{"id":7457,"date":"2021-06-16T14:45:01","date_gmt":"2021-06-16T12:45:01","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7457"},"modified":"2024-09-10T14:58:39","modified_gmt":"2024-09-10T12:58:39","slug":"nga-palevizjet-e-udheheqesve-politike-te-levizjet-e-studenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nga-palevizjet-e-udheheqesve-politike-te-levizjet-e-studenteve\/","title":{"rendered":"Nga pal\u00ebvizjet e udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb te l\u00ebvizjet e student\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Mbresa nga leximi i librit \u201cL\u00ebvizjet studentore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d nga Atdhe Hetemi.<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Dy jan\u00eb aspektet novatore t\u00eb k\u00ebtij studimi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, ai plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb literatur\u00ebn e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore, ku ka munguar fokusi i studiuesve n\u00eb mobilizimin e student\u00ebve dhe rolin e universitetit n\u00eb l\u00ebvizjet e protest\u00ebs n\u00eb \u201cshoq\u00ebrit\u00eb margjinale\u201d, si\u00e7 ishte shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs n\u00eb Jugosllavi dhe n\u00ebn pushtimin serb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, l\u00ebvizjet e student\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kundrohen e analizohen brenda tradit\u00ebs teorike t\u00eb l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore t\u00eb zhvilluar n\u00eb sociologji dhe shkenc\u00ebn politike, dhe zhvishen nga gjykimi e idealizimi i tyre. Ve\u00e7 k\u00ebtyre, libri hap nj\u00eb shteg drejt hulumtimit t\u00eb nd\u00ebrveprimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs me politik\u00ebn: rolin politik t\u00eb Universitetit n\u00eb shoq\u00ebri, si dhe nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs n\u00eb Universitet edhe n\u00eb periudhat e m\u00ebvonshme.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dyzet vjet m\u00eb par\u00eb, ajo q\u00eb kishte filluar si nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr ushqimit jocil\u00ebsor dhe kushteve t\u00eb padinjitetshme t\u00eb student\u00ebve, n\u00eb mens\u00ebn e student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, u p\u00ebrhap n\u00eb disa demonstrata masive gjithandej qendrave t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb punonj\u00ebs dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave, ku, nd\u00ebr tjerash, brohoritej edhe p\u00ebr \u201cRepublik\u00eb\u201d e \u201cKushtetut\u00eb\u201d p\u00ebr, asokohe, Krahin\u00ebn Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte pranvera e vitit 1981 dhe, si\u00e7 dihet, kjo nuk ishte as hera e par\u00eb, as e fundit q\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kishin artikuluar k\u00ebrkesa politike: kjo kishte ndodhur 13 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1968, dhe 16 vjet ma pas, n\u00eb vitin 1997.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">A mund t\u00eb shihen demonstratat e 68-t\u00ebs, 81-shit dhe 97-t\u00ebs t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar si pjes\u00eb e nj\u00eb l\u00ebvizjeje shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb? Cila \u00ebsht\u00eb lidhja n\u00eb mes k\u00ebtyre tri demonstratave? A mund t\u00eb cil\u00ebsohen ato si l\u00ebvizje p\u00ebr Republik\u00ebn ose Shtetin e Kosov\u00ebs? N\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh rrethanore ngjan\u00eb ato demonstrata? Cil\u00ebt ishin faktor\u00ebt p\u00ebrcaktues dhe ndikues tek ato demonstrata? Cil\u00ebt ishin aktor\u00ebt e atyre demonstratave? K\u00ebto jan\u00eb pyetjet ky\u00e7 t\u00eb cilave libri i Atdhe Hetemit, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebvizjet studentore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> u p\u00ebrgjigjet p\u00ebrmes nj\u00eb qasjeje historike dhe nj\u00eb studimi t\u00eb gjer\u00eb empirik q\u00eb p\u00ebrfshin rr\u00ebfime gojore t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb atyre ngjarjeve, si dhe materiale arkivore nga tri qendra: Prishtina, Tirana dhe Beogradi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Teza kryesore e librit \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto tri demonstrata studentore ishin vendimtare n\u00eb zhvillimin e ngjarjeve t\u00eb cilat \u00e7uan n\u00eb pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs (f.38)*, duke qen\u00eb se ruajt\u00ebn vizionin p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs (f.40), si dhe luajt\u00ebn rol n\u00eb moblizimin politik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare dhe ngritjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar (f. 43). Secila nga demonstratat e student\u00ebve kishte k\u00ebrkesa pak a shum\u00eb t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb dalluara: arsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare (n\u00eb \u201968-t\u00ebn), kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese n\u00eb universitet (n\u00eb \u201981 -t\u00ebn) dhe autonomi akademike n\u00eb universitet (n\u00eb \u201997 -t\u00ebn), por n\u00eb t\u00eb trijat \u201cu shkri k\u00ebrkesa p\u00ebr Republik\u00eb (qoft\u00eb brenda a jasht\u00eb Federat\u00ebs Jugosllave)\u201d, sado q\u00eb ky nuk ishte q\u00ebllimi kryesor ose fillestar i tyre (p. 42).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Studimi nd\u00ebrtohet brenda tradit\u00ebs s\u00eb sociologjis\u00eb dhe shkenc\u00ebs politike n\u00eb teorizimin e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore dhe protest\u00ebs,\u00a0 por edhe e pasuron at\u00eb tradit\u00eb. Korpusi i dituris\u00eb mbi l\u00ebvizjet shoq\u00ebrore p\u00ebrfshin studime q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb hulumtim empirik, por jo gjithaq n\u00eb analiz\u00eb, interpretim dhe teori ose anasjellas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb studim, autori arrin t\u2019i bashkoj\u00eb t\u00eb dyjat, empiriken dhe teoriken, n\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb t\u00eb pashoqe n\u00eb hulumtimet e deritanishme mbi tem\u00ebn demonstratave t\u00eb student\u00ebve dhe l\u00ebvizjet shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb. Si i till\u00eb, ky studim p\u00ebrb\u00ebn si nj\u00eb kontribut t\u00eb mir\u00ebpritur historik-empirik dhe teorik, bashk\u00eb, n\u00eb l\u00ebvrimin e historis\u00eb politike dhe sociologjike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kontributi shkencor i k\u00ebtij libri, q\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb burimeve arkivore dhe rr\u00ebfimeve gojore, \u00ebsht\u00eb se v\u00eb n\u00eb analiz\u00eb historike Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe mobilizimin e student\u00ebve si prish\u00ebs t\u00eb status quos\u00eb ose koncepteve politike t\u00eb \u201cObllastit\u201d Autonom t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb, t\u00eb Krahin\u00ebs Socialiste Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs dhe, m\u00eb von\u00eb, t\u00eb Republik\u00ebs \u201cs\u00eb par\u00eb\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, p\u00ebr t\u00eb thurur, k\u00ebsisoj, nj\u00eb rr\u00ebfim koherent t\u00eb t\u00eb tri ngjarjeve. Ky rr\u00ebfim thekson dallimet n\u00eb mes karaktereve dhe rrethanave t\u00eb t\u00eb tri l\u00ebvizjeve, por q\u00eb, megjithat\u00eb, mund t\u00eb shihen si nj\u00eb protest\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e student\u00ebve kund\u00ebr diskriminimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ato arrit\u00ebn t\u00eb mobilizonin shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje emancipuese n\u00eb koh\u00ebt kur udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ishin m\u00eb t\u00eb kufizuar n\u00eb veprimin e tyre, t\u00eb ngatht\u00eb ose t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb autorit e p\u00ebrshkon rigoroziteti shkencor, v\u00ebshtrimi i kompleksitetit t\u00eb ngjarjeve dhe kuptimeve t\u00eb tyre, qasja kritike ndaj burimeve, interpretimet e fakteve larg glorifikimit, romantizimit dhe gjykimit t\u00eb ngjarjeve apo t\u00eb protagonist\u00ebve t\u00eb saj, si\u00e7 b\u00ebhet jo rrall\u00eb n\u00eb diskursin publicistik dhe at\u00eb gjoja-shkencor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si i till\u00eb, ky studim, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb literatur\u00ebn e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore, ku ka munguar fokusi i studiuesve n\u00eb mobilizimin e student\u00ebve dhe rolin e universitetit n\u00eb l\u00ebvizjet e protest\u00ebs n\u00eb \u201cshoq\u00ebrit\u00eb margjinale\u201d, si\u00e7 ishte shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs n\u00eb Jugosllavi dhe n\u00ebn pushtimin serb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, l\u00ebvizjet e student\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb kundrohen e analizohen brenda tradit\u00ebs teorike t\u00eb l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore dhe zhvishen nga gjykimi, idealizimi ose romantizimi i tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij libri, t\u00eb botuar s\u00eb pari n\u00eb gjuh\u00ebn angleze n\u00eb Lond\u00ebr dhe tani edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Prishtin\u00eb) q\u00ebndron n\u00eb pasurimin empirik t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa n\u00eb studimet rreth Kosov\u00ebs q\u00ebndron pik\u00ebrisht n\u00eb faktin se hedh drit\u00eb mbi ngjarjet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tre dekad\u00ebshe q\u00eb i dhan\u00eb kahje shoq\u00ebris\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, mbase, deri n\u00eb shpalljen e republik\u00ebs s\u00eb pavarur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ve\u00e7 k\u00ebsaj, libri, n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb studim p\u00ebr Universitetin e Prishtin\u00ebs: ai v\u00eb n\u00eb pah funksionin politik t\u00eb themelimit t\u00eb Universitetit, sfidat politike q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb funksionimin e tij (f. 42-3), rolin politik t\u00eb tij dhe t\u00eb student\u00ebve si krijues t\u00eb vet\u00ebdijes politike dhe ndikues n\u00eb rrjedhat politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke shqyrtuar rolin, ndikimin dhe nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs q\u00eb nga themelimi i tij, botimi i k\u00ebtij studimi hap nj\u00eb shteg drejt nj\u00eb teme q\u00eb pret t\u00eb hulumtohet: nd\u00ebrveprimin e Universitetit me politik\u00ebn, dometh\u00ebn\u00eb, rolin politik t\u00eb Universitetit n\u00eb shoq\u00ebri, si dhe nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs n\u00eb Universitet, edhe n\u00eb periudhat e m\u00ebvonshme, q\u00eb ky lib\u00ebr nuk i p\u00ebrfshin (pra pas vitit \u201999), por q\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se nuk ka munguar dhe ne, pedagog\u00eb dhe hulumtues universitar\u00eb, e kemi ndjer\u00eb jo rrall\u00eb si barr\u00eb dhe penges\u00eb, n\u00eb vend se ndihmes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">*Referencat n\u00eb kllapa nga: Atdhe Hetemi, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebvizjet studentore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, 1968, 1981 dhe 1997<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> (Prishtin\u00eb: Artini, 2020).\u00a0<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbresa nga leximi i librit \u201cL\u00ebvizjet studentore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d nga Atdhe Hetemi. Dy jan\u00eb aspektet novatore t\u00eb k\u00ebtij studimi. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, ai plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb literatur\u00ebn e l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore, ku ka munguar fokusi i studiuesve n\u00eb mobilizimin e student\u00ebve dhe rolin e universitetit n\u00eb l\u00ebvizjet e protest\u00ebs n\u00eb \u201cshoq\u00ebrit\u00eb margjinale\u201d, si\u00e7 [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1101,1114,1099],"ppma_author":[700],"class_list":["post-7457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-letersi","tag-levizjet-studentore","tag-vita-contemplativa"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7457"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7457\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7461,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7457\/revisions\/7461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7457"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}