{"id":7476,"date":"2023-04-14T15:09:48","date_gmt":"2023-04-14T13:09:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7476"},"modified":"2024-09-10T15:23:15","modified_gmt":"2024-09-10T13:23:15","slug":"jeta-ne-ukrainen-e-pushtuar-represioni-dhe-dhomat-e-tortures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/jeta-ne-ukrainen-e-pushtuar-represioni-dhe-dhomat-e-tortures\/","title":{"rendered":"Jeta n\u00eb Ukrain\u00ebn e pushtuar: represioni dhe dhomat e tortur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb nga viti 2014, Ukraina \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb territore t\u00eb pushtuara nga Rusia dhe t\u00eb kontrolluara nga Kievi. N\u00eb hart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i t\u00ebr\u00eb por n\u00eb realitet jeta n\u00ebn okupim \u00ebsht\u00eb si t\u00eb shikosh n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pasqyre t\u00eb err\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2014 sapo kishte p\u00ebrfunduar Revolucioni i Dinjitetit \u2013 Maidani \u2013 i cili e detyroi presidentin Viktor Jankukovi\u00e7 t\u00eb largohej nga vendi. Janukovi\u00e7 ishte thjesht nj\u00eb kukull e Kremlinit, nj\u00eb njeri absolutisht i korruptuar. Ai hodhi posht\u00eb integrimin e premtuar europian, andaj shoq\u00ebria ukrainase shp\u00ebrtheu n\u00eb protest\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u2013 at\u00eb t\u00eb Maidanit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Putini urdh\u00ebroi shpejt trupat q\u00eb ta rimerrnin Krimen\u00eb. Edhe pse pas r\u00ebnies s\u00eb BRSS-s\u00eb Krimea u b\u00eb pjes\u00eb e Ukrain\u00ebs s\u00eb pavarur, sidoqoft\u00eb flota ruse e Detit t\u00eb Zi kishte mbetur ende n\u00eb Sevastopol.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Krimea, Putini d\u00ebrgoi trupat e tij n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin rajon Donbas, ku n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2014 nisi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Putini p\u00ebrfitoi nga dob\u00ebsia e ushtris\u00eb ukrainase dhe kaosi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte as president.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ukraina arriti t\u00eb mbronte disa qytete \u2013 Odesa, Kharkiv, Sievierodonteesk, Sloviansk, Mariupol. Megjithat\u00eb, qytete t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si Donetsku and Luhansku, s\u00eb bashku me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rajonit t\u00eb Donbasit, ran\u00eb n\u00ebn pushtim. Gjat\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, Donbasi u p\u00ebrdor si baz\u00eb ushtarake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe pse Krimea konsiderohet pjes\u00eb e Qarkut Federal Jugor t\u00eb Rusis\u00eb, nuk kishte banka zyrtare ruse, zinxhir\u00eb hotelesh, dyqane e restorante, dhe as nuk funksiononin Visa, MasterCard, Apple Pay, Google Pay, etj. Kompanit\u00eb ishin sy\u00e7el\u00eb ndaj sanksioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nis\u00ebn t\u00eb lul\u00ebzonin n\u00eb Krime vet\u00ebm n\u00eb vazhd\u00ebn e pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb m\u00eb 2022, kur u vendos\u00ebn sanksionet ndaj Rusis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Krime pasuan represionet. Objektivi kryesor ishin njer\u00ebzit indigjen\u00eb, tatar\u00ebt e Krimes\u00eb dhe ukrainasit, q\u00eb u larguan nga gadishulli n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin me burgim. Shum\u00eb ukrainasve u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb Krime dhe rreth 800 mij\u00eb rus\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb tashm\u00eb apartamentet e tyre. Putini ka p\u00ebrdorur nj\u00eb nga taktikat e preferuara t\u00eb Stalinit: rivendosjen e rus\u00ebve n\u00eb ato rajone ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb \u201cdob\u00ebsohen\u201d popujt e tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Tatar\u00ebt u shtyp\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb potencialit t\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb kryengritje komb\u00ebtare. Andaj, koh\u00ebzgjatja totale e viktimave t\u00eb persekutimit t\u00eb motivuar politikisht n\u00eb Krime gjat\u00eb pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb ishte <\/span><b>699 vjet e 9 muaj<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. S\u00eb paku gjasht\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb t\u00eb Krimes\u00eb u torturuan m\u00eb 2022. Ve\u00e7 torturave, ata p\u00ebsuan trajtim mizor dhe \u00e7njer\u00ebzor. N\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb burgosurve nuk u ofrohet kujdes adekuat mjek\u00ebsor dhe, si rezultat i k\u00ebsaj, dy t\u00eb burgosur politik\u00eb t\u00eb Krimes\u00eb, Konstantin Shiring dhe Dzhemil Gafarov, vdiq\u00ebn n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithashtu, m\u00eb 28 shkurt, forcat ruse t\u00eb siguris\u00eb l\u00ebshuan nj\u00eb \u201cparalajm\u00ebrim\u201d p\u00ebr tatar\u00ebt e Krimes\u00eb n\u00eb lidhje me ndalimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb \u201cngjarje masive t\u00eb paautorizuara\u201d. Situata n\u00eb Donbas \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Rusia ka krijuar dy kuazi-shtete \u2013 Republikat Popullore t\u00eb Luhanskut dhe Donetskut (RPL dhe RPD). \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb thuhet se k\u00ebto \u201cshtete\u201d nuk jan\u00eb as t\u00eb popullit, as demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Qeveria e sapoinstaluar nuk p\u00ebrb\u00ebhet nga luft\u00ebtar\u00eb apo udh\u00ebheq\u00ebs vendas, por nga individ\u00eb t\u00eb importuar nga Rusia. Luft\u00ebrat e bandave kan\u00eb vazhduar q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb pushtimit dhe krer\u00ebt lokal\u00eb shpesh vriten mes vete \u2013 nga shp\u00ebrthime n\u00eb ashensor\u00eb, restorante, vetura dhe madje vende t\u00eb pun\u00ebs. Jeta e t\u00eb mbrojturve t\u00eb Kremlinit ishte e rrezikshme dhe e shkurt\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, k\u00ebta faktor\u00eb kriminal\u00eb kan\u00eb terrorizuar pa m\u00ebshir\u00eb banor\u00ebt disident\u00eb, gj\u00eb q\u00eb detyroi qindra-mij\u00ebra ukrainas t\u00eb braktisin pushtimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb shembull ilustrues \u00ebsht\u00eb ai i 19-vje\u00e7arit Vladislav Ovcharenko, me origjin\u00eb nga Luhansku, tifoz i Zoryas, q\u00eb u persekutua p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij qytetar. M\u00eb 10 tetor t\u00eb vitit 2016 ai dhe njer\u00ebzit e tij dogj\u00ebn flamurin e RPL-s\u00eb. M\u00eb von\u00eb ai u fotografua n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb pushtuar me flamurin e Ukrain\u00ebs pran\u00eb pllak\u00ebs me mbishkrimin \u201cT\u00eb dua, Luhansk\u201d. Ai u kap dhe u dor\u00ebzua te \u201cLNR MGB\u201d (Ministria e Sigurimit t\u00eb Shtetit). Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ai u d\u00ebnua p\u00ebr spiunazh p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe u d\u00ebnua me 17 vjet burgim. Ovcharensko kaloi gati 15 muaj n\u00eb rob\u00ebri. P\u00ebrfundimisht u shk\u00ebmbye m\u00eb 2017 dhe pas vetes la k\u00ebt\u00eb tregim pik\u00ebllues t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb rob\u00ebri:<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cM\u00eb rrah\u00ebn me \u00e7\u2019kishin n\u00eb duar. Me karrige, me duar, ndoshta me kondak\u00eb automatiku, me \u00e7ka jo. Nuk m\u00eb torturuan me shok elektrik, por m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin se do t\u00eb m\u00eb prisnin gishtat, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. M\u00eb rrah\u00ebn fort. Shpin\u00ebn, k\u00ebmb\u00ebt, krejt trupin e kisha t\u00eb mavijosur. M\u2019i nduk\u00ebn thonjt\u00eb nga mishi \u2013 fut\u00ebn nj\u00eb teh n\u00ebn thonj dhe m\u2019i nduk\u00ebn.\u201d<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dikur qend\u00ebr kulturore, burgu Izolyatsia u b\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb torture. Aty u arrestuan dhe u torturuan qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm pro-ukrainas, s\u00eb bashku me ata q\u00eb bashk\u00ebpunuan me sh\u00ebrbimet speciale t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebt e vet\u00eb grupit DPR.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Fotografi dhe video t\u00eb rreme nga Izolyatsia treguan q\u00eb militant\u00ebt e ISIS-it dyshohej se po luftonin krah Ukrain\u00ebs s\u00eb bashku me luft\u00ebtar\u00ebt e Azovit. Nj\u00eb hetim i BBC-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdori Wikimapian, p\u00ebrcaktoi vendndodhjen e t\u00eb sht\u00ebnave dhe k\u00ebsisoj demaskoi materialet e rreme. Burra nga RPL\/D u b\u00ebn\u00eb viktimat e para t\u00eb pushtimit rus n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, burrat nga okupimi u kap\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe u shtyn\u00eb drejt e n\u00eb front. Kjo gj\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku rrug\u00ebt e Donbasit t\u00eb pushtuar jan\u00eb praktikisht bosh p\u00ebr shkak se nuk ka frym\u00eb njeriu. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb dihet sakt\u00eb numri i njer\u00ebzve q\u00eb mb\u00ebshtesin kuazi-shtetet e reja, sepse n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet pushtim secili disident ka p\u00ebrfunduar ose n\u00eb arratisje, ose n\u00eb rob\u00ebri me tortura.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bota mbar\u00eb pa t\u00eb gjitha tmerret e jet\u00ebs n\u00ebn pushtimin e ri kur rajoni i Kievit u \u00e7lirua n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022. P\u00ebrdhunime, vrasje t\u00eb civil\u00ebve, tortura, pla\u00e7kitje n\u00eb territoret e pushtuara nga Rusia: n\u00eb Bucha, Irpin dhe Hostomel. Her\u00eb pas here, sh\u00ebrbimet ukrainase t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit kan\u00eb gjetur dhoma torturash dhe varre masive, rr\u00ebfime t\u00eb civil\u00ebve t\u00eb burgosur thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me \u201cautoritetet\u201d e reja. Edhe f\u00ebmij\u00ebt ukrainas kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00ebn rob\u00ebrin\u00eb ruse.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.hrw.org\/news\/2022\/05\/18\/ukraine-executions-torture-during-russian-occupation\"><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb paraburgosurit raportuan<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> p\u00ebr rrahje, shok\u00eb elektrik\u00eb, ekzekutime t\u00eb sajuara p\u00ebr t\u2019u tallur dhe tortura n\u00eb uj\u00eb, mes keqtrajtimeve t\u00eb tjera. Ushtar\u00ebt rus\u00eb i mbanin njer\u00ebzit n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb bodrume, gropa, dhoma kaldajash e fabrika.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb nga marsi i vitit 2023, Zyra e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs dokumentoi 73 mij\u00eb e 779 krime lufte t\u00eb kryera nga ushtria ruse. T\u00eb drejtat e liris\u00eb s\u00eb mendimit, shprehjes dhe tubimit paq\u00ebsor jan\u00eb kufizuar n\u00ebn gjendjen e okupimit. Kanalet televizive dhe radiostacionet ukrainase jan\u00eb shk\u00ebputur dhe jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me kanale nga Federata Ruse ose \u201crepublikat\u201d e vet\u00ebshpallura.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Krime, Rusia ka zbatuar legjislacionin q\u00eb penalizon nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb fjalimesh q\u00eb konsiderohen kritike dhe m\u00ebsuesve u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr ta miratuar pushtimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E gjith\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr jet\u00ebn e ukrainasve n\u00ebn okupim do t\u00eb dihet vet\u00ebm pas \u00e7lirimit t\u00eb t\u00eb gjitha rajoneve. Ukrainasit q\u00eb zgjedhin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn okupim detyrohen t\u00eb harrojn\u00eb identitetin e tyre. Edhe gjuha ukrainase madje \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore p\u00ebr Rusin\u00eb. Ata q\u00eb flasin gjuh\u00ebn ukrainase n\u00eb publik d\u00ebrgohen n\u00eb dhomat e tortur\u00ebs dhe nganj\u00ebher\u00eb ekzekutohen publikisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Autoritetet ukrainase jan\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb re n\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar m\u00eb shum\u00eb territore. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, me \u00e7lirimin do t\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb m\u00eb shum\u00eb raste torturash, dhune dhe rr\u00ebmbimesh.\u00a0 <\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga viti 2014, Ukraina \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb territore t\u00eb pushtuara nga Rusia dhe t\u00eb kontrolluara nga Kievi. N\u00eb hart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i t\u00ebr\u00eb por n\u00eb realitet jeta n\u00ebn okupim \u00ebsht\u00eb si t\u00eb shikosh n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pasqyre t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2014 sapo kishte p\u00ebrfunduar Revolucioni i Dinjitetit \u2013 Maidani \u2013 i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":212,"featured_media":7480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1008,1117,1116,671],"ppma_author":[1115],"class_list":["post-7476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lufte","tag-rusi","tag-slava-ukraini","tag-ukraine"],"authors":[{"term_id":1115,"user_id":212,"is_guest":0,"slug":"daria-meshcheriakova","display_name":"Daria Meshcheriakova","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp"},"user_url":"","last_name":"Meshcheriakova","first_name":"Daria","description":"Daria Meshcheriakova is a journalist with \u201cEuropean Pravda\u201d and sport media outlet Tribuna.com. She was in Luhansk in 2014 when the war started. In 2022 she had to flee the war again, this time from Kyiv. Since May, she has lived in Kosovo, where the Journalist-in-Residence Programme offers a safe space for Ukrainian Journalists to rest and to recover. Daria says she was literally brought back to journalism thanks to participation in the programme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/212"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7476"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7481,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7476\/revisions\/7481"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7476"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}