dhe p\u00ebr ta interpretuar at\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problematik\u00ebn e kund\u00ebrth\u00ebnieve n\u00eb tekst, p\u00ebr t\u00eb kontekstualizuar kuptimet e nxjerra nga teksti, etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra, nuk \u00ebsht\u00eb se arsyeja s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb Islam, n\u00eb interpretimin e teksteve, n\u00eb nxjerrjen e ligjeve, etj. Problemi \u00ebsht\u00eb se kjo ka humbur rrjedh\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb ngurt\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb krijuar rezultatet e dijes \u201cs\u00eb drejt\u00eb\u201d ose ortodoksin\u00eb, t\u00eb ndihmuara nga shpata e sulltan\u00ebve dhe veprimtaria ideologjike e popullarizues\u00ebve t\u00eb dijes. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb q\u00eb arsyeja shkencore t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb sistematike dhe rigoroze sipas arritjeve t\u00eb shkencave bashk\u00ebkohore shoq\u00ebrore dhe humane. L\u00ebvizja e re intelektuale n\u00eb Islam t\u00eb cil\u00ebn po e prezantojm\u00eb n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rikthim i arsyes dhe rolit vendimtar t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb kuptuarit dhe studiuarit e fes\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb dukuris\u00eb fetare, prodhimit dhe interpretimit t\u00eb teksteve fetare dhe historis\u00eb s\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka nj\u00eb tension nd\u00ebrmjet kultur\u00ebs shkencore, apo racionalitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe nj\u00eb nga pjes\u00ebt e librit diskuton po k\u00ebt\u00eb problem. K\u00ebto t\u00eb dyja ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Por, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dukuri moderne. Nuk mund t\u00eb mohohet se mendimi shkencor n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb zhvilluar brenda kultur\u00ebs fetare, nga studiues q\u00eb kan\u00eb besuar se shkenca dhe feja nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo vlen si p\u00ebr bot\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb krishter\u00eb ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb lindore islame. Feja e frym\u00ebzonte, ndihmonte ose lejonte mendimin shkencor, por nuk e zinte vendin e saj. Kur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb Bot\u00ebn islame p\u00ebrparonte dija shkencore dhe mendimi filozofik, kjo me siguri nuk ishte rezultat i besimit t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve se t\u00eb v\u00ebrtetat shkencore a filozofike gjendeshin n\u00eb dijen e zbuluar (<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">nakl<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">) q\u00eb gjendej n\u00eb tekste t\u00eb shenjta. Zbulesa nuk konsiderohej burim epistemologjik. Ishte arsyeja ajo q\u00eb duhej t\u00eb gjente t\u00eb v\u00ebrtetat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshe nga kjo, ndarja e fes\u00eb nga shkenca n\u00eb modernitet nuk ndihmon n\u00eb pajtimin e fes\u00eb me shkenc\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e sotme. Dhe po, ka nj\u00eb tension n\u00eb mes kultur\u00ebs fetare dhe kultur\u00ebs shkencore, p\u00ebr aq sa feja e pranon shkenc\u00ebn jo krahhapur, por me zor, dometh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nuk mund t\u00eb mos e pranoj\u00eb, pra kur shkenca imponohet si dominante. Kjo mund t\u00eb tejkalohet vet\u00ebm me nj\u00eb rimendim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb besimeve e q\u00ebndrimeve fetare n\u00eb lidhje parimet e njohjes s\u00eb bot\u00ebs fizike, moralit, ekonomis\u00eb, politik\u00ebs, ligjit, etj.<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Sfidat e p\u00ebrgatitjes dhe pritja e librit<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr fund, jo rrall\u00eb jemi pyetur p\u00ebr sfidat e p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb libri t\u00eb till\u00eb antologjik e kritik dhe se si \u00ebsht\u00eb pritur ai nga publiku. P\u00ebr telashet e shkrimit, p\u00ebrkthimit dhe botimit n\u00eb nj\u00eb mjedis politik, mediatik e universitar jomiq\u00ebsor p\u00ebr librin, sidomos p\u00ebr librin me qasje kritike si ky, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr autor\u00ebt dhe botuesit, nuk kishim dasht\u00eb t\u00eb flisnim. Nuk kishim dasht\u00eb t\u00eb zbulonim v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e pengesat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kemi kaluar. \u00cbsht\u00eb tep\u00ebr shkurajuese. Fundja, lexuesin nuk duhet ngarkuar me prapasken\u00ebn e nj\u00eb prodhimi kulturor, apo jo?! E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se libri pa dy her\u00eb drit\u00ebn e botimit dhe se ka lexues dhe kryesorja p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar. Ne besojm\u00eb se me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr i ofrojm\u00eb lexuesit t\u00eb interesuar di\u00e7ka t\u00eb re dhe shum\u00eb interesante n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Vler\u00ebsimin e fund\u00ebm e jep lexuesi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur kemi vendosur t\u00eb redaktojm\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmbledh dhe analizon problemet e Islamit bashk\u00ebkohor nga perspektiva e shkencave shoq\u00ebrore; kur kemi marr\u00eb Islamin si objekt studimi, n\u00eb vend t\u00eb injorimit, si\u00e7 b\u00ebhet zakonisht nga studiuesit e shkencave shoq\u00ebrore dhe humane; kur kemi problematizuar Islamin jo nga pik\u00ebpamja e siguris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mod\u00ebs, por si problem intelektual e kulturor, nuk kemi pas\u00eb iluzione: e kemi ditur se pjesa d\u00ebrrmuese e studiuesve, teolog\u00ebve e gazetar\u00ebve, nuk do ta v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb parashtrim t\u00eb till\u00eb. Por, e nj\u00ebjta nuk mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr lexuesit e etur p\u00ebr perspektiva t\u00eb reja dhe kritike t\u00eb teologjis\u00eb dhe diskursit mbizot\u00ebrues fetar. Andaj, ky botim i dyt\u00eb vjen po p\u00ebr lexuesit e till\u00eb dhe libri do t\u00eb gjej\u00eb lexuesit e vet.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reflektime mbi librin \u201cLeximi kritik i Tekstit\u201d, redaktuar nga G\u00ebzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi. Me rastin e ribotimit t\u00eb librit \u201cLeximi kritik i Tekstit\u201d n\u00eb dy v\u00ebllime: (I) Kritik\u00eb e arsyes islame dhe (II) Hermeneutik\u00eb moderne e arsyes islame (Prishtin\u00eb, 2021) marrim shkas p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa sqarime dhe p\u00ebr t\u2019i adresuar disa nga dilemat [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1100,1102,1101,1099],"ppma_author":[700],"class_list":["post-7407","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-feja","tag-islami","tag-letersi","tag-vita-contemplativa"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7407"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7407\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7408,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7407\/revisions\/7408"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7407"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}