{"id":7492,"date":"2022-12-23T15:33:34","date_gmt":"2022-12-23T13:33:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7492"},"modified":"2024-09-10T15:35:12","modified_gmt":"2024-09-10T13:35:12","slug":"ukraina-do-ti-festoje-krishtlindjet-ne-kushte-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ukraina-do-ti-festoje-krishtlindjet-ne-kushte-lufte\/","title":{"rendered":"Ukraina do t\u2019i festoj\u00eb Krishtlindjet n\u00eb kushte lufte"},"content":{"rendered":"<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebt\u00eb vit ukrainasit do t\u2019i festojn\u00eb festat e fundvitit gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, pasi af\u00ebrsisht <\/span><a href=\"https:\/\/data.unhcr.org\/en\/situations\/ukraine\" target=\"_self\"><span style=\"font-weight: 400;\">8 milion\u00eb<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> njer\u00ebz jan\u00eb d\u00ebbuar me forc\u00eb nga Ukraina q\u00eb nga pushtimi rus n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb m\u00eb 24 shkurt. P\u00ebr ukrainasit, kjo koh\u00eb e vitit lidhet m\u00eb shum\u00eb me Vitin e Ri sesa me Krishtlindjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u2019ju tregoj pse shumica e ukrainasve mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ftoht\u00eb ndaj Krishtlindjeve, se si ukrainasit zakonisht i festojn\u00eb festat e fundvitit dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qeveria k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb, edhe pse n\u00eb kushte lufte, t\u00eb ndihet t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb atmosfer\u00eb e leht\u00eb festimi.<\/span><\/p>\n<p><b>Si i vodhi BRSS-ja Krishtlindjet<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Para vitit 1917, Krishtlindjet ishin festa m\u00eb e p\u00eblqyer n\u00eb Perandorin\u00eb Ruse. Pas tetorit t\u00eb vitit 1917, p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, festimi i Krishtlindjeve u ndalua. Paraqiste rrezik t\u00eb madh kremtimi i tyre. Por, pas vitit 1945, Krishtlindjet u kthyen n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb legale, ndon\u00ebse jo e miratuar nga shteti. Vet\u00ebm n\u00eb epok\u00ebn post-sovjetike Krishtlindjet u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb nga festat kryesore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Menj\u00ebher\u00eb pas fitores n\u00eb Luft\u00ebn Civile, bolshevik\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb krijonin festat e tyre. Fillimisht nuk p\u00ebrziheshin n\u00eb festat e vjetra fetare. N\u00eb vitet 1920, Dita e Komun\u00ebs s\u00eb Parisit, Dita e P\u00ebrmbysjes s\u00eb Monarkis\u00eb, Krishtlindjet dhe Pashk\u00ebt, bashkekzistonin paq\u00ebsisht n\u00eb kalendar. Ndryshimi i vet\u00ebm midis tyre ishte se festat revolucionare konsideroheshin festa shtet\u00ebrore dhe paguheshin, ani pse at\u00eb dit\u00eb nuk punonte askush. Nd\u00ebrsa festat fetare konsideroheshin si dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta pushimi dhe nuk paguheshin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb nga festat kryesore pararevolucionare \u2013 Krishtlindjet \u2013 u ndesh me probleme q\u00eb n\u00eb fillim. Ideja \u00ebsht\u00eb se bolshevik\u00ebt, menj\u00ebher\u00eb pas revolucionit, kaluan n\u00eb nj\u00eb kalendar t\u00eb ri \u2013 at\u00eb gregorian. Kisha nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb dhe iu p\u00ebrmbajt kalendarit julian. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb kalendar, Krishtlindjet ishin zhvendosur nga 25 dhjetori n\u00eb 7 janar. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, 25 dhjetori, kur vet\u00eb Kisha nuk festonte asgj\u00eb, ishte dit\u00eb pushimi, por 7 janari, kur Kisha festonte Krishtlindjet, ishte dit\u00eb e zakonshme pune.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">BRSS-ja u b\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb ateiste, kishat u mbyll\u00ebn dhe festat e shpikura komuniste z\u00ebvend\u00ebsuan festat fetare. K\u00ebshtu Viti i Ri z\u00ebvend\u00ebsoi Krishtlindjet dhe, n\u00eb vend t\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb Baba Dimrit, nuk erdhi asnj\u00eb Baba Frost i shenjt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><b>Ndryshimi i diskursit sovjetik\u00a0\u00a0<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb BRSS-s\u00eb, n\u00eb ish-shtetet aleate, nisi nj\u00eb ngritje e shpejt\u00eb fetare. Njer\u00ebzit p\u00ebrs\u00ebri festuan hapur festat e krishtera, por Viti i ri dhe Baba Dimri zun\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb forta n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre. K\u00ebshtu, n\u00eb Ukrain\u00eb, Viti i Ri \u00ebsht\u00eb ende festa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00ebse n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore e gjith\u00eb familja b\u00ebhet bashk\u00eb p\u00ebr Krishtlindje, n\u00eb Ukrain\u00eb b\u00ebhet bashk\u00eb m\u00eb 31 dhjetor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Meqen\u00ebq\u00eb Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i madh me dallime tep\u00ebr t\u00eb dukshme regjionale, data e Krishtlindjeve varion. P\u00ebr shembull, n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Ukrain\u00ebs, shumica e njer\u00ebzve jan\u00eb katolik\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Krishtlindjet festohen m\u00eb 25 dhjetor. Ukraina Lindore dhe Ukraina Qendrore jan\u00eb ortodokse dhe Krishtlindjet i festojn\u00eb m\u00eb 7 janar. Gjithashtu, n\u00eb Ukrain\u00eb ka nj\u00eb popullsi t\u00eb madhe grek\u00ebsh katolik\u00eb, por ata, sikund\u00ebr ortodoks\u00ebt, festojn\u00eb Krishtlindjet m\u00eb 7 janar.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb nga festat kryesore t\u00eb fundvitit n\u00eb Ukrain\u00ebn Per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb Dita e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, q\u00eb festohet m\u00eb 19 dhjetor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt marrin dhuratat e tyre fort t\u00eb \u00e7muara n\u00ebn jast\u00ebk. P\u00ebr banor\u00ebt e Ukrain\u00ebs Lindore apo Jugore, Dita e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs ka hyr\u00eb tash s\u00eb voni n\u00eb kalendarin e tyre festiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas fitimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, qeveria ukrainase nuk i ndryshoi edhe aq pushimet. Pra, 7 janari prore ka qen\u00eb dit\u00eb pushimi. Pika e kthes\u00ebs n\u00eb vet\u00ebdijesimin e Ukrain\u00ebs ka qen\u00eb viti 2014, kur Rusia sulmoi Ukrain\u00ebn Lindore. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, mediat dhe historian\u00ebt i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive pun\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e trash\u00ebgimis\u00eb sovjetike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, 25 dhjetori, i quajtur gjer\u00ebsisht si Krishtlindjet Katolike, u b\u00eb dit\u00eb pushimi n\u00eb vitin 2017.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/life.pravda.com.ua\/society\/2022\/12\/19\/251907\/#:~:text=,2%D\" target=\"_self\"><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas vler\u00ebsimeve<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, m\u00eb shum\u00eb ukrainas kan\u00eb nisur t\u00eb mb\u00ebshtesin iden\u00eb e zhvendosjes s\u00eb festimit t\u00eb Krishtlindjeve m\u00eb 25 dhjetor: 44% e ukrainasve pranojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb dat\u00ebn, krahasuar me 26% sa ishin vitin e kaluar. Numri i atyre q\u00eb festojn\u00eb Krishtlindjet vet\u00ebm m\u00eb 25 dhjetor (nga 4% n\u00eb 11%) dhe i atyre q\u00eb festojn\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja datat (nga 18% n\u00eb 25%) \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. M\u00eb shum\u00eb se gjysma (55%) do t\u2019i festojn\u00eb Krishtlindjet m\u00eb 7 janar (71% m\u00eb 2021).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb ndryshim i till\u00eb i disponimit \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga agresioni rus. K\u00ebsisoj, ukrainasit sikur duan t\u00eb thon\u00eb: \u201cNuk duam t\u00eb kemi kurrgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ju, madje as Krishtlindjet m\u00eb 7 janar.\u201d<\/span><\/p>\n<p><b>Krishtlindjet vs. Viti i Ri<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jan\u00eb dy festa krejt t\u00eb ndryshme p\u00ebr ukrainasit. N\u00ebse p\u00ebr Vitin e Ri marrin dhuratat m\u00eb t\u00eb mira, dekorojn\u00eb pem\u00ebn dhe festojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb madhe miqsh dhe t\u00eb af\u00ebrmish, p\u00ebr Krishtlindje shtrohet nj\u00eb dark\u00eb me 12 pjata n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb familjar.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vigjilje t\u00eb Krishtlindjeve, f\u00ebmij\u00ebt vishen me rroba me ngjyra t\u00eb ndezura, gatuajn\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kutia<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> (pjat\u00eb ceremoniale drith\u00ebrash me krem t\u00eb \u00ebmb\u00ebl sip\u00ebr) dhe i vizitojn\u00eb fqinj\u00ebt e miqt\u00eb. Derisa shtrojn\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kutiat<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, f\u00ebmij\u00ebt recitojn\u00eb poezi dhe k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00eb Krishtlindjesh. N\u00eb k\u00ebmbim marrin dhurata t\u00eb ndryshme: \u00ebmb\u00eblsira, para ose fruta. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konsiderohet e pamundur t\u00eb merren mbrapsht en\u00ebt n\u00eb t\u00eb cilat servohen gatimet <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kutia<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. Andaj pjata zakonisht sh\u00ebrbehet n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb dekorative dhuratash. Ishte festa ime e preferuar si f\u00ebmij\u00eb!<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebt\u00eb vit, shumica e f\u00ebmij\u00ebve ukrainas, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lindje t\u00eb vendit, nuk do t\u00eb bashk\u00ebndajn\u00eb gatime <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">kutia<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb vigjilje t\u00eb Krishtlindjeve. Shum\u00eb ukrainas do ta festojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Vit t\u00eb Ri pa energji elektrike, sepse Rusia shkat\u00ebrroi pothuajse 50% t\u00eb sistemit energjetik t\u00eb Ukrain\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 23:59 t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri, familjet ukrainase do t\u00eb mb\u00ebrthehen para televizor\u00ebve t\u00eb tyre dhe do ta d\u00ebgjojn\u00eb fjalimin e presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Dit\u00ebn e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, n\u00eb Kiev, autoritetet ndez\u00ebn pem\u00ebn kryesore t\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes n\u00eb Ukrain\u00eb. \u201cTradicionalisht, m\u00eb 19 dhjetor, n\u00eb Dit\u00ebn e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, ne ndezim dritat e pem\u00ebs kryesore t\u00eb Krishtlindjeve n\u00eb sheshin Sofia. K\u00ebt\u00eb vit u diskutua shum\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vendosim nj\u00eb pem\u00eb Krishtlindjeje, duke qen\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb ligjit ushtarak, bombardimeve dhe nd\u00ebrprerjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Por, nj\u00eb pem\u00eb Krishtlindjeje duhet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu! F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb festojn\u00eb, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve t\u00eb barbar\u00ebve rus\u00eb p\u00ebr t\u2019i privuar ukrainasit nga g\u00ebzimi i Krishtlindjeve dhe Vitit t\u00eb Ri\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klitschko, n\u00eb ndezjen e dritave t\u00eb pem\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pema e Krishtlindjeve e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb artificiale, 12 metra e lart\u00eb (n\u00eb vend t\u00eb 31 sa ishte), e zbukuruar me kurora dritash q\u00eb kursejn\u00eb energjin\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb drit\u00ebzojn\u00eb me an\u00eb t\u00eb gjeneratorit. Dekorimet e p\u00ebrdorura jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. M\u00eb par\u00eb, nj\u00eb pem\u00eb Krishtlindjeje u vendos n\u00eb stacionin hekurudhor t\u00eb Kievit, q\u00eb ndizet me pedalim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe n\u00eb kushte lufte, ukrainasit nuk e humbasin dot k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsin\u00eb e tyre. Gjithandej vendit mund t\u00eb shihen tabela n\u00eb t\u00eb cilat shkruhet: \u201cBaba Frosti s\u2019ka ekzistuar kurr\u00eb.\u201d\u00a0<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb vit ukrainasit do t\u2019i festojn\u00eb festat e fundvitit gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, pasi af\u00ebrsisht 8 milion\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb d\u00ebbuar me forc\u00eb nga Ukraina q\u00eb nga pushtimi rus n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb m\u00eb 24 shkurt. P\u00ebr ukrainasit, kjo koh\u00eb e vitit lidhet m\u00eb shum\u00eb me Vitin e Ri sesa me Krishtlindjet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u2019ju [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":212,"featured_media":7480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1120,1008,1116,671],"ppma_author":[1115],"class_list":["post-7492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-krishlindjet","tag-lufte","tag-slava-ukraini","tag-ukraine"],"authors":[{"term_id":1115,"user_id":212,"is_guest":0,"slug":"daria-meshcheriakova","display_name":"Daria Meshcheriakova","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp"},"user_url":"","last_name":"Meshcheriakova","first_name":"Daria","description":"Daria Meshcheriakova is a journalist with \u201cEuropean Pravda\u201d and sport media outlet Tribuna.com. She was in Luhansk in 2014 when the war started. In 2022 she had to flee the war again, this time from Kyiv. Since May, she has lived in Kosovo, where the Journalist-in-Residence Programme offers a safe space for Ukrainian Journalists to rest and to recover. Daria says she was literally brought back to journalism thanks to participation in the programme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/212"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7492"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7493,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7492\/revisions\/7493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7492"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}