{"id":7454,"date":"2021-06-24T14:41:04","date_gmt":"2021-06-24T12:41:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7454"},"modified":"2024-09-10T14:44:58","modified_gmt":"2024-09-10T12:44:58","slug":"nje-tregim-per-zotin-nga-karen-armstrong","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-tregim-per-zotin-nga-karen-armstrong\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb tregim p\u00ebr Zotin nga Karen Armstrong"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Mbresa nga leximi i librit \u201cNj\u00eb histori e Zotit\u201d nga Karen Armstrong.<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshe nga \u00e7\u2019b\u00ebn autorja e librit n\u00eb fjal\u00eb, un\u00eb zgjodha t\u00eb filloj\u00eb rr\u00ebfimin e Zotit in medias res, duke anashkaluar mbi 2000 vjet histori, p\u00ebr t\u00eb nisur nga episodi kur Krishterimi takohet me filozofin\u00eb pagane helene dhe romake. Ky takim paralajm\u00ebron periudh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u formua nocioni i Zotit tek t\u00eb tri \u201cfet\u00eb abrahamike\u201d, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb shenj\u00eb t\u00eb pashlyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb besuar Zoti p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre tri feve, deri n\u00eb vdekjen dhe jet\u00ebn e tij pas vdekjes.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjith\u00eb fillet e tij semite, Krishterimi u zhvillua n\u00eb nd\u00ebrveprim me filozofin\u00eb pagane greke dhe romake (f.163)*, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb u mbizot\u00ebrua nga nj\u00eb Kish\u00eb e madhe me rregulla t\u00eb nj\u00ebj\u00ebsuara t\u00eb besimit t\u00eb Zotit dhe t\u00eb fes\u00eb. Pask\u00ebtaj, filozofia greke u mund nga feja e re e Krishterimit, ndon\u00ebse pati l\u00ebvizje q\u00eb e pajtuan, ose s\u00eb paku e p\u00ebrafruan, Zotin e grek\u00ebve me Zotin semit t\u00eb Bibl\u00ebs. Mir\u00ebpo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, Zoti i mish\u00ebruar i Krishterimit u nda nga burimi i tij semit dhe u b\u00eb i huaj p\u00ebr nocionin semit t\u00eb realitetit hyjnor.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo hapi nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb tradit\u00ebn monoteiste, kur popujt e Lindjes s\u00eb Mesme pranuan Islamsin pik\u00ebrisht si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kthyer k\u00ebtij nocioni m\u00eb semit t\u00eb realitetit hyjnor (f.200). Natyrisht, aty kishte edhe dinamika politike, por po flasim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebto dinamika p\u00ebrshkoheshin shum\u00eb nga dometh\u00ebnie fetare. Ky ishte projekti politik-fetar i Islamit t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb Arabi (f.202), por edhe i nj\u00eb faze t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb tij q\u00eb, gjithsesi, ishte formuese p\u00ebr Islamin (f.245).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Fati i Islamit ishte si fati i Krishterimit dhe Judaizmit m\u00eb par\u00eb: q\u00eb t\u00eb tri fet\u00eb kishin nisur si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb semite e t\u00eb kuptuarit t\u00eb Zotit, por ndeshja me racionalizmin grek n\u00eb qendrat helene t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb helenizuar Zotin e zbules\u00ebs dhe futja e filozofis\u00eb helene n\u00eb misterin e Zotit, i kishte shnd\u00ebrruar ato n\u00eb sisteme besimi goxha t\u00eb ndryshme nga zanafilla e tyre semite. <\/span><b>N\u00eb kapitullin e gjasht\u00eb (\u201cZoti i filozof\u00ebve\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">, Armstrong argumenton se n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrputhur filozofin\u00eb greke me fen\u00eb, nga fundi i shekullit IX deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XIII filozof\u00ebt mysliman\u00eb (\u201cfejlasuf\u00ebt\u201d), nd\u00ebr t\u00eb par\u00eb El-Kindi dhe nd\u00ebr t\u00eb fundit Ibn Rushdi, fut\u00ebn elemente t\u00eb racionalizmit grek n\u00eb fen\u00eb semite q\u00eb u reflektua edhe te tek dy fet\u00eb simotra n\u00eb Lindje (f.252 dhe f.256), si Sadia ben Xhozef, Maimonidi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo nd\u00ebrmarrje e \u201cfejlasuf\u00ebve\u201d mysliman\u00eb rezultoi n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie paq\u00ebsore n\u00eb mes arsyes helene dhe tradit\u00ebs fetare islame, q\u00eb u quajt \u201cfilozofi profetike\u201d (f.257). T\u00eb krishter\u00ebt latin ose per\u00ebndimor\u00eb, kishin mbetur prapa k\u00ebsaj prirjeje dhe interesimi, q\u00eb kulmoi me sintez\u00ebn e Toma Akuinit, u zgjua m\u00eb von\u00eb, bash n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb krishter\u00ebt grek\u00eb ose t\u00eb lindjes dhe mysliman\u00ebt kishin filluar t\u00eb humbnin besimin n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e \u201cfejlasuf\u00ebve\u201d (f.297) dhe po i ktheheshin konceptimeve mistike t\u00eb Zotit t\u00eb trajtuara n\u00eb <\/span><b>kapitullin e shtat\u00eb<\/b> <b>(\u201cZoti i mistik\u00ebve\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\"> t\u00eb librit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zoti i racionalizuar nuk k\u00ebnaqte plot\u00ebsisht intelektin dhe ishte larg t\u00eb kuptuarit t\u00eb Zotit si mister i parroksh\u00ebm nga intelekti dhe i pashprehsh\u00ebm me fjal\u00eb. Andaj, Zoti u mistifikua s\u00ebrish.\u00a0 Misticizmi i ri hebre i zhvilluar gjat\u00eb shekujve XII dhe XIII, p\u00ebrjetimi mistik i Zotit nga t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb Lindje dhe tradita mistike myslimane, q\u00eb t\u00eb trija e konceptonin Zotin, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb, si krijim t\u00eb imagjinat\u00ebs (f. 340), nj\u00eb dhunti kjo nga vet\u00eb Zoti (f. 344), me gjith\u00eb rreziqet q\u00eb nj\u00eb ide e till\u00eb paraqiste p\u00ebr t\u00eb past\u00ebrviturit (f. 333) dhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr nocionet e etabluara t\u00eb Zotit dhe zbules\u00ebs (f. 335).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrsa njer\u00ebzit po k\u00ebrkonin nj\u00eb Zot m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb mund t\u00eb rroket aty p\u00ebr aty me ndjenja, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb Zoti t\u00eb larg\u00ebt dhe t\u00eb ndar\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb duhet konceptuar me logjik\u00eb e arsye ose nj\u00eb Zoti legalist t\u00eb ligjit. Aq e fort\u00eb ishte kjo shtys\u00eb, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn e trazirave politike (f. 349 dhe f. 353), sa q\u00eb, p\u00ebr shembull, n\u00eb Islam l\u00ebvizja mistike e njohur si sufizmi, u b\u00eb prirja mbizot\u00ebruese n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs myslimane (f. 349), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, megjith\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb tradite mistike, ai kurr\u00eb nuk zuri rr\u00ebnj\u00eb (f. 372). P\u00ebrhapjen e spiritualitetit n\u00eb Krishterimin per\u00ebndimor n\u00eb Europ\u00eb, e pamund\u00ebsuan p\u00ebrmbysjet e Reformimit (f. 436).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebvizjet reformuese n\u00eb shekujt XV dhe XVI, Armstrong i shqyron n\u00eb <\/span><b>kapitullin e tet\u00eb (\u201cZoti i reformator\u00ebve\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">, duke p\u00ebrfshir\u00eb Europ\u00ebn e Rilindjes, e zbulimit t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Re dhe t\u00eb revolucionit shkencor, zhvillime k\u00ebto q\u00eb u reflektuan edhe n\u00eb konceptin per\u00ebndimor p\u00ebr Zotin (f. 373) me reformat e Luterit (f. 399) dhe Kalvinit (f. 405), si dhe reformave t\u00eb Kund\u00ebr-reformimit (f. 411). N\u00eb Islam, paralelisht, po ndodhte nj\u00eb zhvillim i tradit\u00ebs s\u00eb \u201cfejlasuf\u00ebve\u201d, por i kombinuar dhe i pajtuar me tradit\u00ebn mistike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u shqua Mulla Sadra (f. 378). Hebrenjt\u00eb po zhvillonin nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb spiritualitetit n\u00eb k\u00ebrkimin e paqes dhe sh\u00ebrimit shpirt\u00ebror pas d\u00ebbimit t\u00eb tyre nga vendbanimet e tyre gjithandej Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe Qendrore, gjat\u00eb shekujve XV dhe XVI (f.384), n\u00eb krye me mistikun Isak Luria (f. 386).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto zhvillime ishin shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra, madje t\u00eb kund\u00ebrta: nd\u00ebrsa n\u00eb Islam, Mulla Sadra po zhvillonte nj\u00eb interpretim m\u00eb simbolik t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave fetare, n\u00eb Per\u00ebndim, prift\u00ebrinj me ndikim po ngulnin k\u00ebmb\u00eb n\u00eb interpretime t\u00eb fjal\u00ebp\u00ebrfjalshme t\u00eb teksteve fetare (f. 421). K\u00ebto interpretime, e konsideronin Zotin si nj\u00eb qenie, dmth si vet\u00ebm edhe nj\u00eb qenie atje, m\u00eb e madh\u00ebrishme se \u00e7do qenie tjet\u00ebr, por megjithat\u00eb, vet\u00ebm edhe nj\u00eb objekt n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e objekteve ekzistuese. Mir\u00ebpo, kostoja e flakjes t\u00eb Zotit imagjinar t\u00eb mistik\u00ebve dhe p\u00ebrqafimit t\u00eb Zotit t\u00eb arsyes t\u00eb Reformimit u pagua nga zhvillimi dhe p\u00ebrhapja e ateizmit t\u00eb fundshekullit XVIII dhe fillimshekullit\u00a0 XIX kur kultura shkencore dhe filozofike iluministe filloi me rrept\u00ebsi t\u00eb studionte \u00e7do qenie, pa p\u00ebrjashtim. Duket se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ateizmin e ri t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb arsyes, Armstrong e v\u00eb tek vet\u00eb teolog\u00ebt q\u00eb e mb\u00ebshtesnin nocionin e Zotit si \u201cvet\u00ebm nj\u00ebra nga qeniet\u201d (f. 421-2), tem\u00eb e trajtuar n\u00eb <\/span><b>kapitullin e n\u00ebnt\u00eb (\u201cIluminizmi\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\"> t\u00eb librit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Teknikalizimi, modernizimi dhe fryma shkencore nuk \u00e7oi medoemos n\u00eb ateiz\u00ebm. Shumica e filozof\u00ebve t\u00eb iluminizmit besonin n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Zotit, por kultura shkencore q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk mund ta merrte as Zotin si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Ekzistenca e Zotit duhej provuar s\u00ebrish, por k\u00ebsaj radhe sipas postulateve dhe shijes s\u00eb epok\u00ebs s\u00eb racionalizmit empirik. Provat e Aristotelit dhe Sh\u00ebn Palit nuk vlenin m\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">R\u00ebne Dekarti dhe Isak Njutoni ofruan ndihm\u00ebn e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Zoti q\u00eb ata e provuan ishte i zhveshur nga misteri q\u00eb e karakterizonte Zotin e mistik\u00ebve, sidomos doktrina e trinis\u00eb dhe mish\u00ebrimit, si dhe besimet e tjera q\u00eb nuk e kalonin testin e rrept\u00eb t\u00eb shqyrtimit shkencor t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb Arsyes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pati edhe teolog\u00eb radikal\u00eb q\u00eb zbatuan metoda shkencore n\u00eb fe me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb fe t\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs dhe arsyes t\u00eb cil\u00ebs i prin k\u00ebrkimi racional dhe jo zbulesa dhe shtesat e m\u00ebvonshme (f.441-2). Duke i q\u00ebndruar besnik shpirtit shkencor t\u00eb koh\u00ebs, Ungjilli tani lexohej sipas kuptimit t\u00eb fjal\u00ebp\u00ebrfjalsh\u00ebm t\u00eb tij dhe jo sipas kuptimeve simbolike ose metaforike (f.443). Feja e re e arsyes u njoh si Deiz\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb porosin\u00eb morale t\u00eb fes\u00eb dhe braktisi dogm\u00ebn: mitet dhe misteret q\u00eb e karakterizonin Krishterimin p\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ky ishte Zoti i Iluminizmit q\u00eb ngriti krye kund\u00ebr Zotit t\u00eb doktrinave t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb r\u00ebndonin mbi njer\u00ebzit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb braktisje t\u00eb Zotit, p\u00ebrs\u00ebri, Armstrongu qorton vet\u00ebm kishat (f.447-8).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Epoka e Arsyes, me braktisjen e tradit\u00ebs dhe miteve fetare, nuk u p\u00ebrshkua vet\u00ebm nga racionaliteti. Krahas racionalizmit t\u00eb iluminizmit pati edhe l\u00ebvizje fetare q\u00eb donin t\u00eb zbulonin Zotin drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zem\u00ebr dhe jo p\u00ebrmes provave dhe autoriteteve t\u00eb jashtme. Kjo \u201cfe e zemr\u00ebs\u201d dhe racionalizmi i Iluminizmit kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: t\u00eb dyja ishin kund\u00ebr establishmentit fetar\/teologjik dhe autoritetit t\u00eb jasht\u00ebm, por \u201cfeja e zemr\u00ebs\u201d e pranishme tek t\u00eb krishter\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb u p\u00ebrfaq n\u00eb forma t\u00eb devocionit p\u00ebrv\u00eblues irracional q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga racionalizmi i ftoht\u00eb i Iluminizmit (f.455-88).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn myslimane nuk kishte zhvillime t\u00eb krahasueshme, ndon\u00ebse \u2013 si\u00e7 v\u00ebren Armstrong \u2013 ky p\u00ebrfundimim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar, pasi q\u00eb zhvillimet intelektuale n\u00eb islamin e shekullit XVIII nuk jan\u00eb studiur shum\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim (f.489). Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrhapja e modernizmit dhe frym\u00ebs s\u00eb Iluminizmit n\u00eb bot\u00eb, preku edhe mendimtar\u00ebt mysliman\u00eb. N\u00eb lib\u00ebr kjo ilustrohet me dy protagonist\u00eb: nj\u00ebri, mistik n\u00eb Indi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur misticizmi po zbehej si forc\u00eb frym\u00ebzuese n\u00eb bot\u00ebn myslimane dhe po z\u00ebvend\u00ebsohej nga nj\u00eb l\u00ebvizje reformatore e fresk\u00ebt dhe e vrullshme, dhe tjetri, nj\u00eb reformator n\u00eb Gadishullin Arab q\u00eb u ngrit kund\u00ebr tradit\u00ebs fetare me pretendimin p\u00ebr t\u2019iu kthyer Islamit t\u00eb burimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs politike e sociale n\u00eb Arabi (f.489-90).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Europ\u00eb filloi nj\u00eb prirje largimi nga Zoti i teolog\u00ebve, i filozof\u00ebve dhe Zoti mekanik i Njutonit (f.492-3), duke e nxjerr\u00eb k\u00ebshtu Zotin edhe nga vendi i fundit q\u00eb i kishte mbetur n\u00eb Europ\u00eb: nga vet\u00eb fizika. Natyrisht, nj\u00eb Zot q\u00eb, sipas nj\u00eb p\u00ebrfytyrimi, ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ekzistonin objektivisht, dhe si \u00e7do ekzistenc\u00eb objektive, edhe e tija mund t\u00eb provohej. Por, meqen\u00ebse kjo kurr\u00eb nuk u provua, nj\u00eb Zot i till\u00eb nuk mund t\u00eb jetonte n\u00eb epok\u00ebn e racionalizmit empirik dhe nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb shpallej vdekja e Zotit me siguri t\u00eb madhe (f.496), pasi q\u00eb edhe po t\u00eb provohej nj\u00eb zot i till\u00eb, ai nuk do t\u00eb ishte m\u00eb Zoti, por nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyre a idhull i tij. Ky episod i historis\u00eb s\u00eb Zotit tregohet n\u00eb <\/span><b>kapitullin e dhjet\u00eb t\u00eb librit (\u201cVdekja e Zotit?\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Filozof\u00ebt e shekullit XIX sfidonin pik\u00ebpamjen tradicionale p\u00ebr Zotin q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb Per\u00ebndim: nj\u00eb hyjni e mbinatyrshme q\u00eb ekziston diku jasht\u00eb nesh dhe bot\u00ebs. Ndryshe nga kjo, n\u00eb traditat hebreje, myslimane dhe t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve ortodoks\u00eb, nocioni m\u00eb imagjinar i Zotit nuk i nj\u00ebj\u00ebsonte idet\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr Zotin me vet\u00eb realitetin e Zotit, pasi q\u00eb ky realitet nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhej a t\u00eb konceptohej. Kur filozof\u00ebt e periudh\u00ebs pas vdekjes s\u00eb Zotit diskutonin p\u00ebr Zotin, Armstrong v\u00ebren se ata po p\u00ebrs\u00ebritnin nocionet e vjetra t\u00eb feve monoteiste: Fryma e Hegelit, Vullneti p\u00ebr t\u00eb jetuar i Shopenhauerit, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb psikologjike e p\u00ebrjetuar subjektivisht nga individ\u00ebt, Qenia e Hajdegerit (f.505-13).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, pavar\u00ebsisht se kurr\u00eb nuk u provua ekzistenca e tij, pavar\u00ebsisht se njer\u00ebzit u ngrit\u00ebn kund\u00ebr tij, ta varrosnin ose edhe ta mbysnin, Zoti vazhdoi t\u00eb jetonte. Por, nocioni yn\u00eb p\u00ebr Zotin nuk mund t\u00eb ishte ai i periudhave para p\u00ebrparimit shkencor, revolucionit politik e shoq\u00ebror t\u00eb Epok\u00ebs moderne dhe para shpalljes s\u00eb vdekjes s\u00eb Zotit n\u00eb shekullin XX: Zoti personal, Zoti q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb objekt natyror, qoft\u00eb n\u00eb mesin, qoft\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb gjitha objekteve tjera,\u00a0 tani m\u00eb nuk mund t\u00eb ishte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb dh\u00ebmb\u00ebzor n\u00eb makin\u00ebn e madhe t\u00eb universit; Zoti q\u00eb ishte shkaku i par\u00eb i t\u00eb gjitha qenieve nuk mund t\u00eb ishte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb qenie n\u00eb zinxhirin e qenieve, ndoshta hallka e par\u00eb, por prap\u00eb pjes\u00eb e zinxhirit;\u00a0 Zoti q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb univers dhe p\u00ebrzihet n\u00eb lirin\u00eb njer\u00ebzore, tani m\u00eb nuk mund t\u00eb ishte i ndrysh\u00ebm nga diktator\u00ebt tok\u00ebsor\u00eb. Ateizmi q\u00eb mohonte nj\u00eb Zot t\u00eb till\u00eb ishe rrjedhoj\u00eb e pritur dhe e arsyetuar (f.548). Zoti personal duhej t\u00eb mohohej, jo vet\u00ebm p\u00ebr arsye shkencore, por edhe p\u00ebr arsye fetare (f.567).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tani k\u00ebrkohej nj\u00eb Zot mbi k\u00ebt\u00eb Zot personal. M\u00eb sakt\u00eb, kishte prirje q\u00eb nj\u00eb nocion mbi-personal i Zotit t\u00eb k\u00ebrkohej n\u00eb nocionet e teizmit t\u00eb lasht\u00eb q\u00eb nga koh\u00ebrat biblike, ku pranohej transcendenca, misteri dhe natyra paradoksale e Zotit, e nuk kishte p\u00ebrpjekje q\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb sistem racional. Prirje t\u00eb tilla u rikthyen pas vdekjes s\u00eb Zotit edhe nga teolog\u00eb, mendimtar\u00eb dhe filofoz\u00eb q\u00eb diskutohen n\u00eb <\/span><b>kapitullin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb librit (\u201cA ka Zoti t\u00eb ardhme?\u201d)<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. Zoti rronte edhe n\u00eb shekullin XX n\u00eb format e devocionit spiritualist, n\u00eb mendjet kontemplative, madje edhe n\u00eb kampin fam\u00ebkeq t\u00eb Aushvicit, tmerret e t\u00eb cilit vran\u00eb Zotin n\u00eb zemrat e shum\u00ebkujt, por edhe n\u00eb forma spiritualiste t\u00eb pash\u00ebndetshme dhe fundamentaliste e politike (f.548 dhe f.559).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Natyrisht, Zoti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm edhe nj\u00eb qenie tjet\u00ebr, rron n\u00eb zemrat e nj\u00eb pjese t\u00eb njer\u00ebzimit. K\u00ebshtu ka qen\u00eb dhe mbetet edhe pas 4 mij\u00eb vjet histori t\u00eb Zotit t\u00eb prezantuar me aq mjeshtri e thjesht\u00ebsi nga Karen Armstrong. Idet\u00eb jetojn\u00eb dhe mb\u00ebshteten nga imagjinata njer\u00ebzore vet\u00ebm ar\u00ebhet\u00eb kur ato kan\u00eb nj\u00eb vlefshm\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn dhe rrethanat e caktuara. P\u00ebrndryshe, ato zbehen dhe nuk ka interesim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten. N\u00ebse ideja e Zotit nuk vlen p\u00ebr epok\u00ebn e arsyes, skepticizmit apo kritik\u00ebs, ajo do t\u00eb braktiset dhe rikrijohet, m\u00eb pas, n\u00eb rrjedh\u00ebn 4 mij\u00eb vje\u00e7are t\u00eb k\u00ebrkimit njer\u00ebzor p\u00ebr kuptime, simbole dhe qendra t\u00eb spiritualizmit (f.570).<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbresa nga leximi i librit \u201cNj\u00eb histori e Zotit\u201d nga Karen Armstrong. Ndryshe nga \u00e7\u2019b\u00ebn autorja e librit n\u00eb fjal\u00eb, un\u00eb zgjodha t\u00eb filloj\u00eb rr\u00ebfimin e Zotit in medias res, duke anashkaluar mbi 2000 vjet histori, p\u00ebr t\u00eb nisur nga episodi kur Krishterimi takohet me filozofin\u00eb pagane helene dhe romake. Ky takim paralajm\u00ebron periudh\u00ebn n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1102,1101,1099],"ppma_author":[700],"class_list":["post-7454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-islami","tag-letersi","tag-vita-contemplativa"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7454"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7454\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7456,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7454\/revisions\/7456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7454"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}