{"id":7494,"date":"2022-12-09T15:35:28","date_gmt":"2022-12-09T13:35:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7494"},"modified":"2024-09-10T15:41:40","modified_gmt":"2024-09-10T13:41:40","slug":"maidan-2014-si-u-shnderrua-ukraina-ne-nje-shtet-nacist-ne-vetem-disa-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/maidan-2014-si-u-shnderrua-ukraina-ne-nje-shtet-nacist-ne-vetem-disa-muaj\/","title":{"rendered":"Maidan 2014: Si u shnd\u00ebrrua Ukraina n\u00eb nj\u00eb \u201cshtet nacist\u201d n\u00eb vet\u00ebm disa muaj"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">21 n\u00ebntori sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Dinjitetit dhe Liris\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 2014, ukrainasit nis\u00ebn nj\u00eb protest\u00eb, duke mos mundur ta duronin m\u00eb kaosin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u00eb shpjegojm\u00eb pse ngjarjet e n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb jan\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7ka po ndodh sot n\u00eb Ukrain\u00eb dhe se si obsesioni i Putinit p\u00ebr rejting t\u00eb lart\u00eb \u00e7oi deri te nj\u00eb luft\u00eb e madhe n\u00eb Europ\u00eb.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">Revolucioni i Dinjitetit, apo si\u00e7 njihet ndryshe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Euromaidan<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, \u00ebsht\u00eb st\u00ebrmbushur me legjenda madh\u00ebshtore. Vet\u00eb protesta \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mit t\u00eb gjall\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><b>Ukraina nuk \u00ebsht\u00eb Rusi: Parashikimi i Ku\u00e7ma-s<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Presidenti rus Vladimir Putin ushqeu nj\u00eb m\u00ebri t\u00eb madhe kund\u00ebr Ukrain\u00ebs qysh nga viti 2004. Pastaj, gjat\u00eb zgjedhjeve presidenciale, Putini i dha mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme Viktor Janukovi\u00e7it, q\u00eb ishte shum\u00eb i ngjash\u00ebm me vet\u00eb Putinin, por disi m\u00eb i menaxhuesh\u00ebm. Janukovi\u00e7i donte t\u00eb krijonte nj\u00eb Rusi t\u00eb vog\u00ebl nga Ukraina, ishte i zhytur n\u00eb korrupsion dhe nuk do t\u00eb jepte dor\u00ebheqje derisa t\u00eb vdiste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr Putinin ishte jetike q\u00eb Ukraina, si nj\u00eb nga vendet kryesore t\u00eb ish-BRSS-s\u00eb, t\u2019i ngjante Rusis\u00eb s\u00eb tij ashtu q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej i mundur rikrijimi i Bashkimit t\u00eb Ri Sovjetik. Putini dha maksimumin e tij p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Janukovi\u00e7in president n\u00eb vitin 2004. M\u00eb 22 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004, n\u00eb or\u00ebn dy t\u00eb m\u00ebngjesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve n\u00eb Ukrain\u00eb raportoi se pas num\u00ebrimit t\u00eb 33% t\u00eb votave, at\u00ebher\u00eb kryeministri Janukovi\u00e7 po printe me 50% t\u00eb votave, nd\u00ebrsa Jush\u00e7enko mori 46%. Sidoqoft\u00eb, exit poll-et treguan numra krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ukrainasit u indinjuan nga falsifikimet n\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve dhe b\u00ebn\u00eb protesta masive, t\u00eb cilat \u00e7uan deri te p\u00ebrs\u00ebritja e zgjedhjeve. Propaganda ruse po shtynte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive t\u00eb gjitha llojet e dezinformatave lidhur me ngjarjet n\u00eb Maidan. Gruaja e Viktor Janukovi\u00e7it tha se protestuesit po hanin \u201cportokaj amerikan\u00eb t\u00eb mbushur me drog\u00eb.\u201d [\u201cNakolotye apel\u02b9siny\u201d].<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe at\u00ebher\u00eb, Vladimir Putini k\u00ebshilloi presidentin e asokohsh\u00ebm Leonid Kuchma q\u00eb \u201cthjesht t\u2019i shp\u00ebrndante t\u00eb gjith\u00eb ata nga Maidani.\u201d Por, Kuchma u p\u00ebrgjigj me qet\u00ebsi: \u201cUkraina nuk \u00ebsht\u00eb Rusi. K\u00ebtu nuk ju ec dot.\u201d Fjal\u00ebt e Kuchma-s u b\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb vitin 2014.<\/span><\/p>\n<p><b>Protestat e Maidanit \u2013 makthi i Putinit<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Janukovi\u00e7i u b\u00eb president duke mposhtur Julia Timoshenkon n\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2010. Gjat\u00eb sundimit t\u00eb tij kat\u00ebrvje\u00e7ar, Janukovi\u00e7i uzurpoi aq shum\u00eb pushtet sa jeta n\u00ebn regjimin e tij n\u00eb Ukrain\u00eb u b\u00eb e padurueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raportet p\u00ebr korrupsionin masiv nuk kishin t\u00eb ndalur. Kabineti i tij kishte lidhje tejet t\u00eb ngushta me Rusin\u00eb dhe shum\u00eb nga ministrat madje as nuk flisnin n\u00eb gjuh\u00ebn ukrainase. Bizneset e vogla u shtyp\u00ebn, derisa rezervat e arit dhe valutave u shkrin\u00eb vrik n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jet\u00ebs luksoze t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb. Pastaj pasoi nj\u00eb rusifikim masiv n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs. Opinioni publik mb\u00ebshteti kursin europian, q\u00eb e b\u00ebri Janukovi\u00e7in \u201ct\u00eb rrudhet si nj\u00eb butak n\u00eb krip\u00eb\u201d [\u201cKak u\u017e na skorovodke\u201d].<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ai u mb\u00ebshtet nga Putini, q\u00eb fuqish\u00ebm e kund\u00ebrshtoi integrimin europian t\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebr Putinin, nj\u00eb Ukrain\u00eb e dob\u00ebt ishte nj\u00eb Ukrain\u00eb e menaxhueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Janukovi\u00e7i premtoi q\u00eb Ukraina do ta n\u00ebnshkruante Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-n\u00eb, n\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Vilnius, m\u00eb 28-29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013. Megjithat\u00eb, m\u00eb 21 n\u00ebntor, Kabineti i Ministrave t\u00eb Ukrain\u00ebs miratoi nj\u00eb dekret q\u00eb pezullonte MSA-n\u00eb. Autoritetet nis\u00ebn nj\u00eb sulm masiv informacioni kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Kjo shkaktoi zem\u00ebrim ekstrem tek ukrainasit, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb protesta paq\u00ebsore m\u00eb 22 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse protesta p\u00ebrfundimisht u quajt <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Euromaidan<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Protesta nuk qe masive, por n\u00eb mbr\u00ebmjen e 30 n\u00ebntorit, Janukovi\u00e7i nisi shp\u00ebrndarjen e dhunshme t\u00eb protestuesve. N\u00eb or\u00ebn kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit, afro 100 protestuesit q\u00eb gjendeshin n\u00eb Maidan, 300 ushtar\u00eb t\u00eb armatosur i rrethuan dhe i rrah\u00ebn me shkopinj. Si rrjedhoj\u00eb, 84 protestues u l\u00ebnduan, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu 17 student\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, dhjet\u00ebra-mij\u00ebra njer\u00ebz erdh\u00ebn n\u00eb Maidan. Qeveria ishte n\u00eb telashe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cNa i rrah\u00ebt f\u00ebmij\u00ebt? At\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb rezistojm\u00eb\u201d, ishte motori i ri i protest\u00ebs. Janukovi\u00e7i p\u00ebrshkall\u00ebzoi situat\u00ebn duke ndjekur urdhrat e Putinit. Fillimisht ai miratoi \u201cligje tiranike\u201d, q\u00eb shkaktuan val\u00eb t\u00eb re zem\u00ebrimi, dhe p\u00ebrfundimisht vendosi t\u00eb q\u00ebllonte mbi protestuesit. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb ndryshme, nga 18-20 shkurti i vitit 2014, 78 deri n\u00eb 83 aktivist\u00eb u vran\u00eb n\u00eb Maidan dhe m\u00eb shum\u00eb se 20 t\u00eb tjer\u00eb vdiq\u00ebn nga l\u00ebndimet e marra. Ata ne i quajm\u00eb \u201cNj\u00ebqind\u00ebshja Qiellore\u201d (nj\u00eb pllak\u00eb memoriale me t\u00eb gjith\u00eb emrat dhe fytyrat e tyre midis qendr\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Kievit).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr fat t\u00eb keq, vras\u00ebsit nuk u gjet\u00ebn dhe nuk u soll\u00ebn kurr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb. Janukovi\u00e7i iku n\u00eb Rostov, duke vjedhur kamion\u00eb t\u00eb mbushur me para e duke pla\u00e7kitur vendin deri n\u00eb asht. Sot, rezidenca e Janukovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muze i korrupsionit p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshiron ta shoh\u00eb shkall\u00ebn bizare t\u00eb lakmis\u00eb s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ishte pik\u00ebrisht gjat\u00eb protestave t\u00eb Maidanit q\u00eb propaganda ruse nisi t\u00eb prodhoj\u00eb num\u00ebr t\u00eb pafundm\u00eb falsifikimesh e lajmesh t\u00eb rreme. Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo koha kur \u201cnazist\u00ebt n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d u b\u00ebn\u00eb narrativa kryesore. Protestuesit nuk ishin qytetar\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, por \u201cradikal\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb djath\u00eb\u201d. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ukrainasit \u201cnormal\u00eb\u201d nuk do ta kund\u00ebrshtonin kurr\u00eb Rusin\u00eb. U shfaq\u00ebn imazhe t\u00eb sajuara dhe t\u00eb falsifikuara t\u00eb \u201cradikal\u00ebve ukrainas\u201d q\u00eb d\u00ebrgonin autobus\u00eb t\u00eb mbushur me ekstremist\u00eb n\u00eb rajonet rusisht-fol\u00ebse, p\u00ebr ta p\u00ebrshkall\u00ebzuar situat\u00ebn. Legjendat p\u00ebr autobus\u00ebt me nazist\u00ebt ukrainas qarkullonin n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit. Pavar\u00ebsisht elementeve individuale t\u00eb ksenofobis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ukrainase, nuk gjendet dot mb\u00ebshtetje e gjer\u00eb p\u00ebr nazizmin dhe ideologjin\u00eb ultra t\u00eb djatht\u00eb as n\u00eb qeveri, as n\u00eb ushtri dhe as te t\u00eb zgjedhurit.<\/span><\/p>\n<p><b>Si u kthye Krimea n\u00eb \u201cportin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Putini p\u00ebrfitoi nga dob\u00ebsia e Ukrain\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2014. Ai ndihmoi Janukovi\u00e7in t\u00eb arratisej dhe pastaj sulmoi Ukrain\u00ebn. Fillimisht, Putini aneksoi Krimen\u00eb. Asokohe, ishte l\u00ebvizje strategjike p\u00ebr t\u00eb rritur rejtingun e tij, i cili kishte r\u00ebn\u00eb pas protestave n\u00eb sheshin Bolotnaya m\u00eb 2011. Maidani nuk mund t\u00eb lejohej t\u00eb ishte nj\u00eb storie suksese sepse kjo do t\u2019u tregonte rus\u00ebve se ata mund t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me Putinin. Maidani duhej t\u00eb d\u00ebshtonte dhe aneksimi i Krimes\u00eb duhej t\u00eb ishte arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Aneksimi i Krimes\u00eb supozohej t\u00eb d\u00ebshtonte Maidanin n\u00eb syt\u00eb e rus\u00ebve. Ata duhej t\u00eb shihnin se revolucioni nuk \u00e7oi n\u00eb pasoja t\u00eb mira n\u00eb nj\u00eb vend fqinj me nj\u00eb autokrat t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb pushtet. Putini krijoi nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb Ukraina ka humbur territoret e veta p\u00ebr shkak t\u00eb protest\u00ebs. Revolucioni \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me kolapsin shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Para vitit 2014, shtypja e rusisht-fol\u00ebsve n\u00eb Krime apo Donbas nuk p\u00ebrmendej kurr\u00eb. Asnj\u00eb nga mediat nuk u interesua v\u00ebrtet p\u00ebr pozicionin e rus\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb. Kjo narrativ\u00eb u shpik gjat\u00eb Maidanit p\u00ebr t\u00eb justifikuar pranin\u00eb ruse n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">Putini organizoi nj\u00eb referendum t\u00eb rrem\u00eb, ku <\/span><b>123%<\/b><span style=\"font-weight: 400;\"> e qytetar\u00ebve t\u00eb Sevastopolit shpreh\u00ebn vullnetin p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Rusin\u00eb! \u201cReferendumi\u201d u organizua brenda dy dit\u00ebsh dhe mediat ruse pretendonin triumfalisht se \u201cKrimea \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb portin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, pra n\u00eb Rusi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe pse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Krimea dikur i p\u00ebrkiste Perandoris\u00eb Ruse dhe Republik\u00ebs Socialiste Sovjetike, n\u00eb vitin 1954 u transferua n\u00eb RSS. Kur Ukraina fitoi pavar\u00ebsin\u00eb, Krimea mbeti autonome dhe me t\u00eb drejta t\u00eb zgjeruara. Ideja e secesionit t\u00eb Krimes\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb margjinale n\u00eb gadishull. P\u00ebr shembull, partia pro-ruse \u201cUniteti rus\u201d n\u00eb vitin 2010 fitoi ve\u00e7 4% n\u00eb parlamentin e Krimes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">Me k\u00ebt\u00eb aneksim, Putini rriti rejtingun e tij. Ai e mori Krimen\u00eb, e posht\u00ebroi Ukrain\u00ebn dhe u b\u00eb hero n\u00eb syt\u00eb e popullit t\u00eb tij. Rus\u00ebt harruan korrupsionin, rritjen e GDP-s\u00eb dhe shkeljen e t\u00eb drejtave. P\u00ebr ta, Putini ishte <\/span><b>fituesi<\/b><span style=\"font-weight: 400;\">. Por, demokracia post-sovjetike n\u00eb Ukrain\u00eb d\u00ebshtoi r\u00ebnd\u00eb. Frika m\u00eb e madhe e Putinit \u00ebsht\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet nga nj\u00eb protest\u00eb masive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pushtimi rus i Donbasit n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2014 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim shum\u00eb logjik i aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e Krimes\u00eb u harrua kur shp\u00ebrtheu nj\u00eb luft\u00eb e tmerrshme n\u00eb Ukrain\u00ebn Lindore. Presidenti rus ka krijuar nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre tet\u00eb vjet\u00ebve, Rusia i mbajti Ukrain\u00ebs shkelmin n\u00eb fyt, duke demonizuar autoritetet dhe njer\u00ebzit e saj n\u00eb televizione. Ukrainasit po shnd\u00ebrroheshin n\u00eb nacist\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij dhe autoritetet e zgjedhura ukrainase u b\u00ebn\u00eb \u201cdrogaxhinj t\u00eb Kievit\u201d.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>21 n\u00ebntori sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Dinjitetit dhe Liris\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit 2014, ukrainasit nis\u00ebn nj\u00eb protest\u00eb, duke mos mundur ta duronin m\u00eb kaosin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull do t\u00eb shpjegojm\u00eb pse ngjarjet e n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb jan\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7ka po ndodh sot n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":212,"featured_media":7480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1008,1117,1116,671],"ppma_author":[1115],"class_list":["post-7494","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lufte","tag-rusi","tag-slava-ukraini","tag-ukraine"],"authors":[{"term_id":1115,"user_id":212,"is_guest":0,"slug":"daria-meshcheriakova","display_name":"Daria Meshcheriakova","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp"},"user_url":"","last_name":"Meshcheriakova","first_name":"Daria","description":"Daria Meshcheriakova is a journalist with \u201cEuropean Pravda\u201d and sport media outlet Tribuna.com. She was in Luhansk in 2014 when the war started. In 2022 she had to flee the war again, this time from Kyiv. Since May, she has lived in Kosovo, where the Journalist-in-Residence Programme offers a safe space for Ukrainian Journalists to rest and to recover. Daria says she was literally brought back to journalism thanks to participation in the programme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/212"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7494"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7494\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7495,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7494\/revisions\/7495"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7494"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}